Fotot e rralla/ Viti i Ri, si festohej gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Fotot e rralla/ Viti i Ri, si festohej gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok​

-640-0-5feda0e4a9c1e.jpg
Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.
-640-0-5feda0e50619b.jpg
Një kthim pas në kohë na sjell ndërmend mënyrën tradicionale të festimit në çdo shtëpi shqiptare.
-640-0-5feda0e4d4f7f.jpg
Ritualet e vogla, festat nëpër lokale dhe hotelet më të famshme të kohës. Menyja, muzika dhe çmimet. Ku festonin banorët e ish-Bllokut.


PUNË, DEZHURN E FUTBOLL

Shiritat shumëngjyrëshe prej letre, lodrat prej kauçuku, aroma e drurit të djegur që dilte nga tubi i sobave, përzier me atë të gjelit të detit të sapopjekur, janë kujtimet që na çojnë pas në kohë, në festimet e Vitit të Ri gjatë viteve të diktaturës.

Sot, mund të duket një festë rutinë. Mund të festosh kur të duash e çfarë të duash, por asokohe, kjo ishte e vetmja festë që nuk lidhej me partinë dhe arsyet pse ishte e shumëpritur, ishin të shumta.

Ndalimi i fesë në Shqipëri i kufizoi festat e fundvitit thjesht dhe vetëm te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri.

Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e rëndë u binte amvisave, të cilave, përveçse u duhej të punonin edhe në datën 31, duhet t’i hynin gatimit për në darkë.

Dhe për to dukej se nuk kishte festë, vetëm një turravrap nëpër kuzhinë. Në ditët e fundit të vitit, një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar, ndërsa Dita e Krishtlindjes, nuk festohej më pas ’67-ës, kur feja u ndalua. Familjet e besimeve katolike dhe ortodokse e festonin në fshehtësi, pa zhurmë e bujë, vetëm në rrethe të ngushta midis tyre.

Ndërkohë, ishte punuar një të diel më parë, që kjo të zëvendësonte datën 2 janar, që ishte pushim dhe më 3, të gjithë i riktheheshin punës. Jepeshin shpërblime të vogla financiare për të dalluarit, ndërsa natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere bëhej dezhurn çdo dy orë nga punonjës, që alternoheshin sipas një grafiku të bërë nga drejtoria. Nuk bënin dezhurn gratë e vajzat.

E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.

Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.

E gjithë kjo deri në orët e para të mbrëmjes, pastaj të gjithë në shtëpi dhe qyteti pushtohej nga një heshtje totale, dhe vetëm ndriçimi ishte ai që i jepte jetë, pasi gjithçka dukej si në gjumë. Për t’u gjallëruar sërish pas orës 12 të natës, kur mbushej me të rinj që mblidheshin në qendër të tij.

TVSH DHE “KONCERTI I MADH” PËR TË GJITHË

Televizorët e markave “Butrinti”, “Iliria” apo “Dajti” kanë qenë të vetmet mjete komunikuese që i ka shoqëruar shqiptarët natën e Vitit të Ri, si dhe ato në vazhdim. Të ulur në tavolina, dhe në pritje të orës 12 të natës, të gjithë ndiqnin “Koncertin e madh të Vitit të Ri” një program me këngë, valle e humor nga e gjithë Shqipëria që kishte përgatitur Televizioni Shqiptar, i cili fillonte pas Revistës Televizive të orës 20:00 dhe emisionit “Koha sot e nesër” nga i paharruari Petrit Leka e vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate, për të vijuar me natën finale të Festivalit të Këngës në RTVSH – ritransmetim (ata që kishin kanoçet e famshme ndiqnin programet e kanaleve të huaja).

Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit në mesnatë. Të nesërmen, hapej kanali italian “Rai 1” vetëm për të ndjekur në orën 12 paradite Koncertin e Vjenës dhe në mbrëmje, sërish me TVSH-në në programin thuajse identik, si ai i një nate më parë, gjithçka brenda kornizës së lejuar. Jo në pak raste rrezikonte edhe ikja e dritave nga ngarkesa e madhe elektrike. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte etj. Natyrisht me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon. Edhe në spitale, shtëpitë e fëmijëve jetimë, natyrisht me thjeshtësinë dhe modestinë e kohës që kishin këto institucione.

MENYJA E NJËJTË PËR TË GJITHË

Nata e Vitit të Ri ka qenë thuajse e njëjtë për të gjithë. Një pulë, ose gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjën e pallatit, apo oborrin e shtëpisë, majonezë dhe bakllava ose kadaif. Raki, nëse gjeje të Skraparit apo Përmeti, ishte kënaqësi, dhe verë të markës “Riesling”, “Tokai”, apo “Shesh i zi” ose “i bardhë”, “Merlot”, “Kallmet” të cilësisë së dytë që kushtonte 42 lekë, pasi kjo ishte më e lehtë për t’u gjetur. Cilësia e parë, si ajo “Pino Nero”, kishte tjetër destinacion.

Birra ishte me shishe e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë. Shumë të ngarkuar me punë ishin furrat. Çoje tavën dhe merrje një letër me numrin, që korrespondonte me një llamarinë metalike që furrtari e ngulte mbi pulë. Njerëzit merrnin bukë rezervë, pasi dyqani mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim gjatë gjithë ditës në kushtet e hapësirat e ngushta dhe aspak komode të apartamenteve të ngritura gjatë socializmit. Të privilegjuara ishin familjet që kishin siguruar limonë apo portokalle nga bregdeti, si diçka të rrallë për kohën. Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë, që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh pas orës 12-të pas mesnate.

NJË FESTË NDRYSHE NË TIRANË

Tirana u ka dhënë gjithmonë tjetër ritëm pragfestave, sidomos momenteve para ndryshimit të viteve. Nata mes dy vitesh, për ata që e kujtojnë, sidomos mesvitet ’60-’70, ka qenë e veçantë. Pak çaste para se dy akrepat e sahatit të madh të bashkoheshin, qindra të rinj e të reja i gjeje në sheshin para Pallatit të Madh të Kulturës (ndërtuar në vitin 1964), duke festuar, imituar dhe kënduar këngë të njohura, kryesisht të huaja. Gjithçka spontane jo e organizuar, por e sajuar nga disa pasionantë, që banonin kryesisht në qendër të Tiranës, pasi zonat e tjera ishin pak larg dhe vështirë të vije kur mjetet e transportit në ato orë nuk kishte. Dikush vinte me pajton i veshur me kostum të zi, borsalina apo cilindra në kokë, duke imituar aktorët Zhan Mare apo Alen Delon, duke hipur te kolonat e duke uruar në frëngjisht Vitin e Ri, dikush tjetër këndonte këngë të famshme të kohës, ato të Xhoni Hollideit etj.

MODA E LOKALEVE Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve. Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50, për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80. Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga” (Drini sot), të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre, por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.

Po kështu, festohej edhe në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në selinë ngjitur me Teatrin Popullor, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Rrugën e Kavajës, ku argëtoheshin oficerët madhorë me familjet e tyre, pastaj në atë që është sot. Por edhe tek “Internacional”, apo “Donika”. Shumë i veçantë ka qenë “Vollga” apo “Adriatiku” në Durrës, ku vërshonin jo vetëm durrsakët, por edhe të huajt, kapitenë e marinarët e anijeve që i kishte zënë Viti i Ri në portin e Durrësit. Në Shkodër janë shfrytëzuar lokalet e njohura si “Kafja e Madhe”, “Turizmi i vjetër”, “Kafe Moska” apo “Adriatik”. Po kështu, edhe në qytete të tjera janë përdorur lokalet që kishin orkestër, që mund të gatuhej e me salla të mëdha.

15-KATËSHI DHE RIKTHIMI NË LOKAL ME MUZIKË E VALLËZIM TË KUFIZUAR

Ndonëse pati një frenim ky lloj argëtimi publik, sidomos në mesvitet ’70-’80, si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi te nata dëfryese e fundvitit në restorant erdhi natyrshëm nga dëshira për diçka më ndryshe nga ai i qëndrimit, gatimit në shtëpi ditën dhe natën e 31 dhjetorit. Ky ishte motivi që i shtyu shqiptarët të fillojnë të organizohen sërish në lokale në natën e fundit të vitit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete te tjera……

Por që të kaloje këtë natë në një lokal, konsiderohej një privilegj i madh, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë.. Për të siguruar një tavolinë për natën e Vitit të Ri, duhej të bëjë një prenotim familjar që në ditët e para të muajit dhjetor pranë administratës së hotelit. Frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i sapondërtuar dhe i përuruar në vitin 1979. Të gjithë vraponin fillimisht aty. Nëse nuk arrije të prenotoje, duhej nxituar te lokalet e tjera si “Vollga” (Drini), “Arbana”, “Arbëria”, apo “Rinia”, ku nata e Vitit të Ri shoqërohej me muzikë të lehtë, vallëzim dhe argëtim brenda limiteve të kohës. Orkestra (kryesisht ishte ajo e tavernës së 15- katëshit, apo të tjera të përbëra me instrumente të njohura të kryeqytetit), e dinte mirë repertorin dhe nuk kalonte asnjë cak, gjithmonë në sintoni me çfarë lejohej në programin e kontrolluar më parë, por asnjëherë muzikë e këngë kushtuar Partisë. Tre kërcime, një pauzë, sërish tre kërcime… e kështu vijohej.

ÇMIMET

Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi, për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një meny me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre. Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarrët. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj, me të cilat fituesit merrnin një dhuratë nga organizatorët. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.

PRENOTIMI I PUSHIMEVE NË POSTË ORËN 12:00

Viti i Ri fillonte me vrapin në mesnatë për në Postën Qendrore, jo për të bërë një urim, por për të nisur telegramin urgjent për në hotelet e preferuara të plazhit, siç ishin “Kruja”, “Butrinti”, apo ato në Sarandë, Pogradec. Ky veprim ndër vite ishte kthyer në ankth për tiranasit dhe sapo akrepat kalonin 12 e një minutë, një pjesëtar i familjes, përfshirë edhe ata që ishin në lokal, duhet të sakrifikonte dhe me shpejtësi nisej për në postë, ku ndërkohë ishte drejtuar një fluks i madh njerëzish. Të gjithë për të bërë telegramin e famshëm dhe marrjen e mandatit që i siguronte një prenotim prej dhjetë ditësh në një nga dhoma e këtyre turizmeve.

VIZITAT DHE FATI QË SILLTE VIZITORI I PARË

Kush i ka jetuar ato kohë, pa dyshim që i kujton vizitat sfilitëse familjare që fillonin në mesditën e datës 1, për të vazhduar për disa ditë. Shumë rëndësi kishte njeriu u parë që futej në shtëpi. Ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Shkohej te të afërm, komshi, miq… më këmbë ose me autobusët e rrallë të linjës së tejmbushur, pasi taksitë që kanë funksionuar deri në vitet ’70, nuk ishin më. Ka qenë një traditë që praktikoje në vite në gjithë Shqipërinë dhe që u shuan me ndërrimin e sistemeve.

“HOTEL DAJTI”, BALLO E MUZIKË PERËNDIMORE

Për shumë dekada “Hotel Dajti” ka shërbyer si i vetmi hotel qeveritar e diplomatik në Shqipëri. Por, edhe për të sistemuar personalitet e shquar botërorë të ardhur në Tiranë, skuadra të njohura perëndimore si RF Gjermane, Ajax, artistë të njohur etj., etj. Menjëherë pas lufte, ai është shfrytëzuar si rezidencë pune, banimi, madje aty janë martuar edhe Enver Hoxha e disa qeveritarë të lartë të kohës. Ai, bashkë me Pallatin e Brigadave janë përdorur për të festuar gjithçka, por veçanërisht mbrëmjen e madhe të fundvitit.

Duke qenë në qendër, “Dajti” ishte tejet i preferuar, pasi struktura e brendshme e tij me sallat gjigante luksoze, me hapësirë e lartësi e funksion të shkëlqyer (taverna poshtë, shumë e preferuar, nuk shërbente vetëm për natën e Vitit të Ri për shkak të përmasave të vogla), krijonte një mundësi të madhe dëfrimi për specialistët e huaj, fillimisht ata jugosllavë, ato të vendeve lindore të pranishëm në Shqipëri për ndërtimin veprave të 5-vjeçarëve, diplomatë, por edhe për shqiptarë.

Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61′ aty shkonin njerëz me para që e njihnin jetën nga prindërit e tyre, të cilët ishin shkolluar në perëndim, familje mjekësh, intelektualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë etj. Mblidheshin në sallën e madhe e në hollin-sallon modern, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor.

ZONJA KARMON, GRUAJA MODERNE E BALLOVE

Ka qenë shumë elegante, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze, por për veshjen moderne prej lëkure që përdorte. Po kështu, edhe vajzat e ambasadorit polak, që mbrëmjen e Vitit të Ri, shfaqeshin me minifunde klasike, duke qenë në qendër të vëmendjes. Protagoniste ishin gjithashtu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perëndimore, që u jepnin jetë ballove argëtuese që vazhdonte pas mesnate. Ky frekuentim i “Dajtit” vazhdoi për inerci pas viteve ’60, edhe për disa vite të tjera, thuajse deri në fillim të viteve ’70. Hyrja, frekuentimi në përgjithësi dhe në veçanti i natës së Vitit të Ri, ishte vetëm për të huaj dhe një elitë të kufizuar personash e familje të zgjedhuara. Ndryshimi ishte i dukshëm, jo muzikë moderne, por shqiptare dhe të huaj, kryesisht me këngët të kohës. Tashmë ka filluar survejimi i të huajve dhe shqiptarëve që preferonin “Hotel Dajtin”.

VITI I RI NË BLLOK

Viti i Ri në Bllok ka qenë i veçantë, kjo e lidhur edhe me kohën. Fillimisht, në periudhën pas lufte, e në vijim të viteve ’50 e ’60, festa e Vitit të Ri organizohej familjarisht nga të gjithë anëtarët e byrosë që mblidheshin në Odën e Pallatin e Brigadave, kështu quhej mjedisi në të cilin kalonin natën e ndryshimit.

Me kalimin e viteve, familjet filluan të preferojnë Shtëpinë Qendrore, ndërsa fëmijët të veçuar e festonin te “Vila 2” (sot pranë RTVSH-së), por edhe në shtëpinë e Enver Hoxhës, kur ai nuk ishte aty.

Pas viteve ’70, saktësisht pas 1973, kur filluan goditjet e grupeve në art, ushtri, ekonomi, u prishën miqësitë, lidhjet dhe preferencat, secila familje mblidhej në shtëpi, brenda Bllokut të kufizuar e ruajtur me ushtarë, pa shumë zhurmë kalonte Vitin e Ri.

Edhe për faktin se fëmijët e tyre të rritur ishin martuar e kishin fëmijë të vegjël, çka e kushtëzonte daljen, apo lëvizjen në mjedise publike.

Të nesërmen vijonin vizitat tradicionale. Një ndryshim në mentalitet u pa në fund të ’70, kur fëmijët e pak zyrtarëve të lartë filluan të shkojnë te “Hotel Dajti”, të ndaluar për shqiptarët, apo të dalin edhe jashtë shtetit për festat e fundvitit, diçka që nuk ishte bërë asnjëherë më parë./ Panorama.al
B.g.shqip
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nfakt po ta marresh holle holle viti ri paraqitej si nate magjike. yjet do binin e do realizohej cdo gje. ? ama ne fakt ai nuk eshte asgje. thjesht sic nderrohet 1 muaj e ben bilancin.

Fakti qe u shua cdo lloj feste tjeter fetare ngriti vitin e ri dhe 1 majin ne piedestal. Fut ketu dhe varferine. 1 here ne vit haje cfare te doje, aq me teper bakllavaaaa!
 

Marla

Quo Vadis!
Ka pasur me shume njerezillik. Te varfer por me zemer te madhe dhe kenaqeshin me gjera te vogla jo si tangerrlliku i tanishem ku tavolinat jane plot per te ngrene por me shume më pak njerez rreth tyre.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Pyes veten si e festonin ata mijeraaa e mijera intelektual te interrnuar ne Spac vitin e ri?!]
Ah moj shqiperi e mjera shqiperi.
 

Endrra

VIP
Me e keqja edhe sot ndahen dhuratat per vit te ri ne Shqiperi .. ku ne te gjith boten ndahen per Krishtlindje .. aq shume na ka ndikuar ajo kohe sa spo e merr dot veten mentaliteti..Njeriu qenka i cuditshem..
 

Marla

Quo Vadis!
Me e keqja edhe sot ndahen dhuratat per vit te ri ne Shqiperi .. ku ne te gjith boten ndahen per Krishtlindje .. aq shume na ka ndikuar ajo kohe sa spo e merr dot veten mentaliteti..Njeriu qenka i cuditshem..
Jo te gjithe jane te krishtere.
 

Endrra

VIP
Jo te gjithe jane te krishtere.
Pikerisht i bije sipas zakonit te komunizmit..sepse dhe neper TV quhet dhurata per vit te ri .. vetem tek ne behen keto.. as ne rusi as ne nje vend tjeter post komunist.
Eshte thjesht vezhgimi personal.
 

Marla

Quo Vadis!
Pikerisht i bije sipas zakonit te komunizmit..sepse dhe neper TV quhet dhurata per vit te ri .. vetem tek ne behen keto.. as ne rusi as ne nje vend tjeter post komunist.
Eshte thjesht vezhgimi personal.
Po mire dhuratat falje dashurie jane ska gje te keqe. Sikur te kishte e ca zakone te tjera si keto komunizmi sdo ishte keq.
 

Endrra

VIP
Po mire dhuratat falje dashurie jane ska gje te keqe. Sikur te kishte e ca zakone te tjera si keto komunizmi sdo ishte keq.
Para komunizmit nuk kidhim dashuri valle ?
Si arrijne vendet e tjera te kthjejn ne media festat tradicionale te cdo feje .. ndersa tek ne jo ?
Komunizmi ne emer te dashurise gjasme ka kryer shume vrasje... nje nga kto solli dicka fallco dhe oqi origjinalin.
Une jam qe mediat te petfaqsojne gjerat politikisht korrekt .
Se po te nisim nga individi.. dsshni dhe respekt te ket cdo dite.
 

Marla

Quo Vadis!
Para komunizmit nuk kidhim dashuri valle ?
Si arrijne vendet e tjera te kthjejn ne media festat tradicionale te cdo feje .. ndersa tek ne jo ?
Komunizmi ne emer te dashurise gjasme ka kryer shume vrasje... nje nga kto solli dicka fallco dhe oqi origjinalin.
Une jam qe mediat te petfaqsojne gjerat politikisht korrekt .
Se po te nisim nga individi.. dsshni dhe respekt te ket cdo dite.
Pse ku thashe une qe para e pas komunizmit kisjte apo skishte?!

Tani spo flasim per komunizmin por per vitin e ri. Secili ka kujtimet e veta te asaj periudhe brenda rrethit te vet dhe per mua ishin te bukura kaq pike qe mos e kanalizojme ne debat koti.
 

Endrra

VIP
@Endrra pse quhet babagjyshi i "vitit te ri" flas per ate qe ju sjell dhurata kalamajve.
Sepse Rusia ishte ateiste.. per te mos permendur st claus.. shpiken babagjyshin.. me 31 dhjetor ishte babagjyshi dhe merrte ne preher Nje femije te veshur tipike qe simbolizonte vitin e ri .. pra u shpiken rituale te reja.
 

Marla

Quo Vadis!
Sepse Rusia ishte ateiste.. per te mos permendur st claus.. shpiken babagjyshin.. me 31 dhjetor ishte babagjyshi dhe merrte ne preher Nje femije te veshur tipike qe simbolizonte vitin e ri .. pra u shpiken rituale te reja.
Edhe une qe e dija qe elfet dhe poli veriut kishin te benin me babagjyshin lol

Do kete qene komunist dhe babagjyshi.... i poshtri lool
 

Endrra

VIP
Pse ku thashe une qe para e pas komunizmit kisjte apo skishte?!

Tani spo flasim per komunizmin por per vitin e ri. Secili ka kujtimet e veta te asaj periudhe brenda rrethit te vet dhe per mua ishin te bukura kaq pike qe mos e kanalizojme ne debat koti.
Moj une sdua te bej debat dhe se mohoj qe cdo njeri ka kujtimet e tij .. por nje tv shteteror duhet te bej dhe te vendos Tradition politikusht korrekt.
Ti e une pastaj le te festojme dhe vitin e ri kinez.
Ne jemi e shkuara ato kujtime kemi dhe si shuajm.
Po brezat qe vijne , pse duhet te festojne dicka qe ska sens ?
 

Endrra

VIP
Edhe une qe e dija qe elfet dhe poli veriut kishin te benin me babagjyshin lol

Do kete qene komunist dhe babagjyshi.... i poshtri lool
Ti elfet ne komunizem si ke pare.. vetem tek reklama e coca cola dhe ato i ke par tek rai uno.. pra dicka jokomuniste dhe e ndaluar.. une te them sic ishte ti tani ktheje si te duash.. me ironi.po mu me pelqen e verteta.
 

Marla

Quo Vadis!
Moj une sdua te bej debat dhe se mohoj qe cdo njeri ka kujtimet e tij .. por nje tv shteteror duhet te bej dhe te vendos Tradition politikusht korrekt.
Ti e une pastaj le te festojme dhe vitin e ri kinez.
Ne jemi e shkuara ato kujtime kemi dhe si shuajm.
Po brezat qe vijne , pse duhet te festojne dicka qe ska sens ?
Free will. Festojme apo hidherohemi nga ato qe zgjedhim.

Gjithsesi arsye per festa paçim! ?
 

Marla

Quo Vadis!
Ti eöfet ne komunizem si ke pare.. vetem tek reklama e coca cola dge ato i ke par tek rai uno.. pra dicka jokomuniste dhe e ndaluar.. une te them sic ishte ti tani ktheje si te duash.. me ironi.po mu me pelqen e verteta.
Sdu ta bej biseden personale. Perceptimi dhe realiteti im ne komunizem mund te jete shume ndryshe nga jotja dhe anasjelltas.

Pra e leme me kaq. Kujtimet e femijerise mua me duken gjithmone te bukura gjithesesi.
 

Endrra

VIP
Sdu ta bej biseden personale. Perceptimi dhe realiteti im ne komunizem mund te jete shume ndryshe nga jotja dhe anasjelltas.

Pra e leme me kaq. Kujtimet e femijerise mua me duken gjithmone te bukura gjithesesi.
Moj une te thashe qe eshte detyre e shtetit te korigjoje dicka postkomuniste.. kujtimet ngelin dhe shyqyr qe kemi pasur familje qe na kane ber te mundur kujtimet e bukura.
Kaq e thjeshte xhsn.
 

Marla

Quo Vadis!
Moj une te thashe qe eshte detyre e shtetit te korigjoje dicka postkomuniste.. kujtimet ngelin dhe shyqyr qe kemi pasur familje qe na kane ber te mundur kujtimet e bukura.
Kaq e thjeshte xhsn.
Kush eshte postkomuniste me qafsh festimi i vitit te ri????

Ca te heqi shteti festimin e vitit te ri? lool

Po e feston gjithe bota moj Enderr ca thua lol
 

Endrra

VIP
Kush eshte postkomuniste me qafsh festimi i vitit te ri????

Ca te heqi shteti festimin e vitit te ri? lool

Po e feston gjithe bota moj Enderr ca thua lol
Jo moj Marla jo festimet por dhuratat sndahen per vit te ri.. po per krishtlindjet..kete nuk e ndesh ose rradhe ne TV shqiptare. Per kete po flas.. eshte sikur tu them femijeve te mi ketu .. jo ska dhurata per krishtlindje po per vit te ri se keshtu e kemi festuar ne femije ,! Ska kuptim.
 
Top