Floket

Liza

Anëtar i Respektuar
Titulli: Floket

Floket i kam te zeza deri perfundi kraheve :D nuk i kam ngjyros asnjeher :D dhe i kam te drejta :p
 

eda sweety

sweety
Titulli: Floket

te drejta te dendura dhe shume te zeza pa pat nevojen e bojes.I kushtoj shume rendesi flokeve,te pakten 30min par se te dal.Gjeja e vetme qe me pelqen te vetja ime jane floket dhe syte,edhe trupi pa diskutim
 

AnGeLo§RiBeLLe

Antar Aktiv
cilat jan me te mirat ?

cilat vajza jan me te mir ata me floket te drejta ;ata me floket me onde apo kacurrelset ?? hihiihih..kiss kiss
 

El'Mejor

Daja
Te gjitha te mira i kemi vajzat ne forum nuk ndajme asnje jane tera te papame , vajzat nr1 in albania ;) Goca ju kemi kurore mbi koke ju duam shume ...:)
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Floket

Une i kam te dendura floket dhe po i lashe pa drejtuar m'behen si koshere blete....s'dal nga shpia pa i drejtuar LOL
Shampo dhe balsam Elvive per floke te lyer. Perdor edhe nje si tip serumi + heat protector kur i drejtoj.
 

Endrra

VIP
Pe: Floket

E si i kam une ,ne natyra me onde te geshtenje....

I ngjyros per arsye se me shkojne edhe me shume te erreta dukem i cik me e pjekur :qesh::qesh:

Ama i drejtoj me piastra, me shojne cte te them ( a doni me per belulin) ahahahha
 

Kitty

Anëtar i Respektuar
Titulli: Floket

Me ndihmen e shume gjererave (qe shyqyr Zotit qe i kemi, se pa to sdo mund ti kishim demtuar floket kaq shume...:p) , i kam edhe te drejta edhe kacurrela..po qe me shume i mbaj te drejta, jo shum te gjata; Per ty lyer hmm, kam provuar ca ngjyra, te erreta ( deri sa gjeta ngjyren cokollat :p) duke qene se bjonde, ose ngjyre te hapur me sakte, i kam pasur vete..Shampo e balsam? skemi lene gje pa perdor ..:p
 

sensuu

sweet
Titulli: Floket

une i kam ngjyre lajthie shume te drejta pa ndihmen e pjasterit ....me bien shume por prape skam ngel pa floke...sperdor maska gjera,vetem kremin dhe shampon...
.i kam bere njehere me fije bjonde platin...
tani kam ngjyren time natyrale dhe nuk i lyej me.
per kte nuk e jap tamam fjalen se nuk i dihet :p...po skam ndermend ti lyej.
 

Kejla

Anëtar Aktiv
Titulli: Floket

floket e mi i kam ne qejf te tyre as me onde as te drejta ngjyre geshtenje natyrale ( se pertoj ti lyej kush rri e merret me bojrat:p ) , Zakonisht i kap fare me kshu drunj ose me raste i drejtoj . shampo i nderroj se nuk ze karar , maska rralle perdor . Varja pune ....
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Floket

Te thata te pa indyrshme po nuk perdora (krem) kur ti pastroj me behen te elektrizuar.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Pe: Floket

keto jane floket e mij te dashura..:).,,i kam brune,.por dhe i kam lyer, akoma me bruneee,,,sterr..i kam bere,..:p..i kam me honde..i dua shume floket e mij ndaj i kujdes shumee......:p :p

576701_3186305620750_1359077176_32321231_788932589_n.jpg


Me dhimbsen te vej piaster,,ti drejtoj shpesh,,pa le qe me pelqen floku me honde,,,,:)..i drejtoj vetem per noj rast ,sepse digjet floku..:)
perdo nje shampo qe marre ne farmaci..(pasi keto qe merren neper markate e dycane bukurie kozmetike..s'me duken shume te sakte,,)balsam dhe shampo bashke,.per flok te thate sepse e kam te thate si flok e pake te ashper.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Floket



keto jane floket e mia... te zeza, te bojatisura, edhe pse origjinali im nuk ndryshon shume...
i kam kacurrela, po vdes ti drejtoj nganjeher...
pergjithesisht kam flok te mire, te shendetshem, dhe s'kam pasur ndonjeher nevoje per maska floku...
aman se mos i marr me sysh, e ngel pa floke... :p
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Floket

Ngjyren origjinale se mbaj mend LOL...Pasi i nderroj ngjyrat shpesh,me pelqen te provoj ngjyra te ndryshme,ne fakt i kam bere cdo lloj ngjyre vec e gjelber dhe e kalter jo LOL...

Nuk perdor trajtim te vecante,i kam me onde me shume tek rangu i kacurrelave,i vij hakut duke i shtrire,i kam pase te gjata,por ja ti pres mos i pres,e bera zemren gur dhe i preva...Tani spo di te mesohem me floket e prera:p...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Floket

po mduket kjo tema si: kush ben poza me te bukura,,, kshu se u ngatarrova: kush ka floke me te bukura, lol....

Nejse mos te dal nga tema se bera pak shaka: kshu ne pergjithsi shampo perdor,nuk i lyej:(,as maska sbej:( se di pse po une as makiazh sbej:( as thoj slyej:(, as floke:(... sme shkojne:(....

kur ju lexoj juve mduket sikur jam aliene:p
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Floket

Flokt i kam fiksim kujdesem shum per to ,nuk bej maske per flok shpesh ne te rrallt se nuk i kam shum te demtuara..shampon ''nivea color '' nuk i lyj shpesh kohet e fundit i kam ly me 2 ngjyra te ndryshem te fundit i kam bo ngjyre te zeze :).
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Floket

Kreta LOL

Floket i kam te drejte (se ketu marshalla ti bij cike syve, se gjithe onde)
edhe te dua ti bej me lela-lela sbehen dot.
Per shampo, skam ndonje te preferuar, shkoj me shume pas aromes qe kane, dhe me cf jane bere :D

Edhe ca tj (te bej une pak reklame edhe Soulin LOL), i ka te shndritshem, te gjate, i kam lyer por kjo ngjyra ime
qe ka dalur po me hyn sh ne qejfe, vetem se sme lejne thinjat LOL
Te gjata i kam por duhet ti pres se mu bene si lesh dhie :p e prisha syrin e keq vete :D
 

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Floket

Obobobo floket..
Une i kam te drejta dhe bjonde..deri tek te ndenjurat arrijn pothujse :p Nuk perdor asnje lloj maske pasi nuk u besoj fare..
Ka raste i le pa krehur ngaqe pertoj ti krej..se me shkaterrojn nervat :stelle:
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Floket

kam floke te drejte dhe pas 4 vjetesh lyerje me te kuqe, portokalli, bjond roze, po nxjerr ngjyren time qe esht dicka ne ngjyre gruri qe shkelqen ne diell
gjithsesi do i lyej ngjyre te kalter sapo te vije pranvera
schwarzkopf schauma jeshile esht shampo qe perdor prej disa muajsh
maska jo..
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Floket

Me jane bere si lesh macje :S

te gjata gjer poshte shpatullave, ngjyre e kuqe e erret me pelqen,
Shampo perdor Mane and Tail, ti le goxha mire dhe e ndiej qe i ka forcuar 1 cik,

piastren e mbaj ne cante ,no way qe e le pas dore , :)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Floket

te pelqen :)
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Floket

Ne vitin 2014 i preva tshkurtra si dafina zeqiri :D
Tashti jan rrit, i kam pak si tdrejta po nga fundi pak m onde ngela gjith diten ti pjastru
 
Top