Gjithësia dhe trupat në gjithësi. Yjet

braziljania

Anëtar i Nderuar
Hapësira gjysemsferike qiellore të cilën e shohim mbi ne quhet qiell.
Qielli kur ka ngjyrë të kaltërt, atëherë është e ngrohtë me diell, kurse kur qielli është me ngjyrë hiri është vranët dhe me reshje.
Qielli gjatë natës është i errët dhe i mbushur me yje. Këto ndryshime të qiellit paraqiten për shkak të depertimit të rrezeve të Diellit në ajër i cili është i depërtueshëm në të gjitha drejtimet.
Qielli paraqet hapësirë të pakufizuar. Hapësira e pakufizuar e mbushur me yje dhe trupa të ndryshëm qiellorë quhet gjithësi ose kozmos.
Trupat qiellorë mund të jenë në shumë gjendje agregate: Të zjarrtë, të gaztë, të ngurrtë, të lëngët, të ftohtë, të pluhurt etj.
Trupat qiellorë lëvizin në drejtim të caktuar.
Trupat qiellorë sipas dimensioneve janë të ndryshëm. Ekzistojnë trupa qiellorë të cilët janë me dimensione të vogla të quajtura “xhuxhe”, por ka trupa të mëdhenj qiellorë të quajtura “gjigjantë” të cilat janë me miljona herë më të mëdha se sa Toka.
Në mbrëmje në qiell paraqiten shumë yje, yllësi, planete, satelitë, kometa, meteorë, meteoritë etj.

Yjet

Yjet janë trupa të mëdhenj qiellorë, të rumbullakët dhe të shndritshëm të përbërë prej gazrave të zjarrta.
Yjet gjatë mbrëmjes kur qielli është i kthjellët, prej Tokës shihen si pika shëndritëse me ngjyrë të verdhë.
Kjo paraqitet për shkak të largësisë së madhe që e kanë prej nesh e cila matet me vjet drite.
Një vjet drite paraqet largësine që rezzja e dritës e kalon për një vit me shpejtësi prej 300.000 km në sekondë.
Yjet sipas madhësisë ndahen në të mëdha “gjigjante” ku ne sipërfaqe temperatura është 70.000 C, dhe të vogla “xhuxhe” ku temperatura në sipërfaqe është 8000 C.
Ylli më i afërt me Tokën është Dielli i cili mer pjesë në yjet e vogla.
Yjet sipas ngjyrës ndahen në:
1. Yjet e Kuqe ku temperaturat arrin prej 0 deri në 1700 C.
2. Yjet e Verdha ku temperaturat arrin prej 1700 deri në 6000 C.
3. Yjet e Bardha ku temperaturat arrin prej 6000 deri në 30.000 C.
4. Yjet e Kaltërta ku temperaturat arrin prej 30.000 deri në 70.000 C.
Të gjitha yjet që shihen në hapësirën qiellore, ku është edhe Dielli që i takon sistemit të njëjtë yjor, quhet Galaktika ose Rruga e Qumështit. Galaktika paraqet një sistem yjor i cili është i përbërë prej 200 deri në 300 miliardë yje.
Sot Astronomët gjithësinë e ndajnë në 88 yllësi.
Yllësitë më të njohura janë: Arusha e madhe dhe Arusha e vogël, Luani, Demi, Peshku, Mjellma, Shqiponja, Dashi, Akrepi etj.
Një rrotullim i Diellit rreth Galaktikes quhet Viti kozmik – 250.000.000 km.

zeriyt.com
 

Aki

misfit
Yjet jane te perbere nga hidrogjeni dhe heliumi. Gjate tere kohes ne brendine e yllit atomet e hidrogjenit bashkohen me njeri- tjetrin (fuzioni nuklear) per te krijuar helium dhe energji. Kur yllit i harxhohet hidrogjeni filloni te beje fuzionin e heliumit per te krijuar elemente tjera dhe kshu me kalimin e kohes rritet e rritet ne nje gjigand te kuq derisa te liroje tere energjine, qe dmth nese eshte yll me mase me te vogel shnderrohet ne nje xhuxh te bardhe, ndersa nese ka qene yll me mase me te madhe shnderrohet ne supernova qe liron plot elemente tjera qe jane krijuar me fuzionin nuklear. E si perfundim keta elementet ku shkojne? Shperndahen ne gjithesi. Po ne cfare jemi? Qenie te perbera nga hidrogjeni, oksigjeni, karboni, ndoshta ehde pak hekur e disa elemente tjera qe kane ardhur pikerisht nga ato yje e supernova, e kshu...we are all made of stardust, dmth qe mos ju ngele hatri, te gjithe jeni te perbere nga mbeturinat e yjeve :p


E tani sa per yjet,
yjet e reja:
xhuxhet e verdhe - te vegjel, te rendomte, nder ata dhe Dielli jone.
1566154869869.png

xhuxhet e kuq - rrezatojne me pak drite, jane pak me te zbehte, me temperature me te ulet dhe yjet me te zakonshme te gjithesise, nje shembull Proxima Centauri
1566154995942.png

yjet gjigande, me te vjetra:
gjigandet e kuq - yje me diameter 100 here me te madh sec kane qene ne fillim dhe me temperature te siperfaqes me te ulet, zakonisht kane ngjyre te portokallte, nje shembull Betelgeuse....Betelgeuse....Betelgeuse (doli gje?)
1566155181936.png

gjigandet blu - shume te medhenj, blu, qe jane bizi duke bere fuzionin e heliumit. Nje shembull, Alcyone
1566155332955.png

supergjigandet - yje te rralla, qe pasi pesojne supernova (kaboom) shnderrohen ne vrima te zeza (edhe Betelgeuse eshte supergjigand, dmth jo vetem gjigand i kuq por edhe super), por ja nje shembull tjeter, Rigel (ky blu dhe super)
1566155473373.png

yjet e ngordhura (e mire jo qe ngordhin vertete, por vec me te zbehur qe kane humbur shume nga energjia e tyre e mezi mbahen, edhe ata plaken posi):
xhuxhet e bardhe - jane pothuajse te medhenj sa Toka, por shume me te rende dhe me te dendur, ajo cfare ka mbetur nga gjigandet e kuq. Ne fund fare do humbin tere nxehtesine dhe do shnderrohen ne xhuxh te zinj te ftohte. Sic do behet e dielli jone nje dite. Nje shembull eshte Sirius B, shoqeruesi i Vetonit, kshu Sirius A (qe ben pjese ne te njejten kategori me Diellin, por eshte me temperatura shume me te larta dhe emeton me shume nxehtesi, si dhe eshte ylli me ndricues ne qiellin tone).
1566156180299.png

xhuxhet e kafte - eh keta kane ngordhur fare, madje ne berthamen e tyre nuk behet me asnje lloj fuzioni. Nje shembull, Luhman 16
1566156326741.png

neutronet (yjet neutrone) - yje te vegjel, shume te dendur, perplot me neutrone te lidhura e ngjitura si sardine. Kane nje atmosfere te holle te perbere nga hidrogjeni. Paraqesin berthamen e mbetur te nje ylli gjigand (pasi te ike per supernova krijohet vrime e zeze dhe nje yll neutroni). Ja nje simulim se si do dukej:
1566156653998.png

dhe...pulsaret (si shpirt) - yje neutrone qe rrotullohen shume shpejte dhe lirojne energji ne forme pulsuese
Video
 

Vvetoni

Larguar
[Nje shembull eshte Sirius B, shoqeruesi i Vetonit, kshu Sirius A (qe ben pjese ne te njejten kategori me Diellin, por eshte me temperatura shume me te larta dhe emeton me shume nxehtesi, si dhe eshte ylli me ndricues ne qiellin tone). /QUOTE]

:emoji_raised_hands::emoji_raised_hands::emoji_raised_hands::emoji_raised_hands:
 
Top