Gjimnazi më i mirë, “Sami Frashëri”! U rendit i pari mes 35 shkollave publike në Tiranë

Gjimnazi më i mirë, “Sami Frashëri”! U rendit i pari mes 35 shkollave publike në Tiranë​

Çdo vit bëhet një renditje e performancës së 35 gjimnazeve publike të Tiranës dhe vendin e parë për këtë vit e ka marrë gjimnazi “Sami Frashëri”.


sami-frasheri.png



”Sami Frashëri” është shkollë elitare. Kur e mësuam lajmin që jemi renditur të parët këtë vit, na përshkoi një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie, por përveç kësaj kemi edhe ndjenjën e përgjegjësisë që ta mbajmë emrin e shkollës sonë po në këtë stad dhe të shkëlqejmë edhe ne.”– tha Eliana Meda, Nxënëse, Klasa XI

“Shkolla sivjet feston 60 vjetorin e themelimit. Janë 60 vite që kjo shkollë ka prodhuar breza të tërë, që kanë kontribuar për vendin. Ne jemi një nga shkollat që u prekën nga tërmeti, godina u shemb dhe nxënësit për 2 vite u ndanë në 2 shkolla dhe e bënin mësimin në orët e vona, me turne. Duhet të gjenim kohë për të bërë konsultime për maturantët, duhet të gjenim kohë edhe t’I angazhonim nxënësit nëpër olimpiada, dhe renditja në vendin e parë në kartën e performancës për këtë vit për 1350 nxënësit dhe gjithë stafin e mësuesve është një lloj shpërblimi për atë punë të madhe që kemi bërë të gjithë, për t’ja dalë mbanë.”– tha Majlinda Ziu, Drejtoreshë e shkollës “Sami Frashëri”
“Ka qenë ëndrra ime që kur isha në klasën e 5, që të vija në shkollën “Sami Frashëri”, të isha Samiste. Kisha dëgjuar që atëherë për famën që kishte gjimnazi dhe suksesin e Samistave. Unë nuk bëj plane, por normalisht që aspiroj të bëhem pjesë e elitës dhe për atë punoj çdo ditë. Jam nxënëse e ekselencës dhe trajtohem me bursë nga bashkia. Doja të studioja Mjekësi ose Bioteknologji. Personalisht mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim nëse studio brenda Shqipërisë apo jashtë vendit, përsa kohë mëson dhe normalisht bazat që kam marrë në gjimnaz janë shumë të forta.”- tha Meida Rrokaj, Nxënëse, Klasa XII

Top Channel
 
Top