Francezë, egjiptianë dhe grekë rrethojnë Turqinë nga Perëndimi, ushtria turke në gjendje gatishmërie!

1614178334759.png


Do të jenë dhjetë ditë zjarri këto për Egjeun duke filluar nga sot dhe në vijim.

Dhjetra avije dhe avionë, dronë të armatosur apo thjesht për vëzhgim, një aeroplnambajtëse si edhe mijëra ushtarë do të gjenden gjatë ditëve në vijim në një zonë të ngushtë si Egjeu duke krijuar një klimë lufte në zonë.

Turqia iu përgjigj manovrave ushtarake të grekëve në Aleksandropulos duke dërguar në Egje plot 28 anije ushtarake, 27 avionë F-16, disa avionë F-4 si edhe një numër të madh ushtarësh që do të kryerjnë stërvitjen “Atdheu Blu”.

Deniz-ordusu-1.jpg
Ndërkohë, pak milje më sipër, pikërisht në rrethinat e qytetit grek të Alksandropulosit, vetëm 20 kilometra nga kufiri turk, disa anije, dhjetra tanke greke si edhe mijëra ushtarë në kuadër të stërvitjes së madhe të “Europe Defender 2021”.


Kjo stërvitje është parë si presion ndaj Turqisë pasi kjo e fundit bleu dhe refuzon të mos përdorë raketat ruse S-400.

Por nuk ka mbaruar me kaq, përreth Kretës pritet pozicionimi i aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” bashkë me disa anije të tjera, e cila do të kryejë manovra ushtarake me marinën greke.

Këtyre manovrave do t’i bashkohet edhe marina egjiptiane pak më në jug duke formuar kështu një mur të NATO-s bashkë me Egjiptin përballë Turqisë, e cila sëfundmi është kthyer në një aleat të pabesueshëm për Perëndimin pas raporteve të ngushta me Rusinë.

E gjithë situata e krijuar është duke u raportuar me tituj bombastikë në mediat turke. “Për çfarë është kjo përgatitje”, shkruan media pro qeveritare turke “Yeni Safak” duke publikuar pamje nga stërvitja greke në Aleksandropulos./abcnews.al
 

Attachments

  • Deniz-ordusu-1.jpg
    Deniz-ordusu-1.jpg
    128.7 KB · Shikime: 0
  • Deniz-ordusu-1.jpg
    Deniz-ordusu-1.jpg
    128.7 KB · Shikime: 0
Presione koti. Eshte si puna e atij qe thote do te vras do te vras dhe mban doren ke pistolata e normal qe ste ben asgje. Lol
 
Top