Francë, shpiket zemra artificiale me inde lope

Mediat franceze shkruajnë se një ekip mjekësh kanë bërë të mundur transplantin e zemrës artificiale, e përbërë nga indet e lopës. Kjo risi do të shpëtojë shumë njerëz, të cilët deri më sot kanë pritur që organi tu dhurohej nga të vdekurit. Gazeta “Liberation” shkruan se operacioni është kryer në fshehtësi në spitalin parisien “Georfes Pampidou”.

Ky është rasti i tretë që në Francë transplantohet zemra artificiale. Pacienti i parë që përfitoi nga transplanti i zemrës artificiale në vitin 2013, i cili ishte 76 vjeç, ndërroi jetë tre muaj pas operacionit. Fillimisht shkencëtarët e kishin realizuar zemrën me materiale plastike, e cila shkaktonte infeksion në trupin e pacientëve. Tani ajo është e përbërë nga indi i lëkurës së lopës dhe duket se organizmi e pranon. Zemra artificiale mundëson lëvizjen automatike të gjakut në trup. Përbëhet nga numri i madh i sensorëve dhe mikroprocesorëve që analizojnë gjendjen e trupit. Në bazë të kësaj automatikisht përcaktohet numri i rrahjeve.

29 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)
 
Top