• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Galateu ne Tavoline

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ketu mund te gjeni te gjitha informacionet per sa i perket "Sjelljes se Mire" ne te ngrene!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Uji

Uji i gazuar apo natyral, ne kane apo ne shishe nuk duhet te mugoje kurre ne tavoline.

Ai nuk duhet ngaterruar me veren, e cila duhet te zgidhet me mjeshteri nga e zonja e shtepise!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Hudhra

Dozat e ketij bari aromatik duhen kufizuar ne mase ne mbremjet e rendesishme, pasi aroma e tij e forte mund te shkaktoje ere jo te kendshme!
Nese perdoret ne doza te vogla, ai mund te shoqerohet me pas nga nje karamele me mente e cila ndihmon ne eliminimin e eres.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Agrumet

Agrumet mbahen me doren e majte dhe qerrohen me thiken ne doren e djathte duke hequr fillimisht majat dhe me pas duke e ndare lekuren e tyre ne disa pjese ne menyre vertikale!

Per te qene me te sofistikuar merrni nje thike dhe nje pirun dhe ndajini agrumet ne 8 pjese ashtu sic jane dhe me pas hiqini lekuren me ndihmen e thikes.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Antipastat

Antipastat duhen nxjerre ne kete renditje:

Sallamrat, zarzavatet dhe peshku ne fund (nese ka)!

Antipastat haen me ndihmen e pirunit dhe duke perdorur thiken vetem si mbeshtetese (jo per te prere gjerat pra); perdorimi i thikes eshte i nevojshem vetem nese ka peshk!


Antipastat e detit shoqerohen me vere te bardhe te thate (jo te gazuar)
Antipastat e malit dhe zarzavatet shoqerohen me vere Rose ose te Kuqe (edhe keto jo te gazuara).
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Aperitivi

Aperitivi duhet te serviret vazhdimisht pa pritur prezencen e te gjithe te ftuarve!

Ai ndihmon ne hapjen e oreksit dhe duhet pire 30 min para ngrenies.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Shtrimi i tavolines

Drekat dhe Darkat e rendesishme kerkojne:

- Nenpjate (e cila nuk duhet e hiqet deri ne fund te ngrenies) pjate te sheshte, pjate te thelle;

- Ne te djathte te pjatave duhen vene thika (me prehesen ne drejtim te pjates) dhe luga;

- Ne te majte te pjates duhen vene 1 ose 2 pirunj (varet nga menu-ja) dhe peceta.

- Siper pjates duhen vene luget (me bishtin nga e djathta) per embelsiren.

Mbi sendet ne te djathte duhen vendosur gotat (maksimumi 4) ne kete renditje duke u nisur nga e majta: gote uji (e madhe), gote vere te kuqe (e mesme), gote vere te bardhe; mbi luget e embelsires mund te vesh nje gote Champagne.

Mbi sendet ne te majte duhet vene pjata per buken dhe mbas gotes se Champagnes duhet vene emri i personit qe do ulet.


I pari qe duhet te hape peceten eshte personi ne rangun me te larte nder te tjere: me i vjetri, me i larti ne pozite etj.
Nese personat jane te gjithe te te njejtit nivel, ata duhet te hapin pecetat ne te njejten kohe.
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Violush une i kam lexuar gjithe ato here rregullat e galateut por serish si mbaj mend te gjitha.:D :D
 
Top