‘Fshat magjik e spektakolar me plazhet më të bukura në botë’!

The Guardian sugjeron Qeparonë në Shqipëri për turistët.
qeparo.jpg
Jugu i Shqipërisë mbetet një nga perlat botërore. The Guardian ka listuar plazhet e Qeparosë si një nga më të bukurit në botë që duhet vizituar patjetër. Në një artikull ku janë lista e 40 plazheve më të bukur në botë, nuk ka munguar as vendi ynë. The Guardian e përshkruan Qeparonë si një fshat magjik që dhuron spektakle ngjyrash e plazhe të shumtë. Si më kryesore përmendet Porto Palermo e kështjella e Ali Pashë Tepelenës, që gjithashtu sugjerohet të vizitohet.

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Aty gjeni dhe dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon që nisin nga 70 euro nata.

noa.al
 
Top