Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
LadyD-fustani.jpg


Një nga fustanet “përrallore” të Princeshës britanike Diana do të dalë në shitje në dhomën e ankandeve “Kerry Taylor”, në Londër. Fustani, me një ngjyrë qumështi e shndritshme dhe sekuenca ari, kristale dhe rruaza perlash të ngulitura kudo, ra në sy për herë të parë në shfaqjen e modës të Kryqit të Kuq për bamirësi, më 1986. I tërë ansambli përfshin mëngë femërore të heqshme dhe një rrip koke.


“Ky fustan ka një stil të ri romantik të viteve ’80. Ky ka qenë ndër më të preferuarit e saj. ثshtë një lloj fustani, që çdo vajzë e vogël e ulur në bankat e shkollave do të vizantonte, nëse do t’i kërkohej të vizatonte një princeshë. Princeshë Diana i jepte pamje të ndryshme fustanit, teksa e vishte me aksesore të ndryshme e të shumta”, tha Kerry Taylor, pronari i dhomës së ankandeve. Fustani pritet të shitet për 130 mijë dollarë, kur të nxirret në ankand. /albeu.com/
 

Kila

VIP
Titulli: Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

blej nja 300 fustane me mire ..
 
Titulli: Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

Waw sa i bukur modeli mbi te gjitha me rrruaza perlash fiksimi im.....nese nuk do isha supersticioze dhe te kisha ca lek do ta kisha blere... Thoni cte doni por ja vlen .... Po ne mire lek qe skemi po sna le dhe mendja .... Sdo ta blija dot se po ta vishja mos me sillte ters , me dukej sikur do vdisja dhe une si ajo :p
 

lovely

Anëtar i ri
Titulli: Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

wow...magic!!! ndoshta ia vlekerka .por mesojme dizenjon dhe e sajojme me gure plazhi shumekoloresh dhe e veshin damat shoqeruese te nuseve.fundja kjo taktike nxit nje promocion dhe fustani vihet ne ankand me cmime te arsyeshme.

N.ne usa ,aktorja me personazhin taylor ne serialin beautiful,te njollosur me gjak ,vuri ne ankand veshjen me nje cmim po fort te kripur.s'besoj s e gjindet me atje ...oops
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

Shifra e lart e qmimiet jepe per dy arsyje
1 pse e ka pas mbretresha dhe
2 pse eshte stil i viteve 80-ta
si dizajn eshte mjaf i bukur ...dhe tani eshte ne trend ndamje ne dy pjes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fustani i Princeshës Diana në shitje për 130 mijë dollarë

wow...magic!!! ndoshta ia vlekerka .por mesojme dizenjon dhe e sajojme me gure plazhi shumekoloresh dhe e veshin damat shoqeruese te nuseve.fundja kjo taktike nxit nje promocion dhe fustani vihet ne ankand me cmime te arsyeshme.

N.ne usa ,aktorja me personazhin taylor ne serialin beautiful,te njollosur me gjak ,vuri ne ankand veshjen me nje cmim po fort te kripur.s'besoj s e gjindet me atje ...oops

Sdo ishte njesoj, imitimet mbeten po kopje, jo orgjinale..........stili seshte veshtire per tu kopjuar...madje dhe e kane kopjuar besoj...ashtu sic ndodhi ne rastin e Kate Middleton....te nesermen shume fabrika kineze arriten e kopjuan brenda nates fustanin e marteses madje pa mbaruar cermonia akoma , por prap vlera e orgjinalit ska te krahasuar.
 
Top