Fitorja e pestë radhazi, Manchester City ngjitet i dyti në Premier League

city-1100x620.jpgManchester City siguroi fitoren e pestë radhazi në Premier League, teksa mposhti 4-0 Crystal Palace, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Stones ishte autor i golit të vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan edhe Gundogan, sërish Stones dhe Sterling.

Edhe pse e nisën keq këtë sezon, lojtarët e drejtuar nga Guardiola, me fitoret e fundit janë duke iu afruar kreut të renditjes.

Me 3 pikat e radhës, City ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, vetëm dy më pak se Manchester United, por me një ndeshje më pak.

A2news.com
 
Top