Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Love

βeℓℓe â๓e
Të lira, por me klas! Agjencia Cheap-Chic- Weedings.com ka shpallur fituesin e edicionit të nëntë për stilimin e fustaneve të nusërisë me lëndë të parë letrën higjienike.

2013-06-06-clip_image001.jpg


Dhe fituesja këtë herë është një shqiptare. Mimoza Haska është në profesion parukiere dhe stiliste!

Ajo prej vitesh jeton bashkë me familjen e saj në një zonë bregdetare të quajtur Surfside Beach, në Nju Jork.
Ajo e emërtoi fustanin “Mjellma e bukur”, duke realizuar një krijim që i përshtatej modelit të saj.

Fustani ka një bust të ngjitur pas trupit, një fund të shkurtër, por me një bisht i cili zgjatohet në njërën anë të fustanit, zambakë të pozicionuar thuajse në të gjithë tërësinë e fustanit dhe një kapelë për kokën në formën e një kurore klasike.

Për të realizuar këtë fustan ajo ka përdorur më shumë se 16 topa letrash higjienike, si dhe detaje dhe elemente të tjera shtesë për t’i dhënë shkëlqimin e duhur modelit të fustanit të krijuar nga duart e saj.
Panorama


0e7b9dae-db79-4f04-861c-8a963b00f996_275b75a6f6bd0012340f6a706700d327-1.jpg
 
Redaktimi i fundit:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Urime shqiptares, e pash ne foto fustanin, e duket shume bukur.
Kam pare dhe tjera fustane te bera me leter, (eshte leter e trajtuar, jo si kjo qe shkruajme ne dite per dite), e duken bukur. Eshte art dhe fantazi e ky lloj dizanji.
images


3.jpg

Edhe shqiptarja jone me fustanin
0e7b9dae-db79-4f04-861c-8a963b00f996_275b75a6f6bd0012340f6a706700d327-1.jpg


2013-06-06-clip_image001.jpg
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Dhe ka gjet modelen perfekte qe mund ti shkonte me se miri :D

2013-06-06-clip_image001.jpg
 

Butterfly

Antar Aktiv
Titulli: Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Bravo vertet nje krijmtari me fantazi te bukur
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Fustane nusesh me letra higjienike, fiton një shqiptare

Sa tatuazh i bukur plus trendafilat me letra bukur.
 
Top