FORMACIONET E MUNDSHME| Teuta-Kukësi/ Martini mban sytë te Vila, balotazh te verilindorët për sulmin

Futbollisti i Teutës Emiljano Vila ka pasur një problem fizik dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur me grupin. Megjithatë, mesfushori me shumë mundësi do të jetë sërish pjesë e formacionit. “Kemi një dëmtim të Vilës, i cili nuk është stërvitur ditët e fundit me ekipin. Duke njohur karakterin dhe grintën që Emiljano ka, besoj se do të jetë në fushë sot. Edhe nëse nuk do të jetë, mendoj se kemi mjaft lojtarë të tjerë që do ta zëvendësojnë”, ka thënë dje në konferencën për shtyp trajneri Edi Martini.
vilaaaaa.jpg

Ndërkohë, skuadra ka mbyllur përgatitjet me një seancë më tepër të karakterit taktik në stadium. Martini ka dhënë këshillat e fundit, ndërsa mungesa e vetme e konfirmuar është ajo e mesfushorit Fabian Beqja. Një lajm i mirë për stafin është rikthimi në 100 % të gjendjes së tij të sulmuesit Blerim Krasniqi, i cili pritet të jetë titullar ndaj Kukësit, duke luftuar për një vend me
Hebajn.
Kukesi-5-0.jpg

KUKËSI – Nigeriani Eze apo braziliani Leiria? Kjo është dilema e Kukësit për majën e sulmit në ndeshjen e sotme në Durrës. Gjatë javës zv.trajneri Rrahman Hallaçi ka provuar disa variante. Në fakt, në ndeshjen e fundit për kampionat ndaj Partizanit, trajneri Skënder Gega aktivizoi në majën e sulmit Mateus Leirian. Gjithsesi, braziliani është një qendërsulmues tipik, në ndryshim nga Patrik Eze, i cili luan si numër 9. Madje, nigeriani e nisi si titullar te Kukësi në Ligën e Europës, por më pas u ul në stol edhe për shkak të disa problemeve fizike. Mbrojtja dhe mesfusha pritet të jenë të njëjtat në Durrës, duke u konfirmuar lojtarët që ishin në sfidën me Partizanin dy javë më parë.

FORMACIONET E MUNDSHME

lg.php

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

KUKËSI: Xhika, Lulaj, Horiç, Bytyçi, Demiri, Ymeri, Limaj, Taipi, Ibraimi. Eze (Leiria), Gashi. Trajner: Rrahman Hallaçi.

PANORAMASPORT.AL
 
Top