Gjate e gjerë për shenjen e DEMIT.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore, e qëndrueshme, mohuese dhe që udhëhiqet nga planeti Venus (Venera). Është shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. ثshtë shenjë e qartë që kuptohet lehtë. Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë.

Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj)
Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit janë të duruar, të kujdesshëm, të qëndrueshëm, të vendosur, të qartë, të besueshëm, të qetë, të dashur dhe praktik. Të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrë, tryezën e mirë, qetësinë, ambientin e pastër kështu që nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur që shkaktojnë stres. Janë të admirueshëm të dhënë pas familjes dhe miqësive të gëzueshme. Bëhen baballarë dhe nëna të lidhur pas fëmijëve. Respektojnë shumë personat e vjetër dhe ëndërrojnë një familje patriarkale. Të lindurit Dem priren drejt një ushqimi të mrë, janë konservatorë, janë materialistë dhe shumë të dashuruar pas parasë. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe shumë xhelozë. Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin shpesh herë ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar. Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Janë tipa artistikë dhe kur i hyjnë një pune e çojnë deri në fund gjallë a vdekur ngaqë kanë qejf të zhyten në të mira materiale dhe e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë punuar si qen për t’ia arritur. Pra ata kërkojnë shpërblimin e çdo pune. Shenja e Demit kanë pothuajse gjithnjë një memorie të shkëlqyer. Janë të mirëdashur nga miqtë e tyre, për mirësjelljen, bujarinë dhe tolerancën që i karakterizon. Shpesh herë ata janë naivë dhe duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Demat shikohen me sy të keq nga eprorët e tyre për shkak të rreptësisë që tregojnë. Janë tipa shakaxhinj dhe kanë shumë nevojë për shoqëri. Nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë mirëqenie materiale sesa shpirtërore dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. Nëpërmjet tyre spikasin persona me karakter të kundërt ka prej tyre kërkues shkencor të aftë e me intuitë të madhe, artistë origjinalë të pajisur me sens të thellë kritik. Një ndjenjë e thellë përgjegjësie i dallon pothuajse të gjithë sidomos gratë. E duan pronën edhe paranë, kanë solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre duke bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë, ultra konservatorë dhe grindavecë. Nëse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan që dikush t’ju bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të çmendur, kanë ndjenjë estetike, duan artin për të cilin mund të kenë talent. Shpesh janë fetar dhe ndjekin fe të rralla. Janë xhentilë dhe me humor konstant, por nëse i provokon shpërthejnë me zemërim dhe humbin kontrollin. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në vendime. Janë realistë sepse jetojnë me këmbët në tokë ngaqë i përkasin shenjave të tokës. Janë romantikë dhe kërkojnë lumturi familjare. Hera – herës përfshihen në zënka por qetësohen shpejt. Shpesh herë janë të pangopur si në tryezë ashtu dhe në seks. Pëlqejnë stabilitetin, luksin, gjërat natyrale, konfortin, bukurinë, kënaqësinë, urrejnë imponimin, shkatërrimin, gjërat e paqarta, të jenë nën presion.

Karakteristikat e mashkullit të Demit
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit është shumë konstant dhe virtyti i tij kryesor është Durimi. Kjo është aq e vërtetë saqë kur dëshëron të arrijë diçka dhe fati punon kundër tij, di të presë me qetësi dhe besim për të rifilluar përpjekjet pa u qarë dhe pa u penduar. ثshtë njeri me shumë buonsens, ushqen dashuri për punën dhe nuk i pëlqejnë intrigat, thashethemet sepse është shumë i çiltër dhe qëndron larg fjalëve, madje, i urren dhe nuk i vijnë përshtat personat që argëtohen me to. Mashkulli i lindur në shenjën e demit nuk duron në asnjë mënyrë të përdoret si vegël nga të tjerët, pra as nga njerëz të afërm të tij. ثshtë e vërtetë se nuk ia thotë për autokritikë dhe gabimet e veta i pranon me vështirësi. Ka këmbëngulje të verbër, ekuilibër dhe llogjikë të shkëlqyer. Lidhjet që përpiqet ti ngrejë janë gjithnjë mjaft të qëndrueshme sepse çdo gjë që ndërmerr personi i lindur Demn ngrihet mbi baza solide. ثshtë natyra e tij që e shtyn të veprojë në këtë mënyrë. Mashkulli i lindur Dem mund të përcaktohet si jashtëzakonisht besnik dhe i pajisur me ndjenjë të thellë miqësie, por këshillat e të tjerëve nuk i pranon lehtë sepse është shumë i sigurtë në vetvete dhe i vlerëson vetëm në rast se bindet për to. Ka llogjikë të mprehtë dhe aftësi të shkëlqyera për të nxjerrë konkluzione. ثshtë i ndershëm dhe xheloz.

Karakteristikat e femrës së Demit
Femra e shenjës së Demit është shumë e sjellshme, mjaft e natyrshme në mënyrën e të vepruarit, një grua që i vlerëson gjërat e bukura të jetës dhe që dëshëron të ketë një shtëpi të bukur (kjo ngaqë i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Ajo ka natyrë të urtë është e vemendëshme, praktike e qetë dhe plot vetëmohim për njerëzit e saj të dashur dhe miqtë. Është shumë e dashur dhe mënyra e të vepruarit, lëvizjet, të folurit dhe të veshurit e saj janë mjaft femërore. Zgjedhjen e bën me shije dhe personaliteti i saj do të përputhet në mënyrë të harmonishme me modën që do të ndjekë. Femra e lindur nën shenjën e Demit ka një vullnet po aq të fortë sa dhe dëshira e saj për jetën, ndërkohë që respekton thellësisht paranë pa e shpërdoruar atë aspak.

Personaliteti i Demit
Të lindurit në këtë shenjë (meshkuj dhe femra) rrezatojnë një manjetizëm të veçantë sepse në vetvete kanë një forcë pozitive dhe janë të ndjeshëm. Kanë mjaft frikë nga e panjohura sepse në thelb i duan gjërat të jetë të prekshme, të dukshme të qarta dhe jomisterioze, personaliteti i bën të jetojnë gjithnjë me këmbë në tokë dhe sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë realiste. Mund të thuhet se kanë fantazi dhe intuitë të shkëlqyer, por megjithatë kanë nevojë që përpara se t’i pranojnë dhe t’i përballojnë situatat duhet të votojnë. Për të lindurit e kësaj shenje është e domosdoshme që tabani ku ai do të mbështetet të jetë solid. Bukuria në të gjitha format e saj, por në mënyrë të veçantë për t’u zhytur në të me t’iu krijuar koha e lirë si dhe për arsyen tjetër se kontakti me gjelbërimin e ndihmon për t’u kalitur, për të pushuar dhe për të grumbulluar energji të reja. Kurioziteti nuk bën pjesë shumë në temperamentin e tij që në fund të fundit përbën një tip largpamës që vështirë se mund të zihet në befasi nga të tatëpjetat e jetës. Ndonëse i mungon pak takti (veçanërisht mashkullit) di të kërkojë në mënyrën e tij të sjelljes si “djalë i mirë”. Femra e shenjës së Demit i jep shumë rëndësi vetes, ndërsa mashkulli i kësaj shenje është disi i matur e vazhdimisht bën kujdes. Fjalët kyçe të demit janë “unë kam”.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 prill)
Janë kryesisht egoistë, të ndrojtur dhe shqetësohen për çështjet ekonomike, sepse janë plotësisht nën ndikimin e shenjës së Demit.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 maj)
Ndryshe nga të parët janë më me fat, ambiciozë dhe disi dyshues. Kanë edhe disa karakteristika të personave të lindur në shenjën tjetër të tokës që është Virgjëresha.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 maj)
Janë më konservatorët, më pesimistët por dhe më të duruarit, sepse përfshihen nën ndikimin e Saturnit të shenjës së Bricjapit që është shenja e fundit e tokës.

Demi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm, romantikë dhe hera – herës posesivë, kërkojnë durim dhe besnikëri. Janë shumë të ndjeshëm dhe është e domosdoshme të gjejnë një marrëveshje fizike të përkryer me partnerin e tyre. Dashurinë ata e shprehin copë. Janë partnerë besnikë dhe konstantë, e duan shtëpinë, janë prindër xhentilë dhe s’kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre. Nëse dikush ofendon unin e tyre, ata bëhen të tërbuar dhe janë gati për paqe vetëm nëse kërkesat e tyre pranohen. Demat duhet të mos përdorin pasurinë për të mbuluar një dëshirë të thellë. Kanë gjithashtu nevojë të eksplorojnë thellë shpirtin e tyre për t’u ndjerë në harmoni me botën. Duhet të gjejnë vlerat e tyre më të vërteta dhe më të thella. Kur t’i gjejnë ato, s’do të lidhen më me zinxhirë pas njerëzve apo pas parasë.

Femra e Demit në dashuri
Në dashuri femra e lindur në këtë shenjë është veçanërisht e ndjeshme, tejet e përkushtuar, lozonjare ndërkohë që me partnerin e saj është e dashuruar përjetë. Përpiqet që mashkullin ta mbajë të lidhur edhe kur është e ndërgjegjshme midis tyre ka marrë fund. Pavarësisht nga situatat di të mbajë formën dhe ekuilibrin, është instikti që e drejton e megjithatë tregohet objektive dhe në raportet sentimentale me të shoqin. Di të ruajë dinjitetin pa u dhënë pas aventurës së “gjuetisë” së mashkullit që kërkon t’i largohet edhe sikur t’i paraqiteshin rrethana të favorshme për një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka një temperament mjaft xheloz dhe sundues. Në të vërtetë kur merr vesh se e kanë tradhëtuar xhindoset, në këtë rast ndonëse me një natyrë mjaft paqësore e humbet plotësisht sensin e masës. Femra e lindur Dem pa ngurrim mund të përcaktohet një femër që instiktivisht kërkon me pasion dhe vendosmëri martesës sedhe i nënshtrohet mjaft zakoneve si dhe faktit se në dashuri dhe nga bashkimi zyrtar pritet edhe qëndrueshmëria materiale të cilën ajo e ndjen të nevojshme. ثshtë romantike (më shumë se mashkulli i shenjës Dem) xheloze në shkallë të lartë, shumë e duruar dhe alegro, një partnere e aftë për një përkushtim absolut ndaj mashkullit të saj për të cilin është gati të mohojë gjithçka. Nga dashuria ajo pret në mënyrë të veçantë dashuri të shumëanëshme. Në marrëdhëniet intime ajo është “e nxehtë”. Pasioni i saj për dashurinë është i tillë sa që arrin ta konsiderojë mashkullin si pronë të veten. Vetëm dashuria për fëmijët dhe dedikimi ndaj miqve të thella mund t’i shkëpusin femrës së Demit vëmendjen për mashkullin e saj. Ndërkohë prej tij ajo do të kërkojë impenjimin e plotë dhe të përhershëm në marrëdhëniet midis tyre si në planin fizik ashtu dhe në atë intelektual. Nëse tradhëtohet reagimi i saj mund të çojë në prishjen e plotë të një lidhjeje pa menduar paraprakisht.

Mashkulli i Demit në dashuri
Në dashuri mashkulli i lindur nën shenjën e Demit dallohet më shumë për pasionin sesa për ndjenjën dhe me partneren sillet hapur e le të lirë, por kërkon që të respektohet qetësia e tij brenda mureve të shtëpisë. Mashkulli i Demit është shumë i ndjeshëm, xheloz jashtë arsyes por di t’i japë mjaft ngrohtësi dhe butësi femrës që do. Meqënëse edhe në dashuri instikti qëndron mbi arsyen, çarjet sentimentale mund të shfaqen papritur në fundin e dashurisë. Mashkulli i shenjës së Demit është tip i gëzuar, vetëmohues, besnik dhe mjaft bujar, nuk i pëlqejnë situatat e vështira dhe marrëdhëniet e çiftit i jeton mirë e në mënyrë të mbyllur. Ai e shpreh dashurinë e tij shumë të natyrshme por është gjithnjë i vëmendshëm për ta ruajtur sa më shumë për vete jetën e tij sentimentale. ثshtë i dashuri, i butë dhe që urren çdo lloj zënke por dhe sikur të ngatërrohet me ndonjë prej tyre nuk mban mëri gjatë. Ai urren të jetuarit e situatave pak të qarta që, siç e ndjen ai, vënë në rrezik qetësinë e tij.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 prill)
Grumbullon të gjitha karakteristikat e shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 maj)
Kanë një mënyrë të vepruari më racionale dhe më kritike gjë që është vështirë të përballohet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 maj)
ثshtë më pesimist, më i pavarur, egocentrik me të shoqen.

Demi në miqësi
Femra e lindur në shenjën e Demit e sheh me vështirësi lidhjen e një miqësie, por kur vendos për një gjë të tillë e pranon atë plotësisht, madje është e gatshme të sakrifikojë për mikeshën apo mikun. ثshtë e gatshme të ndihmojë edhe ekonomikisht nëse bindet për hallin e personit që i drejtohet asaj. Ndonëse është pak egoiste kjo femër di të jetë e qëndrueshme në marrëdhëniet miqësore dhe përpiqet të lidhet me persona të shtresës së lartë nisur nga një formë e lehtë snobizmi e saj. Ajo ka shumë dëshirë të gostitet me miqtë dhe i pëlqen t’i presë në shtëpinë e saj duke pregatitur për ta me kujdes piatanca dhe ëmblësira me bollëk.
Mashkulli i lindur në shenjë e Demit gëzon zakonisht simpati të madhe si njeri i qetë dhe i butë. Me këto karakteristika nuk e ka të vështirë të krijojë miqësira të qëndrueshme në kohë. ثshtë i gatshëm për t’i qëndruar pranë miqve si dhe kujtdo që i drejtohet për t’i kërkuar ndihmë. Ndryshe nga femra e lindur në këtë shenjë preferon të takojë miqtë jashtë shtëpisë duke qenë edhe xheloz për privimin etij. Kështu në raste kur mashkulli i lindur në shenjën e Demit pret miqtë në shtëpi, kjo padyshim konsiderohet si shenjë e fortë miqësie dhe dashurie. Në këtë rast ai mund t’i futet edhe gatimit duke treguar vlerat e tij si një kuzhinier i zoti. Por kur mendon se e kanë tradhëtuar në miqësi ai i pret marrëdhëniet pa dhënë shpjegime duke e parë të pamundur rivendosjen e tyre.

Demi dhe familja
Femra e lindur në shenjën e Demit mban gjithnjë raporte të mira me familjen e saj të origjinës, sidomos me babanë dhe u ndodhet pranë të gjithë të afërmve të saj me zemërgjerësi të veçantë kur ata kanë nevojë. Ajo që nuk e shpërdoron paranë në familje, është me të vërtetë bujare. Në martesë është e qëndrueshme, tregon aftësi për sakrifica dhe përkushtim dhe me fëmijët do të jetë një nënë e shkëlqyer qoftë kur ata janë në moshë të re ashtu edhe kur ata janë të rritur duke u bërë për ta një mikeshë e pazëvendësueshme. Për të mundësuar një jetë me mirëqenie më të lartë në familjen e saj, femra e shenjës së Demit nuk ngurron t’i përvishet punës pa dhënë shenja lodhjeje.
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit është i lidhur në mënyrë të veçantë me familjen e tij të origjinës, sidomos me nënën, me të cilën zakonisht ka marrëdhënie shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet. Do të vazhdojë të shkojë me kënaqësi te prindërit, vëllezërit dhe motrat edhe pasi ka krijuar familje. Brenda saj është gjithnjë i pranishëm dhe përpiqet të mbështesë dhe të ruajë gruan dhe fëmijët e tij me të gjitha mundësitë duke e konsideruar atë si detyrim ndaj tyre. Ai është një baba i shkëlyer dhe mashkull i devotshëm dhe besnik, ai është për fëmijët udhërrëfyes i sigurtë dhe mik i përkryer pavarëisht se tregohet kërkues dhe autoritar. Ka marrëdhënie më të mira me të bijat se sa me djemtë.

Prirjet profesionale të Demit
Femrës së kësaj shenje i pëlqen bukuria në të gjitha format e saj ashtu si dhe ushqimi i gatuar me finesë, kështu që ajo synon të zgjedhë një profesion që ka të bëjë me artet, modën, dekorin ose kozmetikën por dhe me ushqimin (veprimtarinë që ka të bëjë me të ngrënët). Përveç kësaj meqënëse kjo femër është praktike dhe ka prirje për matematikë ajo mund të tregojë vlerat e saj edhe në punë në fushën bankare dhe financiare. Mund të bëhet tregtare e mirë, stiliste e përkryer dhe mësuese e aftë falë dashurisë për fëmijët dhe durimit të saj. Gjithashtu si e rregullt dhe me llogjikë mund të bëhet bibliotekare me vlerë. Janë drejtuese të mira në fushën e sigurimeve dhe edukimit.
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit me ndjenjën e tij artistike të lidnur mund të bëhet mbledhës antikash i mirë ose stilist i zoti. Përvec kësaj llogjika e fortë dhe sensi praktik i japin mundësi t’i hyjnë me sukses karrierrës politike ku i vijnë në ndihmë aftësitë organizuese; ato aftësi që mund ta bëjnë industrialist të shkëlqyer ose financier të përkryer. Muzika dhe piktura nga argëtim mund t’i shërbejnë për punë sepse mashkulli i kësaj shenje ka temperament artistik dhe fantazi. Intelekti i thellë, llogjika e shëndoshë bëjnë që studimi i filozofisë t’i vijë për shtat temperamentit të mashkullit të Demit. Si mashkulli ashtu edhe femra e kësaj shenje duhet të përpiqen të evitojnë çdo lloj aktiviteti të ngadaltë pasi kanë arritur të humbasin kështu shtytjen për të dhënë më shumë dhe më mirë. Mund të jenë bankierë, arkitektë, konstruktorë, bujq, doktorë. Demat japim maksimumin kur vihen në detyra, kur rutina s’është më në rend të ditës dhe ku dalin gjëra të paparashikuara.

Demi dhe Paraja
Të lindurit në këtë shenjë (femra dhe meshkuj) janë disi ekonomiqarë dhe të kujdesshëm në shpenzime dhe parasë i japin vendin që i takon në kuptimin që e njohin vlerën e vërtetë të saj, prandaj për këtë arsye nuk shpenzojnë më kot, madje përpiqen të kursejnë. Njerëzit e shenjës së Demit duan të investojnë fitimet e tyre veçanërisht në blerjen e shtëpisë ose të bizhuterive duke i konsideruar si objekte të ruajtjes së të mirave materiale. Si mashkulli dhe femra e lindur në këtë shenjë e ruajnë paranë si mjet të rëndësishëm dhe ndjehen të sigurtë kur “zotërojnë” një kapital ndonëse jo shumë të madh. Femra e Demit dëshiron të shpenzojë për antikuare për stolisjen e shtëpisë si dhe për tablo e piktura autorësh të njohur. Shpenzon me dëshirë për ushqim (të cilin e zgjedh gjithmonë të cilësisë më të mirë) për ta konsumuar me njerëzit e saj të dashur. Me shumë pak dëshirë blen rroba dhe gjëra të vogla pa vlerë, ndërsa nuk është shumë zemërgjerë për dhurata vetëm në rastet kur bëhet fjalë për familjarët e saj. Është për t’u theksuar se mashkulli i lindur në këtë shenjë shpenzon më lehtë se femra e shenjës, sidomos për shoqen e tij që do ose për femrën që i ngacmon ndjenjat e tij si mashkull. Sido që të jetë falë aftësive të jashtazakonshme për punë, njerëzit e kësaj shenje edhe sikur t’u duhet të humbasin shumë para do të dinë t’i rifitojnë. Prindërit e lindur në shenjën e Demit janë tejet zemërgjerë me fëmijët e tyre.


Demi dhe shëndeti
Si femra ashtu dhe mashkulli i shenjës së Demit gëzojnë shëndet të plotë ndonëse kur sëmuren shërohen me pak vështirësi dhe si njëri ashtu dhe tjetri i kanë frikë sëmundjet. Pjesët më delikate për njerëzit e shenjës së Demit janë qafa, pjesa e sipërme e gjoksi dhe gjëndrrat. (shpesh kanë një zë të mrekullueshëm dhe mund të gjejmë shumë këngëtarë nën këtë shenjë). Shqetësimet më të shpeshta janë ato të shkaktuara nga infeksione të tipit limfatik: nga probleme me gjëndrrat e pështymës, në qarkullimin e gjakut; nga çrregullime në tretje nga nxitimi në të ngrënë; nga anemi të forta dhe nga shqetësime në gjëndrrat e organeve gjenitale. Tek Demi janë të shpeshta po ashtu abseset e qafës. Nisur nga çrregullimet e tretjes rekomandohet ushqim i shumëllojshëm dhe i lehtë, pa yndyrna dhe pikante. Grykësia e Demit lehtëson shfaqjen e problemeve edhe në aparatin urinar që me kalimin e viteve rëndohet më shumë. Organizmi i këtyre njerëzve ka zakonisht mungesa kripërash minerale që janë të domosdoshme për njeriun dhe meqënëse mund të kenë edhe numër të ulët të rruazave të kuqe u rekomandohet të hanë shpesh mish. Mund të kenë çrregullime në veshtka në tiroide dhe dhjamosje si rezultat e dëshirës së madhe për të ngrënë.
Për të mënjanuar sadopak këto shqetësime Demat duhet të shëtisin në këmbë, të lëvizin sa më shpejt. Janë gjithashtu të mira golfi, noti, kopshtaria (falë dashurisë për bimët). Duhet të evitohen ëmbëlsirat, ushqimi i kripur sepse bëjnë problem për metabolizmin. Nuk duhet kurrë të hanë jashtë vaktit. Mirë u bën orizi, zarzavatet e shumta (preshi, fasulet, karrotat, çikoria, kungulli i verdhë). Mirë u bën dhe peshku, mishi i bardhë por jo mish gjahu. Nga frutat u rekomandohen dardhat, mollët, kumbullat dhe grejfrutat me vitaminën C, si dhe boronicat që largojnë diabetin. Alkoolin duhet ta evitojnë se krijojnë sheqer. Këshillohen lëngjet e zarzavateve, lëngu i portokallit, lëngu i grejfrutit që ndihmon shikimin. Ju këshillohet vizatimi, skulptura, vizitat në ekspozita, muzeume, muzika. Ata kënaqen më shumë në fshat sesa në det, natyra është më qetësuese për ta.

Dhjetëditëshi i parë (21 – 31 prill)
Janë kryesisht objekt i infeksioneve në grykë dhe absesesh.

Dhjetëditëshi i dytë (1 – 10 maj)
Mund të kenë shqetësime të vazhdueshme në tiroide, në hundë dhe në veshë.

Dhjetëditëshi i tretë (11 – 20 maj)
Janë të prirur për t’u sëmurë nga bajamet, janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të kordave të zërit. Planetët që ndikojnë janë Venusi, Hëna dhe Mërkuri.

Vlerat e Demit
Femra e lindur në këtë shenjë është shumë e ndjeshme, e dhembsur, bujare, zonjë shtëpie e shkëlqyer dhe ka dëshirë të madhe të ketë përfundim pozitiv për gjithçka që i takon. Ka natyrë të qetë, është dhe me llogjikë. ثshtë pothuajse gjithnjë me humor të mirë, bie në sy për bukurinë. Është tipi i femrës shumë të drejtë dhe i pëlqen rregulli. Në dashuri është mjaft elastike përsa i përket vendimeve që merr kur është e bindur për diçka nuk kthehet prapa. Është shumë e qetë, e vendosur dhe e rezervuar në çështjen e ndjenjave. ثshtë lozonjare dhe e gatshme të sakrifikojë për partnerin.
Mashkulli i kësaj shenje është i këndshëm, i sjellshëm, shumë i ekuilibruar, mjaft i duruar dhe këmbëngulës. ثshtë i matur dhe frenon veten nga ambiciet. Në dashuri është partner i butë, me mjaft sens, shumë besnik, i ekuilibruar dhe paqësor.

Të metat dhe dobësitë e Demit
Femra e lindur në shenjën e Demit është mjaft xheloze dhe nuk tërhiqet edhe kur është i qartë fundi i dashurisë; vazhdon me insistim të kërkojë mashkullin që e ka lënë. Ndonjë herë janë aq të ngathta saqë lënë pas dore ato probleme që i interesojnë po kur vjen puna për të mbrojtur idetë e tyre tregohen me të vërtetë të rralla dhe të ethshme. Mendimet dhe qëllimet nuk i ndryshojnë as për më të voglën arsye. Shpesh herë vihet re se asaj i mungon takti dhe nuk përpiqet të ndryshojë për të mos lënduar të tjerët me ofeza që mund të shkaktohen nga diplomacia e saj e dobët. Ngaqë është xheloze e madhe, xhelozia mund ta gjenerojë në dhunë; dhunë të ashpër dhe të pakontrollueshme që shpie në akte të papërfytyruara për një femër kaq të ëmbël. Dhe kur mërzitet ka disi frikë se nuk do ta kapërcejë më këtë mërzitje.
Mashkulli i lindur Dem është dogmatik dhe nuk pranon se është kontradiktor në vendimet që merr. Është shumë materialist dhe xheloz i madh në dashuri saqë mund të përdorë edhe dhunën ndaj partneres. Karakteri i tij, ndër më kryeneçët kur ka më probleme mbyllet në vetvete dhe nuk përpiqet të përfitojë nga përvoja e të tjerëve.
Ai është mjaft supersticioz dhe tej mase hamës. Për të gjetur diçka të mirë për të ngrënë, ndonjë ëmbëlsirë, është gati të prishë rehatinë e të dalë nga shtëpia për të. Është njeri që i pëlqen të bëjë koleksion rrobat dhe parapëlqen kravatat. Zotëron shumë dhe i pëlqen që t’ia sjellin dhuratë. ثshtë sqimtar në veshje.

Këshilla për Demin
Për të lindurit e shenjës së Demit (meshkuj dhe femra) është e domosdoshme të jetojnë në mënyrë sa më të qetë e paqësore sepse stresi është armiku më i keq i sistemit të tyre të ndjeshëm të qarkullimit të gjakut. Në rast se të lindurit në këtë shenjë arrijnë të kapërcejnë mosbesimin e lindur dhe të ekzagjeruar që i bën të vështira marrëdhëniet me njerëzit që kanë pranë (është fjala për miqtë) kjo do të jetë një avantazh përta, dhe për të patur më shumë qetësi do të ishte e përshtatshme për ta të zhdramatizojnë fjalën sëmundje nga e cila ata acarohen shumë.
Bëni kujdes, të gjithë të lindurit e Demit kanë prirje të theksuar; e lënë veten të pushtohen nga pasioni dhe instikti. ثshtë fjala për një prirje të rrezikshme e cila duhet rishikuar para se të jetë shumë vonë e të sjellë dëme. Sidoqoftë është një gjë e zakonshme për meshkujt dhe femrat nevoja për të qenë tërheqës për të tjerët por kjo s’do të thotë të gëzosh simpatinë e gjithkujt. Si përfundim: kini parasysh kalueshmërinë e zotërimit dhe mos dramatizoni një humbje tuaj të mundshme.

Ekstravagancat e Demit
Femra e lindur nën shenjën e Demit ndër të veçantat e saj dallohet për trajtimin e vërtetë të jashtëzakonshëm që bën të ushqyerit: i pëlqen të hajë shumë mirë dhe kërkon cilësi të lartë edhe kur është fjala për të pregatitur diçka të thjeshtë, pra për të edhe buka duhet të jetë e përkryer. Ajo gatuan shkëlqyeshëm dhe bën kujdes, madje të tepruar për të gjitha hollësitë e tavolinës, ashtu siç bën edhe për bimët apo lulet. Edhe bestytnia e tepruar bën pjesë në ekstravagancat e saj; për disa sende dhe ngjyra për të cilat ka bindjen se kanë ndikim negativ as nuk i pranon as nuk i përdor.
Edhe mashkulli i lindur në këtë shenjë nga ana tjetër e ka shumë të vështirë të adoptohet me të renë dhe është kjo arsyeja që preferon të përshkojë gjithnjë të njëjtën rrugë dhe përsëri të njëjtin gabim. Ky kufizim ia mbyll mundësitë për larmi si në punë ashtu edhe në shoqëri. Edhe mashkulli i kësaj shenje bie pre e zemëratave të forta që në fund të fundit dëmtojnë më shumë atë sesa atë që ka pranë.

Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Si meshkujt dhe femrat e Demit nuk besojnë lehtë. Mendohen gjatë para se t’i besojnë kujt. Në fakt kanë pak miq por miq të vërtetë dhe me ta sillen me besnikëri, merren vesh me të lindurit e Dashit sepse të dy janë bujarë e të gjindshëm, me Gaforren kanë interesa të përbashkëta, me Virgjëreshën dhe Peshoren i bashkon dashuria për gjërat e bukura; me ata të Bricjapit kanë të njëjtën kuptim për realitetin në përgjithësi dhe atë të përditshme në veçanti. Dhe me Peshqit sepse janë të dy të ndjeshëm. E kanë të vështirë miqësinë me të lindurit e Binjakëve që janë dinakë, me Ujorët dredharakë, me prepotentët e Luanit dhe me të lindurit e Akrepit që janë mjaft të ngatërruar në psikologjinë e Demit. Me Shigjetarin herë mirë, herë keq dhe me Demin vetë lidhje e mirë.

Në dashuri: Si meshkujt dhe femrat plot pasion të shenjës së Demit mirëkuptohen në fushën e ndjenjave dhe të marrëdhënieve intime me të zjarrtët e Dashit, me të zgjuarit e Binjakëve, me të rezervuarit e Bricjapit, me sedërlinjtë e Virgjëreshës, me të butët e Gaforres, me të sjellshmit e Peshores dhe me të ndjeshmit e Peshqve. Është shumë i vështirë një raport i fortë dashurie me të veçantët e Ujorit të cilëve dashuria u sjell kujtime jo të këndshme për shkak të tradhëtisë së të lindurve nën shenjën e Demit. Marrrëdhëniet e Demit me ata të Shigjetarit janë nga më të mirat, por s’ka jetëgjatësi. Me Luanin është
vështirë.

Në punë: Të lindurit e Demit merren vesh mirë me të papërtuarit e Dashit me punëdashësit e Gaforresh, me racionalët dhe të rregulltit e Virgjëreshës, me të qetët dhe të shtruarit e Peshores, me të ndershmit e Shigjetarit, me realistët e Bricjapit dhe me fantazuesit e Peshqve.
Puna nuk është e lehtë me të paparashikueshmit e Binjakëve, me energjikët e Luanit, me kokëfortët e Akrepit, me të talentuarit e Ujorit dhe me të vëmendshmit dhe të maturit e Demit.

Mashkulli ideal për femrën e Demit
Mashkulli ideal për femrën e Demit duhet të jetë konkret dhe praktik që nuk i krijon probleme të tepruara në bashkëjetesë por përkundrazi ia lehtëson ata duke e bërë më të këndshme, duke u përkujdesur për të sa më shumë, në çdo mënyrë. Sigurisht që gjërat do të shkojnë mirë nëse mashkulli do të jetë zemërgjerë me të, dhe do të kujtojë përvjetorët, p.sh. me dhurata të çmuara dhe pse jo me komplimenta të sinqerta që e lumturojnë femrën e Demit. Nga partneri i saj ajo pret një veprimtari të shëndetshme dhe aktive në marrëdhëniet intime, udhëtime të shumta bashkë, dhe momente të paharrueshme në bukuritë e natyrës.

Femra ideale për mashkullin e Demit
Femra ideale për mashkullin e Demit duhet të jetë e bukur dhe sidomos e rezervuar, partnere me të cilën të jetosh dashurinë jashtë çdo rreziku, me fjalë të tjera preferon qetësinë e privimit nga lakuriqësia e jetës mondane. Mashkulli i shenjës së Demit ka një sens të spikatur estetik që e bën të vlerësojë jo vetëm bukurinë e jashtme por edhe atë shpirtërore të femrës dhe të së dashurës është për të botë ndjenjash plot qetësi dhe qartësi. Ai eviton me kujdes femrën grindavece sepse i urren diskutimet dhe tensionet.

Kuriozitete për Demin
Vendet që i përshtaten Demit
Janë Greqia, Azia e Vogël, Belgjika, Kaukazi, Kili, Qipro, Irlanda, Iraku dhe Rusia. Qytetet: Mantova, Torino, Parma, Lispia, Nanta, Dublini, Luçerna dhe Rodi si dhe natyra e pandotur.

Ngjyrat e Demit
Të lindurit e Demit kanë prirje për t’u veshur me të gjelbra si dhe me ngjyrat e tokës dhe të luleve. E zeza nuk i rekomandohet kësaj shenje sepse i rikthen depresionin, ndërsa e kuqja, bluja dhe ngjyra e qiellit i sjellin Demit qetësi dhe ekuilibër.

Orët e dashurisë
Për çdo të lindur në shenjën e Demit, momentet më të përshtatshme për të shprehur ndjenjat e tij janë orët 1 deri në 2 ditën e diel, të martë, të mërkurë dhe të premte dhe në orën 13 deri në 14 ditën e hënë, e martë, e mërkurë, e premte, e shtunë.
Janë Venusi, Dielli, Hëna dhe Mërkuri që drejtojnë këto orë për të lindurit e Demit.

Për hajmali që t’i sjellë fat Demit mjafton një copë alabastër që duke e shtrënguar në duar do të kini fat, mbajeni gjithmonë me vete, ndërsa unaza që sjell fat është një unazë bakri ose ar i verdhë që mbështetet tek Venusi planeti i Demit.
Personazhe të lindur Dem
Elizabeta II e Anglisë, Katerina e Rusisë, Barbara Streisend, Ana Oksa, Suzana Anjeli, Zigmund Frojd, Papa Vojtila, Johanes Brahms, Albano, Xhani Buoncompagni, Roberto Roselini, Uilliam Shekspir, Francesko Nuti,, Diedo Abatantuono, Honore de Balzak, Markone, Rovena Dilo, George Cloney, Anjeza Shahini, Bleona Qerreti. Eli Fara.

Pasaporta astrologjike
Periudha 21 prill – 20 maj
Elementi Toka (shenjë toke)
Cilësia i përqendruar, i prerë, i qëndrueshëm
Gjinia femërore
Planeti sundues Venusi (Afërdita) (Venera)
Parfumet myshku, këpurdhat, trëndafili, vjollca
Bimët bliri, qershia, dardha, selvia, molla
Ditët me fat e premte, e hënë
Ngjyrat e gjelbërt, bojëqielli, lejla, vjollcë
Numrat me fat 4, 6, 8
Stili i thjeshtë, praktik
Gurët e çmuar smeraldi, zefiri, burir, perla
Lulet e preferuara vjollcat, lulëkuqet
Numri planetar 7
 
Top