Flamuri i Kosovës 1.216 metra katrorë me letër origami, synohet rekordi Guinness

Flamuri i Kosovës 1.216 metra katrorë me letër origami, synohet rekordi Guinness​

1613571209069.png

Mësuesja Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaji, e emocionuar po e pret ditën kur juria e Librit të Rekordeve Botërore "Guinness" do të vlerësojë punën e saj, mozaikun e bërë me letra origami që shpërfaq flamurin e Republikës së Kosovës, më të madhin e këtij lloji të bërë ndonjëherë në botë.


Dy herë fituese e çmimit të parë në Guinness, në vitin 2018 dhe në vitin 2019, Arbnora për çmimin e tretë është angazhuar që nga korriku i vitit 2020, duke i dedikuar rreth katër orë në ditë formimit të mijëra letrave origami, krahas obligimeve familjare si nënë e tre fëmijëve dhe mësimdhënëse e nivelit parashkollor në Skënderaj.

Ajo bashkë me dhjetëra nxënës nga ky rajon, vendosën për rreth 14 orë letrat shumëkëndëshe në një sallë sporti të mbyllur, të cilat formuan në mozaik flamurin e shtetit më të ri në Evropë, në përmasa prej 1.216 metrash katrorë.



Me këtë punë, po synohet të thyhet rekordi të cilin për momentin e mban një shkollë në Mongoli, me një punim prej 1.167 metrash katrorë.

Kanë punuar katër orë punë në ditë për katër muaj Frymëzimi për këtë art, Arbnora thotë për Anadolu Agency (AA) se i ka lindur nga koha e studimeve në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ndërsa më vonë këtë mjeshtri e ka ushtruar me nxënësit e saj.


"Gjithë procesi i punës ka zgjatur mjaft, për arsye se janë të përgatitura 127.400 copë letra origami. Secila copë letre ka kërkuar 15 teknika arti origami, kështu që kam filluar që nga muaji korrik (2020), domethënë katër muaj me nga katër orë punë në ditë me Edonën (bashkëpunëtore) kemi realizuar të gjitha letrat. Ka qenë një proces i gjatë por tërë punën e kemi finalizuar brenda një dite, ditën e shtunë, më 6 shkurt, dhe flamuri është 1.216 metra katrorë", thotë ajo.

37-vjeçarja nga Skënderaji e cila për ta finalizuar këtë projekt me kosto rreth shtatë mijë euro mori mbështetje nga Komuna e Skënderajit dhe bizneset private, thotë se ka qenë e vështirë sjellja e zyrtarëve të "Guinness-it" në Kosovë për shkak të kostos.

Por, "Guinness" i ka dërguar rregullat e punës konkurrentes nga Kosova dhe tani juria e tyre e cila përbëhet nga profesorë arti e arkitektë do të vlerësojë se a janë përmbushur kërkesat e tyre për ta shpallur fituese. Rezultati shpreson t’i bëhet i ditur në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.-640-0-602b85015368b.jpg
Çmimi do t'u dedikohet familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve

Arbnora thotë se nëse do ta thyente rekordin gjatë këtij muaji, çmimin do t’ia dedikojë familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

"Meqenëse për këtë rekord kam aplikuar në emër të Gjimnazit 'Hamëz Jashari', ky rekord i dedikohet gjithë dëshmorëve, familjes Jashari dhe gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës që ne të jetësojmë ëndrrat e tyre", shtoi ajo.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin "Guinness" për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash.

Ndërkaq, për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metra dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, "ori" do të thotë palosje dhe "gami" letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër./ AA
g.shqip
 

Attachments

  • -640-0-602b85015368b.jpg
    -640-0-602b85015368b.jpg
    43 KB · Shikime: 0
  • -640-0-602b85015368b.jpg
    -640-0-602b85015368b.jpg
    43 KB · Shikime: 0
Top