• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Frika për trazira në Veri, Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë krah Ismail Qemalit


Eshtrat e Isa Boletinit do të varrosen në Vlorë më 10 qershor.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp, në të cilën kanë qenë të pranishëm familjarë të veprimtarit të shquar dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi.

Trupi i tij do vendoset në një mjet dhe do udhëtojë nëpër trojet shqiptare.

“Ceremonia do të përmbyllet në Sheshin e Pavarësisë dhe Isa Boletini do të prehet pranë Ismail Qemalit,” tha Rama, duke premtuar se pranë tyre do jenë të tjerë luftëtarë për Pavarësinë e Shqipërisë.

Boletini në fakt pritej që të rivarrosej në Kosovë, në fshatin Boletin në Veri të Mitrovicës.

Koha Ditore shkruan se qeveria kosovare ka pasur frikën e shkaktimit të trazirave dhe për këtë arsye, ka rënë dakord që eshtrat e Isa Boletinit të rivarosen në Vlorë.
dita
 

Aver

VIP
Titulli: Frika për trazira në Veri, Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë krah Ismai

Ide e mire pasi qe paska qene e pamundur te varroset ne fshatin e tij. Por cfare shteti ky i joni kur nje hero kombetar s'guxojme t'a varrosim brenda atij teritori ndaj te cilit zotohemi se kemi sovranitet.

Shtet hajgare.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Frika për trazira në Veri, Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë krah Ismai

Se mos do e hane te kete edhe trazira :p
 
Top