Gabimet që nuk i bëjnë kurrë, si t’i kesh flokët e mrekullueshëm si francezet

Marla

S∩IɹIS

-640-0-609d5bfb78dcb.jpg


Në rast se asnjëherë nuk ka të ndodhur të bësh një postim me shënimin “një zgjim si ky”, ky është momenti më i mirë për ta bërë. Dhe kush më mirë se një stil i gruas franceze mund të të frymëzojë? Francezet, në përgjithësi, kanë një pamje që i dallon nga të gjitha femrat në të gjithë botën, jo vetëm për sharmin dhe elegancën, por edhe për pamjen shumë afër natyrales. E veçanta e bukurisë franceze, mbi të gjitha, është jashtëzakonisht e thjeshtë për t’u praktikuar: nuk ka orë të pafundme në parukeri apo minuta të tëra para pasqyrës për të arritur pamjen perfekte.
Megjithatë, francezet kanë edhe disa sekrete, të cilat i ndjekin me përpikëri. Disa madje, mund t’i gjesh edhe në librin “Si të jesh një parisiene kudo që jeton”.

Këtu është një listë me gjërat më të rëndësishme që francezet nuk i bëjnë kurrë me flokët.


Nuk i lyejnë kurrë flokët
“Mos i lyej flokët, por edhe nëse e bën, vetëm në ngjyrën tënde natyrale për t’u dhënë shkëlqim apo për të zhdukur thinjat.”
De Maigret (estetiste) betohet se ky është rregulli që ndiqet më shumë nga femrat franceze — në respekt të nënës Natyrë dhe të ngjyrës natyrale të flokëve.

Nuk e përdorin kurrë tharësen e flokëve
“Mos i thaj flokët me tharëse (vetëm në raste urgjente). Tharja natyrale është mjaft e shëndetshme për flokët: ajri i pastër në verë dhe peshqiri në dimër.

Nuk i lajnë flokët çdo ditë
“Nuk është e këshillueshme t’i lash flokët çdo ditë, siç mund të mendohet në ditët tona… Kjo mënyrë u heq flokëve yndyrën natyrale dhe u eliminon atyre volumin. Francezet e dinë se dita e dytë është idealja për të pasur flokë të bukur e të shëndetshëm.

Nuk përdorin aksesorë në flokë
Nuk është e nevojshme të vendosësh aksesorë në flokë.” Të shkurtër, mesatarë apo të gjatë, flokët mund t’i mbash natyrshëm, nuk është nevoja të shtosh aksesorë që mund t’i dëmtojë apo këpusin flokët. De Maigret rekomandon shmangien e rrathëve apo kapëseve të flokëve nëse je mbi 18 vjeç, por gjithashtu edhe aksesorë të tjerë që zakonisht mund t’i përdorësh si dekor.

Nuk dalin nga shtëpia me flokë të yndyrshëm
Sa herë të jepët mundësia, laji flokët në mbrëmje ose herët në mëngjes, në mënyrë që të mos dalësh asnjëherë nga shtëpia me flokë të yndyrshëm.
Sepse kjo, natyrisht, nuk është chic apo jo? De Maigret këshillon që të flesh me flokë të lagur, sepse në mëngjes mund të dukesh edhe më interesante me format që të kanë krijuar flokët (dhe të gjithë e dimë se, nëse je një parisiene e vërtetë, interesi për bukurinë zgjohet çdo ditë e më shumë).

-640-0-609d5be86183d.jpg


Nuk e harrojnë fuqinë e aromës
“Një spërkatje parfumi në flokë, pas veshit ose në qafë, nuk harrohet kurrë nga një franceze.…” Natyrisht, parfumi i rekomandur për këtë rast është Chanel 5, as më pak, as më shumë.

Nuk ankohen asnjëherë për kapelë
Është e bekuar ajo koha magjike në verë, kur flokët, me pak ujë deti, pak kripë dhe nën shkëlqimin e rrezeve të diellit, duken thjeshtë perfekte. Pa asnjë nevojë shtesë, me onde natyrale dhe të mrekullueshme."

/Class
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Mua kur me behen floket si te ajo foto pare , me acarohen edhe nervat , mire floket
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Po per neve qe na ngrihen qimet perpjete ka ndonje keshille se do ti marr ti shkul fare noi dite? 😂
 

DeliriumMind

Stay wild moon child.
Dikur, kisha me shum respekt per flokun dhe ndiqja te njejtat pika te artikullit pa mi mesuar njeri... dhe me pelqenin jashtmase.
Pastaj rreshkita 😅
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nuk ka me mire se cdo gje afer natyrales .
Ajo eshte forma per te arritur ne brendesine tende dhe per ta dashuruar ate.
 
Top