Gjate e gjerë për shenjen e PESHORES.

PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)

Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut. Është shenjë themelore mashkullore, shenjë e ajrit pozitive, e qeverisur nga planeti i Afërditës (Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj.

Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësin. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë tëfitojnë sa herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealist, të dashur dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnë punët e rëndomta dhe të papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjik, mendimtarë dhe bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm. Për një Peshore çdo gjë është mirë të bëhet çift. Janë tipa të balancuar harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura. Ata pëlqejnë bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë, nuk ta lenë dalë lehtë. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë, flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktiv, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë (sidomos vajzat). Shumë astrologë mendojnë se Peshorja është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje. Janë dhe shumë njerëzore, ndihesh mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. Ju pëlqen puna në skuadër. Gjendja ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi shkojnë mirë. Pëlqejnë: bashkjetesën, harmonia, xhentilesa, gjërat fine të jetës, urrejnë: dhunën, padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës.

Karakteristikat e femrës së Peshores
Femra e lindur në këtë shenjë më shumë se çdo shenjë tjetër ndjen nevojën e ekuilibrit dhe harmonisë. Hijeshia dhe bukuria sigurisht që nuk i mungojnë, e gjithashtu edhe shija e bukur, pak ambicie dhe nganjëherë një farë dembelie e paqëndrueshmërie. Por ama është më se e vërtetë që Peshorja dallohet për vullnet, ndihmë e vlefshme kjo në momentet më të vështira tëjetës, ndjeshmëri të thellë dhe është e vërtetë që mund të duket mjaft e brishtë sese mund të duket me të vërtetë. Ajo ruan gjithnjë atë pak ndjenjë ambicie që e mbron nga shumë zhgënjime. Zakonisht gruaja e kësaj shenje ka mjaft suksese me seksin tjetër, sepe prej saj buron një ëmbëlsi e veçantë dhe është e lehtë të kuptosh dëshirën e saj për komunikim.

Karakteristikat e mashkullit të Peshores
Mashkulli i lindur në shenjën e Peshores bën pjesë në kategorinë e personave që megjithëse nuk e ndjemë nevojën e personave të tjerë, nuk u pëlqen të qëndrojnë vetëm, atij i pëlqen të shfaqë para miqve e të njohurve hijeshinë e tij të lindur, të flasë e të dëgjojë duke dhënë këshilla dhe të mbështetet në lavdërimet dhe nga komplimentat. Të gjtha këto e ndihmojnë mashkullin e lindur në këtë shenjë që të mundë atë hije të hollë pesimizmi që herë pas here ngre krye. Edhe pse është një qënie për të cilin ndjenja predominon dhe intuita e të cilit është mjaft e mirë, jo rrallë ndikohet edhe nga gjykimi i të tjerëve. ثshtë gjithnjë në çdo situatë, në kërkim të një ekuilibri të brendshëm: ky është qëllimi i Peshores. Në të vërtetë dëshira për qetësi është për mashkulllin e kësaj shenje element i domosdoshëm për t’ia dalë mbanë në jetën profesionale dhe sentimentale, aq të domosdoshme sa, kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës reagon me forcë dhe në mënyrë të tepruar. Ky mashkull dëshiron në një mënyrë, shpesh të tepruar, të pëlqehet, të zgjedhë dhe të joshë (po ashtu edhe femra e Peshores).

Personaliteti i Peshores
Diplomacia, intuita dhe egoizmi janë këto tre fjalë që ilustrojnë më së miri personalitetin e të lindurve në këtë shenjë. Në fakt, si meshkujt dhe femrat në sjelljet e tyre ndjekin këto tendenca si në raportet shoqërore ashtu edhe në ato personale ose sentimentale. Diplomacia përdoret për të jetuar në paqe me të tjerët, gjë që është një domosdoshmëri për Peshoren edhe pse ndonjëherë karakteri i tij është grindavec. Edhe intuitën e përdor për të përmirësuar raportet me të tjerët; është një nga ato cilësi që janë të dobishme për të kuptuar kur e si duhet të lëvizësh me miqtë, kolegët e familjarët. Edhe pse nuk futen në grindje apo siklete, meshkuj e femra të Peshores janë gati të bien në kompromis dhe për të njëjtën arsye janë gati të ambientohen në mjedise të ndryshme dhe situata që ndryshojnë që të dy relativisht besnikë, janë gjithnjë në kërkim të dashurisë dhe të ngrohtësisë e me këtë shpjegojnë dhe “hutesat” e tyre të shpeshta në dashuri. Sidoqoftë mërzia dhe vetmia janë armiqtë kryesorë të të lindurve në këtë shenjë dhe jeta në shoqëri paraqet për ta një shmangie të këndshme dhe të domosdoshme nga rutina e përditshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator- 2 tetor)
Janë mjaft të matur, të sjellshëm dhe e duan të bukurën. Shpesh janë përtacë dhe elegantë, mund të quhet ndryshe dhe njeriu i politikës është dhe human.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
Janë më të zgjuar, më të gjithanshëm dhe të papërshkueshëm në idetë e tyre. Janë pak entuziastë dhe përpiqen t’i bëjnë bisht problemeve. Janë më guximtarë, më aktivë dhe të pavarur.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
Janë më inteligjentë, më të shumanshëm, por mbeten pak sipërfaqësorë. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe dallohen për pak përtaci. Njeri i rrezikshëm, shumë i shoqërueshëm dhe artistik. Motoja e shenjës “ne jemi”.

Peshorja në dashuri
Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë por të martohen sa më shpejt.

Femra e Peshores në dashuri
Para së gjithash ajo është e prirur të ndjekë tendencat e saj, është e prirur të jetojë aventura të lehta pa shumë impenjim, është e sjellshme, sentimentale, e ngrohtë dhe e hareshme… një grua që, në qoftëse vihet para zgjedhjes midis bashkëshortit dhe fëmijëve, nuk ngurron të privilegjojë bashkëshortin. Gruaja e kësaj shenje është e aftë në dashuri të bjerë në kompromis, e di që paqëndrueshmëria bën pjesë në lojrat dashurore që i pëlqejnë aq shumë e në ato “flakë kashte” që bëjnë pjesë në jetën e saj sentimentale dhe që e argëtojnë. Por shoku i saj nuk duhet të tregohet kurrnac dhe as i ftohtë. Gruaja e Peshores kërkon në dashuri pasion, origjinalitet dhe dëshiron të ndihet e mbrojtur, e përkëdhelur pse jo e lajkatuar nga shoku i saj. Ajo do të ndajë me të dashurinë e saj për lulet, kafshët dhe bukuritë e natyrës. Femra e Peshores e jeton dashurinë me alegri dhe pa ndonjë impenjim të tepërt nga ana e saj; preferon histori të shkurtra e të këndshme në vend të një raporti impenjativ me të cilin kërkohet besnikëri absolute. Loja e dashurisë është gjithnjë e pranishme në këtë krijesë kaq harmonioze që pret me të vërtetë shumë nga dashuria. Dhuratat, komplimentat në jetën seksuale intensive delikatesë ngrohtësi; të gjitha këto ajo i konsideron pothuajse si një dhuratë për hijeshinë e saj të lindur dhe për magnetizmin apo pamjen e saj magjepsëse. Gruaja e Peshores nuk është jashtë mase xheloze dhe nuk kërkon të jetë sunduese me partnerin e saj dhe kur ai bëhet bashkëshorti i saj, duke qenë se ajo është një estetiste, me preferencë martohet me një mashkull të bukur që kënaq pikërisht ndjenjën e saj estetike, kjo femër është edhe e ndjeshme.

Mashkulli i Peshores në dashuri
Mashkulli i kësaj shenje është shumë i kujdesshëm në raportet e dashurisë dhe di si të sillet me përkujdesje ndaj gruas që dashuron. I ndjeshëm dhe besnik, ndonjëherë mund të shndërrohet në një tip të paqëndrueshëm dhe jo besnik pa ndonjë arsye të dukshme ose në një tip të ftohtë në qoftë se partnerja e tij nuk e kupton ashtu sic e dëshiron ai. Dashuria për mashkullin e Peshores nënkupton emocione, emocione nga pikëpamja seksuale dhe intelektuale por sigurisht kurrë mërzi apo përsëritje të së njëjtës gjë. Mashkullli Peshore në dashuri ka tendencë të kalojë nga momentet e një entuziazmi të madh në momente indiference. Gjithçka e përjetuar si gjurmë e një pasigurie thelbësore. Magjepsës, di të shfrytëzojë mirë aftësitë e tij dhe i pëlqen të kalojë më shumë nga një flirt në tjetrin sesa të kushtohet tërësisht. I aftë për t’iu kushtuar dikujt por mund të bëhet i ftohtë nëqoftëse refuzohet dhe nuk kuptohet. Tek gruaja ai kërkon ëmblësi, ndjeshmëri, zgjuarsi dhe gatishmëri për të falur lajthitjet e tij. Edhe ai kërkon bukurinë, harmoninë por dhe afshin dhe mirëkuptimin. Nuk duhet harruar se mashkulli i Peshores edhe pse i dashuruar mbetet gjithnjë pak egoist; ata kanë ama cilësinë për të kërkuar me lezet problemet jo të këndshme dhe të harrojnë tensionet. Dhe kjo është një ndihmë e madhe në jetën bashkëshortore.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator – 2 tetor)
Ka një karakter alegro dhe në dashuri është i padjallëzuar.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
ثshtë mjaft i dashur, pak i dobët (në karakter) i qëndrueshëm, por pak
këmbëngulës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
E jeton dashurinë me periudha dhe është gjithnjë i prirur të marrë vendimet në çështjet sentimentale. Pak mendjemadh, i pëlqen të lavdërohet dhe të marrë komplimenta.

Peshorja në miqësi
Femra e Peshores është zakonisht një shoqe e sjellshme por jo e qëndrueshme në shoqëri, ashtu sic është në fund të fundit në të gjitha veprimet e saj.
Megjithatë është e aftë të tregojë përkujdesje dhe gatishmëri edhe kur raporti është shumë i thellë si rezultat i natyrës së saj pak sipërfaqësore. Në miqësi është tipi i personit që priret më shumë të marrë sesa të japë dhe jo gjithmonë arrin të kuptojë idenë e sakrificës për një miqësi. ثshtë seleksionuese në zgjedhjen e miqve dhe nuk do të harxhojë kohë në bisedime që nuk i nteresojnë ose që nuk e nxisin. Në qoftëse zgjënjehet në shoqëri, ajo zhduket e më pas rishfaqet sërish sikur të mos ketë ndodhur gjë. Ajo është e gatshme të ndihmojë ato që u drejtohen dhe mund t’u japë këshilla dhe zemër për problemet dhe shqetësimet që kanë. Peshoret nuk harrojnë kurrë të keqen që u bëhet.
Edhe mashkulli i kësaj shenje është koleksionues dhe pak i prirur të krijojë lidhje të thella miqësie. Në shoqëri sillet si me stil dhe dashamirësi dhe është një dëgjues e bashkëbisedues mjaft i mirë edhe pse nuk ka dëshirë të flasë për fakte personale. Jo shumë bujar për të bërë dhurata, është ama mjaft dorëlëshuar për këshilla kur sheh një mik në vështirësi. Mashkulli i Peshores, duke qënë se nuk pret shumë nga miqësia nuk ngurron ta prishë një raport miqësi por sidoqoftë është gjithnjë i gatshmë të harrojë mungesën e mirësjelljes nga të tjerët. Nuk tolerojnë grindjet, mbi të gjitha kur dikush vë në dyshim opinionet e tyre, sepe ata kur arrijnë në një konkluzion e mbrojnë me fanatizëm.

Peshorja në familja
Femra
e kësaj shenje është thellësisht e lidhur me familjen e origjinës dhe zakonisht raportin më të mirë e ka me babain; dhe pasi martohet ka kontakte të vazhdueshme me të dashurit e saj. Familja që krijon gruaja Peshore ka për të një vlerë mjaft të madhe dhe një diçka për të cilën ajo duhet të tregojë kujdes; është një nënë mjaft e mirë, duke u interesuar me inteligjencë dhe ngrohtësi për fëmijët me ta sillet më shumë si një mike sesa si një edukatore autoritare. Zakonisht gruaja e kësaj shenje ka raporte më të mira me djemtë por ndërkohë vazhdon ta konsiderojë bashkëshortin, edhe në qoftë se do t’i duhet të ndahet nga ai, si dikë që gjithnjë do të bëjë pjesë në jetën e saj. Ajo është një nënë që sakrifikon gjithmonë për fëmijët e saj.



Mashkulli i Peshores që sigurisht nuk është shumë besnik dhe ka një mënyrë të dashuruari jo të qëndrueshme, në familje është i pranishëm si mik bashkëpunëtor i fëmijëve. Fëmijët tek ai nuk shohin një edukator por një shok lojrash e sporti. Edhe ai është i lidhur mjaft me familjen e prindërve dhe e konsideron martesën mjaft të rëndësishme por dëshiron madje pretendon që gruaja të mos kufizojë lirinë e tij dhe nuk toleron asnjë lloj skene, për më tepër ato të xhelozisë. I aftë t’i kushtohet familjes, mashkulli i kësaj shenje nuk do të sakrifikohet, të shqetësohet apo të t’i tërhiqet vëmendja kur nuk është me të mira.

Prirjet profesionale të Peshores
Sensi estetik i femrës së Peshores është me të vërtetë mjaft i dallueshëm dhe po kështu janë prirjet e saj artistike. Për të janë mjaft të përshtatshme të gjitha profesionet në të cilat ajo mund të shprehë këto anë të personalitetit të saj. Modë, mobilizim, pikturë, këngë, arkitekturë, publicitet, të gjitha këto fusha i përshtaten mjaft femrës së kësaj shenje që mbi të gjitha kur bëhet fjalë për punën nuk tërhiqet kurrë mbrapa. Dhe duke u nisur dhe nga ndjenja e saj e lindur e drejtësisë, e gjykimit të paanshëm dhe korrektësisë Peshorja mund të bëhet një avokate e mirë dhe një konsulente financiare e vlefshme. Nuk janë për të punë që kërkojnë një qëndrim agresiv dhe këmbëngulës.
Mashkulli i Peshores di t’i përballojë problemet sepse ka aftësi të ruajë gjakftohtësinë dhe t’i gjykojë njerëzit dhe gjërat me racionalitet dhe sens kritik. Të lindurve të Peshores i përshtaten profesionet e lidhura me artin, me të shkruajturin, me estetikën (për shembull kirurgjia plastike), me artin e të vizatuarit, e natyrisht me drejtësinë. Mund të jenë gjykatës të vlefshëm, avokatë, kompozitorë, gazetarë, kritikë, shkrimtarë, mjekë të mirë, konsulentë fiskalë të ndershëm, publicistë e mësues. Edhe mashkulli i kësaj shenje nëse mundet duhet të shmangë përqëndrimin në aktivitete që kërkojnë përgjegjësi dhe prirje për qëndrime të forta që nuk janë të natyrës së tij. Një këshillë asnjë nuk është i pafalimentueshëm në dhënien e një gjykimi dhe kjo vlen edhe për të lindurit e shenjës se Peshores.

Peshorja dhe paratë
Të lindurit në këtë shenjë si femrat ashtu edhe meshkujt kanë një raport mjaft të ekuilibruar me paranë, u pëlqen të shpenzojnë për veten e tyre dhe kërkojnë të mos e privojnë vetveten nga asgjë. Më me vështirësi bëjnë shpenzime për të tjerët edhe kur bëhet fjalë për persona të dashur, ndërsa për fëmijët shpërthen një bujari e vërtetë. Të lindurit nën këtë shenjë janë të matur dhe këtë e bëjnë me elegancë. Kursimtarë të matur, paraja u jep të lindurve në këtë shenjë një farë sigurie për meshkujt është mjet për të arritur një qëllim, për gruan një lehtësi për të jetuar më mirë edhe pse, e mira e saj për të s’ka fund. Për të dy shpenzimet më të justifikuara janë ato që bëhen për të blerë objekte me vlerë dhe të bukura për shtëpi, veshje të modës, e gjithçka tjetër që e bën më të këndshme jetën. Dihet që dhuratat që bën Peshorja janë gjithnjë të zgjedhura me gusto edhe pse me një sy të vëmendshëm ndaj çmimit. Në raportin e të lindurve në këtë shenjë me paranë ndikojnë pozicioni i Afërditës, Diellit e Hënës, pra pozicioni i këtyre planeteve në sektorët e horoskopit.

Peshorja dhe shëndeti
Në përgjithësi të lindurit në shenjën e Peshores (femra ose meshkuj) janë përsona që gëzojnë shëndet të plotë dhe që kanë aftësi të mira për të marrë veten pas një sëmundje, megjithëse të lindurit në këtë shenjë kurohen me shumë kujdes pasi kanë tmerr dhe frikë nga sëmundjet. Pjesët më delikate janë veshkat, aparati gjenital, dhëmbët, kockat dhe aparati tretës. Meshkuj e femra vuajnë më shumë nga kriza veshkash, forma reumatizmale, dhimbje kockash, dhimbje fyti, nga dhimbje mesi për shkak të gurëve në veshka si dhe nga bllokimi i lëngjeve si shkak i insuficiencës renale. Sistemi nervor është mirë. Si sëmundje mund të kenë edhe fshikëzën, grykën, gjëndrrat, kohkën, stomakun dhe ndonjëherë sistemin nervor. Gjithashtu mund të ndodhë që Peshorja mund të vuajë nga inflamacione (vezore – grykë), nga shqetësime të gjëndrave mbiveshkore nga forma e diabetit dhe nga shqetësime të qarkullimit të gjakut. Dihet që lëvizja e ndihmon fizikun dhe për Peshoren vlen mjaft loja e tenisit sepse me lëvizje është më e lehtë të eleminohen helmet dhe në të njëjtën kohë kjo lojë kënaq nevojën e harmonisë që ka kjo shenjë. I këshillueshëm është edhe hipizmi dhe të gjitha sportet e tjera të ngjashme që karakterizohen nga rregullsia dhe dinamizmi. Ushqimi i të lindurve në shenjën e Peshores duhet të jetë i pasur me fosfat sode që shërben për të ruajtur ekuilibrin në organizëm. Rekomandohen peshku, orizi, mishi i bardhë, jeshillëqet (sallata, selinoja, çikorja, karrotat, kungujt, kopra mbi të gjitha) dhe pak karbohidrate dhe sheqerëra. Ndërsa nga frutat më të mira janë portokallet, qershitë, mandarinat, mollët, dardhat, pjeshkët, kajsitë dhe gështenjat. Do të ishte mirë të shmagin verën dhe pijet alkolike në përgjithësi që shkaktojnë prodhimin e toksinës të cilën Peshorja e eleminon me vështirësi. Si pije më të mirat janë lëngjet e frutave, çaji i lehtë dhe të gjitha pijet që përgatiten nga barëra diuretike. Për të kaluar kohën dhe për t’u clodhur ata duhet të veprojnë duke kënaqur tendencat e tyre artistike, domethënë duke shkuar në kinema, teatër, në ekspozita apo koncerte. Si hobi rekomandohen vizatimi, fotografia, studimi i një instrumenti muzikor dhe natyrisht leximi. Ndërsa për pushime më mirë mali sesa bregdeti sepse kryen një veprim qetësues por edhe stimulues.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator – 2 tetor)
Preket më shumë nga shqetësimet e veshkave dhe të fshikëzës, delikate edhe gryka e vezoret.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)
Janë të priru më shumë për dhimbjet e mesit, dhimbje dhëmbësh dhe dhimbje koke.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)
Kanë shqetësime të mëdha në kocka. Është i predispozuar për uretrit.

Planetët që ndikojnë tek Peshorja janë: Afërdita, Marsi dhe Jupiteri.
Vlerat e Peshores
Përsa i përket femrës së kësaj shenje duhet thënë menjëherë që ka “karakter të mirë” dhe e jeton jetën me gëzim. ثshtë e sjellshme, e dashur dhe i përballon problemet me optimizëm dhe në mënyrë pozitive, optimizëm dhe pozitivitet që të para në fushën e punës që kryen krijojnë rreth saj një mjedis të qetë dhe të shtensionuar edhe për këtë ajo është gjithnjë e dashur nga kolegët e saj. Në punë mjedisi pa tensione është mjaft i rëndësishëm për të pasur rezultate të mira. Femra e Peshores në dashur iështë mjaft femërore dhe ka aftësinë e vecantë të tërheqë me magjepsjen dhe hijeshinë e saj të lindur. Sentimentale e dashur dhe e ngrohtë do të jetë me partnerin e saj një shoqe mjaft e këndshme.
Mashkulli i kësaj shenje është i ekuilibruar, i qetë dhe ka një ndjenjë të thellë miqësie në saj të të cilit vepron në mënyrë objektive dhe të paanshme. Një vlerë e dallueshme e tij është si di të harrojë dhe të falë për sa është plagosur e zhgënjyer më parë. I ndershëm dhe që përdor diplomacinë për të mos plagosur me të vërtetën. Mjaft punëtor, i zgjuar, i shkathët mendërisht është një partner mjaft i këndshëm edhe pse pak egoist, i sjellshëm dhe simpatik.
Të metat dhe dobësitë e Peshores
Femra e kësaj shenje është disi lozonjare, asaj i pëlqen të flirtojë dhe mund të jetë jobesnike pa i dhënë shumë rëndësi; shumë kapriçioze, në përgjithësi është pasive, pak e ngathët, ka prirje të hiqet si person që nuk kuptohet. Sipërfaqësia dhe të qënit e ndikueshme bëjnë pjesë në natyrën e saj sikurse dhe çiltërsia. Sigurisht që qëndrimi i saj ndaj problemeve të jetës është sipërfaqësor e për këtë ajo shpesh shmang përplasjen me to dhe kur vendos të bëjë këtë sillet në mënyrë mjaft të vendosur. Në raportin e çiftit, femra Peshore dëshiron e kërkon mbështetje maksimale dhe kërokn të jetë në qendër të vëmendjes dhe në familje. Është një grua xheloze dhe nuk e fal tradhëtinë edhe pse me kohë harron. Shpesh herë ajo është e hutuar dhe nuk e ka mendjen dhe mund të bëhet dhe harraqe e madhe. Femra e lindur në këtë shenjë preket shpejt për shkak të krenarisë së saj të tepruar dhe nga dëshira e madhe për tu pëlqyer; kjo mënyrë të qëni (dhe si rezultat të sjelluri) çon në lindjen e mjaft diskutimeve me partnerin që jo gjithmonë pajtohet me sjelljen e saj për t’u dukur. E nëse diçka ndryshon papritur në jetën e saj, ajo është e prirur ta përjetojë në mënyrë negative, pothuajse dramatike, duke humbur kontrollin e vetes dhe duke u nervozuar jashtë mase. Dashuria për kënaqësi mund t’i çojnë në rrugë ekstravagante dhe gratë e Peshores mund t’i futen dhe bixhozit dhe të humbin gjithçka kanë. Por duke qenë se të papriturat sot janë në rend të ditës, kjo mënyrë të menduari e kompromenton atë dhe e bën mjaft të ndjeshëm në të njëjtën kohë. Ato janë shumë të pavendosura dhe shpesh herë naïve.
Mashkulli Peshore ashtu si gruaja e urren vetminë dhe e përjeton atë si një fatkeqësi. Kur nuk është rehat është i paduruar (dhe flet e flet…) dhe po kështu edhe kur kalon ndonjë orë të mërzitshme asgjë nuk duhet tëa turbullojë atë qetësi që ai e kërkon pa pushim. Në dashuri, mashkulli Peshore nuk është shumë besnik edhe sepse është gjithnjë në kërkim të novacionit (të gjërave dhe njerëzve të rinj) e megjithatë ai pretendon besnikëri nga shoqja e tij e jetës. Jo gjithnjë e kënaqur nga vetvetja, nuk është tipi që i kushtohet plotësisht gruas që dashuron. Ky mashkull duke qënë se e urren çdo lloj tensioni apo zënke është i gatshëm për t’i shmangur ato të bjerë në kompromis me atë që ka pranë, kompromis që jo gjithmonë duron në kohë dhe për këtë kthehet në pikën e tij të dobët. Prandaj është edhe mungesa e aftësisë për të thënë “jo” që shpesh e bën ta gjejë veten në situata edhe dashurie të cilat me të vërtetë nuk ka dëshiruar dhe që si përfundim nuk di të dalë prej tyre. Edhe mashkulli i kësaj shenje sikurse edhe gruaja nuk arrin t’i parashikojë të papriturat të qëndrojë larg tyre. Ai është mondan e hezitues. Shpesh i plogësht, sipërfaqësor, të pavendosur dhe se durojnë nganjëherë rutinën.

Ekstravagancat e Peshores
Femra e kësaj shenje është shumë supersticioze aq sa mban shpesh me vete një hajmali për të dëbuar fatkeqësinë dhe arrin të shmangë një person kur është e bindur që nuk është pozitiv për të. Qëndrimi i saj kundrejt argëtimit që e kërkon në çdo rast si diçka që është në të vërtetë e domosdoshme, është një anë e çuditshme që bën pjesë në natyrën e saj. Gjërave të bukura nuk mund t’ju thotë “jo”… Kur diçka e tërheq ajo nuk ndalet dhe është e gatshme të paguajë një çmim të tepruar vetëm që ta ketë. Jo të zakonshme dhe të habitshme janë dhuratat e saj e po kështu dhe mobilimi i shtëpisë nuk është kurrë banal.
Përsa i përket mashkullit të kësaj shenje është për tu dalluar sesa i tepruar është kulti i fizikut të tij, dhe për këtë, për t’u mbajtur gjithnjë në formë, është i gatshëm të heqë dorë nga shumë gjëra (edhe nga ushqimi përshembull) dhe është i gatshëm edhe për stërmundime me sportin që ai gjykon se e ndihmon për ta ruajtur të ri e gjithnjë në formë trupin e tij. Ashtu si dhe femra e kësaj shenje ai është supersticioz dhe frika që ka ai nga pleqëria kthehet shpesh në një tmerr të vërtetë për të.

Këshilla për Peshoren
Të lindurit e Peshores si femra dhe meshkuj kanë tendencën e rrezikshme t’i dorëzohen përtacisë dhe frikës; e para mund tu sjellë atyre disa gjëra jo të leverdisshme për fizikun (kile të tepërta për shembull) ndërsa frika dhe preokupimi, kur janë të tepruara sjellin tensione, çka dëmton psikikën dhe organizimin, është e nevojshme të qëndrohet sa më larg që të jetë e mundur nga stresi, armik i pabesë i çdo njeriu. Shpesh vihet re që pas mirësjelljes së dukshme të Peshores në realitet ka pak egoizëm dhe paaftësi nga ana e tyre për të sakrifikuar për të ardhmen. Por në fund të fundit përse të mos provohet ndonjëherë kushtimi pa rezerva dhe sakrifikimi pa keqardhje. Është e vërtetë që shëmtia, pleqëria dhe rënia fizike nuk i pëlqejnë asnjërit por antipatia e Peshores për to është me të vërtetë e tepruar edhe për faktin se ato janë fakte të pashmangshme, dhe si të tilla natyrisht, duhen jetuar edhe pranuar edhe nga të lindurit e kësaj shenje. Sidoqoftë defekti kryesor i të lindurve Peshore është kursimi, ndërsa njëra nga vlerat e padiskutueshme të tyre është respekti për mendimet e të tjerëve. Pothuajse asnjëherë një i lindur i Peshores nuk kundërshton një ideologji apo një opinion edhe kur nuk është dakort me të. Dhe kjo është një mënyrë të sjelluri që i lehtëson mjaft raportet njerëzore. Ndërsa gjumi është një domosdoshmëri e vërtetë për të lindurit e Peshores, aq sa nuk e humb kurrë rastin t’ia marrë një dorë gjumë kur është mundësia, ndërsa për duhan as që bëhet fjalë sepse nikotina dhe karboni janë veçanërisht dëmtues. Në dashuri Peshoret (sidomos meshkujt) duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur rutinën dhe të kërkojnë të jenë më pak sipërfaqësor me partnerët e tyre edhe në dashuri të qënit i arsyeshëm mbizotëron mbi pasionin, por kjo nuk vlen për të gjithë. Duke u mbyllur një këshillë: nuk duhet vetëm të pretendosh, duhet edhe të lejosh të falësh.


Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Peshores kanë mirëkuptim dhe miqësi të mirë me personat agresivë të Dashit sepse kompensohen me persona të qetë të Demit, meqë kanë të përbashkët dëshirën për komoditet dhe të bukurën, me Binjakët e paqëndrueshëm kanë dëshirë të përbashkët për udhëtime, me Peshore, me Shigjetarin e gjallë që të kompromenton pa e ndjerë, me Ujorin diplomat, me Peshqit e mahnitshëm tek të cilët i tërheq romanticizmi. ثshtë mjaft i lehtë raporti me Luanin krenar dhe më i vështirë me Virgjëreshën superkritike, me Akrepin posesiv që për piqet të kufizojë lirinë, me të ngurtin të egrin dhe të vetmuarin Bricjap dhe me Gaforren e ndjeshme.

Në dashuri: Seksualisht dhe sentimentalisht meshkujt dhe femrat e Peshores kanë një raport mjaft të mirë me Luanin e ndershëm, pasi tërhiqet nga mënyra e shkëlqyer sepse jeton ai dashurinë, me Demin sepse e jeton seksualitetin në të njëjtën mënyrë, me Binjakët e shoqërueshëm, me Peshoren, me Shigjetarin që edhe ai ka respekt për lirinë dhe me Ujorin sepse janë të dy shenja ajri. Ndërsa paraqitet problematik një mirëkuptim sentimental me Gaforren, që kanë nevojë për siguri dhe ngrohtësi, me Virgjëreshën që është sunduese, me Akrepin mjaft pasionant, me Bricjapin e ftohtë edhe në dashuri, me Peshqit me të cilët Peshorja nuk është dakort me nevojën e ndjenjave të reja, vështirë edhe me Dashin.
Në punë: Marrëveshje mjaft e mirë në punë me Dashin, me Demin, me Binjakët, me Luanin, Virgjëreshën, Peshoren, Akrepin, Shigjetarin dhe Ujorin me këta kanë të përbashkët mënyrën e mendimit dhe të përballimit të problemeve. ثshtë i vështirë bashkëpunimi me Gaforren, me Bricjapin dhe me Peshqit pasi është i vështirë komunikimi ndërmjet tyre.

Mashkulli ideal për femrën e Peshores
Duket sikur në zgjedhjen e bashkëshortit bukuria njuk është vetëm një detaj, por për femrën e Peshores ajo mund të luajë një rol vendimtar sepse ajo e vlerëson më shumë se gratë e tjera duke qënë se i kushton më shum rëndësi estetikës. Por natyrisht Peshorja kërkon edhe cilësi të tjera tek shoku i saj. Për shembull bujarinë dhe pasionin, duke qënë se ajo është një grua e nxehtë dhe sentimentale. Partneri i saj ideal nuk duhet të jetë kurrë banal dhe asnjëherë i parashikuar në shprehjet e dashurisë dhe pse mbetet një tip në thelb praktik dhe realist në rast se jeta nxjerr probleme. Nga jeta çift, gruaja e Peshores pret ditë intensive dhe të mbushura me angazhime, sikur këto të jenë një garanci kundër vetmisë që e urren dhe i largohet si pak gra të tjera.

Femra ideale për mashkullin e Peshores
I lunduri me shije artisti, mashkulli i kësaj shenje goditet vetmë nga një grua e bukur, por mbi të gjitha nga një grua harmonioze në të gjitha aspektet e jo vetën në pamje. Ajo duhet ta dashurojë atë me zjarr dhe të dijë si ti kënaqë nevojat e tij, në fakt pikërisht nëpërmjet ndjenjave, mashkulli i Peshores shijon gëzimet më të mëdha të jetës. Duhet të jetë para së gjithash një shoqe gjithnjë e gatshme të pajtohet me veprimet e tij (dhe kjo për ti dhënë më shumë siguri) gjithnjë e qetë (ai i urren tensionet) dhe që të dijë të ndajë me të gjitha bukuritë e artit në çdo fushë. Sidoqoftë cilësitë që mashkulli i Peshores vlerëson më shumë tek shoqja janë mirëkuptimi dhe aftësia për të mbyllur një sy kur e në qoftë se kupton ndonjë nga “hutesat” e tij. Ajo duhet të heshtë dhe të presë.

Kuriozitete të Peshores
Vendet dhe qytetet që i përshtaten Peshores
Në astrologjinë politike simbolizon politikën, drejtësinë dhe traktatet e paqes janë: Tibeti, Egjipti, Austria, Suedia, Indokina, Franca, Anversa, Viena, Lisbona, Leningradi, Kopenhageni, Gjeneva, Frankfurti, Friburgu. Pikërisht në këto vende Peshoret ndihen si në shtëpinë e tyre sepse janë vende që i përkasin të njëjtës shenjë të zodiakut.

Ngjyrat e Peshores
Bojëqielli, ngjyra e Afërditës dhe e kaltra janë dy ngjyrat që i përshtaten më shumë Peshores; që të dyja i japin kësaj shenje qetësi dhe paqe. Ndërsa në veshje duhen shmangur e kuqja dhe e zeza, e para sepse bie tej mase në sy dhe e dyta sepse është mjaft ndrydhëse. Të lindurve në këtë shenjë nuk i përshtatet ngjyra kafe dhe ngjyrat e dheut në përgjithësi.

Orët e dashurisë
Për të shprehur Peshorja ndjenjat e veta të dashurisë momentet më të përshtatshme janë në këto orë, 6 – 7 të mërkurën, të premten, të shtunën si dhe ora 18 – 19 të hënën, të martën, të shtunën. Afërdita Dielli dhe Hëna janë planete që drejtojnë këto orë dhe janë të favorshëm për të lindurit e Peshores

Hajmalia që duhet të mbajë Peshorja është një varëse çelësash mundësisht në formë papagalli sepse sjell fat për të si dhe një unazë prej ari të verdhë që mbështetet nga planeti udhëheqës i Peshores Venusi (Afërdita)

Personazhe të Peshores
Xhuzepe Verdi, Karavazho. Julio Inglesias, Frank Kopola, Luciano Pavaroti, Oskar Uaild, Enrico Fermi, Eleonora Dure, Mili Karluci, Katerinë Dënëv, Gracia Deleda, Sara Bernard, Brixhit Bardo, Loreta Goxhi, Farah Diba, Margaret Thecer, Melina Merkurri, Artur Rembrand, Renato Zero, Silvio Berlusconi, Marcelo Mastroiani, Vandame, Enver Hoxha, Ismail Qemali , Ahmet Zogu, Ramiz Alia. Adi Krasta.

Pasaporta astrologjike
Periudha 23 shtator – 22 tetor
Elementi ajri (shenjë ajri)
Cilësia thelbësore, themeluese
Gjinia mashkullore
Planeti sundues Venusi (Afërdita)
Gurët e çmuar opazi, platini, bakri, safiri, smeraldi
Parfumet jasemini, shporiza, drekëza
Bimët, pemët palma, frashëri, selvia
Ditët me fat e premte
Ngjyrat blu, e verdhë, e gjelbërt
Numrat me fat 7, 6, 9
Stili mjaft i kërkuar por që bie pak në sy, sipërfaqësor
Lulet e preferuara trëndafili, kamelia, karafili
Numri planetar 7
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
I ka ca gjera kontradiktore shkrimi...dhe ca te tjera ku nuk e gjej veten? por fundja jo te gjitha peshoret jane njelloj
@NGU ku je? Vetem une dhe ti jemi peshore ketu me duket
 
Top