Gegërishtja është gjuha ma e vjetër e kontinentit

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Më duket absurde shqetësimi yt. Shqiptarët i gjej në konflikte virtuale mbi ndjenjat e besimit,dhe jo për gjuhën.
Biles i shoh vetëm argëtuese ato eventuale ngacmime.
Gjithsesi shëmbulli më i mirë se himni Fishtës nuk ka 💕 💪🙂👍

Njesoj qenkan pak a shume , si asdreni ,si fishta me zjarr ne dore :p

Mgjth te dy te emocionojne kur i degjon
 

Marla

InVinum Veritas
Se di pse kaq shume polemika kur gjuha shqipe aq e thjeshte ka vetem 2 dialekte kryesore(shkumbin e siper shkumbin e poshte) ate gegnisht dhe ate toskerisht dhe nen keto 2 grupime ka disa ndarje por qe 2 jane rrotulloje nha te duash (ka 1 liber te Robert Eslie qe e shpjegon mjaft bukur). Ka shtete ne bote qe kane me shume se 10 dialekte te gjuhes se folur te tyre.

Pastaj ka fjale te huazuara turke sllave greke italiane nga shtete qe kane pas ndikim ne kulturen tone levizje popullsie martesa pushtime etj.

Tani per lashtesine sa e vjeter eshte shqipja mund te flasim me shume patriotizem qe po eshte dhe mund te jete se diskutoj por per sa kohe akademia jone e shkencave nuk ka sjelle nje studim te mirefillte te bazuar ne fakte kjo ngelet deshire dhe hipoteze bazuar ne copeza te shkeputura nga disa botime te shkrimtareve te njohur neper bote.
 
Redaktimi i fundit:
Une jam nip shkodre dhe jugor nga baba.
Vete lind e rrit ne Durres.
Mami-gege
Babi-tosk
Une-shqiperia mesme
Pra perfaqesues i denje i traditave, zakoneve, dialekteve shqiptare😝
A ta them mendimin tim?😝

I❤gegnishten
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare puth do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
puth nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
puth mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, puth s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, puth sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
puth njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
 

Lauri

Anunnak
Se di pse kaq shume polemika kur gjuha shqipe aq e thjeshte ka vetem 2 dialekte kryesore ate gegnisht dhe ate toskerisht dhe nen keto 2 grupime ka disa ndarje por qe 2 jane rrotulloje nha te duash (ka 1 liber te Robert Eslie qe e shpjegon mjaft bukur). Ka shtete ne bote qe kane me shume se 10 dialekte te gjuhes se folur te tyre.

Pastaj ka fjale te huazuara turke sllave greke italiane nga shtete qe kane pas ndikim ne kulturen tone levizje popullsie martesa pushtime etj.

Tani per lashtesine sa e vjeter eshte shqipja mund te flasim me shume patriotizem qe po eshte dhe mund te jete se diskutoj por per sa kohe akademia jone e shkencave nuk ka sjelle nje studim te mirefillte te bazuar ne fakte kjo ngelet deshire dhe hipoteze bazuar ne copeza te shkeputura nga disa botime te shkrimtareve te njohur neper bote.
E njeh agron dalipaj marla?
Formula e tij thote se edhe ata fjale qe duken te huazuara nga shtetet fqinje, zberthehen vetem nga gjuha shqipe. Dhe i sjell me fakte.
Sa te verteta mund te jene nuk e di. Por po vihet edhe kunder akademise dhe deri tek Eqrem Cabej.
 

Marla

InVinum Veritas
E njeh agron dalipaj marla?
Formula e tij thote se edhe ata fjale qe duken te huazuara nga shtetet fqinje, zberthehen vetem nga gjuha shqipe. Dhe i sjell me fakte.
Sa te verteta mund te jene nuk e di. Por po vihet edhe kunder akademise dhe deri tek Eqrem Cabej.
Jo se kam degjuar. Por duhet ta mbroje tezen e tij qe te quhet e vlefshme :)
 

Lauri

Anunnak
Jo se kam degjuar. Por duhet ta mbroje tezen e tij qe te quhet e vlefshme :)
ooh. Une pyeta krejt kot, duke menduar qe e njeh patjeter.
Ka shkruar disa libra, ne fb shkruan jasht mase dule shpjeguar cdo fjale me detaje ne statuset e tij.
Intervista ne tv dhe ne youtube ke mjaft per te pare :)
kerko Agron Dalipaj
 

Lauri

Anunnak
Une jam nip shkodre dhe jugor nga baba.
Vete lind e rrit ne Durres.
Mami-gege
Babi-tosk
Une-shqiperia mesme
Pra perfaqesues i denje i traditave, zakoneve, dialekteve shqiptare😝
A ta them mendimin tim?😝

I❤gegnishten
Nuk eshte krejt e lehte ta lexojme gegenishten as ne qe e flasim.
Kete e kam vene re ne librin e ndoc nikaj. (Komplet gegenisht) Shenime te shkruara ne fillim te shek 19.
Shpesh here me duhej ti rikthehesha per ta lexuar fjalin per te marre vesh nje fjale qe nuk kapja dot 😂

kujtime-te-nji-jete-se-kalueme.jpg
 

Comedy_Central

Rashe Pashe Dufllak Grashe
BIni gege , bini malos trima tfort me dore me dore :p e pastaj thon jena rrac e forte detyrimisht tan diten me dore :p
 
Top