Fshati ku vajzat bëhen djem në moshën 12 vjeçare!

Guevedoces-Salinas-pseudohermaphrodite-Dominican-Republic-girls-grow-penises-turn-into-boys-90...jpg
Në Salinas, një fshat i Republikës Domenikane, për shkak të një devijimi të rrallë në nivel gjenetik, rreth moshës 12 vjeç, një vajzë në 90 “ndryshon seks” për shkak të shfaqjes së penisit dhe testikujve.

Këto vajza që deri në ato momente kanë jetuar si femra, gjenden përballë një transformimi tërësor, duke qenë me çdo mënyrë dhe efekt meshkuj.

Për ketë fakt ka folur së fundmi dhe BBC- ja nëpërmjet dokumentarit të saj «Countdown to life: the extraordinary making of you».

Transformimi, me shfaqjen e penisit dhe me testikujt që zbresin, përket me moshën e pubertetit.

Bazë e këtij keqfunksionimi gjenetik është mungesa e një enzime (5-ARD), e cila bën që duke nisur nga momenti që fetusi ndodhet brenda barkut të nënës, të prodhohet dhe të zhvillohet një hormon tipik mashkullor, i quajtur dido- testosteron.

Për shkak të kësaj mungese gjenetike në lindje fëmijët duken femra, pasi nuk kanë as testikuj dhe as kokeshpullë.

Ajo çka shihet është diçka që ngjan me një vaginë, por që në fakt nuk është e tille. Me kalimin e kohës testosteroni rritet, kur vjen puberteti kokëshpulla dhe testikujt rriten. Një tronditje e thellë kjo për vogëlushet, të cilave ju duhet të përballen me diçka të pabesueshme: kalimi nga jeta e një vajze, në atë të një burri.

Tashmë në fshat ky fenomen është gjërësisht i njohur kështu që shndërrimi j seksit nuk shihet në mënyrë të çuditshme. Pa u siguruar nëse fëmijët janë femra, apo meshkuj, vogëlushet thirren “guevedoces” ose “machiembras”.

Termi “guevedoces” përkthehet në “kokeshpullë në 12 vjeç”, ndërsa me “machiembras”, përcaktohet fakti që në fillim ishte grua, pastaj burrë.

Historia e Felisitës, që më pas u bë Xhoni
xhoni-768x480.jpg
Në dokumentarin e BBC, mes historive të ndryshme tregohet dhe ajo e Xhonit, i cili kur u lind u quajt Felisita. Xhoni deri në zbulimin që në të vërtetë ishte një burrë, jetoi si një vogëlushe e zakonshme. Procesi i transformimeve nisi kur Felisita mbushi 7 vjeç.

“Mbaj mend që kur linda nuk dinin se çfarë seksi kisha, por shkoja në shkollë me fund. Vishja shpesh një fustan të kuq, por nuk më pëlqente të vishesha si vajzë”, – ka deklaruar Xhoni. “Kur më blenin lodra vajzash nuk kam luajtur asnjëherë, më pëlqente të luaja me djemtë”.

Procesi i tansformimit të Xhonit, i cili sot është 24 vjeç ishte shumë i gjatë. Pavarësisht shfaqjes së testikujve dhe penisit, këto vajza, derisa zbulojnë që në të vërtetë janë meshkuj, bëjnë tërësisht jetën e një femre.

Sepse transformimi nga vajzë në djalë nuk është vetëm fizik, por dhe mendor. Nëse për atë fizik ajo që ndihmon është natyra, për atë mendor nuk është gjithnjë e lehtë të kthehesh nga grua në burrë brenda ditës.

b.m/dita
 
Top