• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.

Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamantë dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afësi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.
Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah”, por deri më tash nuk kanë mundur të gjejnë asgjë./albinfo/
 

cent

...Lontano
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Do ket ndonje tok per te punuar ky Forrest Fenn dhe ska dit si ta punoj,ka gjetur kete hile :p lol
Kujt i la mendja te groposi florinj ne vitin 2013... :D
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Opo genjeshter me brira per 1 prillin po he!
 

cent

...Lontano
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Sa genjejm ne shqiptaret...Dhe me dat 2 srrim rehat :p
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Siduket nuk do ket pasur femije, Pastaj ndoshta dhe e kan gjetur se mos do tregojne :p
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Edhe mundet Bjondi por eshte e vertet diku e kam lexuar dhe me pare ket ....ndaj nuk besoj te jet genjeshter
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!

Edhe mundet Bjondi por eshte e vertet diku e kam lexuar dhe me pare ket ....ndaj nuk besoj te jet genjeshter

Jo dhe un mendoj qe nuk esht genjeshter, Pastaj nga nje an mir ka menduar ai me mir ta gjej ai qe te ket rrisk sesa t'ja mari shteti :p
 
Top