E c'do tè presin shqiotarèt nesèr, pasnesèr..
Prit e prit ndryshime,
njerèzit e shkretë vdesin,
po ata që mbeten,
nga jeta çfarë presin?!
Tridhjet vjet me radhë,
mbetëm duke pritur,
sot e shohim veten,
komplet të grabitur!
Këtu-më të shumtit,
u bënë kripë deti,
njëlloj të grabitur,
nga çdo lloj pushteti!
Ka ndodhur përpara,
po ndodh dhe tani,
gjënë e njëmijë vetëve,
e vjedh një njeri!
Nëse babëzisë,
i jep firmë e vulë,
vjedh kaun me brirë,
jo një vezë-a pulë!
Po heqin picirin,
këtu fukarenjtë,
mbretërojnë kusarët,
edhe maskarenjtë!
S’është vështirë të gjesh,
pisen-apo pisin,
se të njëjtët njerëz,
këtu qeverisin!
Ata tre a katër,
që kurrë s’kanë ndryshuar,
gjithë levat e shtetit,
i kanë korruptuar!
Si gladiatorët,
mprehur mbajnë shpatat,
janë në betejë,
për të marrë gjykatat!
Po u bënë gjykatat,
ashtu si kanë qenë,
gjithë atë Reformë,
krejt më kot e bënë!
Jo se drejtësia,
tani ka ndryshuar,
po për një ndryshim,
ne kemi shpresuar!
Gjersa peshkaqenët,
janë në majë të shtetit,
më duken pa shpresë,
shpresat e miletit!
Pyes OFL-ja,
që vepron tani,
pse s’u çon këtyre,
letër porosi?!
Ilir Presidentit,
Salës-kryetarëve,
që nikoqirisën,
lekët e shqiptarëve!
Them:”Nikoqirisën”,
për delikatesë,
se ata për vete,
i hodhën në thes!
Sot na ka pllakosur,
varfëri e shkretë,
po nesër-pasnesër,
vallë si do jetë?!
Po është pandemia,
thotë zotëria juaj,
ne s’u bëmë të varfër,
nga këta tre muaj!
Po problemi është,
se kasta e vjetër,
nuk lejon të dali,
asnjë forcë tjetër!
Ndaj e njëjta racë,
do jetë përsëri,
ndaj më mirë në Ferr,
se në Shqipëri!
Po s’i hapëm rrugën,
frymës së të resë,
për nesër-pasnesër,
hiç mos kini shpresë!
A.DUKA