• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjeli i detit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる

Nuk ka, ndoshta, ushqim tjetër me imazh kaq festiv sa gjeli i detit. Muaji dhjetor është muaji ku të gjithë ne përgatitemi për gatimin e gjelit të detit. Por, mishi i gjelit të detit nuk duhet të përdoret vetëm si ushqim i festës së Vitit të Ri, por edhe në menunë tonë të zakonshme, pasi ka shumë vlera ushqyese.
Të mirat e mishit të gjelit të detit
Mishi i tij është shumë i pasur në proteina. Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërtohet mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore për të ndërtuar proteinat që i nevojiten organizmit për funksionet e tij jetike.
Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kancerit
Gjeli i detit është një burim i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. ثshtë një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabolike, duke përfshirë metabolizmin e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të mbrojtjes dhe sistemin imunitar.

Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejtpërdrejtë me konsumin e seleniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, të ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të ndihmojë në veteliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i enzimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme.
Vetëm 120 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, që përbën 47% të kërkesës ditore për një person.
Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër, siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike.
Vitaminat B për energji dhe mbrojtje të sistemit kardiovaskular
Gjeli i detit është burim i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për përdorimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Mangësi të vitaminës B6 ndikojnë në dëmtim të enëve të gjakut nga një molekulë e quajtur omokisteinë. Vitamina B6 ndihmon kthimin e kësaj molekule në të padëmshme. Një sasi prej 120 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 27% të kërkesave ditore në niacin.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Gjeli i detit

Këshilla
Kërkoni për gjel të plotë dhe me formë solide, të shëndetshme dhe me gjoks të rrumbullakosur. Gjeli i detit duhet të jetë i përthyeshëm kur shtypet lehtë dhe nuk duhet të ketë aromë të pakëndshme. Lëkura duhet të jetë e bardhë, pa prerje dhe dëmtime ose mavijosje.
Vendoseni mishin e gjelit të detit në pjesën më të ftohtë të frigoriferit.
Mos lejoni të jetë në kontakt me ushqime të tjera, sidomos ushqime që do konsumohen pa u gatuar.
Preferoni gjel të rritur në formë organike, pa ndërhyrje kimike.
Preferoni pjesët e gjoksit, pasi është pothuajse pa yndyrë fare.
Largoni gjithmonë lëkurën para se ta konsumoni.
Gatimi
Mundohuni ta gatuani gjelin e detit pa i shtuar shumë yndyrë. Mbushja e gjelit të detit me arra dhe zarzavate e bën atë akoma më të shëndetshëm, por kujdes sasinë!
Një mbushje shumë e suksesshme mund të bëhet me gështenja, rrush të thatë dhe fara pishe!
Përdorni erëzat e preferencave tuaja dhe shoqërojeni me sa më shumë larmi zarzavatesh dhe sa më pak yndyrë.
Shoqërojeni me një gotë verë të një cilësie sa më të mirë dhe…..Gëzuar Vitin e Ri!
Shekulli
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Gjeli i detit

Vertete qe nuk kalohet viti i Ri pa gjel deti.

Une vdes per kofshen e tij. Lol me kujtohet kur i fishkelleja gjelit dhe ai direkt pas meje, ia merrja shpirtin, ndersa per te ngrene ia fusja me gishta ne goje dhe ia kaloja pastaj neper ezofag se per dreq e refuzonte ushqimin ne emer te lirise :p
 

flammableclea

Anëtar i ri
Titulli: Gjeli i detit

nuk jam vegjetariane por kur dola ne pazar per te blere ushqime dhe pashe aq shume gjela deti, pata e rosa qe dukeshin sikur po prisnin te zotin qe do i kullufiste mu duk vetja si xhelate...me vinte shume keq qe do thereshin per darken e Vitit te Ri...une personalisht nuk do ble gjel deti...ju te tjeret mund ta shijoni ne maksimum!!!
Ju befte mire
 

Gjermoni

Antar Internacional
Titulli: Gjeli i detit

HAHAHAH 5 Gjela ne 1 rik mori lala luft me lagjen ec mo :D
I kam fiksim kur nrifen edhe zihen pranej i mora hahhaha
 

silvana

Anëtar i ri
Titulli: Gjeli i detit

nuk jam vegjetariane por kur dola ne pazar per te blere ushqime dhe pashe aq shume gjela deti, pata e rosa qe dukeshin sikur po prisnin te zotin qe do i kullufiste mu duk vetja si xhelate...me vinte shume keq qe do thereshin per darken e Vitit te Ri...une personalisht nuk do ble gjel deti...ju te tjeret mund ta shijoni ne maksimum!!!
Ju befte mire

ne fakt perse ti blesh,kur i merr te perpunuar ne sandale (tachini),,,
 

silvana

Anëtar i ri
Titulli: Gjeli i detit


Nuk ka, ndoshta, ushqim tjetër me imazh kaq festiv sa gjeli i detit. Muaji dhjetor është muaji ku të gjithë ne përgatitemi për gatimin e gjelit të detit. Por, mishi i gjelit të detit nuk duhet të përdoret vetëm si ushqim i festës së Vitit të Ri, por edhe në menunë tonë të zakonshme, pasi ka shumë vlera ushqyese.
Të mirat e mishit të gjelit të detit
Mishi i tij është shumë i pasur në proteina. Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërtohet mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore për të ndërtuar proteinat që i nevojiten organizmit për funksionet e tij jetike.
Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kancerit
Gjeli i detit është një burim i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. ثshtë një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabolike, duke përfshirë metabolizmin e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të mbrojtjes dhe sistemin imunitar.

Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejtpërdrejtë me konsumin e seleniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, të ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të ndihmojë në veteliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i enzimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme.
Vetëm 120 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, që përbën 47% të kërkesës ditore për një person.
Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër, siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike.
Vitaminat B për energji dhe mbrojtje të sistemit kardiovaskular
Gjeli i detit është burim i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për përdorimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Mangësi të vitaminës B6 ndikojnë në dëmtim të enëve të gjakut nga një molekulë e quajtur omokisteinë. Vitamina B6 ndihmon kthimin e kësaj molekule në të padëmshme. Një sasi prej 120 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 27% të kërkesave ditore në niacin.


sh.king x ne diten e falenderimeve ,,,s'po kam me nevoje x kurdisje oresh,se do me kenoka gjeli sa x 100 kumrie,,,
 

mirela

DODONA hajmali
Titulli: Gjeli i detit

Vertete qe nuk kalohet viti i Ri pa gjel deti.

Une vdes per kofshen e tij. Lol me kujtohet kur i fishkelleja gjelit dhe ai direkt pas meje, ia merrja shpirtin, ndersa per te ngrene ia fusja me gishta ne goje dhe ia kaloja pastaj neper ezofag se per dreq e refuzonte ushqimin ne emer te lirise :p


hahahah me kete te fishkellyeren
hahahhahaha
Me kujtohet kemi pas shume gjela ne shtepine time njeri perj tyre sepse e kapi keq me mua Me sulmonte sa here me shikonte hahhahaha
Mamase i shkonte nga mbrapa si manar dhe te tjereve ne familje , mua joooooo
NJe dite s'kishte njeri ne shtepi , une s'hyja dot prej tij brenda me la ne avlli shume duke me sulmuar . Me ne fund bera si bera e futa ne kasollene evete. E kapa . Mora nje sopate te vogel aty afer Ja vura koken ne kercu dhe BAMP !
Vjen mamaja qe ishte mesuar me te neper oborr e me pyet , ku eshte kaposhi i detit moj ( keshtu i quajme ne ne anet tona) E ke ne kazan,- i them .E thera, s'me linte te hyja ne shtepi
I gjori e hengrem para kohe
Qe ne ate kohe si kam mire marredheniet me sojin e tij kur eshte gjalle Kur eshte na tavoline i kam marredhenie shume te mira me te :):)
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Gjeli i detit

Se kam qef fare fare fare mishi i pules eshte shume here me i shishem
 

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
Titulli: Gjeli i detit

ja hoqa merakun .... kisha nja 6 vjet pa ngren gjel deti per vit te ri ....sivjet kam ngrene gjel deti deri ne date 4 .... me kismet mas 12 vjetesh me vete mendja prap
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Gjeli i detit

gjeli i detit me pelqen e ha cdo vit por vetem mishi i bardhe eshte i preferuari im
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Gjeli i detit

Tri receta për gjelin e detit

Gjeli i detit është i destinuar me vdekje për festa. Tashmë ai është bërë pjesë edhe e kuzhinës shqiptare....
Gjeli i detit historikisht është “i dënuar me vdekje” për ditët festive, për Krishtlindje dhe veçanërisht në natën e ndërrimit të viteve. Ai pothuajse jeton vetëm 364-365 ditë, ushqehet mirë sikur të ishte “pasha” dhe me therjen, e më pas gatimin, është i destinuar të jetë pjeta kryesore e festës së fundvitit. Ky është fati i një gjeli të detit!

Një tavolinë do të dukej e plotë, e ushqyeshme, tradicionalisht e bukur vetëm nëse nuk do të mungonte gjeli i detit. Pa të festat në shtëpinë time nuk mund të më japin kënaqësinë e duhur të ushqyerit.

Gjeli i detit i gatuar në mënyra të veçanta duhet të jetë pjesë edhe e tavolinës tuaj. Madje jo vetëm për festa, por edhe ahengje familjare, të shumtat e familjeve që kanë hapësira në shtëpinë e tyre e blejnë këtë shpend disa muaj përpara festave dhe kujdesen vetë për të për të qenë sa më i shëndetshëm.

Po, pse mbetet simboli i festave një gjel deti?

Ky shpend gatuhet dhe konsiderohet si pjata më e mirë dhe më specifike për raste festash familjare. Ai nuk i referohet një simbolike të veçantë dhe nuk merr ndonjë kuptim specifik, përveç faktit se ai ka një madhësi më të madhe se të gjithë shpendët e tjerë, gatuhet thjesht në një furrë druri dhe pa diskutim që merr një shije të jashtëzakonshme.
Megjithatë, tradita shqiptare e gatimit të gjelit të detit vjen nga Shqipëria e Mesme. Në këto vende, familje që jetojnë në zonat rurale merren me rritjen dhe më pas me tregtimin e këtij shpendi. Madj, në qytetin e Peqinit “shpendit privilegjues” i bëhen edhe konkurse të veçanta dhe gjeli i detit që del më fitimtar pas zënies me gjela të tjerë, është më i shëndetshëm dhe shitet më shtrenjtë se të gjithë gjelat e tjerë.

Gatimi i gjelit merr një rëndësi të veçantë në Shqipëri dhe tani edhe në Kosovë. Ai përdoret në të gjitha vendet perëndimore dhe të lindjes.

Me poshtë po sjellim tri receta, të cilat përdoren për përgatitjen e gjelit të detit:

Gjeli i detit për Vitin e Ri

Përbërësit:

Për 4 persona duhen:
Një gjel deti, 2-3 qepë të njoma, 50 gr gjalpë, një lugë kafeje rrush të terur të grirë, kripë, piper, një kokërr limoni, një bukë misri.

Përgatitja:

Fillimisht gjelit të detit i hiqen pendët me ujë të vluar. Më pas fillon pastrimi më i imtësishëm në brendësi të tij. Gjelin e pastruar e fërkojmë brenda dhe jashtë me kripë, piper, gjalpë dhe limon. Pas kësaj e vendosim në furrë në një temperaturë mesatare dhe e spërkasim herë pas here me lëngun e vet. Për pjekjen e kontrollojmë herë pas here derisa ai të rezultojë i pjekur mirë. Pas pjekjes, skuqim me pak gjalpë qepën e grirë hollë, shtojmë lëngun e gjelit, dhjozëm dhe pak ujë. E lëmë derisa të marrë valë. Thërrmojmë bukën e misrit dhe e hedhim në lëng. Që të marrë aromë të këndshme e përvëlojmë me gjalpë të shkrirë. Së fundmi përsheshin e vendosim në pjata dhe sipër i vendosim ndarjet e gjelit të detit. Përgatitja shërbehet e ngrohtë.

Gjel Deti me Oriz

Përbërësit për 4-5 persona:

Një gjel deti, 280 gr. oriz, 40 gr. gjalpë, vaj, 200ml ujë

Përgatitja:

Në fillim e nxehim ujin në temperaturën 70 gradë Celsius. Në një enë tjetër skuqim orizin me gjalpën dhe pak vaj të zakonshëm dhe i përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Më pas në masën e përftuar hedhim buljonin e gjelit të detit. Buljoni i gjelit të detit mund të bëhet sipas dëshirës me arra, qepë të prerë në kubikë të vegjël. Në një tavë pa vaj hedhim të gjithë produktin e krijuar, më pas e mbulojmë me letra alumini dhe e vendosim të piqet për rreth 25 minuta në temperaturën 180 gradë. Në këtë mënyrë tava është e përfunduar.

Gjeli i ndarë në feta:

Përbërësit për 4-5 persona:

Gjeli i deti i ndarë në disa feta në trajtë bërxolle, 2-3 qepë, piper të zi, pak vaj ulliri, gjalpë sipas dëshirës, 2 gjethe dafine, kripë dhe salcë

Përgatitja:

Prerja e gjelit në feta bëhet kur ai është i pazier. Më pas presim qepë në kubikë të vegjël dhe i shtojmë piper dhe e vendosim në një enë me pak ujë. Pasi e lëmë të ziejë pak, i shtojnë dhe 2 gjethe dafine për aromë, vajin e ullirit dhe gjalpin dhe i kapërdijmë. Përzierjen e ndajmë nga mishi dhe e vendosim në një enë të veçantë. Mishin e gjelit, tashmë të veçuar, e vendosim në një tepsi, i hedhim pak kripë dhe salcë (sipas dëshirës) dhe e fusim në furrë për pjekje. Kontrollojmë herë pas here pjekjen dhe pasi të sigurohemi që është gati e nxjerrim atë nga furra. Në këtë mënyrë mishin e gjelit e shoqërojmë veçmas ose e bashkojmë me përzierjen e krijuar më parë.
 
Private conversations
Help Users
    Top