Floriri natyral i Shqipërisë

Abisi

Larguar✌

20151002123224478786-750x500.jpg

Vaji i ullirit, është padyshim protagonisti i dietës sonë mesdhetare, që i jep jetë e shije çdo pjate; që nga sallata, tek makaronat apo prodhimet e detit. Praktikisht dy pika vaj në çdo ushqim, bëjnë mrekullinë.
Fatmirësisht Shqipëria hyn tek vendet e pasura me ullinj. Antikiteti i ullinjve në Shqipëri është mëse evident për shkak të shumë ekzemplarëve të shpërndarë në të gjithë vendin.
Aktualisht vendi ynë ka aktualisht gjashtëdhjetë mijë hektarë ullinj dhe dhjetë milion pemë ulliri dhe prej tyre 1.3 milion ullinj janë qindra vjeçarë, ndërsa të tjerët shkojnë deri në tetëdhjetë vjeç.
Burimet gjenetike të ullishteve shqiptare janë shumë të pasura, ku 22 prej tyre janë varietete të kultivuara.
Por vetëm 6 varietete janë të kryesoret: “Kalinjot”, “Krypi Beratit”, “Bardhi Tiranës”, “Krypsi Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”, të cilat zënë dhe 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë, duke prodhuar vaj ulliri po të një cilësie të lartë.
Të mirat që marrim nga lëngu në ngjyrë ari janë të pafundme, aq sa dhe studiesit po zbulojnë çdo ditë nga një të mirë të vajit të ullirit, i cili ka aftësinë të përmirësojë shëndetin dhe jetët tona.
Agroweb
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Po perse atehere shumica e familjeve shqiptare konsumojne vaj luledielli,misri ,kikiriku,e nga keto varietetet?!
Per te skuqur vaji i ullirit nuk keshillohet,pasi ai mund te kthehet ne kancerogjen.
Vetem ne formen natyrale te ti,ai behet nje produkt aq biologjikisht i shendeteshem sa trupi i yne e pervetson ne sasine 98%.
Por ama prodhimtaria e ullinjeve duhet t`jet pa shume pesicide.
Gjithashtu keshillohet ne shume ushqime te hidhet pasi ushqimi eshte zier,ose eshte ne valen e fundit te ti.
 
Vaji qe prodhohet ne Shqiperi,me shume kane per perdorim vetjak.Nuk e shesin
 
Top