Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes

Cilat ishin fjalët e fundit para vdekjes të presidentëve, kryeministrave, politikanëve, princeshave, aktorëve, këngëtarëve, shkrimtarëve, luftëtarëve të famshëm, shqiptar dhe të huaj?images (9).jpeg

Në tesktin më poshtë gjeni fjalët e njerëzve të famshëm para se të vdisnin:


Ali Pashë Tepelena



Pashai i Janinës

1741-24 janar 1822

Në librin e Aleksandër Dumas, i cili ka shkruar librin “Ali Pasha”, ai përshkruan momentin e vdekjes dhe fjalët e fundit të pashait. Ndërsa i dërguari i sulltanit i thotë Ali Pashës t’i nënshtrohej fatit, t’i lutej zotit dhe profetit. Pashai i Janinës nuk e lë të mbarojë fjalën, por i thotë: “Koka ime nuk ulet si kokë skllavi”, dhe fillon e lufton. Pasi ishte dëmtuar nga plagë të shumta, duke e parë që fundin e kishte të afërt, Aliu i thotë një prej njerëzve të tij: “Vrap, shko, miku im, there Vasiliqinë, që të mos fëlliqet nga poshtërsitë e tyre”. Këto ishin fjalët e fundit të Ali Pashës. Më pas xhelatët i mbështetën kokën në një shkallare dhe e goditën dy herë me satër, duke ia ndarë nga trupi.

Sulejman Vokshi


Luftëtar, kryekomandanti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

(1815 – 1890)

Kryekomandanti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej luftëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, është një nga personalitetet e Rilindjes Kombëtare, i cili shkriu jo vetëm jetën, por edhe pasurinë e vetë personale për çështjen kombëtare. Në procesverbalet e gjyqit të zhvilluar pas arrestimit të tij dhe Abdyl Frashërit, gjyq, i cili u zhvillua në Kalanë e Prizrenit, dallohet papërkulshmëria e tij ndaj çështjes kombëtare. Ndonëse e dinte se do të dënohej me vdekje, ai qëndroi dinjitoz përballë trupit gjykues, i cili i dha verdiktet sipas porosive që erdhën nga Porta e Lartë. Në fjalët e tij të fundit, pas dhënies së vendimit për dënimin me vdekje, me varje në litar, vihet re një karakter i pathyeshëm dhe i padiskutueshëm. Par a trupit gjykues, Sulejman Vokshi deklaroi fjalët e fundit të jetës së tij: “Sikur tri jetë të kisha, të tria do t’i shkrija për lirinë e atdheut” Kjo frazë ka qenë edhe lajtmotivi i shumë ushtarëve të UÇK-së.

I vdekur në vitin 1900, të dhënat na tregojnë se ka vdekur me fjalë në gojë. Dhe mbetet lapidar fraza e tij e fundit përpara se të mbyllte sytë: “Jetoni dhe vdisni për Shqipëri”.

Gjergj Fishta


Shkrimtar, klerik, përkthyes

23 tetor 1871- 30 dhjetor 1940

Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agu stin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

Faik Konica


15 mars, 1875- 15 dhjetor 1942

Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti. Nuk më duket shenjë e mirë kjo, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: Nuk do ha mish për tri ditë. Por në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër. Megjithatë historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë. Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.

Fan Noli


6 janar 1882 -13 ma rs 1965
Politikan, klerik (kryeministër i Shqipërisë 1924)

Në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora, dhe ai kishte nënvizuar këto vargje:

“Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi!

Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi

Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë

Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.

Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje, të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.

Bahri Omari


1888- 19 45
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, dhe një nga intelektualët më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajti një qëndrim prej heroi në momentin kur ishte para togës së pushkatimit.

“Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhërues: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq, dhe këtë do ta vërtetojë historia”! Këto ishin fjalët e fundit që tha Bahri Omari para vdekjes, shkruante në kujtimet e tij ish-prokurori Bedri Spahiu, që merrte pjesë në ekzekutimin e ish-ministrit të Jashtëm. i lindur në Gjirokastër, Bahri Omari diplomohet në Stamboll në vitin 1910, në shkencat administrative.

Ai është shumë aktiv në Shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, dhe është përkrahës i Nolit gjatë Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Në vitin 1943 ai emërohet ministër i Jashtà «m në qeverinë shqiptare të Rexhep Mitrovicës. Pas çlirimit të vendit, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, ai u arrestua me akuzën si bashkëpunëtor i pushtuesve dhe dënohet me vdekje nga prokurori i atëhershëm, Bedri Spahiu.

Mehmet Shehu


Janar 1913 – dhjetor 1981

Kryeministër

Fjalët e fundit Mehmet Shehu para se të vriste veten nuk do t’ia thoshte njeriu, por do t’i linte shënim në një letër të cilën ia adresonte ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. “Amanet familjen time, Fiqiretin, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni.

Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë. Po vdes i pafajshëm, (më vrau Jagua i Shqipërisë!)”, këto ishin fjalët e fundit të shkuara në letrën e gjatë të ish-kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. I lindur më 10 janar 1913 në Çorrush të Mallakastrës, Mehmet Shehu është cilësuar si një nga figurat kryesore të regjimit komunist.

Ai ka qenë kryeministër i vendit për gati 30 vjet, nga viti 1951 deri sa vdiq në vitin 1981. Pas fejesës së djalit të tij, Bashkimit, me Silva Turdiun, ish-kryeministri u sulmua nga diktatori Hoxha si armik dhe agjent i shërbimeve të huaja. Kështu më 18 dhjetor 1981 Mehmet Shehu vrau veten në dhomën e tij.

Kadri Hazbiu


15 korrik 1922- 10 shtator 1983

“E dua jetën, kam familje, kam fëmijë, vëllazëri, dua deri në vdekje Shqipërinë, por i dua i ndershëm, besnik, se i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem deri në fund…”

Këto ishin fjalët e fundit të ish-ministrit të Brendshëm më jetëgjatë në historinë e shtetit shqiptar. Kadri Hazbiu ishte vetëm 23 vjeç kur u emërua shef i Sigurimit të Ushtrisë. Por, studimet pas çlir imit në Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë e profilizuan në fushën e agjenturës dhe të çështjeve të policisë.

Pas kthimit nga Moska ai fillon punë si nëpunës në Ministrinë e Brendshme, por shumë shpejt emërohet zëvendësministër, detyrë që e mban deri në vitin 1954. Më pas emërohet ministër i Brendshëm, një detyrë që do ta mbante për gati një çerek shekulli. Në vitin 1979 ai u emërua ministër i Mbrojtjes, post të cilin e mban deri në vitin 1982, kur pas përjashtimit me shumë bujë nga Partia në Plenumin e Komitetit Qendror të vitit 1982, ai akuzohet si armik i popullit dhe i partisë.

Me akuzën e përmbysjes me dhunë të pushtetit popullor dhe si autor i një tentative për të eliminuar Enver Hoxhën, Hazbiu dënohet me vdekje dhe ekzekutohet më 10 shtator të vitit 1983.


Lasgush Poradeci




Poet, përkthyes

27 dhjetor 1899- 12 nëntor 1987

“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit ’44.

I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalë e nga dalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat. Një jetë e vështirë, që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes.

“Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.



Petro Marko


Shkrimtar

25 nëntor 1915- dhjetor 1991

“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai.

Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri nà « detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.

Dhimitër Shuteriqi



26 korrik 1915-21 korrik 2003

Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë. Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë.

“Ti, Mynever, e di si e kam shkruar histori në e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”. Një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë.

Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.


John Kennedy

Data e vdekjes: 1963

Presidenti i 35-të amerikan më i ri në moshë konsiderohet si një prej folësve më frymëzues në histori.

Fjalët e fundit: Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë.

Elvis Presley


Data e vdekjes: 16 gusht 1977

Presley ka qenë një prej yjeve të spektaklit më të famshëm të kohës së tij dhe vazhdon të mbetet një ikonë.

Fjalët e fundit: Shpresoj të mos ju kem mërzitur (duke i dhënë fund konferencës së tij të fundit për shtyp).

Marilyn Monroe


Data e vdekjes: 4 gusht 1962

Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.

Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty, sepse je një djalë i mirë.

Frank Sinatra


Data e vdekjes: 14 maj, 1998

Ai ishte një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’40, aktor dhe gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm.

Fjalët e fundi: Po humbas. Burime të tjera thonë se ai ka thënë, “Po e humbas”.

Virginia Woolf


Data e vdekjes: 28 mars 1941

Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë.

Fjalët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.


Pablo Picasso


Data e vdekjes: 8 prill 1973

Disa e konsiderojnë piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të.

Fjalët e fundit: Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më.

John Lennon

Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980

Lennon është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur.

Fjalët e fundit: Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon).

Bob Marley

Data e vdekjes: 11 maj 1981

Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikës “reggae” dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen.

Fjalët e fundit: Paratë nuk e blejnë dot jetën.

Malcolm X

Data e vdekjes: 21 shkurt 1956

Malcolm X ishte një aktivist dhe një prej liderëve me ngjyrë më me influencë e gjithashtu një ndër më të diskutuarit.

Fjalët e fundit: Qetësohuni vëllezër, ju lutem! Kjo është një strehë e paqes.

Robert F. Kennedy

Data e vdekjes: 5 qershor 1968

Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president.

Fjalët e fundit: A janë të gjithë të tjerët mirë (bashkëshortes së tij).

Nënë Tereza

Data e vdekjes: 5 shtator 1997

Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaluar më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit.

Fjalët e fundit: Jezus të dua. Jezus të dua.

Indira Gandhi

Data e vdekjes: 31 tetor 1984

Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femër e Indisë dhe qëndroi në atë post për 15 vjet, duke u përpjekur t’i sjellë progresin vendit të saj.

Fjalët e fundit: Nuk më vjen keq nëse jeta ime shkon në shërbim të kombit. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do forcojë kombin.

Winston Churchil

Data e vdekjes: 24 janar 1965

Ëinston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore.

Fjalët e fundit: Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha.

Princesha Diana

Data e vdekjes: 31 gusht 1997

Princesha Diana është një prej figurave mbretërore që ka shkaktuar më shumë bujë në botë dhe është bërë fokus i gjithë medias globale.

Fjalët e fundit: Oh zot! Çfarë ndodhi?
 
Top