• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fjala e mirë

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
• Fshihe xhelozinë dhe inatin, bëj sikur nuk e sheh gabimin e tjetrit, trego gatishmëri për të falur dhe amnistuar ata që të kanë dëmtuar. Varrosi turpet e të tjerëve se do të jesh njeriu më i dashur.

• Derë dhe çelës, dhomë ku hyn era, zemër e qetsuar me devotshmëri dhe sinqeritet, e si mund të duket ndryshe suksesi?

• Mos i përgjo të tjerët dhe mos mendo se njerëzit çdoherë e kanë vëmendjen te ti sepse gjithçka rrotullohet.

• „ Fjala e mirë është lëmoshë“ sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe shton paqën.

• „ Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd është lëmoshë“ sepse fytyra është si titulli i librit, ajo është pasqyra e zemrës, treguesi i ndërgjegjes dhe ogurbardha e shpirtit.

• Harroje hakmarrjen dhe bëhu i butë në sjellje, fjalë dhe bashkëpunim.

• Kujdes nga zemërimi sepse ai është derë e trishtimit, pikëllimit, mërzisë, depresionit, gjrndjes së keqe dhe shkatërrimit total.

• Të jesh i kënaqur me Allahun do të thotë të kesh zemër të qetë dhe të rehatshme, të ndjesh siguri dhe kënaqësi dhe të jetosh në gëzim dhe lumturi.

• Të qenit i kënaqur me Allahun e bën zemrën të shëndoshë nga inati, hileja, hidhërimi, pakënaqësia, monotonia, ankimi dhe mërzia.

• Kush është i kënaqur me Zotin zemra i mbushet me dritë, iman, dashuri, bindje, kënaqësi, siguri dhe qetësi.

- Përse mendon vetëm të humburën dhe nuk falënderon për atë që ke?
- Përse harron dhuntinë e çastit dhe mërzitesh për atë që nuk e ke?
- Përse i xhelozon të tjerët kur në vete ke shumë të mira!

• Nëse të viziton një ditë e re thuaj mirëseerdhe mik fisnik, pastaj gostite mikun dhe le t’i dëshmojë obligimet e kryera dhe pendimet e përsëritura. Mos e njollos mikun me mëkate dhe brengosje sepse ai nuk kthehet më kurrë.

• Nëse kujton të kaluarën ndalu te gjërat e mira që ke bërë, përkujtoji sukseset e tua që të lumturohesh. E nëse mendon të nesërmen kujto ëndërrat tuaja të bukura që të entuziazmohesh.

• Jeta e gjatë është përvojë, pasuri e madhe dhe thesar njohurish. Çdo ditë që kalon mëson një mësim të ri në artin e jetës. Me të vërtetë zgjatja e jetës është begati për njerëzit e mençur.

• Patjetër të përjetosh sasi të frikës që t’ia dish vlerën sigurisë, të nxitesh në lutje dhe ankim te Allahu xh.sh. dhe të marësh vërejtje për rreziqe më të mëdha.

• Doemos të përjetosh sëmundjen që të kujtosh shëndetin, të zbutësh arogancën e kryelartësinë e kështu të zgjohet zemra nga gjumi i të devijuarve, që shpërfillin vlerat dhe dhuntitë që u jep Zoti i tyre.

- Jeta është e shkurtë, ndaj mos e shkurto më shumë me zemërim;
- shokët janë të rrallë, pra mos i humb me fyerje e qoritme;
- edhe armiqtë janë të shumtë, ndaj mos i shto me sjellje të ulët.

• Tregohet se engjujt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen, e si mund të hyjë qetësia në një zemër që jeton në dyshime dhe epsh.

• Ruaju mjediseve me grindje dhe armiqësi, sepse aty shitet Feja me çmim të ulët, aty nuk ka burrëri dhe aty shkelet nderi në çdo çast.

- Djersa e puntorit është më e vlefshme se parfumi i dembelit,
- pëshpëritja e luftëtarit është më e bukur se vjershat e poetëve dhe
- buka e të uriturit është më e lezetshme se mishi i qengjit i të ngopurit.

• Garo në punë të mira sepse koha kalon, dielli lëviz, hëna rrotullohet, erërat fryejnë, ndaj mos u ndal sepse karvani i jetës nuk të pret.
 
Nëse e djeshmja të ka kaluar, mes duarve tuaja e ke të sotmen. E nëse edhe e sotmja është duke i mbledhur plaçkat dhe bërë gati për të ikur atëherë do ta kesh të nesërmen. Mos u mërzit për të djeshmen se ajo nuk do të kthehet, e as mos u pendo për të sotmen që është duke të ikur, ëndërro për diellin që do të shkëlqejë në agimin e ndritshëm të së nesërmes .

Nëse ti nuk e dinë adresën e rrëskut, rrësku e dinë adresën tënde.

Njerëzit kanë ndërtuar për ta kasolle të vjetra nga besimi andaj mos i rrënoni ato sepse do ta mohojnë të vërtetën, por atyre ndërtojuni kështjella nga besimi i drejt në mënyrë që ata me duart e tyre të i rrënojnë kasollet e tyre dhe mandej do të futen në kështjellat tuaja

Sikur të mos ekzistonte kuptimi i kundërt i fjalës atëherë fjala nuk do të kishte kuptim. Pra, sikur të mos ekzistonte fjala vështirësi çfarë kuptimi do të kishte fjala lehtësim, e sikur të mos ekzistonte fjala lodhje çfarë kuptimi do të kishte fjala pushim, po sikur të mos ishte fjala mërzi çfarë kuptimi do të kishte fjala gëzim, e po ashtu sikur të mos ishte fjala errësirë çfarë kuptimi do të kishte fjala dritë

Buzëqesh, kur ulesh pran familjes sepse ka shumë njerëz që e dëshirojnë këtë. Buzëqesh, kur shkon në punë sepse ka shumë njerëz që ende kërkojnë punë. Buzëqesh sepse gëzon shëndet të mirë përderisa ka shumë të sëmurë që do ta blinin atë me çmimin më të shtrenjtë. Buzëqesh, sepse je i gjallë dhe furnizohesh kur shumë të vdekur e dëshirojnë kthimin në jetë që të bëjnë vepra të mira. Buzëqesh, sepse ti ke një Zot që i lutesh dhe e adhuron kur të tjerët adhurojnë lopët. Buzëqesh, sepse ti je ti, ti je ai ti përderisa shumë të tjerë mundohen të jenë ti. O Allah, ty të takon falënderimi ashtu siç duhet te të takojë për madhërinë e forcës Tënde dhe lartësimin e fytyrës Tënde.
 
Private conversations
Help Users
    Top