“Gjëegjëza e Ajnshtajnit”

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshtajnit” thuhet se mund të zgjidhet vetëm nga dy për qind e njerëzve në botë.

Provojeni edhe ju:

Janë pesë shtëpi në ngjyra të ndryshme në një rresht. Në secilën shtëpi jeton nga një person me kombësi të ndryshme. Të pesë pronarët pinë pije të ndryshme, cigare të ndryshme dhe kanë nga një kafshë të ndryshme shtëpiake prej personit tjetër. Asnjë pronar nuk e ka të njëjtën kafshë, nuk e pi të njëjtën pije ose cigare si tjetri.

Faktet tjera:

1. Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe

2. Suedezi ka një qen

3. Danezi pi çaj

4. Shtëpia e gjelbër është në të majtë të shtëpisë së bardhë

5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe

6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” mban zogj

7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill”

8. Pronari që jeton në shtëpinë në mes pi qumësht

9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë

10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace

11. Pronari që mban një kali jeton afër atij që pi cigare“Dunhill”

12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë

13. Gjermani pi cigare “Prince”

14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë së kaltër

15. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë

Pyetja është kjo: Kush mban një peshk?

Llogjikim te mbare. Pergjigjet mund ti ndani me ne :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: “Gjëegjëza e Ajnshtajnit”

Jemi bere si ajo loja: Kush do behet milioner!?:eek:hh

Epo mire qe s'fitojme leke ketu se sa here eshte postuar kjo loja ketej them se do ishe bere forum milioneresh.

Heren e fundit, nese nuk me ka lene kujtesa, jo me larg se keta dy muaj :hi:

Zgjidhja:

Kati pare i shtepise eshte me poshte se sa kati i dyte :hmm:
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: “Gjëegjëza e Ajnshtajnit”

me duket se gjermani kishte peshk....mos u gabofsha lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: “Gjëegjëza e Ajnshtajnit”

Un sot e lexova per her te pare. Nejse,
gjermoni gjermoni mdoli dhe mua :)
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: “Gjëegjëza e Ajnshtajnit”

Un sot e lexova per her te pare. Nejse,
gjermoni gjermoni mdoli dhe mua :)

ufff me hoqe nje peshe te madhe moj soul...se po me plaste xhani lol
 
Top