Fragmente te perzgjedhura

Marla

eiπ +1= 0
Budallallepsja është stil.
Të jetuarit në botën paralele të famës,
është një marrëzi.
Të gjithë po e bëjnë.

Jeta është në celular.
Jashtë saj është realiteti
Që askush nuk e honeps.

Të gjithë jetojnë sipas parimeve
që burojnë nga ego dhe kokëfortësi
të ulura në divanin e mbijetesës.

Nuk ka përkatësi të përbashkët.

Çdo qenie njerëzore sot është e të gjithëve,
Çdo qenie njerëzore sot nuk është e askujt.
Të gjithë qeshin në shesh,
Të gjithë janë të lumtur nëpër kafene,
Vetëm muret e shtëpive të tyre e dinë të vërtetën.
Të gjithë janë vetmitarë, ndërkohë secila natë i përplasë në shtretër të ndryshëm.

Ballkonet janë vende të shenjta, nga ku mund të qajnë dhe të thithin cigaret e tyre
Një luftë e pambarimtë në mes një metafizike të përgjakur dhe në mes një post-modernizmi të egër deluziv.
Edhe ajo që është e përsosur është e padurueshme.
 

Marla

eiπ +1= 0
Viktor Hygo: DO JEM...

“Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbettë veç një, – unë do të jem ai!”
 
Leter e Anais Nin drejtuar nje botuesi qe i kerkonte interviste per te shkruar autobiografine e saj ne revisten Harper Bazaar!

Nin shkruan:

I dashur Leo,
Unë e shoh veten dhe jetën time çdo ditë ndryshe. Ç’të të them? Faktet mashtrojnë. Unë kam qenë Don Kishoti, duke krijuar gjithmonë një botë timen. Unë jam të gjitha gratë në romane, por prapë një tjetër jashtë romaneve. U deshën më shumë se gjashtëdhjetë vëllime të ditarit deri tani për të treguar për jetën time. Ashtu si Oscar Wilde, unë vura vetëm artin tim në punën time dhe shpirtin tim në jetën time. Jeta ime është e pamundur të tregohet. Unë ndryshoj çdo ditë, ndryshoj modelet e mia, konceptet e mia, interpretimet e mia. Unë jam një seri e gjendjeve shpirtërore dhe ndjesive. Unë luaj një mijë role. Unë qaj kur shoh të tjerët që i luajnë ato për mua. Vetja ime e vërtetë është e panjohur. Puna ime është thjesht një esencë e kësaj aventure të gjerë dhe të thellë. Unë krijoj një mit dhe një legjendë, një gënjeshtër, një përrallë, një botë magjike dhe një që bie çdo ditë dhe më bën të ndihem sikur po shkoj rrugës së Virgjinia Woolf. Kam provuar të mos jem neurotike, të mos jem romantike e destruktive, por të gjitha këto mund të jenë të fshehura.
Është e pamundur të bëj portretin tim për shkak të ndryshueshmërisë sime. Unë nuk jam fotogjenike për shkak të ndryshueshmërisë. Paqja, qetësia dhe integrimi janë të panjohura për mua. Klima e përshtatshme për mua është ankthi. Shkruaj ashtu si marr frymë, natyrshëm, rrjedhshëm, spontanisht, nga një mbingarkesë, jo si një zëvendësim për jetën. Jam më shumë e interesuar për qeniet njerëzore sesa për të shkruar, më shumë e interesuar për të bërë dashuri se sa për të shkruar, më shumë e interesuar për të jetuar se sa për të shkruar. Më shumë e interesuar për t’u bërë një vepër arti sesa për të krijuar një. Unë jam më interesante se ajo çfarë shkruaj. Mbi të gjitha, unë kam dhunti për marrëdhënie. Tek vetja nuk kam besim dhe kam besim të madh tek të tjerët. Kam nevojë për dashuri më shumë se për ushqim. Unë ngeci dhe bëj gabime dhe shpesh dua të vdes. Kur dukem më transparente është ndoshta atëherë kur sapo kam dalë nga zjarri. Unë gjithmonë eci në zjarr dhe dal edhe më e gjallë. Të gjitha këto nuk janë për Harper’s Bazaar.
Unë e shoh jetën si tragjike, jo komike, sepse nuk jam e shkëputur. Unë kam qenë fajtore për idealizim, fajtore për çdo gjë, përveç shkëputjes. Unë jam fajtore për fabrikimin e një bote në të cilën unë mund të jetoj dhe të ftoj të tjerët për të jetuar, por jashtë kësaj unë nuk mund të marr frymë. Unë jam fajtore për një jetë shumë serioze, shumë të rëndë, por asnjëherë të cekët. Kam jetuar në thellësi. Tragjedia ime e parë më dërgoi në fund të detit. Unë jetoj në një nëndetëse, dhe vështirë se ndonjëherë vijë në sipërfaqe. I dua kostumet, shkumën e estetikës, detyrimet fisnike dhe shkrimtarët poetikë. Kur isha pesëmbëdhjetë vjeҫ kam dashur të jem Zhan d’Ark, dhe më vonë Don Kishoti. Unë kurrë nuk u zgjova nga familjariteti im me vegimet dhe do të përfundojë ndoshta në një dhomë opiumi. Asnjë nga këto nuk është e përshtatshme për Harper’s Bazaar.
Siç duket unë jam e butë, e paqëndrueshme dhe shtirem shumë. Unë do të vdes si një poet i vrarë nga jo-poetët, nuk do të heqë dorë nga asnjë ëndërr, nuk do të dorëzohem për asnjë shëmti, nuk do të pranoj asgjë nga bota përveç asaj që kam bërë vetë. Kam shkruar, jetuar, dashuruar si Don Kishoti, dhe në ditën e vdekjes sime do të them: ‘Më falni, ishte një ëndërr’ dhe deri në atë kohë mund të kisha gjetur dikë që do të thotë: ‘Aspak, Ishte e vërtetë, absolutisht e vërtetë.
 

Marla

eiπ +1= 0
E di unë…
Don me m’bâ me shkrue n’këtë orë!
Don me m’nxjerrë në ballkon
me u puthë me erën e me bâ “gëzuar”
me venën!

Nji hurb dy tre katër…
Epo…
gëzuar!

Ta festojmë!
Për njeni-tjetrin,
Për të dy ne pa “NE”
dhe mijëra vite shpirt largësi,

Për çka patëm e s’patëm…

GËZUAR!

Për dështimin tim n’dashni
e suksesin e paaftësisë tande.
Për egoizmin tand
e altruizmin tim,
Për tavolinën tonë “e rezervueme”
dhe kamarierin me papion blu.

GËZUAR!

Për kangën tande të preferueme
e vallëzimin tem nën shi,
Për avujt e buzëve në gotën bosh
e mesazhet e padërgueme në kuti,

Për zgjuarsinë e kinse mprehtësinë tonë.
Për instiktet…
Për arrogancën tande të adhurueshme
e ndrojtjen time idiote…

GËZUAR!

Për çka s’u tha,
ma shumë se u tha.

Për “dhimbjen” time të ambël
e “ambëlsinë” tande të idhtë.

Për fitoret e mia në humbje
e për humbjet tueja në fitore.

GËZUAR!

Për mue
Për ty
Për agun
Bulkthin
Erën
E venën…

GËZUAR!

wine-donald-lawrence.jpg
 
  • Dashuri
Reactions: Ivy

Marla

eiπ +1= 0
Zero,zero,zero - Roberto Saviano

...Është arsimi ai që të bën vërtet njeri. Diferencën e bën ajo që ti mëson. Mizoria mësohet. Nuk lind mizor. Sado që një njeri mund të rritet me prirje të caktuara, të ketë pasur një familje që i ka lënë si trashëgim mllefe dhe dhunë, mizoria mësohet, mizoria përvetësohet. Mizoria është diçka që kalon nga mësuesi te nxënësi. Impulsi nuk mjafton, impulsi duhet drejtuar dhe stërvitur. Një trup mund të mësohet që të zbrazet nga shpirti edhe nëse nuk beson te shpirti, edhe nëse beson se e gjitha është një budallallëk fetar, një shpirt fantazues, edhe pse çdo gjë për ty është fibër dhe nerv, vena dhe acid laktik. E megjithatë, ka diçka aty. Përndryshe, ç’emër mund t’i vësh atij freni që, pikërisht në çastin e fundit, të pengon të prekësh fundin.
Ndërgjegje. Shpirt.
Ka shumë emra, por sido që ta quash, mund ta kompromentosh, ta detyrosh. Të mendosh se mizoria është diçka e brendshme në qenien njerëzore i volit atij që kërkon të lajë ndërgjegjen pa u përballur ende me të...
 
Remarku i shkruan Marlene Dietrich:

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që kam thënë gjithmonë: shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.

Ti më quan “Rezonancë që merr fryme” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? E, përveç kësaj edhe diçka tjetër! Ti, arrin, dhe ke atë aftësinë magjike qe t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë, e di, nuk arrij ta them atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë, këtë, kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur, në formë, vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë here tjetër e, dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu në kilometra e, që ti t’a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtetë me një emocion të thellë: A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai për jetë? Ah, dhe në kohët që shkojnë, nuk di, ti je motra a nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime. Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë. Ti lexon çdo gjë në shikimin tim. Me syrin tënd hyn në brendësinë time. Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që me krahët e tua prej engjëlli gjoksin tim shëron . Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu? Nganjëherë, më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj, e ndjej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund t’a prishë atë, e në ato çaste, me hapa të lehta ndjej të vijë dikush drejt meje e, ajo je ti, e atëherë, unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar kurrë. E, atëherë, ndjej qe së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta dhunshme mi mori, e ato vite je ti që mi sjell e mi shumëzon me dy, e bashkë me to ndjej të prek me delikatesë – freskinë, gjallërinë dhe aventurat e rinisë. E, kështu, ti bëhesh, në të njëjtën kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty; nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonancë që unë ndjej e thith si ajër, por i tillë jam dhe unë. E di?… Unë jam një pasqyrë konkave të kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera vetja me duket si një merimangë që end një pëlhure vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kap e pastaj të bëhet banesa jotë, – e mbushur plot gjëra të cilat ty të mungojnë, një pëlhure plot trëndafila e dafina, e thurur me fije të ndritshme argjendi, e lehtë dhe e fortë për të mbajtur ty dhe hapat e tua të lehtë si kaprolli, një pëlhurë të ngritur nën një qiell të kaltër e mbi ujin blu të detit, nga ku ti mund të hidhesh e të kridhesh gjithë qejf në ujërat e kristalta e të kthehesh pastaj përsëri tek ajo, si një lodër e këndshme fëmijësh e cila t’a mbush zemrën plot ngashërim .

O, drita ime e dashur!… E di?… Nganjëherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjëndjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje, e duke i vështruar ato, nis e flas me ty, e pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm, e pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin… Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndjej që dora s’më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do, kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.

Më duaj, puma*!…

18 janar 1939

(Puma – quan ai me përkëdheli Marlene Dietrich “

kSTOICS-1.png
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
PESHA E INATIT

Tema e mësimit ishte inati dhe mësuesi na kishte porositur që të sillnim nga një trastë me patate. Në orën e mësimit na tha që secili të shkruante në çdo patate emrin e atij që kishte inat. Pra, nëse kishim inat dhjetë persona, do të shkruanim emrat e tyre në dhjetë kokrra patateje. Pastaj na tha që t’i fusnim në trastë patatet me emrat e shkruar. Më në fund, na dha detyrë që trastën me ato patate, gjatë një jave, ta mbanim në krah kudo që të ndodheshim apo të shkonim. Kuptohet që trasta sa më shumë patate të kishte aq më e rëndë ishte.
Me kohë patatet do të fillonin të prisheshin. Ta mbaje përditë në krah atë trastë, duke mos e harruar asnjë çast, do të thoshte të lije pas dore gjërat e tjera më të rëndësishme. Për pasojë, prania dhe pesha e asaj traste, veç bezdisë fizike, të shkaktonte edhe një mundim shpirtëror. Pra, secili prej nesh mbante në krah këtë peshë ndjenje.
Sigurisht, ushtrimi që na bëri mësuesi është një metaforë.
Të mos e flakësh tutje, aty për aty, inatin e çastit, por ta ruash brenda vetes, do të thotë ta dënosh veten, duke mbajtur në krah një peshë të kotë e të mundimshme. Veç kësaj, kur e ruan inatin, të shtohet stresi, gjumin e bën të prishur dhe mendjen e ke kuturu.
Nëse e flak tutje inatin, do të thotë se fal. Dhe kur fal, e ushqen shpirtin me paqe e qetësi. Nëse bën të kundërtën, vendin e faljes e zë inati, ky helm që, pikë-pikë, ta mbush shpirtin me vrer. Shpesh mendojmë se falja është një dhuratë për tjetrin, por, në të vërtetë, përfitues jemi ne vetë. Falja është një shprehje dashurie.
Falja na çliron nga ngërçet që na hidhërojnë shpirtin dhe na sëmurin trupin.
Të falësh nuk do të thotë të mos i japësh rëndësi asaj që ndodhi, pra, s'do të thotë se ke rënë në ujdi me atë që të lëndoi. Por ke braktisur ato mendime negative që do të të shkaktonin mërzi e dhimbje.
Nëse inati është e vetmja gjë që të lidh me të tjerët, je i prangosur.
Shpesh herë, personi, të cilin duhet të falësh për gjërat që nuk ishin ashtu siç i mendoje, je ti vetë.
Pyete veten: Me kë je mërzitur? Kë nuk mund të falësh? Po ti vetë, a je i pagabueshëm? Po ty, a duhet të të falin për gabimet që bën?
Që të të falin, duhet të falësh. Mos harro se me kutin që ti mat, do të të matin edhe ty.
Çlirohu nga kjo peshë dhe do të jesh më i lirë e më i lehtë për të ecur përpara.
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Edhe Liria eshte ajer Biri im.



Kujdes, biri im,

është botë e shkalluar shpirtërash të shëmtuar…

Pak janë njerëz të lire…

shumica janë të cliruar...

nuk dinë të ecin vetëm…

zvarriten së bashku…

i pengon ajri më shumë se hekurat…

qielli më shumë se kafazi…



Por ti je i bukur…

ke kohë të shëmtohesh në frymëmarrje shpirti,

i lirë jeto, liria jote prangë e tjetrit të mos bëhet kurrë…

edhe liria ajër është...

ndotet shpesh...

mos harro…



Një ditë do te neveritesh edhe nga liria

në qiejt e pafund ku nuk i përket askujt...

fluturimesh pa emër do të të lërë fuqia

dhe kënga do të të tretet

shurdhërisë së gjithkujt...



Liria pa fund është një tjetër robëri..

pafundësia është kurthi që çastin vret...

më mirë një kafaz ku porta hapur rri,

sesa qielli i pafund ku askush s'të pret...



wisper
 

Marla

eiπ +1= 0
Edhe Liria eshte ajer Biri im.



Kujdes, biri im,

është botë e shkalluar shpirtërash të shëmtuar…

Pak janë njerëz të lire…

shumica janë të cliruar...

nuk dinë të ecin vetëm…

zvarriten së bashku…

i pengon ajri më shumë se hekurat…

qielli më shumë se kafazi…



Por ti je i bukur…

ke kohë të shëmtohesh në frymëmarrje shpirti,

i lirë jeto, liria jote prangë e tjetrit të mos bëhet kurrë…

edhe liria ajër është...

ndotet shpesh...

mos harro…



Një ditë do te neveritesh edhe nga liria

në qiejt e pafund ku nuk i përket askujt...

fluturimesh pa emër do të të lërë fuqia

dhe kënga do të të tretet

shurdhërisë së gjithkujt...



Liria pa fund është një tjetër robëri..

pafundësia është kurthi që çastin vret...

më mirë një kafaz ku porta hapur rri,

sesa qielli i pafund ku askush s'të pret...



wisper

Artani my fav :)
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Marla

eiπ +1= 0
"Prek gojën tënde" Hulio Kortázar

..Prek gojën tënde me një gisht gjithë kufirin e gojën tënde, e vizatoj si të dilte prej dorës time, sikur goja jote për herë të parë hapet pakëz, e më mjafton të mbyll sytë që ta zhbëj të tërën e t’ia nis nga e para, bëj që të lindë çdo herë gojën që dua, gojën që dora ime zgjedh e ta vizaton në fytyrë, një gojë e përzgjedhur mes gjithë të tjerave, me liri sovrane të zgjedhur nga unë që ta vizatoj me dorën time në fytyrën tënde, dhe që për një fat të cilin nuk kërkoj ta kuptoj përkon saktësisht me gojën tënde që buzëqesh nën atë që ta vization dora ime. Më vështron, nga afër më vështron, çdo herë e më afër e luajmë si ciklopi, vështrohemi çdo herë e më afër dhe sytë zmadhohen, afrohen me njëri-tjetrin, mbivendosen dhe ciklopët vështrohen, marrin frymë të hutuar, gojët takohen dhe luftojnë nxehtësisht, kafshohen me buzë, prekin paksa gjuhën mbi dhëmbë, luajnë me brendinë, ku një ajër i rënduar vete-vjen me një parfum të vjetër dhe në heshtje. Ndërkohë duart e mia kërkojnë të fundosen nën lëkurën tënde, të përkëdhelin ngadalë thellësinë e lëkurës tënde teksa puthemi sikur ta kishim gojën plot me lule a peshq, me lëvizje të gjalla, me aroma të fshehta. E nëse kafshohemi dhimbja është e ëmbël, e nëse mbytemi në një frymëmmarje të njëkohshme të shkurtër e të tmerrshme, ajo vdekje e një çasti është e bukur. Dhe ka vetëm një pështymë dhe një shijë fruti të pjekur, e unë të ndjej si dridhesh ngjitur pas meje si një hënë në ujë..

FB_IMG_1627034633412.jpg
 
Demoni-Lermontov

TAMARA

O, cili je? Si qënke futur?
Parajs’ a ferr a kush të çoi?
Ç’kërkon prej meje?

DEMONI

Je e bukur.

TAMARA

Pra fol’, kush je, S’po të kuptoj…

DEMONI

Jam unë ai që t’u fanit
Në mes të natës në qeli,
Ai mendim që të trondit,
Ai trishtim që të venit,
Ai që pe në ëndërr ti,
Ai që s’do e që s’e duan,
Që me vështrimin shpresat shuan,
Kamxhiku, jam që botën rreh.
Jam mbret I dijes dhe lirisë,
Armik I qiellit, gjithësisë,
Po ja, për ty, më gjunjë bie!
Me gjithë shpirt të dashurova
Prandaj ta shfaq me përgjërim
Të vetmen vojtje që provova,
Të parin lot të syrit tim.
O! kij mëshirë - u përvëlova!
Veç fjala jote mund t’u japë
Qieve dhe mua mirësi;
Në më rrethofsh me dashuri
Do dukem ëngjëll unë prapë
Në një parajs’ e qiell të ri.
O, ndal, dëgjo, të përgjëroj,
Jam skllavi yt, të dashuroj!
Qysh atë çast që të vëreva
Me shpirt , pa masë e urreva
Pavdekësinë time moj.
Zili ja pata kësaj bote
këtë të pakët lumturi.
Kur s’jam me ty më mbytin lotë,
Më kap një tmerr e llahtari.
Në zemrën shterpë rrez’ e ndritur
Sërishmi plagët m’i mais
E ç’kish e ç’ish gjer dje dremitur,
Si gjarpër’ I zgjuar nis lëvis.
Pa ty ç’më është gjithësia,
Pushteti im, pavdekësia?
Fjalë të thata që s’m’I kënda,
Tempull vigan pa ëngjëll brënda.


TAMARA

Largohu, lerm’, o shpirt dinak!
Se s’të besoj as sot as mot…
O Zot, o Zot…! Nuk mundem dot
Të flas, të falem… Një farmak
Ngadalë trurin po ma mpin!
Dëgjomë, Ti më torturon;
Kjo fjala jote - prush, pelin…
Tregomë, pse më dashuron?


DEMONI

Pse? Bukuroshe - s’dij ç’të them!
Ti më dhe jetën që s’e njihja,
Më bën të flak nga balli jem
Këtë kurorë më dëllinja.
Çdo gjë që shkoj e shkel këtu:
Parajs’ e ferr kam syt’ e tu.
Që sot të dua kaqë fort,
Sa s’mund të duash kurrë ti,
Me afshë zemre të pamort,
Me dehje ëndrrash pa kufi,
kur bota leu, në mes të gjirit
Fytyra jote m’u skalit,
Më prin në rrugë e më ndrit
Në shkretëtirat e ethirit.
Në vesh pa rreshtur, or’ e çast,
Një emr’ i ëmbël më kumbonte.
Kur qesh’ i lumtur në parajs
As gjë veç teje s’ më mungonte.
O! po të mundje ta kuptosh
Se ç’vojtje është, se ç’mjerim,
Një jetë, shekuj pambarim,
Në mes gëzimesh të lëngosh,
Lavd për keqbërjet mos shpresosh,
As për të mirat një shpërblim…
Nga vetja jote të kesh ndoht,
Me veten luftë bot e bot
Pa një triumf, pa një pajtim.
Të vuash fort e të mos duash,
Të dish, të ndjesh e të vëresh
E të mundohesh të urresh
Çdo gje në botë e ta shuash.
Mallkim’ i rënd i perëndisë
Më bje mbi kokë or’ e çast
Dhe gjir’ i ngroht’ i gjithësisë,
Si prehër njerke, nuk më gas.
Shkëlqenin qiej e hapësira,
Vështroja rrobat plot stolira
Që yit’ e qeshur mbanin veshur…
Ata vallzonin të pandarë,
Po çfare? Ish vëllan’ e parë
S’e njohën kur e patën ndeshur.
Më erdh’ të qaj me vaj, prandaj
Thërrita shpirtrat anembanë,
Por ata djaj turiçakaj
S’i njoha dot kur m’erdhën pranë.
Dhe rraha krahët i tmerruar
E fluturoj - po ku? E pse?
S’e di… Nga miqt’ u paç harruar,
Një botë e tërë, qiell e dhe,
Si shurdhmemece rri më sheh?
Kështu dhe vala nëpër dete
kaike - korbën e mërgon
E kjo pa vela, pa timon,
Lundron, lundron e s’di ku vete.
Kështu qëllon ndaj të aguar
Një copë re nga shqota dbuar,
Lëvrin e nxin në kaltërsi
Si mërgimtar që s’di ku rri.
Fluturon pa gjumë kuturu
Një zot e di prej nga e ku.
Dhe unë botën e drejtova
Në llum mëkatash ku ka hyrë,
Çdo gjë fisnike turpërova,
Çdo gjë të pastër pata ndyrë.
Besim’ e flaktë kundrejt fesë
U pata shuar dit’ për ditë…
Po a ja vlen të derdhësh djersë
Për budallenj e hipokritë?
Ndaj shkrova malesh un’ i gjori
E shkrepa shpesh si meteori
Në mes të natës terr - mbuluar
Edhe kalorsi i vetmuar
Prej flakës sime i gënjyer,
Gremisej poshtë qafëthyer.
Humbiste, shkiste, - kot thërriste -
Një gjurmë mbetej tërë gjak…
Po kjo zbavitje qenërishte
Më është zvjerdhur pak nga pak!
Ciklone pluhuri ngre mbi dhe
kur bje me shqotën në luftim.
Ne mjegull veshur e rrufe
Mbi re vërvitem me rrëmbim
Që në luftime e tërbime
Lëngimn’ e zemrës ta qetoj,
Të dboj me mijëra mendime,
Të paharrushmen ta harroj.
E ç’ janë vojtjet më të këqia
Të njerëzimit dhe mjerimet
E gjithë brezave të tia
Para një grime sa nje thrrime
Nga këto vuajtjen e mia?
E ç’ janë njerzit? jeta, moti?
Siç vijnë shkojnë kot së koti,
Po ka një shpresë - gjyq’ I zotit!
Gjykon, dënon, por fal disa.
Trishtimi im dhe pik’ e lotit
Posi dhe unë fund nuk ka
Dhe nuk ka varr që ta mbullojë!
Ja se si gjarpër do kafshojë
Ja se më djeg si zjarr këtu,
Ja se godet si gur në tru -
ktë qimitir që nbledh e ruan
Pasionet, shpresat që m’u shuan.
 

Marla

eiπ +1= 0
Ne vargjet e mia s’te kam strehuar kurre
si ç’do te doja dhe do deshe
por te kam mbajtur ngrohte dhe bute
ne cdo varg qe kam kaluar ne heshtje...

Ne vargjet e mia s’ke qene kurre muze
si ç’do te doja dhe do deshe
por fjalet qe neteve me flinin mbi buze
me emrin tend i pagezoja mengjeseve…

Brenda meje me ishin fjalet e dashurise
e te reja per ty nuk munda
dhe sot qe te dashuroj kaq shume
nuk te them dot as “te dua”…

FB_IMG_1630819756152.jpg
 

Marla

eiπ +1= 0
Kam njohur dikë
Që kapte yjet e i burgoste në një qoshk të errët të shpirtit
Pa e gjetur kurrë çastin e duhur për t’i lënë të shndrisnin…

Kam njohur dikë që e rrotullonte kohën nëpër gishta duke shpërfaqur vërtetësinë e qenies e duke i shpallur luftë hipokrizisë e përpjekjeve për t’iu dorëzuar çasteve të haresë…

Kam njohur dikë që mund të të vinte një vulë të hirtë në cep të syrit me mbishkrimin “sipërfaqësor”, vetëm se zgjidhje të vallëzoje në majë të gishtave mbi thëngjinj, por veç gërmat ishin prej floriri të kuq, prej atij të lirit, të tregjeve me shumicë…

Kam njohur dikë që hënën e demaskoi si trup qiellor borgjez vetëm se s’mundi të kishte kurrë një teleskop që ta afronte drejt vetes…

Kam njohur dikë të brishtë si kafka e një fëmije të porsalindur
që me këmbët e përgjakura nga drizat e rrugëve të asfaltuara moderne shkelte lulet e me mëngën e çeliktë të bluzës fshinte lotët…

Kam njohur dikë që e luftonte dhimbjen duke e parë në sy, dikë që ishte zemërluan e duronte plagët, urinë, të ftohtin e mallin, që fikej e ndizej si far në stuhi, dikë që kokën e anonte veç anash e kurrë për poshtë… dikë që strateg s’mundi të bëhej kurrë…

Kam njohur dikë që mendonte se veç dhimbja mund t’ia lehtësonte dhimbjen, dikë që u frikësohej hijeve të muzgut e që me ankth priste rrezet e para të agut…

Dikë që i frikësohej humbjes e prandaj jetonte territ, dikë që pastronte pafundësisht emblemën e lavdisë së lashtë të të parëve të njerëzimit që të mos kthente kokën për të parë ndërrimin e stinëve…

Kam njohur dikë të madh sa bota, të vogël sa askundi, të lartë një kokë mbi Olimp e që shkurtësia i shkonte pash më pash katranit të përvëluar të Hadit…

Dikë plotë jetë ndër vena e me mendime të fishkura e me sy të fikur e zemër të çelur… dikë që lufton mes vargonjve të jetës i etur, i tretur, e sërish i ndezur nga hiri… dikë që një buzëqeshje në muzg do i kishte shpëtuar jetën…

c1bdc4d52f5b8e965c12d084d08bb320.jpg
 

Marla

eiπ +1= 0
Nuk jam ndier ndonjëherë e vetmuar. Kam qënë në një dhomë. Kam qënë e dëshpëruar. Jam ndiere e tmerruar, e tmerruar përtej gjithckaje, por nuk kam ndier ndonjëherë që një person tjetër të hyjë në atë dhomë dhe të mund të sherojë atë që mua më bezdis, apo çfarëdo numri njerezish të hyjnë në atë dhomë.
Me fjalë të tjera, vetmia është diçka që nuk më ka bezdisur ndonjëherë sepse gjithmonë kam pasur një padurim për të qenë vetëm.
Eshtë të qënit në ndonjë festë, ose në një stadium plot me njerëz që festojne diçka, që mund të më ndjellë vetmi. Do të citoj Ibsenin, " Njerezit më të fortë janë më të vetmuarit " E ke parasysh turmën tipike “ Uau, eshte e premte mbrëma, çfarë do bësh ? Do rrish ulur aty? ” Hmm, po. Sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Eshtë budallallëk. Budallenj duke u englendisur me të tjerë budallenj. Leri te budallepsen. Nuk më ka bezdisur ndonjëherë ndjenja e të vërshuarit atje jashte ne natë. Kjo është e gjitha. Të më falin milionat, por kurrë nuk kam qënë vetëm. Më pëlqen vetja ime. Jam forma e argëtimit më e mirë që kam.
Le të pimë më shumë verë tani...
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Khalil Gibran- DUHET TË MËSOJMË TË...

E pyeta:”Çfarë të bën më shumë përshtypje tek njerëzit?”
Mu përgjigj:”Njerëzit mërziten me fëmijërinë dhe shpejtojnë të rriten. E pasi janë rritur, përmallen dhe duan të kthehen sërish në fëmijë.
Ata e sakrifikojnë shëndetin për pasurinë, mandej e harxhojnë të gjithë pasurinë për të rikthyer shëndetin.
Mendojnë gjithë ankth për të ardhmen, duke harruar të tashmen. Kështu, nuk jetojnë as të tashmen as të ardhmen.
E jetojnë jetën sikur nuk do të vdesin kurrë, e vdesin sikur s’kanë jetuar kurrë.”
Kaluan disa çaste heshtjeje... pas të cilave pyeta:
“Cilat janë ato mësime jete, që njerëzit duhet ti dinë?”
Mu përgjigj: ”Duhet të dinë që nuk mund ta detyrojnë askënd ti dojë, maksimumi që mund të bëjnë është të bëhen vetë të dashur për të tjerët.
Duhet të mësojnë që të mos e krahasojnë veten me të tjerët.
Duhet të mësojnë të tolerojnë dhe të provojnë të falin.
Duhet të mësojnë që një njeri i pasur nuk është ai që ka pasuri më shumë, por ai që ka nevoja më pak.”
 

Marla

eiπ +1= 0
...“Une jam jashtezakonisht e babezitur, dua çdo gje nga jeta.
Dua te jem edhe grua, edhe burre, dua te kem shume miq dhe te kem vetmi,
dua te punoj shume dhe te shkruaj libra te mire,
dua te udhetoj edhe te shijoj veten, dua te jem egoiste edhe aspak egoiste…
E shikon, eshte e veshtire te kesh gjithçka qe deshiron.
Dhe pastaj, kur nuk ia dal, çmendem nga zemerimi”...

Simone de Beauvoir
 

Marla

eiπ +1= 0
Dëshira ime është që t’ia mbath. T’ia mbath nga ajo që di, t’ia mbath nga ajo që është e imja, t’ia mbath nga ajo që dua. Unë dëshiroj të iki - jo drejt Indive të pamundura, apo drejt ishujve të mëdhenj në jug të gjithçkaje, por drejt ndonjë vendi, fshati apo vendi vetmitar - i cili në vetvete të mos jetë ky vend. Nuk dua ti shoh më këto fytyra, këto zakone dhe këto ditë.

Dua të pushoj, të jem jashtë trillimit tim organik. Dua të ndiej gjumin që vjen si jetë dhe jo si pushim. Një kasolle buzë detit, madje edhe një shpellë në tarracën e ashpër të një mali, mund të ma japë këtë. Fatkeqësisht vetëm vullneti im nuk mund të ma japë…

Ekziston një lodhje e inteligjencës abstrakte dhe është më e tmerrshmja nga të gjitha lodhjet. Nuk është aq e rëndë sa lodhja e trupit dhe nuk është aq e paqetë sa lodhja nga emocionet. Është një peshë e ndërgjegjësimit të botës, një pamundësi për të marrë frymë me shpirt.
 

Telepat

2+2=5
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ashtu si librat, disa njerëz, lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz as për t'i shfletuar faqet e para. Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t'i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre.

Paola Felice
o Marlaaaaaaaaa ku je mi
 
Martin Heidegger i shkruan Hannah Arendt:

E fortdashur Hannah!

Cila të jetë vallë arsyeja që dashuria na shpërfaqet shumë herë më e pasur sesa tërë përvoja njerëzore dhe një gllabërim i ëmbël për tërë ata që kanë rënë në kurthin e saj? Sepse bëhemi ajo çka dashurojmë, duke mbetur në të njëjtën kohë vetvetja. Kjo është arsyeja përse herëpashershëm ndjejmë dëshirën e zjarrtë që ta falenderojmë me të tërë të qenëshmen tonë njeriun që dashurojmë; porse, në fund, dashur pa dashur vërejmë se si kjo nuk mjafton aspak.
E vetmja mënyrë është të falenderojmë me tërë thelbin dhe thellësinë e vetvetes tonë. Dashuria e shndërron mirënjohjen në një përkushtim dhe vlerësim të vetvetes dhe, në të njëjtën kohë, në një besim pa kushte ndaj tjetrit. Kjo është edhe forma se si dashuria e dëndëson fuqimisht të fshehtën e saj…
I yti
M


27/02/1925
 

Lawyergirl

Antar Aktiv
Ndëshkimi që Zoti i dha Sizifit ishte si dekret i parajsës që viti të ndahej në katër stinë. Koha shkonte përpara ditë pas dite. Por kishte dhe një teori e cila thoshte që koha nuk shkonte përpara, por përkundrazi, shkonte pas, dhe se mbërritja e të nesërmes dhe e ditës tjetër pas saj arrihej thjesht nga shpalosjet e përparimit përgjatë një programi të paracaktuar, si ata librat e fëmijëve që lexohen së prapthi, duke nisur nga faqja e fundit dhe gradualisht duke mbërritur te faqja e parë. Në këtë mënyrë, vetë e ardhmja jonë qëndron si kujtim i parathënë ndërsa vetë e shkuara ekziston si një parashikim i mjegullt. Në këtë gjendje të kohës së përmbysur, ndëshkimi i Sizifit bëhet një gjendje e zakonshme, deri në pikën që ai nuk e konsideron më si ndëshkim të Zotit për shkeljet e tij. Ndaj ne përballemi me fatin e Sizifit për të shtyrë gurin drejt majës ditë pas dite, vetëm që të na bjerë poshtë në anën tjetër çdo darkë kur ai nis të pushojë. Mëngjesin tjetër, duke rënkuar dhe i mbuluar në djersë, ai do të nisë përsëri të shtyjë gurin drejt majës së malit.

Titulli: Katër librat
 

Marla

eiπ +1= 0
Pra, çfarë do të bëjmë?
- Dashuri....
- Vërtet? - Po
- Po unë jam...
- E përkryer, atëherë do të zhvishem.
- Pse duhet ti heqesh rrobat?
- Për të bërë dashuri.
- Dhe kush tha që duhet të zhvishesh për të bërë dashuri?
- Me sa di unë, është bërë kështu.
- Jo nuk është dashuri, është posedim.
- Nuk te kuptoj...
- Lëri rrobat ..dhe le të flasim derisa të lodhemi, derisa të përpiqemi te deshifrojmë njeri tjetrin..., derisa të dimë gjithçka per njeri tjetrin...
derisa të zbulojmë sekretet tona më të thella,
derisa të lodhemi duke shikuar njeri tjetrin,
derisa këta sy të lodhen dhe të me shtyjne
me zor qe une te fle.
- Dhe do të përpiqesh t'i mbash të hapura përsëri?
- Po, vetëm për te te parë.ty ...

25741055.jpg
 

Marla

eiπ +1= 0
Jo, mos i falendero ata…

…ata që të deshën të mirën
ata që u përpoqën pafund për ty
ata që kur kishe frikë të thanë “guxo!”
ata që të mësuan si të dhurosh lule
por jo përdorimin e thikës
ata që të mohuan të drejtën për të gabuar
ata që pranë të erdhën kur të tjerët kishin shkuar
jo mos i falendero…
ata që të bënë kokën e të rritën
ata me të cilët ndave fëmijërinë
dhe shpirtin ta dehën me gëzimin e tyre
ato që me mëngjese t’i mbushën netët
ndërsa nga djalë ngadalë u bëre burrë
ata që në pëllëmbët e tua qiejt i zbritën
sa herë që zgjasje duart e nuk mund t’i arrije
balonat e tua fillkëputura…
ata që të thanë se duhet të jesh zotëri
edhe mes atyre që Zot nuk kanë
ata që të mësuan të mos përdorësh brrylat
dhe që tjetri është vëllai yt
ata që të thanë se paraja e prish njeriun
dhe varfëria është shenja e të ndershmit
ata që të thanë mos njjih urrejtje
se dashuria zbut edhe të ligun
jo, mos i falendero…
të gënjyen...
bëhu djali i keq i shtëpisë, i rrugës
lagjes, qytetit, më i keqi i gjithë botës
me bukën e përditshme haje turpin
ndryshe në gosti për ty nuk do të ketë vend
do të vdesin ata që të bënë mire
do të vdesin ata që të ndriçuan aresyen
do të vdesin ata që jetën ua nxive
do vdesësh dhe ti
bashkë me të këqinjtë dhe të mirët
prindërit, edukatorët dhe predikuesit
do vdesin edhe ata që u mbajnë mend..
jo, mos i falendero
të gënjyen...
se nderi yt s’vlen as dy lekë, o njeri,
as ndershmëria me të cilën të rritën
do mbetesh në cep të ringut një jetë
me kurrizin mbështetur pas litarëve të lagur
pa u mbrojtur dot nga ata që fort të goditën
dhe mbi altare do të bien të djegur trarët
si dritë e bordellit mbi katedralet
kur te të shkelin me këmbët e tyre të palara
kur të poshtërohesh nga harbutë dhe kodoshë
kur të të qëllojnë pa mëshirë në fytyrë
dhe pasi t’u kesh kthyer faqen tjetër,
do të të kërkojnë edhe bythën…
në emër të kujt do të bëhesh bir i mirësisë
cila dritë hyjnore e jotja do të arrinte të ndriçonte
gjirizet e jetës ku as dritë e diellit s’hyn dot
nuk i ke parë të mirët se si zvarriten rrugës pa fund
gjithnjë në radhë pas një maskarai që lehtësisht
arrin çdo gjë që ti nuk e fiton dot as me mund…
dhe mireqenia e pasuria e tij veç shtohet
makuteria e tij kurrë nuk vdes…
do kalosh nëper të gjithë rrathët e ferrit, njeri,
para se të kuptosh se ndershmëria jote
nuk është virtyt
por ves…
jo, mos i falendero ata
ata që të mësuan të falësh e të mos vjedhësh
e pastaj të dorëzuan te turma e batakçinjve
që të plaçkitën xhepat, ëndrrën, jetën…
ata që të ushqyen me fisnikërinë
edhe ndaj atyre që të çuan në djall
ata që të mësuan të bindesh, por jo të luftosh
ata që të thanë se hamsteri dinjitoz e ka vendin veç në rrotë
ata që të mësuan mirësjelljen dhe jo ligjet e burgut
ata që të thanë që xhungla u përket vetëm bishave
dhe njerëzve veç ungjinjtë e shenjtë
por kjo botë është versioni pa flakë i ferrit, o njeri,
ku një si ty nuk mbijeton dot…
një ditë të fundit kur fundin ke takuar
s’do të kesh përgjigje kur të të pyesin fëmijët
dhe çka falenderove një jetë të tërë
me nofulla të shtrënguara ke për ta mallkuar…
sikur s’jetove kurrë
humbanak do të ikësh
kur jeta të të thotë “shko!”
dhe i lodhur per vdekje
do të mbyllësh sytë
dhe do të ndjehesh keq
nga poema të vonuara
të padobishme si kjo...
 

Marla

eiπ +1= 0
Te prekesh mendjen e dikujt
eshte shume me e nderlikuar se
t'i prekesh trupin. Trupin mund
ta shtrengosh, por mendjen
asnjehere.

Massimo Bisotti
 

Marla

eiπ +1= 0
"Kundër dëshirës"
(Françesko Petrarka,1304-1384)

Atë që dashuroja, nuk e dua më.
Gënjeshtër: e dua, por më pak.
Ja, gënjeva sërish:
e dua, por me turp, me trishtim.
Më në fund, thashë të vërtetën.
Është pikërisht kështu:
e dua,
por atë që do të doja të mos e doja,
atë që do të doja të urreja.
Por gjithsesi, e dua, por kundër dëshirës,
në detyrim, në lot, në vuajtje.
Mund të gjej trishtueshëm veten
tek shprehja e një poeti të famshëm:
''Do të të urrej, nëse do të mundem.
E nëse jo,
do të të dua kundër dëshirës".
 
Leter per nje vajze nga Moska

Më e dashura ime L,

Po të shkruaj nga cepi i botës, për të të thënë se sa shumë më mungon prezenca jote. Në jetë ka dhimbje nga shkaqe të ndryshme, por ka vetëm një dhimbje që është nëna e të gjitha dhimbjeve: ajo që vije nga një ndarje e padëshiruar. Takimi i jonë i rastësishëm dhe afatshkurtër i ngjan një zjarri të shuar në gjysmë, por me hirin, plagët, e mbetura poshtë tij.

Se ekzistoka dashuria në shikim të parë, ketë u binda sapo të pashë. E kam para sysh ende ecjen tënde krenare mes njerëzish. Në atë çast ndjeva se mu shembë toka. Ndjeva një dhimbje therëse në zemër. Buzëqeshja jote me përtesë, pastaj flokët e bardhë mbi supe, sytë shprehës – gjithçka e doja tek ti, pafundësisht.

Po të shkruaj nga larg, për të fundit herë, për të të thënë edhe njëherë, se kur ishim bashkë, e ndjeva lumturinë më të madhe në gjithë përmasën njerëzore. Por edhe e dija që do të vij dita e dhimbjes së madhe, dita e ndarjes me ty. Më ngushëllonte vetëm ai mendimi (të kujtohet?) se njerëzit e vërtetë e duan lumturinë por e duan edhe dhimbjen. Të kujtohet kjo! Ti ma the këtë, atë natën e bukur me yje nën dritën llamburitëse të hënës. Si mund të vazhdoj të jetoj pas një natë si ajo! Vetëm një shpirt i madh, si i yti, mund ta pajtoj një lumturi të madhe me një dhimbje të madhe. Ti që e ke kuptuar se njerëzit ngarendin tërë jetën pas lumturisë, duke harruar se nuk ka lumturi pa një dhimbje. Nuk ka lumturi pa vullnetin për të ndjerë atë dhimbjen e madhe, nënën e të gjitha dhimbjeve: dashurinë. Unë i frikësohesha fundit ende pa ardhur. Dhe ja ku po ta përsëris, mendimin tënd: Nuk ka lumturi të madhe pa një dhimbje që i shkon nga pas. Dhe ti, më e dashura ime, u shndërrove për mua në lumturinë dhe dhimbjen më të madhe.

Ne vijmë nga kultura të ndryshme, pa fajin tonë jemi mësuar ta perceptojmë jetën dhe botën në mënyra të ndryshme. Por ja që ka diçka universale tek njeriu: dashuria. Dashuria që ndjej për ty është universale, është dashuria për qenien, për të bukurën, artin, natyrën, për moskuptimet. Dashuria ime për ty është përmbysje e dialektikës. Ti nuk ishe jashtë meje, si jashtësi, nuk ishe ‘Tjetri’ në kuptimin sarterian; jo, ti ishe ajo që unë kisha kërkuar gjithmonë tek vetja ime. Unë e gjeta veten time tek ty. Nuk e honeps fare nëse kjo është egoizëm. Lë të jetë. Ti do të mbetesh përherë për mua ajo vajza e çiltër nga Moska, me shpirt të madh, që arriti ta shoh, po ashtu, një shpirt të madh. Dhe do të të mbetëm përherë mirënjohës për ketë. Për jetë të jetëve.

……………………………………………….

Arrina’

Hëna bënte dritë paqtë

Deti në trazim e sipër

Vetëm Ne

Nën përqafimet e ngrohta, të përbotshme

Dhe me atë frikën e të gjitha frikërave: se një ditë e gjitha u dashka të mbaroj.

………………………………………………….



Nga thellësitë më të errëta të shpirtit tim,

L



1631816622705.png
 

Marla

eiπ +1= 0
Të thuash këtë frazë, ''jeta është e bukur'', në periudhën më të errët të jetës tënde, nuk është pak. Ta thuash, ndoshta, është më e thjeshtë se ta besosh, por nëse beson, ndoshta do arrish të kuptosh domethënien e vërtetë të kësaj jete. Sepse jeta është e bukur jo sepse ti ke, por sepse ti jep, megjithë vështirësitë. Lumturinë e gjen tek gjërat e vogla të përditshme, në heshtjet e dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar. Jeta është e bukur nëse përpiqemi ta jetojmë lumturinë dhe jo ta ndjekim.

Benigni
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Ne fillim tema ka qene shume terheqese, po me pas nuk jan me fragmente postimet...fragment eshte nje lexim maximumi 5 sekondesh...Si nje imazh ne trurin tend hap e mbyll syte.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Me marsh te ligat e temes.

Do sjellesh ndonje fragment?
Po une ti thash te ligat e temes ci dua ti marre me vete.

lool

Ja prit te me kujtohet ndonje e shpejt.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Me marsh te ligat e temes.

Do sjellesh ndonje fragment?
Ja se me erdhi (perkethim i shpejt nga spanjishta po deshe te jap titullin ta lexosh)

Ruben Dario

Rini thesar i shenjte
Ike per tu mos kthyer me
Kur dua te qaj, nuk qaj dot
Dhe ndonje here qaj kur sdua.
 
Top