Gjergj Fishta

Lauri

Anunnak
Studimet e para i kreu ne Seminarin franاeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit. Ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik.Studimët e mëtejshme i mori në Bosnje , ku studjoi filozofi dhe teologji.Fishta i madh është themëlues i shoqëris Bashkimi në Shkodër(1899), që punoi për shqipën e përbashkët,fjalorin,alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare:kryetar i Komisjonit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908).
Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Franاeskane në Shkodër , ku futi shqipën si gjuhë mësimi,pra një akt i tij madhor.
Më 1913, ai themëloi revistën zëmadhe , "Hylli i Dritës",(një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkpunoi deri në vdekje.
Fishta ishtë deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar i tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konfërencën e Parisit(1909) dhe në Konfërencën Ndërballlkanike më1930 e 1931.
Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia dha dekoratën "Foenix". Sulltani me dekoratën Mearif për shërbime paqeje dhe humaniteti. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
[Po shqiperia dhe shqiptaret? E shperblyen punen e tij kolosale duke ja hedhur eshtrat ne lumin Drin]

fishta2_zps8959a79e.png
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Shkundu pluhnit, prل, Shqypnي,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, puth ngrofë ti n' gjي,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptلr kushdo i thotë vetit,
puth zanلt ka besë e fé,
Për Lirي, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.

(Shqypnia)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.

(Atdheut)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Pra, shqyptarë çdo fès puth t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

(Gjuha Shqype)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël puth i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget

(28 Nanduer 1913)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s'dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta.

(Lamtumire Vëndet E Mija)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gjergj Fishta

Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris'!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s'kam me u harrue,
Kahdo t'm'jet gjykue me u endë:
Dersa t'muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
 
Top