Gafa e rëndë në Bibliotekën Kombëtare, ngatërrojnë foton e Peter Bartl në krye të ekspozitës. Mjaftonte një “google search”

fd2b2e65-3715-483a-968a-34495732be9d-758x1024.webp

Qysh ditën e premte, ora 13.00, pa bujë e zhurmë, ashtu siç u bë për një aktivitet si memorandum me Bullgarinë, hapet ekspozita homazh për Peter Bartl. Deri këtu asgjë anormale, thjesht një detyrë primare, thelbësisht e goditur, për ndarjen nga jeta të një prej albanologëve më në zë. Por, si duket serioziteti i Bibliotekës edhe në këtë rast vihet në pikëpyetje. Nderimi i heshtur, pa ceremoni dhe prani mediash ka bërë që prej ditës së premte të mos bjerë në sy, të askujt, një ngatërresë, ose më mirë gafë e rëndë; në krye të ekspozitës për albanologun është vendosur një foto që nuk i përket atij, por një “personaliteti” tjetër, që eshte i gjallë. Si duket, krerët e Bibliotekës që prej zjarrit, përmbytjes etj etj, janë shkëputur nga realiteti i albanologjisë, duke mos rifreskuar njohuritë.

partl.jpg



Duke menduar, mundet, se Peter Bartl është moshuar, 85 vjeç, fotoja korresponduese sipas tyre, është ajo me shumë thinja!!! Edhe një revistë amatore online nuk do mund të ekspozonte një gafë të tillë, pa verifikuar (Nga një kërkim i thjeshtë në google del portreti real). Ta mendoni se kjo ndodh në Bibliotekën Kombëtare, është e pafalshme injoranca.

Ende sot, (dite e marte) ajo foto është në krye të ekspozitës, dhe askush nuk është shqetësuar se çfarë po ndodh aty. Nuk janë raste të pakta, që në këtë vend mediokriteti përcillet me të tilla forma.

Më poshte gjeni fotot nga ekspozita. Urojmë që dikush nga brenda ta pikasë këtë rast, që të mos turpërohen edhe në ditë të tjera, sa janë caktuar për të qëndruar hapur ekspozita.

Këtu nuk ja vlen më, të shkruajmë se kush ishte Peter Bartl! Një email njoftues për mediat nga Biblioteka do ishte mision primar, pa servilizimin edhe për një memorandum të rëndomtë, sa për të thithur fonde.

3a7b5bbf-4982-43d4-a3ff-2510fabd8a1b-1024x768.webp
b9cc29df-3acb-4f3b-b77b-7edba5fa89ef-1024x524.webp
google-1024x576.webp

Burimi: //https://arteka.al/
 
Top