Gjendet një vendbanim romak në Pocest të Korçës

Tuana

Nada é por acaso!
largea_korceeee071347031859.jpg


Zbulohet një vendbanim romak në zonën e Pocestës në rrethin e Korçës. Ka qenë një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-franceze, ajo që ka bërë të mundur, zbulimin në zonën e ish-liqenit të Maliqit, të këtij vendbanimi, i cili mendohet të jetë i periudhës romake, dhe që i përket shekullit të parë deri të tretë të erës sonë. Arkeologët kanë gjetur në këtë territor, mbetjet të enëve të qeramikës, gur tezgjahu, si dhe zbukurime të tjera prej qeramike, të cilat japin të dhëna mbi mënyrën e jetesës së banorëve të kësaj periudhe. Përgjegjësi i muzeut arkeologjik të Korçës, Petrika Lera, e ka cilësuar këtë zbulimin si mjaft të rëndëishëm, i cili i shtohet hartës arkeologjike, mjaft të pasur të rrethit të Korçës. Sipas tij ky vendbanim romak, është dëshmi e vazhdimësisë se jetës, në zonën që shtrihet përgjatë ish-liqenit të Maliqit, duke filluar nga periudha prehistorike deri në atë romake.
Rajoni i Korçës është një rajonet me te pasura arkeologjike te vendit, ku deri tani janë zbuluar mbi 100 vendbanime të periudhave të ndryshe./Botas/
 
Top