Formula 1, Toyota largohet zyrtarisht

elbruna

Anëtar i Respektuar
Formula 1, Toyota largohet zyrtarisht
Toyota braktis zyrtarisht boten e Formula 1 per shkak te problemeve te medha ekonomike qe po kalon shtepia japoneze e makinave.

Lajmin e ben te ditur vete komoania ne nje komunikate zyrtare te publikuar sot ne shtypin nipotik. “Burimet ne dispozicion per te mbajtur makinat ne F1 jane te pamjaftueshme per te siguruar ecurine e mire te nje skuadre kompetitive”, thuhet mes te tjerash ne deklaraten e numrit nje te Toyota-s, Akio Toyoda.

“Kriza ka prekur rende sektorin e makinave dhe per kete duhen ndermarre reforma te reja”, thekson ai. Toyota eshte skuderia e dyte japoneze qe braktis Formula 1 pas Honda-s.
TCH
 
Top