• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Franc Bekenbauer, aristokrati i futbollit gjerman, simboli i suksesit

fshatari

Anetar


Një komb i tërë lidhet ngushtësisht me emrin e tij dhe të paktë janë ata njerëz në mbarë globin që kur përmendet pseudonimi “Kaizer”, ngatërrohen dhe kujtojnë se flitet për ndonjë perandor të shekujve të mëparshëm. Perandori i Gjermanisë moderne quhet Franc Bekenbauer dhe ajo që e përkufizon me vetëm një frazë jetën e tij është suksesi…

Franc Anton Bekenbauer lindi më 11 shtator të vitit 1945 në Mynih. Futbollisti, trajneri dhe drejtuesi i Federatës gjermane cilësohet nga të gjithë si një nga futbollistët me të famshëm në botë.I mbiquajtur “Kaizer” (Perandor), ai ka luajtur në pozicionin e mbrojtësit të lirë në Bajern Mynih gjatë viteve (1964-1977) e në New York Cosmos në vitet 1977-1980, për të përfunduar më pas karrierën në atdhe me skuadrën e Amburgos (1980-1982). Pjesëmarrës edhe i kombëtares gjermane ai koleksionoi 103 pjesëmarrje, të shoqëruara me 14 gola. ثshtë konsideruar si një nga futbollistët më të mirë, për klas dhe elegancë, të shekullit XX. Në listën e çmimeve të tij gjenden 5 Kampionate Kombëtare Gjermanë, tre Kupa Kampionësh, një Kupë Ndërkontinentale, një Kupë e Kupave, 4 Kupa të Gjermanisë dhe 3 Kampionate Kombëtarë në Shtetet e Bashkuara. Me kombëtaren u bë Kampion i Botës në vitin 1974, nënkampion në vitin 1966 dhe mban vendin e tretë në vitin 1970 në gjysmëfinale e fituar me rezultatin 4-3 nga kombëtarja italiane. Në vitin 1972 ai bindi edhe evropianët dhe në të njëjtin vit fitoi “Topin e Artë”, sukses të cilin e ripërsërit në vitin 1976, vit në të cilin ai humbi finalen me اekosllovakinë. Gjithmonë me këpucët me gozhdë në këmbë, ai vazhdoi karrierën e tij futbollistike por këtë radhë si trajner dhe nga viti 1984 në 1990 ishte drejtues teknik i Kombëtares, e cila fitoi Kampionatin Botëror të vitit 1990, të zhvilluar në Itali. I futur nga Pele në brendësi të FIFA-s 100 (konkursi i madh që përfshin futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave), ai provoi edhe. Për kampionatin Botëror të vitit 2006, të luajtur në Gjermani, ai mbante rolin e presidentit të Komisionit Organizativ. Në fillim të Kupës së Botës, duke kujtuar që Calciopoli mund të detyronte ndryshimin e sjelljes së lojtarëve të Kombëtares së kaltër, pohoi se Italia kishte “paguar në fushë për skandalin Calciopoli”; megjithëkëtë Italia fitoi Kampionatin Botëror. Për të kuptuar si ka mundësi që ishte mbiquajtur ” Kaizer” mjafton të hidhje një shikim te skedat dedikuar legjendave të futbollit për të kuptuar autoritetin dhe elegancën që Franc Bekenbauer tregonte në fushë ose më thjesht, do të mjaftonte të hidhje një shikim qoftë edhe të shkurtër karrierës së tij, e cila mund të përmblidhet në një të dhënë të vetme: ka fituar gjithçka. Si të mos mjaftonte ka qenë i pari që ka fituar Kampionatet Kombëtare të Futbollit qoftë si futbollist, por edhe si trajner. Natyrisht që në vendin e tij, në Gjermani, respektohet dhe adhurohet si një monument. Respekti i dedikohet edhe për karrierën spektakolare që ka parë t’i vijë suksesit nga lagjja e punëtorëve të Monakos, në të cilën Franc Bekenbauer ka lindur dhe ka kaluar fëmijërinë. Qytetit të Monakos dhe skuadrës së tij, Kaizer i detyrohet më të vërtetë shumë. Kur ishte vetëm dhjetë vjeç hyn në klubin e futbollit të Monakos, aktivizohet shumë shpejt dhe tregon prirje prej futbollisti të madh. Në moshën 14-vjeçare bën pjesë në grupin e të rinjve të Bajern. Ai pëson gjithnjë e më shumë rritje nga ana profesionale dhe shumë klas dhe brenda një kohe të shkurtër arrin të mbizotërojë mbi të gjithë të rinjtë. Familja e ndjek me dashuri dhe përkushtim në të gjitha etapat e tij futbollistike, edhe pse vështirësitë ekonomike dhe skepticizmi i përgjithshëm i prindërve e detyrojnë të punojë. Pra atij i duhet të alternojë të dyja. Pak kohë më pas Franc bën zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tij (sepse në atë kohë futbolli nuk ishte ai biznes që është sot) lë gjithçka tjetër dhe në vitin 1964 debuton si profesionist me Bajern. Nuk kalon as edhe një vit dhe në 1965 emri i tij gjendet mes lojtarëve të Kombëtares (Gjermania Perëndimore), a Stokholm, kundër të zotëve të shtëpisë, në një ndeshje vendimtare për kualifikimet e Botërorit të vitit 1966 në Angli. Falë ftohtësisë së tij Franc Bekenbauer nuk zhgënjen, luan një ndeshje të madhe dhe tërheq klubin Gjermania Perëndimore grumbullin e skuadrave të destinuara për të debutuar në Kupën e Botës. Edhe është pikërisht në Kampionatin e organizuar në Angli që e gjithë bota zbulon “Kaizer” Franc dhe rolin e shpikur nga ai “sulm i lirë”, që po e zhvillonte së bashku me trajnerin e tij të Bajern, Taschik Cajkovski. Në Kampionatin Botëror të Meksikës në vitin 1970 Bekenbauer ishte një nga protagonistët e një prej ndeshjeve më të njohura në historinë e futbollit planetar: ajo gjysmëfinale “Itali-Gjermani, 4-3″ së cilës iu kushtua një film, libër, pankarta dhe mesazhe. Bekenbauer dhe shokët e tij patën fatin të gjendeshin përballë Italisë së Mazzolas, Rivas, Riveras, Facchettit dhe Boninsegnas. Bekenbauer me kombëtaren e tij do të ndeshej në 103 takime, të gjithë ndërmjet 26 shtatorit 1965 dhe 23 shkurtit 1977 (ndeshja e fundit, kundër Francës). Me fanellën e Bajern, me përjashtim të Kupës UEFA-s, Bekenbauer fiton të gjitha të mundshmet: Kupën e Kupave, Kupën e Gjermanisë, Kupën Ndërkontinentale, Kampionatin Evropian. Pasi renditet i treti ai drejton Kombëtaren në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Gjermani në vitin 1974, ishte ai që ngriti kupën e fituesve. Nuk mund të mungonte “Topi i Artë”, të cilin Kaizer Franc e fitoi dy herë. Në moshën 32-vjeçare, plot me suksese, del nga skena, por ende nuk braktis lojën e futbollit. Në vitin 1977 transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku luan me skuadrën e Nju Jorkut dhe fillon të fitojë edhe përtej oqeanit; nga viti 1977 në 1980 mbërrijnë triumfet e kampionatit të futbollit amerikan me fanellën e Cosmos. Në viti 1984, pasi lë lojën e futbollit, Bekenbauer pret derisa i ofrohet mundësia të stërvitë të rriturit e kombëtares. Basti është i fituar: pas vendit të dytë në Kampionatin Botëror në Meksikë në vitin 1986 (të skualifikuar në finale nga Argjentina), kombëtarja gjermane ia merr hakun Argjentinës katër vjet më vonë në Kampionatin Botëror të vitit 1990. Bekenbauer hyn në histori: asnjë deri në atë moment kishte pasur një Kampionat të fituar si lojtar dhe si trajner. Pasi la bankinën e skuadrës kombëtare në vitin 1993, pas një paranteze të shkurtër si trajner i Olimpikut të Marsejës, kthehet të Bajern si nënpresident. Në vitin 1994 stërvit skuadrën, në të cilën ka shpenzuar jetën e tij duke e çuar në fitimin e Kampionatit. Më pas bëhet president duke kurorëzuar një tjetër ëndërr. Në vitin 1998 Franc Bekenbauer, personi serioz, i cili ka qenë pak herë personazh thashethemesh, është cilësuar “lojtari gjerman i shekullit ” dhe në të njëjtën kohë nuk realizon idenë e regjisorit Tony Wiegand për një film autobiografik. Nga ana tjetër cili aparat fotografik apo kamerë mund të merrte përsipër të kërkonte klasin dhe elegancën e pafund të tij? Ajo përzierje finese dhe madhështie, të bashkuara me një fizik atleti dhe më një vizion të mrekullueshëm loje, që i kanë dhënë mundësi të mënjanojë çdo gabim të mbrojtjeve të kundërshtarit dhe të bëhej një lojtar unik dhe të ketë respektin e të gjithëve. Skeda personale Emri: Franz Mbiemri: Beckenbauer Pseudonimi: Kaiser Datëlindja: 11.09.1945 Vendlindja: Mynih Kombësia: Gjerman Pozicioni: Mbrojtës i lirë Skuadrat: Bajern Mynih, Hamburg, Nju York Cosmos 103 ndeshje me Gjermaninë Perëndimore 14 gola në ndeshje ndërkombëtare





Franc Bekenbaueri e pa driten e diellit ne qytetin e Mynihut ne vitin 1945, ne ate kohe kur bota ishte e traumatizuar ende nga plaget e Luftes se Dyte Boterore. Ishte pikerisht momenti kur bota ndiente nevojen e nje buzeqeshjeje. Franci ishte i biri i nje funksionari poste, i cili deshironte te behej atlet, por pasioni per futbollin ishte akoma edhe me i madh. Ne moshen 14-vjecare u regjistrua ne ekipin e te rinjve te Bajernit. Po me kete ekip ai beri debutimin e tij ne Regional liga Sud (Ligen Jugore Rajonale) ne qershor 1964, dhe me pas ne Bundesligen me 1965. Ne moshen 17-vjecare ai kalon ne ekipin e te rriturve te Bajernit te Mynihut. Trajneri i tij serb, Caikovski, njekohesisht nje ish-futbollist i talentuar, krijoi tek i riu besimin, duke pare se prapa pergatitjes fizike fshihej inteligjenca e nje lideri te lindur.

Franc Bekenbauer

Franc Bekenbaueri e pa dritën e diellit në qytetin e Mynihut në vitin 1945, në atë kohë kur bota ishte e traumatizuar ende nga plagët e Luftës së Dytë Botërore. Ishte pikërisht momenti kur bota ndiente nevojën e një buzëqeshjeje. Franci ishte i biri i një funksionari poste, i cili dëshironte të bëhej atlet, por pasioni për futbollin ishte akoma edhe më i madh. Në moshën 14-vjeçare u regjistrua në ekipin e të rinjve të Bajernit. Po me këtë ekip ai bëri debutimin e tij në “Regional liga Süd” (Ligën Jugore Rajonale) në qershor 1964, dhe më pas në Bundesligën më 1965. Në moshën 17-vjeçare ai kalon në ekipin e të rriturve të Bajernit të Mynihut. Trajneri i tij serb, اaikovski, njëkohësisht një ish-futbollist i talentuar, krijoi tek i riu besimin, duke parë se prapa përgatitjes fizike fshihej inteligjenca e një lideri të lindur. Këto cilësi e udhëhoqën drejt postit të mesfushorit, ku dhe u angazhua në pjesën e parë të karrierës së tij. Suksesi i bavarezëve në kampionat dhe fakti që ishte ekipi i parë gjerman që merrte një Kupë Europiane, i hapi atij rrugën drejt kombëtares në shtator 1965, pikërisht përpara Kupës së Botës të vitit 1966. Ishte e vështirë, pasi duhej të sakrifikohej Shimaniak, një mesfushor i respektueshëm dhe njëkohësisht i frikshëm për të gjithë për shkak të forcës së paparë fizike. Si mund ta zëvendësonte i riu Franc me pamjen e tij aristokratike të fuqishmin Shim? Përgjigjen e parakohshme e mori gjithë bota në finalet e botërorit të Anglisë. Gjermania paraqet një dyshe të shkëlqyer në mesfushë, Bekenbauer-Overat, duke formuar linjën më të mirë deri asaj kohe (renditje 1+4+2+4), e cila pasonte topat drejt Uve Zelerit, Halerit, Emerihut dhe Heldit. Finalja e Londrës u humb tragjikisht nga gjermanët, por për Francin ky ishte vetëm fillimi i një karriere të shkëlqyer.

Retrospektivë - Kupa e Botës, 1966
Përpara ndeshjes së madhe me Anglinë, Gjermania Perëndimore, pjesë e së cilës ishte edhe Bekenbaueri, shkatërroi Zvicrën me rezultatin 5-0, një barazim 0-0 me Argjentinën, ndërsa më pas mundi Spanjën 2-1, për të mbërritur në çerekfinale. Ndeshja kundër Uruguajit pati vështirësi pas përjashtimit të dy futbollistëve. Megjithatë, Bekenbaueri erdhi nga thellësia e mesfushës dhe vulosi rezultatin në fitore, 4-0. Bekenbaueri do të ishte golashënues edhe në gjysmëfinalen me Rusinë, ku sërish do të mbeteshin me nëntë futbollistë në fushë, një prej tyre i larguar nga fusha për shkak të një dëmtimi, ndërsa tjetri i nxjerrë jashtë loje. Goli i tij do të ishte një e majtë e fortë, e cila rrëzoi murin e krijuar nga legjendari Lev Jashin. Në finalen e madhe kundër Anglisë, Bekenbaueri do të ishte kokë më kokë kundëra të madhit Bobi اarlton. Ishte një ndeshje midis të mëdhenjve. Disa vite më pas, Bekenbaueri do të kujtonte اarltonin, duke thënë: “Anglia na mundi më 1966, pasi Bobi اarlton ishte më pak i mirë se unë…”. Anglia fitoi ndeshjen 4-2 në kohën shtesë, me tre gola të shënuar nga Geof Hërst. Bekenbaueri, i rikthyer tek Bajerni, do t’i shijonte shumë shpejt fitoret, duke marrë në 1966 dhe 1967 Kupën e Gjermanisë Perëndimore, dhe po atë vit fitojnë trofenë e parë europiane, Kupën e Kupave, duke mundur Gllasgou Rejnxhërsin me rezultatin 1-0.

Të rinjtë, nën udhëheqjen e Bekenbauerit
Bekenbaueri u aktivizua si kapiten në sezonin 1968-69 dhe njëkohësisht si udhëheqës i këtij klubi për titullin e parë të ligës. Bëhet kapiten i kombëtares gjermane në vitin 1971, megjithëse kishte pësuar një zhgënjim në gjysmëfinalen e Kupës së Botës më 1970. Botërori tjetër në Meksikë e gjen titullar të pakundërshtueshëm, ndërsa në ekip ishin përfshirë një sërë emrash të rinj, si pantera Sep Majer dhe Gerd Myler, nuhatësi më i mirë i golave, së bashku me Shnelingerin, Lohrin, Overatin, Halerin, Libudën, Vogtsin dhe të pazëvendësueshmin Uve Zeler. Këta të fundit krijuan një ekip perfekt, të cilin, megjithëse i skualifikoi Italia, pas ndeshjes këta të fundit thanë: “Finalen e luajtëm përpara finales së madhe”. Por nuk kishte si të shkonte ndryshe një justifikim më i madh, përveç faktit që Franci u aktivizua në lojë 30 minuta me klavikulën e thyer dhe të lidhur me fasho? Ky ishte Franci, lideri i pakundërshtueshëm, i cili ishte gati të vdiste në terrenin e fushës për ekipin e tij. Në 1972, Gjermania Perëndimore fitoi Kampionatin Europian, duke shkatërruar Bashkimin Sovjetik me rezultatin 3?0 në finale, e cila vijoi me fitore të njëpasnjëshme pas titullit të argjendtë dhe të bronztë në botëror. Por me siguri, viti më i mirë për Bekenbauerin do të ishte 1974. Kombëtarja e bazuar në “bllokun e Bajernit të Mynihut” (të tre futbollistëve të mëparshëm do t’i bashkohej Braitneri, Uli Hënes dhe Shvarcenbek), do të fitonte botërorin, megjithëse në finale pësuan një gol “holandezët fluturues” që në minutën e parë. Franci, pas 90 minutash lojë, do të ngrinte kupën 20 vjet pasi Fric Valter kishte provuar të njëjtin emocion. Në të njëjtin vit, Bajerni i Mynihut do të merrte edhe Kupën e Kampioneve, duke vënë bazat e supremacisë bavareze për 3 vjet radhazi. Të parët e kishin ndier këtë pozicion spanjollët e Atletikos së Madridit dhe më pas, me radhë Lidsi i Bremnerit dhe St. Etieni me Tresorin. Viti 1976 do t’u sillte bavarezëve për të tretën herë në Kupën e Kampioneve, por edhe një humbje të hidhur pas një dështimi me penallti në finalen e Kampionatit Europian.

“Braktisja” e futbollistëve
Ishte “kënga e mjelmës” e një gjenerate të shkëlqyer, ndoshta fenomeni më i madh sportiv që kishte përjetuar deri asaj kohe Gjermania. Në këtë kohë, për arsye nga më të ndryshmet, një pjesë e madhe e yjeve të futbollit do të jepnin dorëheqjen. Pas Gerd Mylerit, i kritikuar së tepërmi nga tifozët gjermanë, vijoi Netzeri (”i mërguar” në Spanjë), Braitneri refuzon pjesëmarrjen në ekip nën udhëheqjen e Shënit, Overati dhe Grabovski vendosin se tre botërorë i mjaftonin karrierës së tyre, ndërsa Hënesi nuk mundi të përjetonte dështimin me penallti përballë çekëve në Kampionatin Europian.

Franci vendosi të mos rrezikonte të bëhej “bashkëpunëtor” dhe e braktisi kombëtaren, por jo më parë se sa të arrinte çdo gjë që mund të dëshironte një futbollist profesionist. Në të vërtetë, “pancerët” u goditën keqazi në Argjentinë, ndërsa e gjithë bota do të mbante mend golin e vulosur nga Franc Bekenbaueri. Eshtë për t’u theksuar se në vitin 1974 ai u pozicionua si mbrojtës qendre dhe ishte po vetë ai vetë që vendosi të luante i lirë, me anën e elegancës dhe eficiencës së ndërhyrjes së tij, duke u bërë një “rrip transmisioni” midis sulmit dhe mbrojtjes. Më 1976, Gjermania Perëndimore humbet Kampionatin Europian në finale, ndërsa më 1977 Bekenbaueri pranon një kontratë të majme që të luante për Ligën Veriore të Futbollit Amerikan, me New York Cosmos. Ai angazhohet me këtë ekip deri në vitin 1981. Pas disa vitesh të kaluara në Cosmos New York, rivjen në Bundesligë dhe e mbyll karrierën e tij si lojtar me Hamburger SV, ndonëse duket paksa paradoksale, pasi në vitet ‘70, hamburgasit ishin rivalët e bavarezëve. Në 1984 Bekenbaueri tërhiqet nga roli i futbollistit. Ai luajti gjithsej 103 ndeshje dhe shënoi 14 gola në ndeshje ndërkombëtare, ndërsa në ligën e vendit të tij, Gjermani, ai ka regjistruar plot 424 dalje në fushë, ku ka shënuar 44 gola. Nga menaxher i kombëtares, president i bavarezëve. Por ambicia e tij nuk e lë të qëndrojë për shumë kohë larg futbollit. Më 1984, kur kombëtarja gjermane ndodhej në një situatë krize, pas dështimit në europianin e Francës, ai i bashkohet ekipit të ri si menaxher i saj dhe, nga një “vjetërsirë”, ndërton një ekip që çudit sërish Meksikën, duke humbur vetëm finalen e madhe përballë ekipit të gjenialit Maradona, një lojtar të cilin “Kaizeri” Franc do të donte ta kishte edhe ekipi i tij. Më 1990, ai menaxhon për herë të fundit Gjermaninë Perëndimore, duke fituar finalen me Argjentinën. Bekenbaueri ishte njeriu që nuk do të linte asnjë punë përgjysmë. Pas Euro ‘88, ku nuk mundën të kalonin në gjysmëfinale “portokallen mekanike”, vijoi me botërorin Italia ‘90, ku Gjermania nuk mundi të ndalej nga asnjë skuadër. Duke vendosur në fushë Mateusin, Klinsmanin, Mylerin, Haslerin, Vëlerin dhe Brehmen, Gjermania merr një revansh të merituar sërish ndaj Argjentinës. Bekenbaueri, pas kësaj, pranon një ofertë nga ekipi i Olimpikut të Marsejës më 1990, por vetëm një vit, më pas ai largohet. Rikthehet pranë Bajernit të Mynihut më 1992 dhe më 1994 bëhet president i këtij klubi. Më 1998 ai bëhet zëvendëspresident i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB). Bekenbaueri është konsideruar një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve. Më 2004 ai u votua në vendin e dytë si lojtari më i mirë europian në 50 vitet e fundit nga “UEFA Golden Jubilee Poll”. Pasi arriti çdo gjë si futbollist dhe trajner, Bekenbaueri, njeriu i cili kombinoi rigorozitetin gjerman me stilin latin, vërtetoi klasin e udhëheqësit të madh, duke e çuar kombëtaren e tij në “fushën pritëse” të Botërorit 2006. A mundet që dikush të dëshironte më shumë se kaq?

Viti 2005: 60-vjetori i “Perandorit”
Eleganca e tij natyrale, teknika perfekte e një loje moderne dhe personaliteti i fuqishëm, bënë që tifozët e vendlindjes ta thërrasin “Perandori Franc”. I lindur në një lagje të Mynihut, Giesing, shumë afër stadiumit, takimin e parë me futbollin, ashtu si dhe shumë fëmijë të asaj periudhe të pasluftës, e filloi me një top prej lecke, të cilin “e ndërtoi” së bashku me të vëllanë e tij më të madh. Ndezja e pasionit për futbollin u bë akoma edhe më e madhe kur i ati i tij i vuri sholla të reja një palë atleteve të vjetra. Disa vjet më vonë u regjistrua në “SC 1906 Munchen”, asokohe klubi më i fuqishëm, përpara se të shkonte në ekipin e Bajernit.

Divorci me Sibilën dhe martesa e dytë me Burmesterin.
Më 1990, Bekenbaueri u martua me Sibilën, por u divorcuan në nëntor 2004. Duke filluar që nga viti 2002, Bekenbaueri kishte vendosur të bashkëjetonte me Heidi Burmesterin, një ish-sekretare e klubit bavarez në moshën 37-vjeçare. Bekenbaueri është babai i pesë fëmijëve, i fundit i të cilëve doli në dritë në nëntor 2003. Më 2 shtator 2000, qyteti i Hamburgut i bëri një nder të pazakontë: një specieje e veçantë luleje mori emrin e tij, Franc Bekenbauer, petalet e së cilës kanë ngjyrë të kuqe violetë dhe blu, nuancat e përfaqësueseve të klubeve “Bayern Munchen” dhe “SV Hamburg”, ku ka qenë i aktivizuar mjeshtri i futbollit. Ishte pikërisht Bekenbaueri ai që ndryshoi vizionin e spektatorit për futbollin në lidhje me mbrojtësin e qendrës, duke i dhënë më shumë influencë në fushën e lojës. U dallua për botëkuptimin e tij të pakundërshtueshëm, kurajon për të rinovuar çdo gjë, taktin dhe mirëkuptimin në marrëdhëniet me lojtarët. Sipas një publikimi të revistës gjermane “Stern”, duke iu referuar një studimi të Institutit “Forza”, në numrin e saj më shtator 2005: “Bekenbaueri, 20 vjet pas mbylljes së karrierës së tij futbollistike, është cilësuar lojtari më i rëndësishëm në historinë 40-vjeçare të kampionatit gjerman të futbollit”.

Pasaporta e Bekenbauerit

Emri: Franc
Mbiemri: Bekenbauer
Datëlindja: 11.09.1945
Vendlindja: Mynih, Gjermani

Debutimi në kombëtare: 1965
Ndeshje ndërkombëtare: 103
Gola në ndeshje ndërkombëtare: 14
Kampion në Bundesligë: 1969, 72, 73, 74
Kupa e Gjermanisë(RFGJ) : 1966, 67, 69, 71
Lojtari më i mirë i Gjermanisë: 1966, 1974
Kapiten i ekipit kombëtar: 1971
“Topi i artë”: 1972, 1976
Futbollisti Europian i Vitit: 1972, 76
Kampion i Botës: 1974 (si lojtar), 1990 (si trajner)
Kampion i Europës: 1972
Kupa e Kampioneve: 1974, 75, 76
Kupa e Kupave: 1967
Kupa Interkontinentale: 1976
Ekipet ku ka luajtur: C Munich 1906, Bayern Munich, New York Cosmos, SV Hamburg
Trajner i kombëtares së Gjermanisë: 1986
President i Këshillit Drejtues të Bajernit: 1991, 2003
President i K.O.K.B: Gjermani 2006.
 
Top