Gjate e gjerë për shenjen e BRICJAPIT.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioz, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitiv, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalistë dhe rrallë qeshin si të thuash qeshin së brendshmi. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e qëndrueshme dhe serioze e zodiakut janë të pastër, të pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion. Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi. Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.

Karakteristikat e femrës së Bricjapit
Secili prej nesh mban brenda lëndën e vet të jetës, zemërekun që e shtyn të veprojë gjatë jetës. Për femrën e Bricjapit ky zemrek mund të ishte ambicia e saj e madhe që e mbështet gjithmonë në gjithçka dhe që s’e lë të harrojë qëllimin që i ka vënë vetes, madje as kur është e dashuruar. Femra e kësaj shenje sigurisht nuk kuptohet lehtë, sepse, për shkak të druajtes së tepër arrin me shumë vështirësi të shprehë emocionet apo të hapë zemrën. Duke qënë e durueshme shumë e dhënë pas punës dhe mjaft kursimtare, femra e Bricjapit është padyshim në gjendje të ruajë kontrollin edhe në situatat më të vështira e delikate, duke dhënë kështu përshtypjen se ka ekuilibër të fortë që nuk është gjithmonë e vërtetë. Kryelartësia dhe ndjenja për të sunduar mbi të tjerët e bën vështirësinë në komunikim një nga karakteristikat e femrës së kësaj shenje, vështirësi kjo që nuk e pengon aspak për të qenë edukatore e përsosur, ndonjëse pak e rreptë, për fëmijët e saj.

Karakteristikat e mashkullit të Bricjapit
Për të kuptuar më mirë të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet pasur parasysh se meshkujt jetojnë, veprojnë dhe dashurojnë sikur të jenë të “koracuar” me një fjalë të mbrojtur nga ndonjë diçka shumë e fortë dhe e padepërtueshme që u lejon atyre të mbajnë distancën e duhur me pjesën tjetër të botës, si edhe të ushqejnë nevojën e tyre të brendshme për të qenë në vetmi. Falë natyrës së tij të matur që i bluan dhe i peshon gjërat në mendje, mashkulli i Bricjapit është i prirur që të fitojë kohë për të llogaritur më mirë çdo vendim. Konservator, ambicioz tejmase, i vetëdijshëm, besnik dhe i duruar si rrallë tjetër i linduri i kësaj shenje është gjithashtu i qëndrueshëm, inteligjent, por mjaft i mbyllur në vetvete, me prirje për t’i gjykuar njerëzit dhe faktet me njëfarë ashpërsie. ثshtë shumë e vështirë t’ia kthesh mendjen mashkullit të kësaj shenje, i cili përjeton ndjenjat e tij dhe angazhimet në punë me një ndjenjë thellë të detyrës.

Personaliteti i Bricjapit
Personaliteti i tyre është kompleks dhe kontradiktor herë egoist, herë të aftë për vrulle bujarie. Bricjapi ka një personalitet të veshur me vetëpërmbajtje dhe durim, sepse ata janë njerëz tejmase të qëndrueshëm dhe të vetëpërmbajtur në marrëdhëniet me të tjerët dhe me partnerin. Nga natyra njerëzit e lindur në shenjën e Bricjapit e ruajnë veten që të mos rrëmbehen nga vështirësitë e jetës dhe nga emocionet duke u fshehur kështu pas një perdeje që u jep pamje të ftohtë. Mund të thuhet pse jo se duke vepruar kërshtu femrat dhe meshkujt e kësaj shenje kërkojnë të mbajnë të fshehur një farë ndjenje inferioriteti që edhe pse nuk është gjithmonë e vërtetë, e rëndon në përgjithësi sjelljen e tyre. Ndjenja e thellë e përgjegjësisë dhe e detyrës është mbase tipari më i dukshëm i Bricjapit (falë Saturnit) që në veprimet e tij nuk harron të ketë parasysh atë ç’ka i dikton ndërgjegja, prandaj dhe ata janë njerëz të besueshëm, të besës, që nuk e hanë fjalën, janë korrekt. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë tipa të mbyllur të heshtur, por me mjaft ambicie, pesimistë dhe dyshues që nuk i harrojnë fyerjet dhe në asnjë mënyrë nuk kërkojnë t’i zbusin gjërat. Shpesh herë ata janë persona që qysh fëmijë janë të zhgënjyer nga figura e babait që për ta ka shumë rëndësi. Shpesh janë të shqetësuar dhe mund të jenë fatkeqë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Priren të shkojnë majë më maje me prindërit dhe të jenë shumë pedantë, ata janë të aftë për organizim mund të merret dhe me politikë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më shpirgjerë, më të hapur dhe më të ndjeshëm, ata janë dhe punëtorë të palodhur.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë më besnikë të traditës dhe konservatorë. Në dukje janë të hapur në dashuri, por dhe më të shoqërueshëm. Kanë një inteligjencë të veçantë dhe ndjenjën e organizimit janë dhe imagjinativ.

Bricjapi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë egzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë.

Femra e Bricjapit në dashuri
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. ثshtë xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.

Mashkulli i Bricjapit në dashuri
është e vështirë që mashkulli i kësaj shenje të gërryhet nga pasioni. Ai synon të mbajë qëndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut në veprimet e tij dhe as nuk kërkon t’i djegë etapat për të arritur në martesë më mirë rri e pret që të piqen kushtet. Mashkulli i shenjës së Bricjapit nuk është romantik, por epshor; nuk është i ndjeshëm, por është besnik kur dashuron dhe në dukje më i ftohtë nga ç’është në të vërtetë. Pa dyshim ai do të donte gjithmonë të sundonte në jetën bashkëshortore, nga e cila pritet mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatçi si rrallë meshkujt, i linduri në shenjën e Bricjapit s’është i zoti as të harrojë as të falë. Nga partnerja e tij kërkohet durim, butësi, besnikëri, ekuilibër dhe optimizëm, të cilat atij i mungojnë. Mashkullit të Bricjapit druajtja më shumë se çdo gjë tjetër mund t’i paralizojë ndjeshmërinë (përkatësisht dhe mirëkuptimin në dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund të jetë vërtet një shqetësim më vete. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ç’ndjen dhe provon për partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kërkon përkushtim, dhembsuri, gati prej nëne dhe shfaqjen e vazhdueshme të ndjenjave që i falin siguri, sepse ai si natyrë vuan nga frika se nuk e duan dhe
nuk e pranojnë ashtu siç duhet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Janë një kombinim i meshkujve sentimentalë, paksa të shpejtuar, me tipat e qetë. Janë disi pesimistë dhe kërkojnë tek partneri optimizëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Janë më sentimentalë, më epshorë dhe më të prirur për të dëgjuar ç’u thotë zemra.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Tregohen më të ekuilibruar, më të druajtur, por nuk mendojnë të marrin “vendime të rrëmbyera” kur dashurojnë.

Bricjapi në miqësi
Femra
e kësaj shenje e fal me vështirësi miqësinë e saj, nga që është disi ndryshe dhe e mbyllur në marrëdhëniet me njerëzit në përgjithësi. Ka shumë të ngjarë që edhe miqtë e saj t’i përkasin të njëjtës shenjë, tek të cilët ajo vlerëson të qënit të arsyeshëm, konkretë dhe të qëndrueshëm. Ndonëse jo fort tip i sakrificës por relativisht bujare, femra e shenjës së Bricjapit është shumë e gatshme të ndihmojë të tjerët, më tepër me veprime konkrete sesa thjesht në dashuri. Po të tradhëtohet nga miqtë, femra e Bricjapit e prish miqësinë përgjithmonë dhe nuk fal nëse i bëhet padrejtësi vendim kjo që se rishikon më kurrë.


Mashkulli i kësaj shenje e konsideron miqësinë një fakt relativisht të rëndësishëm, nuk lidh lehtë miqësi me të tjerë dhe nuk hapet me njerëz që i mban për miq. Megjithatë kur bindet se dikush e meriton miqësinë e tij (ashtu si dhe femra) ai është i gatshëm të ndihmojë në gjithçka dhe me gjithçka duke qënë serioz në ndjenjat e tij të thella. Meqënëse nga natyra është kursimtar, mashkulli i shenjës së Bricjapit as me miqtë nuk tregohet dorëlëshuar edhe pse kjo do ta ndihmontë në çaste të vështira, ashtu siç ia do ndjenja e tij e detyrës. Kur e zhgënjejnë ose e tradhëtojnë ai reagon duke u mbyllur në vetvete, duke u bërë i heshtur dhe i pashoqërueshëm, edhe për shkak të natyrës së tij krenare dhe të rreptë.

Bricjapi në familje
Femra e shenjës së Bricjapit u jep shumë rëndësi marrëdhënieve me familjen nga e cila rrjedh, sidomos figurës së Babait, edhe ngaqë respekton traditën dhe beson në vlerën e bërthamës familjare. Pas martese ajo ka dëshirë të madhe të lindë fëmijë të cilët kërkon t’i edukojë me rregull dhe me një farë rreptësie, duke u ngulitur ndjenjën e detyrës dhe përgjegjësisë. Familja që ajo krikon është diçka themelore për jetën e saj, që ajo vështirë se do të merrte iniciativën për ta prishur edhe pse mund të ketë probleme serioze me bashkëshortin.
Mashkulli i shenjës së Bricjapit është shumë i lidhur me familjen nga e cila rrjedh, sidomos me nënën, ndonëse në formimin e tij ndikimin më të madh e ushtron figura e babait. Mashkulli i kësaj shenje është i prirur të martohet në moshë të pjekur, sepse ai mendon shumë dhe për të jeta bashkëshortore e rrjedhimisht fëmijët kanë rëndësi të madhe. Duke qënë nga natyra kërkues dhe i rreptë, burri i Bricjapit i edukon fëmijët me njëfarë rreptësie dhe me shumë rregull, sidoqoftë në mënyrë tradicionale. Kur ndokush nga familjarët e vet e trajton me njerëzillëk ai preket por i mësuar siç është që t’i fshehë emocionet, ai s’e jep veten.

Prirjet profesionale të Bricjapit
ثshtë e qartë se serioziteti, shkathtësia, sensi praktik, rregulli dhe metoda në punë, të gjitha këto karakteristika të femrës së Bricjapit, e ndihmojnë atë t’ua dalë në krye atyre veprimtarive që kërkojnë këto lloj dhuntish. Sidoqoftë mësuesia, puna kërkimore dhe puna në fushën e ekonomisë janë veçanërisht të përshtatshme për femrën e kësaj shenje, e cila i kushtohet e tëra profesionit, sepse për të ka rëndësi që në punë njeriu të shquhet dhe të ketë sukses. Nganjëherë këto femra kanë shumë të dhëna për të interpretuar me sukses dhe për t’u bërë aktore të mira, gjë për të cilën i ndihmon ambicia dhe ngulmimi. Ndërsa veprimtaritë e tjera që kërkojnë fantazi, frymëzim madje dhe njëfarë aftësie për të improvizuar, kanë pak gjasë të jenë të përshtatshme për femrat e shenjës së Bricjapit, që nuk janë tipa të gjithanshëm, ndonëse gjithsesi të suksesshme në fushat ku kontribuojnë mund të zgjedhin ato profesione që kanë të bëjnë me matematikën më shumë si: bankierë, ekonomistë por mund t’i hyjnë edhe politikës falë prirjeve të tyre për debat.
Duke qënë se për nga natyra mashkulli i Bricjapiit është njeri serioz dhe i qëndrueshëm, i aftë të vërë në përdorim arsyen, mirë është ai të ushtrohet në profesione të tilla që duan zell dhe këmbëngulje siç është bujqësia, mësuesia, arkeologjia, mjekësia, politika, burokracia, drejtësia, noteria e majde edhe karriera ushtarake; jo rrallë të lindurit e shenjës së Bricjapit bëhen dhe mjeshtër të mirë, artistë dhe muzikantë me emër, tregtërë të ndershëm, spekulatorë, drejtor ndërmarrjesh ose shkollash, filozofë e mbledhës antikash, ndërsa natyra e tyre e ftohtë u jep epërsinë të jenë shoferë të sigurtë. ثshtë e qartë se të gjithë të lindurit në këtë shenjë kërkojnë t’i shmangin profesionet ose punët që paraqesin rreziqe të mëdha (sepse ato i kanë frikë ato) nga pikëpamje ekonomike, sepse nga mosbesimi i tepruar të lindurit Bricjapë mund të bëjnë gabime shumë të mëdha në vlerësim. Një këshillë edhe në marrëdhëniet e punës do të ishte mirë që të bënin përpjekje për të qenë më të hapur e më të drejtpërdrejtë.

Bricjapi dhe paraja
Të lindurit e kësaj shenje si meshkujt edhe femrat kanë një marrëdhënie të veçantë me paranë, që u jep atyre ndjenjën e një sigurie të madhe, e megjithatë i bën t’i tremben humbjes. Përgjithësisht të lindurit e shenjës së Bricjapit janë tipa aq kursimtarë saqë, kur është fjala për të flakur gjëra që nuk hyjnë më në punë e bëjnë me shumë mundim dhe pasi janë menduar gjatë. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë përpiqen të bëjnë ekonomi dhe të mbledhin për vete, ndërsa dhuratat i kanë vetëm për njerëzit që duan, ose të cilëve duan t’u lënë përshtypje për ndonjë arsye. Kësisoj në dashuri janë më dorëlëshuar me partnerin deri në çastin kur e bëjnë për vete, ndërsa më pas më pak. Zakonisht të lindurit në shenjën e Bricjapit shpenzojnë më me dëshirë për gjithçka që është praktike dhe lehtëson jetën, por dhe për të gjitha ato objekte që i rezistojnë kohës siç janë: shtëpia, sidomos stolitë dhe mobiljet natike, që në fund të fundit është si njëfarë investimi që mund ta justifikojë më se miri një shpenzim të konsiderueshmë. Sigurisht që as femrat dhe as meshkujt nuk e kanë për zakon të falin dhurata të bëra me fantazi; përkundrazi parapëlqejnë gjithmonë sende praktike dhe jetëgjata.
Marrëdhëniet e Bricjapit me paranë ndikohet nga pozicioni i Diellit, Hënës, Mërkurit dhe Jupiterit, domethënë nga vendosja e këtyre planeteve në horoskop.

Bricjapi dhe shëndeti
Të gjithë të lindurit e shenjës së Bricjapit si femrat dhe meshkujt, përgjithësisht gëzojnë shëndet të pakët në fëmijëri por kanë jetëgjatësi (jetojnë shumë mbi të gjitha shenjat), pra kjo tregon se në thelb janë të shëndetshëm dhe kanë aftësi të mira për ta marrë veten pas sëmundjeve edhe pse problemet shëndetësore priren të kthehen në kronike. Pjesët më delikate të Bricjapit janë kockat, gjunjët, dhëmbët por mund të kenë dhe probleme me pankreasin, veshkat, gjëndrrat mbiveshkore, mukozën dhe stomakun. Shpesh herë të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga forma të anemisë, shurdhësia, cerma, shqetësimet koronare dhe arterioskleroza, por jo rrallë të lindurit në shenjën e Bricjapit kanë mungesë kriprash minerale dhe kalciumi. Pjesët delikat të Bricjapit mund të jenë edhe këmbët, lëkura, sistemi nervor apo mendor. Ata vuajnë për shkak të lodhjes qoftë fizike apo mendore. Të lindurit e kësaj shenje mund të preken nga anemia, probleme të metabolizmit, reumatizmi dhe nga forma të ndryshme të zhgëlqerëzimit të kockës. Shpesh tek ata shfaqen dhe sëmundje që vijnë nga të ftohtit dhe meqënëse Bricjapi s’ka shumë imunitet përvec pezmatimit të veshkave ai mund të kalojë sëmundje infektive edhe në moshë të madhe. Fizikut të Bricjapit i bën mirë sporti padizmit, golfi, tenisi dhe ping pongu, të gjithë ato sporte që kërkojnë konkurrencë, ku ata kënaqin nevojën për tu matur me të tjerët. Ushqimi i Bricjapit s’duhet të ketë në përbërje ereëza dhe salca pikante që pezmatojnë aparatin tretës madje dhe kripa duhet përdorur me kursim, sepse rrit hipertensionin nga i cili vuan Bricjapi. Nga ana tjetër rekomandohen të gjitha ato ushqime që përmbajnë kalcium dhe kripëra minerale. Bëjnë shumë mirë qumështi dhe nënproduktet e tij, të gjitha llojet e zarzavateve e në mënyrë të veçantë kungulleshkat, karrotat, rrepkat, panxhari, spinaqi dhe domatja. Rekomandohet përdorimi i shpeshtë i peshkut (sidomos trofta dhe salmoni) si dhe mishi i bardhë që tretet mirë. Nga lëngjet parapëlqehen shurupet e agrumeve, sepse përmbajnë vitaminë C, si dhe çaj lule bliri dhe shporizi, që janë qetësues tipikë. Për të reailzuar një pushim të vërtetë pa shumë mund, Bricjapi përpiqet të çlodhet duke lexuar tregime interesante e ngacmuese dhe duke dëgjuar muzikë që ia përthith të gjitha mendimet e zymta dhe sidomos, i afron një miqësi gazmore që e ndihmon të dalë nga guacka e vet. Të lindurit e kësaj shenje do të përfitonin shumë nga një pushim në klimë malore, sepse një klimë dhe atmosferë e tillë është më çlodhëse se deti.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 - 31 dhjetor)
Mund të preken më shumë nga anemia, mostretja e ushqimit dhe reumatizma në këmbë e në gjunjë, shqetësime mund të japin edhe gjëndrrat.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)
Pëson rënie dhe lodhje me origjinë nervore, gjunjë delikatë që mund të japin shqetësime.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)
Janë shumë të ndjeshëm në pjesën e kokës dhe mund të kalojë deri në spazma nga të ftohtit.

Planetët që ndikojnë në mënyrë të ndjeshme tek të lindurit e Bricjapit (meshkuj dhe femra) janë Saturni (padroni i shenjës), Dielli, Hëna dhe Mërkuri.

Vlerat e Bricjapit
Femra e lindur në këtë shenjë është përgjithësisht shumë praktike dhe e matur, e përgjegjshme dhe ngulmuese në arritjne e synimeve të saj. I pëlqen të argëtohet, është përherë e gjindshme dhe gazmore. E ardhmja nuk e gjen të papërgatitur, sepse ajo di t’i bëjë mirë planet për vete dhe për familjen. Karakterizohet nga vullneti i shkëlqyer i Bricjapit dhe aftësi të shkëlqyera për të vënë në punë arsyen; ja femra që mëson me lehtësi dhe që rrjedhimisht kërkon t’ia dalë mbanë në punën që ka zgjedhur. Ajo është një krijesë me një ndjenjë të tillë ndaj detyrës dhe dashurisë për shtëpinë, ku s’i pëlqen të harxhojë kohën duke u marrë me kotësira dhe gjëra të padobishme.
Padyshim që mashkulli i Bricjapit është shumë i qëndrueshëm, këmbëngulës dhe mjaft largpamës në veprimtarinë e vet. Njësoj si gruaja dhe atij s’i pëlqen ta humbasë kohën kot. Ambicja dhe vendosmëria e ndihmojnë të ketë arritje të dukshme në punë, sidomos në pjesën e dytë të jetës. Thuhet se Bricjapi ka njëfarë urtësie që i dhuron maturi dhe racionalizëm shumë të madh. Ja një mik i besueshëm në dashuri, ndonëse jo gjithmonë besnik (po ashtu dhe femra e Bricjapit).

Të metat dhe dobësitë e Bricjapit
Tek femra e Bricjapit
vëheren forma të një ngurtësie të tepruar dhe të mbylljes ndaj gjithçkaje që del jashtë traditës dhe paraqitet në formë të re. Ka natyrë inatçore si pak të tjerë dhe prandaj nuk i harron padrejtësitë që i bëhen, edhe pse nuk kërkon të marrë hak. Duke qenë mjaft e ftohtë, nganjëherë fare akull ajo e ka të vështirë të besojë dhe t’u hapet miqve, madje dhe me partnerin është shumë e matur. Kjo mënyrë e veçantë reagimi mund t’ia bëjë jetën bashkëshortore edhe më të vështirë gruas së kësaj shenje.
Pa dyshim që femra e kësaj shenje është shumë e druajtur dhe kaq e mbyllur në vetvete, saqë edhe kur e ndjen nevojën e komunikimit, mbetet e frenuar dhe nuk hapet për të pranuar atë ndihmë që nganjëherë është e domosdoshme. Kjo mënyrë sjelljeje nuk ia lehtëson jetesën dhe natyrisht bën që të kuptohet me vështirësi nga të tjerët. Prandaj ajo ka nevojë të mposhtë këtë tendencë për t’u bërë pastaj më e komunikueshme, e madje, dhe më e pëlqyeshme në marrëdhëniet njerëzore. Megjithatë edhe kornizat e saj tepër të ngurta dhe disa kufizime të tepruara mund të bëjnjë një natyrë të dobët në kuptimin që, nëse ndodh që befas të cënohet, ajo mbetet aq e hutuar saqë nuk di të përballojë një situatë të papritur.
Fodullëku i tepruar dhe dëshira për të dalë mbi të tjerët janë thikë me dy presa për mashkullin e Bricjapit, në kuptimin që, nëse nuk arrin të spikasë siç do të donte, shpirtërisht ai dërrmohet aq shumë saqë automatikisht bëhet i dobët, duke manifestuar kështu kufizimet e temperamentit të tij.madje edhe dëshira për të kaluar më shumë kohë nga ç’thuhet në vetmi e ekspozon Bricjapin shumë më tepër ndaj një heshtjeje të brendshme që nganjëherë mund të pësojë jashtëzakonisht shumë.
Ja një tip mashkulli pa dyshim egocentrik, nga njëherë despotik, i cili e admiron pushtetin për aq sa ky për të thotë forcë dhe burim sigurie. Mashkulli i Bricjapit është në thelb i ashpër, dyshues dhe mjaft ziliqar, njeri që s’u le shumë frymëmarrje ndjenjave dhe romanticizmit. ثshtë ai natyrë inatçore dhe e mbyllur (deri në caqet e mizantropisë) dhe për këtë arsye bota e tij e ndjnjave dhe rrethi shoqëror rrezikojnë të mbeten mjaft të kufizuar. Duke qënë sedërmadh si rrallëkush, mashkulli i Bricjapit e ka zor të marrë vendime dhe në dashuri është i vështirë e jo fort i përzemërt me partnerin e vet.

Ekstravagancat e Bricjapit
Femra dhe mashkulli i Bricjapit janë paksa “të sëmurë imagjinarë” dhe prandaj janë të prirur ti zmadhojnë simptomat e dobësisë dhe të jetojnë me frikën se mos sëmuren. Femrat e kësaj shenje janë disi supersticioze dhe shpeshherë janë të bindura se disa lloj ngjyrash u sjellin fat; e zeza për shembull. Për të, nëqoftëse ka ambjentin e shtëpisë që duhet të jetë fare i përkryer, kjo është kuzhina, që ajo s’e lejon të jetë e parregullt dhe e mobiluar keq. Femra e kësaj shenje nuk dëshiron të paraqitet në tërë mirëqënien dhe shkëlqimin e saj, sepse e tmerron fakti se mos shkakton zili. Mashkulli i kësaj shenje ka frikë të madhe nga plakja dhe humbja e formave të trupit; merret me këmbëngulje me sport, të cilin e konsideron si mjetin më të efektshëm përta mbajtur trupin në formë. اuditërisht mashkulli i Bricjapit aq i matur dhe i arsyeshëm në timon tregohet kokëkrisur dhe kushedi për ç’arsye nuk e kupton se duhet të ngasë makinën me kujdes.


Këshilla për Bricjapin
Të gjithë të lindurit e Bricjapit, femrat dhe meshkujt priren të jenë shumë pesimistë, gjë që ndikon dendur në veprimet e tyre dhe në jetën e tyre sentimentale. Prandaj ata nuk duhet të dorëzohen, por përkundrazi duhet ta luftojnë këtë duke i kundërvënë një optimizëm të shëndoshë, edhe pse duke e detyruar paksa veten. Toleranca ndaj tjetrit sigurisht që nuk bën pjesë në cilësitë e Bricjapit. ثshtë tejmase i ashpër dhe gjykues duke rrezikuar që paskëtaj të mbetet “jashtë loje” e madje të shmanget nga ata që e kanë qortuar rëndë ose kritikuar pa të drejtë. Kjo sigurisht s’është e mirë, sepse ai largon miqtë dhe me largimin e kohës mund t’i sjellë një vetmi të rëndë, vetmi që Bricjapi e ka të theksuar në vetvete. Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të qenë më të hapur e më të gatshëm për dialog, me qëllim që duke u mbyllur në vetvete, të mos japin një përfytyrim të gabuar të personalitetit dhe ndjenjave të tyre. ثshtë e vërtetë që melankolia është element i qënësishëm i natyrës së Bricjapit por s’është e thënë që ajo duhet pranuar pa bërë përpjekje për ta luftuar; shpeshherë një qëndrim optimist ndaj jetës sjell gjëra të mira, madje dhe takime fatlume. Të lindurit në këtë shenjë këshillohen të ruhen nga ashpërsia e tejskajshme në marrëdhëniet njerëzore gjë që mund t’i bëjë të vuajnë tërë jetën nga kjo ngurtësi. Një këshillë: ndonjë buzëqeshje më tepër nuk bën tjetër veçsë përmirëson klimën e marrëdhënieve njerëzore dhe të jetës në përgjithësi.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e lindur në shenjën e Bricjapit merren vesh dhe shoqërohen me Dashin aktiv, që e vlerësojnë, me Demin e qetë që di t’i qetësojë, me Binjakët finokë që dinë s’i ti bëjnë që ta admirojnë, me Luanin prepotent që i mrekullon, me Virgjëreshën me të cilën janë në harmoni, me Akrepin, me Shigjetarin gazmor që i fal siguri, me Bricjapin dhe me Ujorin indiferent egocentrizmin e të cilit ata arrijnë ta kuptojnë. Nga ana tjetër e pasigurt është një lidhje e kënaqëshme miqësie me Gaforren e ndjeshme, me Peshoren sipërfaqësore dhe me Peshqit romantikë që janë shumë ëndërrues.

Në dashuri: Nga pikëpamja sentimentale dhe seksuale, Bricjapi femër apo mashkull ka një lidhje më të qetë me Demin e qetë, me Peshqit romantikë, me Virgjëreshën e arsyeshme, me Akrepin plot pasion, me Shigjetarin e nxehtë dhe me Bricjapin. Por nuk është e kënaqshme një lidhje dashurie me Dashin xheloz, me Gaforren që kërkon të sundojë, me Peshoren e ndjeshme, me Ujorin që është tepër i pavarur, me Luanin magjepsës e prepotent dhe me Binjakët tepër të lëvizshëm e të paqëndrueshëm në dashuri.
Në punë: Bricjapi ka një mirëkuptim të shkëlqyer me Demin, me Luanin, me Virgjëreshën, me Shigjetarin dhe me Bricjapin, këto shenja kanë të përbashkët zellin dhe përkushtimin në punë që janë tipare të Bricjapit. Ndërsa Binjakët, me Peshoren, me Akrepin, me Ujorin, me Peshqit dhe me Gaforren zor se merren vesh shpejt sepse e kanë të pamjaftueshme ndjenjën e detyrës dhe janë të prirur që t’ia venë veshin më shumë imagjinatës sesa sensit praktik të gjërave.

Mashkulli ideal për femrën e Bricjapit
Partneri më i mirë, ai që arrin ta kuptojë më mirë dhe rrjedhimisht ta dojë më shumë femrën e kësaj shenje, duhet të jetë shumë i ngjashëm me të në dashuri, një mashkull (i shenjës së Peshqve, për shembull) që di të depërtojë “mburojën” e Bricjapit që pastaj të gjejë një ndjeshmëri të pafund në të cilën femra e Bricjapit pret nga partneri i saj një mbështetje të efektshme për të arritur synimet e veta, një mik shumë të qetë që i përkushtohet i tëri detyrës së vështirë për t’i interpretuar të fshehtat dhe heshtjen që janë karakteristike për femrën e kësaj shenje. Në çdo rast një mashkull gazmor dhe optimist arrin ta shmangë atë dorë pesimizmi që shumë shpesh shfaqet në jetën e këtij tipi femre.
Femra ideale për mashkullin e Bricjapit
Në mënyrë të pavetëdishme mashkulli i Bricjapit është i prirur që të kërkojë tek femra që do edhe figurën e nënës, domethënë dikë që të dijë ta pranojë pa i hapur telashe dhe pa e kritikuar edhe kur ai tregohet tepër i ftohtë, i ndrojtur dhe i rezervuar. Kjo është arsyeja pse femra ideale për mashkullin e lindur në këtë shenjë do të jetë ajo që di, me imagjinatë, të shkojë përtej asaj ç’ka shfaqet në dukje dhe sidomos, që di të tregojë gjithnjë e më shumë përkushtim absolut në dashuri, gjë që i fal siguri dhe e bën të ndjejë këtë tip mashkulli duke e pranuar dhe duke e dashuruar atë, megjithë mbylljen e tij që nuk është e lehtë për ta përmballuar në jetën e çiftit, jetë kjo që ai – nga ana e vet – do të dijë ta përjetojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Kuriozitete mbi Bricjapin
Vendet dhe qytetet që përkojnë më shumë me Bricjapin
Në politikën astrologjike simbolizojnë pushtetin në përgjithësi, politikën jo vetëm atë që është tradicionale janë: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, India, Meksika, Anglia, Zelanda e Re, Tokio, Brukseli, Oksfordi, Kostanca dhe Port Said. Në këto vende Bricjapi ndihet më rehat sepse janë vende që i përkasin të njëjtës shenjë.

Ngjyrat e Bricjapit
Të lindurit e Bricjapit janë të prirur që të zgjedhin më shumë të zezën në veshje, ngjyrë kjo që në fakt nuk duhet përdorur, sepse i bën ata edhe më shumë të prirur për depresion. Nga ana tjetër më të përshtatshme janë ngjyra bojëqielli, ngjyra rozë dhe ngjyrë fosfori; këto janë ngjyra që i qetësojnë. Pastaj ngjyra portokalli, ngjyra e vitalitetit i përshtatet në mënyrë të veçantë të lindurve në këtë shenjë sepse u jep gjallëri.

Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e dashurisë orët më të favorshme për të gjithë të lindurit e Bricjapit janë: ora 9 – 10 të martën, të enjten dhe të premten ose ora 21 – 22 të dielën, të hënën, të enjten dhe të premten. Dielli, Hëna, Afërdita dhe Marsi janë të favorshëm në këto orë për Bricjapin.

Hajmalia që i sjell fat Bricjapit janë disa rruaza të lëmuara, perla duke i lëmuar me dorë do të sjellin fat. Ndërsa unaza duhet argjendi (nga Saturni).
Personazhe të lindur Bricjap
Vitorio Alfieri, Arturo Benedeti Mikelanxhelo, Luixhi Paster, Umberto Eko, Severino Gaxeloni, Paolo Vilaxhio, Adriano Celentano, Domeniko Modunjo, Stalin, Valentina Korteze, Liliana Kavani, Zhan d’Arka, Iva Xaniki, Paola Barboni, Ava Gardner, Dona Samër, Metastasio, Matise (piktor), Fan S. Noli, Riki Martin, Elvis Presli

Pasaporta astrologjike
Periudha 22 dhjetor – 20 janar
Elementi toka (shenjë toke)
Cilësia themelor
Gjinia femërore
Planeti sundues Saturni
Gurët e çmuar graniti, oniksi, jade, karboni
Parfumet aloe, krizantema, të ashpër të fortë.
Bimët veshtull, ahu, bredhi, qiparisi, kaktusi
Ditët me fat e shtunë
Ngjyrat e zeza, grija, e kuqe, violet, bari
Numrat me fat 3, 7, 2, 8
Stili shumë klasik që nuk bie shumë në sy
Kafshët e tyre hijena, korbi
Numri planetar 3
 
Top