Gabi (thrift/second hand shop)

Yellow Redhead

angels walk among us
Gabi, ose sic quhen ndryshe dyqanet ku shiten rroba / kepuce / aksesore te perdorur. Ne Shqiperi ne fakt vetem kohet e fundit kane filluar te behen dyqane se zakonisht i gjenim neper cepa rrugesh me thase.

A blini te gabi ?

Apo i percmoni ata qe blejne veshje te perdorura? (kam degjuar dhe te tille plot)


Dini ndonje vend te tille te mire ne Tirane? (me dergoni directions me PM :p )

Ja i pari thrift shop (se ngjan me cool po ta shkruajme kshu) i bere publik ne Tirane
936920_481774898560669_922341990_n.jpg



Mund te gjesh gjera te bukura e, :D dhe lire

po doni ta tregoni dhe gjene me te bukur qe keni gjetur te gabi, me foto mundsisht :)
 

DeliriumMind

Disconnect to Riconnect 💫
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Ku ble shqiptari te gabi... ca thu o shpirt.
Ne vetem D&G, Loius Vuitton, Prada dhe Gucci sepse edhe pse skemi buk me henger na pelqen te dukemi :D

Ktu jan Mercatino dell'usato (markata e gjerave te perdorura) qe jan magazina me cfare do lloj gjeje te perdorur (pajisje elektronike, mjete guzhine, filma, mobilje, lodra, rroba etj etj ) dhe kur kam koh te lire i frekuentoj por jo per veshje... me shume kerkoj gjera te vecanta per shtepine qe kur i sheh thua : " E DUA DHE PIK".
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Nuk para blej rroba të përdorura.. por përdor shumë "brocante" që janë treg për mobilje, libra, tablo pikturash etj etj të përdorura dhe të vjetra .. për më tepër që jam e apasionuar pas të vjetrës dhe të rrallës..
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Nuk mbaj mend te kem blere ndonje gje tek Gabi, as s'ja dija emrin sinqerisht, mbaj mend qe
kaloja tek harixhinjt hidhja nje sy, po sa futesha dilja me vrap se si duroja dot kur bertisnin lol

Gjithsesi tek fotoja qe ke sjell ti Yelli, me pelqen ai shalli (ne mos gaboj se kshu me duket)
me Yin e Yang..a do ma blesh moj e te jep leket pastaj :D


sba02a.gif
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Gabi (thrift/second hand shop)

Kur kam qene e vogel, vetem me rrobat e gabit jam vesh. Kur u largova nga Shqiperia, e kapem i çik veten dhe s'para ble me ne second hand shop. :p Arsyeja: s'kam nerva te rri te kontrolloj per gjera kur jane rremuje. Megjithate, mami im qe ka nerva i frekuenton shpesh second hand shops dhe me gjen ndonje gje te mire dhe ma sjell ne shpi. Per shembull, kam 1 pale kepuce Gucci te blera ne second hand.
S'ka pse ti percmosh njerezit qe veshin te perdorura se ne ca raste, rrobat qe gjen ne second hand shop jane edhe te paveshura fare dhe me etiketa...ose ka raste qe pasaniket i blejne, i veshin njehere dhe i cojn ne second hand shop.
 
Top