Gjashtë lloje fotosh të fëmijëve tuaj që nuk duhet ti postoni kurrë

Ja per cfare arsye....
Vitet e fundit, prindërit kanë një tendencë gjithnjë e në rritje për të postuar në rrjete sociale fotot e fëmijëve të tyre. Madje shpeshherë shohim se prindërit preferojnë të hapin profile me emrat dhe fotot e fëmijëve në rrjete sociale.

Për të qenë më të sigurt në lidhje me privatësinë e fëmijës tuaj, më poshtë gjeni disa udhëzime në lidhje me fotografitë sipas “Bright Side”.


Mos posto foto ku shfaqen logo që japin detaje.
fotot-femijet-5.jpg



Për shembull fëmijën veshur me uniformën e shkollës. Dikush mund të mësojë vendndodhjen e tij dhe t`ia vësh në rrezik jetën.

Foto ku shfaqet emri i fëmijës.
fotot-femijet-6.jpg



Në raste kur postoni foto të fëmijëve në profilet tuaja, përpiquni ta shmangni emrin e fëmijës. Dikush mund t`i thërrasë në emër dhe të hiqet si miku juaj. Fëmija mund të bjerë pre e një rrëmbimi.

Foto ku shfaqet shkolla e fëmijës
fotot-femijet-1.jpg


Nëse pëlqeni të tregoni vazhdimisht se çfarë bëni me familjen tuaj, atëherë duhet të siguroheni se platformat që përdorni për postimin e fotove nuk zbulojnë meta të dhënat e fotove tuaja.

Të dhënat meta, ose të dhënat EXIF, përmbajnë informacion në lidhje me kohën dhe vendin ku është bërë fotografia juaj dhe mund të përdoren për të gjetur fëmijën tuaj . Mund të zgjidhni të çaktivizoni etiketimet gjeoteknike dhe meta të dhënat për të gjitha fotot tuaja.

Foto të fëmijës zhveshur

fotot-femijet-4.jpg


Mund të bien në duart e pedofilëve, të cilët i përdorin fotot për qëllime të dënueshme, si dhe fëmija mund të ndihet edhe në siklet kur të rritet.

Foto ku e shfaqin fëmijën keq, me nerva ose duke qarë
fotot-femijet-2.jpg

Kjo mund ta bëjë të frustruar në të ardhmen, kur të përballet me fotot, sepse ato e tregojnë atë në momente dobësie ose kur është sjellë keq.

Foto që tregojnë fëmijë të tjerë
fotot-femijet-3.jpg


Nëse nuk i merr leje më parë gjithë prindërve të tyre, nuk mund t`i postosh.



Panorama.al
 
Im bir ma ka ndaluar kategorikisht vendosjen e fotove te ti ne asnje rrjet social.
Fakt,u bene dy vjet qe nuk kam vendosur.
Me duket mese normale. Cdo individ ka te drejten e tij per shpallje ne internet. Si as ne si vem fotot ne internet pse duhet te veme femijet? Nqs do tja tregosh dikujt qe e njeh e ke besim ja con ne privat po jo keshtu ne shesh ti shohin te gjithe!
 
Top