FOTO/ Shqiptarët e suksesshëm po ‘pushtojnë’ botën

legjenda

Tetova
Përveç artit, sportit dhe disa profesioneve të tjera, muzika është njëra ndër fushat me të cilat shqiptarët po arrijnë më shumë sukses në botë.
Në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe Shqipërisë në botë janë emrat e njohur të muzikës ata të cilët kanë shkelur në tregun ndërkombëtar dhe të cilët po kontribuojnë më së miri në këtë drejtim.
Këngëtaret shqiptare shpeshherë janë në maja të top-listave nëpër botë, imazhe të brendeve të njohura dhe protagoniste kryesore në shumë evente, duke arritur kështu majën e suksesit.
Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi janë vetëm disa nga emrat të cilët bëjnë që emri ‘shqiptar’ të përmendet në aspekt pozitiv, por si e arritën famën jashtë vendit vajzat shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia?!

1.Rita Ora Familja (Sahatçiu) Ora, u larguan nga Kosova kur Rita ishte vetëm 1 vjeçe, duke u vendosur kështu në Londër si një familje refugjatësh. Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, u larguan nga Kosova në vitin 1991 kur vendi ishte i shtypur, shkuan në vend të huaj atëherë kur nuk dinin as edhe një fjalë angleze. Talentin e saj si këngëtare, Rita e zbuloi në Britani duke arritur kështu dalëngadalë me hapa të sigurt të ngjitet në shkallët e suksesit. Edhe pse ishte mjaft e vështirë të fillonte çdo gjë nga e para, Rita ia arriti të thyente çdo paragjykim për refugjatët edhe pse edhe ajo e kishte thënë se “Fjala refugjat mbanë me vete shumë paragjykime”. Përveç muzikës, Rita është shumë e suksesshme edhe në biznes, duke bërë kështu linjën e saj të Adidas Originals. Ajo është bërë fytyrë reklamuese e shumë brendeve të njohura si Rimmel, Donna Karan, Calvin Klein, Tezenis, Roberto Cavalli, e të tjera. Po ashtu, Rita tashmë ka oferta edhe nga kinematografia, ajo mori pjesë edhe në filmat “Fifty Shades of Gray”, “Southpaw”, “Empire”. Rita kishte një histori dashurie me Dj e njohur Calvin Harris dhe me Rob Kardashian, ndërsa tani statusi i saj është beqare (të paktën nuk ka bërë ende asgjë publike). Sot 26-vjeçarja numëron një listë të gjatë të këngëve, në mesin e tyre ajo ka realizuar në vitin 2012 këngën “Shine Ya Light”, me të cilën i tregoi krejt botës se nga vjen dhe ku gjendet Kosova. Sot, Rita përveç që merr pjesë në juritë e spektakleve në Angli siç është The Voice, ajo është pjesëmarrëse edhe në eventet më të njohura në botë.
auto_Rita_Ora_bebe_rexha_Dua_Lipa_dhe_Era_Istrefi1495045573.png
http://shqiperiaime.al
 
Top