Gjëzëtari: Gjëza logjike

Gi de Masha

Anëtar i ri
E vetmja lëvizje e llogjikshme është të lëvizësh tavolinën dhe të rrotullosh gotat, besoj ?
Jo, një gotë domosdoshmërisht duhet ta prekësh/lëvizësh!
 

Desa

Felix - Culpa
Jo, një gotë domosdoshmërisht duhet ta prekësh/lëvizësh!
Atëherë e kam një ide.
Mer gotën e mesme të mbushur dhe e mbush gotën e mesme të zbrazur. Pastaj e kthen te vendi i vet.
E gjeta kësaj rradhe?
 

Gi de Masha

Anëtar i ri
Atëherë e kam një ide.
Mer gotën e mesme të mbushur dhe e mbush gotën e mesme të zbrazur. Pastaj e kthen te vendi i vet.
E gjeta kësaj rradhe?
BIIIINNNGGGOOOO!
Kjo ishte pergjigja!
Pac nje dite te mrekullueshme!
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Nje tjeter po them une.
A ka ndonje fjale ne gjuhen shqipe,qe shkruhet ndryshe dhe lexohet ndryshe?
 

Aver

.
V.I.P
Ate me kullen e paske zgjidhur ti. Apo e ke fjalen per ndonje tjeter?
 

Desa

Felix - Culpa
Nuk e shoh se e kam zgjidhur. Apo thumb up vlen si e saktë?
 

Desa

Felix - Culpa
Vazhdoj me një tjetër pra...
Ishte një kopësht me një pemë me katër mollë. Prifti dhe vajza e tij, shërbëtori dhe gruaja e tij erdhën dhe morën secili nga një. Në pemë kishte mbetur një mollë. Si mund të jetë kështu?
 

Desa

Felix - Culpa
Vetem nese behet fjale per kengetarin Stefi Prifti.. se prifti i kishes s’ka si te kete vajze. :p
Ky prifti këtu ka. Ose haj ti themi hoxha/rabini me vajzën...
 

Aver

.
V.I.P
Ky prifti këtu ka. Ose haj ti themi hoxha/rabini me vajzën...

Atehere jane tre persona. Hoxha, sherbetori dhe vajza e hoxhes qe eshte njekohesisht gruaja e sherbetorit.

Autografin ku e do?
 

Desa

Felix - Culpa
Atehere jane tre persona. Hoxha, sherbetori dhe vajza e hoxhes qe eshte njekohesisht gruaja e sherbetorit.

Më se e saktë :)

Autografin ku e do?

Zgjidh e mer...;)
 

Desa

Felix - Culpa
Një tjetër nga unë...
1961 është një vit i veçantë sepse viti mund të kthehet rreth 180 gradë dhe do të qëndrojë akoma në vitin 1961. Kur do të vijë një vit tjetër me këtë karakteristikë?
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Një tjetër nga unë...
1961 është një vit i veçantë sepse viti mund të kthehet rreth 180 gradë dhe do të qëndrojë akoma në vitin 1961. Kur do të vijë një vit tjetër me këtë karakteristikë?
Nese ky vit kthehet 180 grade dhe qendron ne veten e vet,pse jo cdo vit te ngelet ne nr e vet?
 
Redaktimi i fundit:

Didi

C'est la vie.
Vazhdoj me një tjetër pra...
Ishte një kopësht me një pemë me katër mollë. Prifti dhe vajza e tij, shërbëtori dhe gruaja e tij erdhën dhe morën secili nga një. Në pemë kishte mbetur një mollë. Si mund të jetë kështu?

Sepse vajza e priftit eshte edhe gruaja e sherbetorit.
Keshtuqe jane 3 veta dhe jo 4.

E gjeta gje apo jo?
 

Desa

Felix - Culpa
Nese ky vit kthehet 180 grade dhe qendron ne veten e vet,pse jo cdo vit te ngelet ne nr e vet?

Pra të marim shembull vitin 2019. Nëse e rrotullon 180 gradë do duket kështu...Udklip 2.png

Cili vit që kur të bëjë rrotullimin 180 të mbetet i njëjti si ka qenë? Si viti 1961...
 
Top