• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ajo...!
Ajo, nuk ka besdi, me m'than që m'don..!
Ajo, nuk përton me mi plotësu tekat.
Ajo, nuk ulet deri sa të flej unë.
Ajo, nuk qetsohet, kur unë s'jam mire.
Ajo qan, kur unë jam e merzitun.
Asaj, si prekun kambt me token,
për me m'nejt gati..!
Asaj, si dhimbet vetja, me m'pa t'lumtur..!
Asaj, si duhet jeta, me m'pa të sëmur..!
Atë, se merr gjumi kur unë vanoj,
Atë, se qetson me fjalë, pa të shikuar me sytë e saj..!
Asaj, i gëzohet zemra, kur më sheh duke triumfuar..!
Ajo është...
E vetmja, që nuk te mban inat,
E vetmja,që mërzitet e fundit, e të fal e para..!
E vetmja, që nuk thote kurrë, jo!
E vetmja, që lufton për qetësin, paqen, e dashurinë..!
E vetmja, që nuk të braktis kurrë,
as kur të vdesin.!
E vetmja, që ma qetson shpirtin.
E vetmja, që ma paqëson zemren.
E vetmja, që me mësoj si lindi dashuria...!
Dhe dashuria lindi, nga trupi i saj, dhe u pagëzua me emrin Nënë...!
 

MrCool

Lost
If you’re going to make a judgment about me, then you need to know who I really am, not just the part I decide to tell you. I’d rather be honest about all of it and let you make the call as to whether you want to keep talking to me or not.

Nicholas Sparks, See me
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
“...Oh, mos i mbyll sytë e tu kur të puth!
Dua të shoh ç'thonë ëngjëjt në çastin kur ul qepallat e tua ngarkuar me puthje, të shoh si përmbyten e çahen vaporët, në të egrën stuhi që ngre në sytë e tu rrebeshi i dëshirave të mia.
Të dua dhe kam frikë!
Dua të më jepesh e tëra, e tëra, gjithë e kaluara jote, e tashmja dhe e ardhmja bashkë, të bashkohemi e të bëhemi një; e të fshihem në trupin tënd, e të humbas, e të mos shoh...”.

N. Kazanzaqis
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
I dashur mashkull!

Ashtu si dhe ti une jam nje krijese e ngjizur ne barkun e gjinise time, po ndryshe nga ti,prej aty nis mekati im.
Ti je mashkull dhe nuk e di peshen e te qenurit femer ne kete vend se nje gabim tendin e lan nje pike lot e nje gabim i saj konsiderohet i pafalshem.
Ti nuk e kupton peshen e te qenurit femer sepse ti ke gjetur territor ne shoqerine maskiliste qe te rrethon ,
sepse ti do jesh gjithmone i bukuri dhe i perkedheluri i mamit ,
sepse ty nuk te duhet te perjetosh dhimbjet e lindjes , sepse ty nuk te digjet lekura nga nje pike vaji se ti do ushqimin gati ne tavoline , dhe ti serish flet.. ndersa ne heshtim.
Ne heshtim dhe kur ne intervisten e punes nje i gjinise tende perpiqet te na zhveshe me sy nga cdo lloj vlere e kur nuk e arrin ate qe do , na tregon deren.
Ne heshtim dhe kur turma e gjinise tende na fshikullon me thirrje dhe epitete rruges per ne shtepi , e ne cdo rast jemi ne ata qe provokojme , edhe kur veshja eshte e pranueshme.
I dashur mashkull!
Ti lendon sepse e sheh dhunen dhe vrazhdesine si te vetmin mjet per te fituar territor dhe nuk e kupton se pikerisht ajo femra qe lendove ti eshte moter e dikujt tjeter, e gjinise tende , e sojit tend.
Ti je rritur me idene qe ti je superiori ne cdo sfere te jetes dhe pretendon se bota rrotullohet rreth teje.
Po kush dreqin je ti?
Ti shkon dhe perdhunon nje femer dhe shoqeria maskiliste qe te rrethon e denon rende aktin e saj duke ia perlyer imazhin me nje bresheri termash pa u ndalur njehere tek ti dhe mangesite e tua mendore.
E perse?
Sepse ajo eshte nje femer , krenarine e mbart ne cdo qelize e per ty e ka shkelur disa here me kembe.
Per ty mashkull qe serish e konsiderove " te lehte" dhe e perqeshe , sepse ti ende nuk arrin te besh diferencen mes nje femre te lehte dhe nje femre te dashuruar.
Per ty qe e perdhunove!
Per ty qe i shkaterrove endrrat!
Per ty qe i rrenove mendimin por dhe trupin.
Po ca mashkulli je ti o plak?
O dak , o shok , o njish.
O trap!
Ca mashkulli je ti qe vret vetem sepse mundesh?
Qe rreh vetem sepse mundesh?
Ca mashkulli je ti qe e sheh femren si nje prone e jotja , si objekt seksual dhe jo si femra e rradhes qe meriton respekt?
Ti je rritur me idene se ke gjithnje te drejte se prinderit e tu nuk kane ditur te te edukojne.
Se e kane ngritur ne superlative imazhin tend!
Nje mashkull mbase ka gjithnje te drejte , por jo nje burre.
E nese ty sot krenaria mashkullore te brof prej kraharorit kur thua : "Ajo ka qene e imja" , permbahu!
Nese te ben te ndihesh burre fakti qe nuk mba mend se sa femra ke kaluar neper shtrat, rresht se ndjeri i tille.
Ti je vec nje i pamend qe me nje burre te lidh vec gjinia.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
-Dashuria lind dhe vdes me njeriun. Mund të jetojë me ty, ose brenda ëndrrës që s'të braktis kurrë. Mund ta prekësh, të përkujdesesh që mos të lodhet prej teje, biles edhe ta mbash të robëruar të ushqejë shpirtin e uritur.
-Atëherë unë jam mirazh në ëndrrën e dikujt...ha-ha-ha...Përse nuk ia thua?
-Çfarë?! Kujt?
-Asaj pra, thuaji që është ëndrra jote.
-Kam frikë!
-Pse?
-Kam frikë! Nuk jam aq i fortë sa të marr një jo. Nuk jam aq i fortë sa ta humbas përgjithmonë.
-Kaq shumë e do?
-Më shumë se vetja!
-Atëherë zgjoje! Nëse nuk e bën, s'ke për ta marrë vesh kurrë. Prishja ëndrrat dhe bëje të ëndërrojë ëndrrën tënde.
Ai u afrua, e puthi lehtë në buzë.
Ajo hapi sytë e habitur teksa ndjente shijen e tij në gojë. Ndoshta u zgjua.
Ose ndoshta jo.
Disa ëndrra janë bërë për të mbetur të tilla.
 

Petrit101

Anëtar i ri
E shikume ne seksion ,struktura sociale e sotme duhet te ndahet pak a shume keshtu: Lart pasaniket,padronët e grupeve të medha e të fuqishme që janë përherë në përleshje në mes të tyre;poshte tyre pasaniket më të vegjël,pronaret e tokave me gjithe staffin e tyre të rendesishem;poshte tyre -të ndrarë në shtresa - turma e profesionistave dhe nënpunesve me grade më të vogël, hamalleku politik ,i ushtarakeve e profesorave,i inxhenjerave dhe përgjegjësave të zyreve deri tek daktilografet;prap më poshtë mbetjet e vogla të ekzizstencave autonome ,artizant,shitsat e gjithë të tjeret,pastaj vjen proletariati me shtresat e punetoreve të kualifikuar e mire të paguar ,kalohet pastaj neper hamajt deri sa te mberrijme ne të papunet kronik,të varferit,pleqt dhe te semuret.Vetem poshte kesaj gjëje fillon themeli i verferise te vertete mbi te cilin ngrihet kjo ndertese,meqe deri tani kemi folur vetem per vendet kapitaliste te zhvilluara,dhé e gjithë jeta e tyre mbahet ne kembe nga mekanizmi i tmerrshem i shfytzimit qe funksionon ne territoret e kolonizuar pergjysme apo teresisht osé me saktsisht pjesen me te madhe te siperfaqes Tokesore.Pjese te medhaja te tokes te Ballkanit jane dhoma torturash,në
Indi,Kine,Afrikë,varferia masive tejkalon cdo imagjinatë.Nën ketyre rrethanave ku vdesin me miliona "coolie"-it të Tokes,do tu donte tu prezantonte e pa pershkrushmja,e paimagjinushmja vuajtje e kafshve,ferri kafshor ne shoqerinë njerzore,djersa,gjaku,deshperimi i kafshve. [.....] Kjo ndertese, ku kantina është një thertore dhe çatija nje katedrale,nga dritaret e kateve të larta, të siguron me të vërtetë një shikim të bukur të qiellit me yje.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ne mundeshim...

Ne mund ta kishim gjetur një zgjidhje në mes lëmshit shpirtëror,
mund të ishim strukur veç për pak në krahët e njerit-tjetrit plot dashuri,
mund të mos i kishim vënë urrejtjes me krenari kurorë,
mund të kishim lejuar të duheshim pa mbajtur kurrë mëri.

Ne mundeshim të ishim shumë më ndryshe seç jemi sot,
Mundeshim të bënim më tepër për njeri-tjetrin...
Dhe para se të iknim me kokën mënjanë dhe sytë gjithë lot,
mundeshim të gjenim një zgjidhje se si të rrinim.

Por ja, ne u bëm si ata miliona të tjerë,
që në buzë të greminës duartë njeri tjetrit ia lëshojnë.
Që preferojnë të jetojnë një jetë me shpirt të vetmuar dhe të mjerë,
duke braktisur kur kanë shumë mundësi edhe të qëndrojnë.

Ne mundeshim dhe unë e di që po.
Të bashkonim duartë e të prisnim çdo stuhi.
Të ishim bashkë edhe kur gjithë bota na thoshte "jo".
Të zgjidhnim dashurinë në vend që të mbanim mëri.

Ne mudeshim edhe të ktheheshim kur ishim larguar,
të falnim çdo fjalë të thënë nga kryelartësia.
Ne thjesht sërish mund të ishim bashkuar...
...por ja që s'na mjaftoi veç dashuria!
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Fyodor Dostoevsky, “Netë të bardha”
“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo

(George Orwell)

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”.
 
  • Like
Reactions: NGU

Petrit101

Anëtar i ri
Nga i herë kam frike me çu kryt nelt , se kudo që të ndodhem, e di që je aty,nelt,n'dritare që më shikon dyshimshem,ashper,e më gjykon.Tash mâ gjithcka din prej mejet.Jeton një kat siper krytit tem,e mbështetun në shikimet e mija si ne nji ballkon,qysh kur isha femi e deri m'sot, s 'u kalbe kurre moj nafakë, thashethemaxhije e perjtshme dhe é mallkume që dhunon rregullisht intimitetin tem,e ushqehesh,si gopçe,me të gjitha puthjet që kam dhane,gjitha telashet e jetes teme, gjitha fitoret e mija të vogla e rrezimet shkateruese,me cdo lajm që më perket dhe që e perhap,pabesisht, gjithe kojshijve,gjithe vendit tem,e kater cepave te botës. Plake e mallkume!Ma hedh perfundimisht ne kry nji nga ato t'shemtumet vazot të tuja me mullaga,e me ço per rrush!Nuk mund te kete ,as t'vertete as jete me shikimin tand t'lugatshem, në komentet tuja te paperceptushme e helmuse, të murmurituna mbas xhamave è t' hedhuna poshte dritareve nga ku kam kalu , fajtor apo jo,me sy t'ulun nga tmerri për mos me të pa.

Nuk ke zile e je në tana shtëpitë,nuk ke telefon por shpërndan mallkimet tuja në çdo cep,nuk ke fëmi,nipa,farefis që kujdesen për ty,m'ke veç mu me më pergoju,mu qe as nji here nuk ta preka nji fije flokut,e me zgodhe ndër miljona njerëz per me shkatrru dite për dite,hap per hap,me vnerin tand të ith't,me dashaligsinë fanatike tanden,e mallkimin tand proverbial.

Me ke ba lodren e botës, moj morde e keqe. Ik, zhduku,ktheji majet nga thembrat.Me sot po liroj nga litari jot i zverdhun, jetën teme. E po s'ike, te paralajmroj qe do te gjuj me nji top 100 leksh qe kam rujt tesh sa mot e do te hedhi nga ajo dritarja e ndyte nga ku merresh me punet e tjerve.Plake e keqe.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
DIkush ta fale zemren e vet, dikush ate ta vret

Dikush sheh me syte e tu, tjetri ti verberon

E, dikush dehet me dashuri, nuk e ka lehte

Harron edhe veten e tij, harron qe ekziston

1/18/2020
 
Top