Gjashtë gola, por asnjë fitues, Real Madrid ngec në të dytë

185c2d0b076fac6ea020df519cf79d0eo2-1100x620.jpg
Reali i Madridit e ka mbyllur në barazim 3-3 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Levantës.

Një ndeshje që i kishte të gjitha, emocionet, rastet, golat dhe kartonat e kuq, por që në fund i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me nga një pikë.

Madrilenët e mbyllën në avantazh pjesën e parë të takimit me një gol të Bale, por me fillimin e pjesës së dytë vendasit e kthyen shumë shpejt rezultatin me Roger dhe Campagna.

Vinicius barazoi në të 73-ën, por 5 minuta më vonë fati ishte me vendasit që kaluan sërish në avantazh me një gol të Rober Pier. Megjithatë djemtë e Ancelottit nuk u dorëzuan dhe në të 85-ën barazuan sërish me brazilianin Vinicius për të marrë një pikë nga kjo ndeshje.

A2news.com
 
Top