Gjithmone duam cfare nuk kemi.

Ne jemi te cuditshem. Gjithmone duam cfare nuk kemi. Kur jetonim ne fshat donim qytetin. Sa zbritem te jetonim ne qytet na merrte malli per fshatin.
Kur jemi femije duam te veshim kepucet dhe fustanet e mamit te rritemi sa me shpejt. Sapo rritemi enderrojme te kishim mbetur femi gjithmone. Kur jemi te varfer do donim te kishim patur pasuri e udhetime. Ai qe eshte i pasur do e jepte te gjithen vec te kishte lumturine e te varferit. Te pamartuarit mendojne per nje partner, ata qe e kane u mungon koha vetem. Disa cifte do donin te pakten nje femi, te tjere qe kane disa ndihen te lodhur. Dikush i gjate thote; ah te isha pak me i shkurter, i dobeti pak me i shendoshe, i shendoshi mban qindra dieta per te humbur peshe. Kur jemi te angazhuar me pune dhe aktivitete, deshperimisht do donim pak pushim, te kishim me shume kohe per femite, prinderit, gjumin. Kur te jepet koha e lire kerkon me ngulm te dalesh jashte shtepie. Diku ne nje cep luftohet me bomba dhe njerezit kerkojne vec pak paqe, ne nje cep tjeter vuajne vec per nje kothere. Nje cep me gradacela e hi-tech, cepi tjeter pa uje te pijshem. Ne jetojme ne kohera te cuditshme, me njerez te cuditshem, brenda nje sistemi te cuditshem!

Kaq kisha!
 
Si pasoje e natyres sone qe duam ate qe skemi,sjemi te lumtur kurre mjaftueshem.
Prandaj robi duhet te bindet dhe doje ate qe ka ,sado e vogel te jete.Te jete falenderues tek Zoti mbi gjithcka qe kemi privilegjin e te jetuarit ne nje bote te lire.
 
Hem,e bukur tema!
Mendimet me siper jane ngjyrat e mendimeve njerzore,jane ngjyrat qe ne i pershtasim,i sistemojme.
Pastaj prape i c`rregullojme etj etj!
Pra forma se si ne rendisimi rendesine e atyre me siper,percakton lumturine tone!
Gjate jetes ne jemi te ndare pak si me pjese,pra kemi deshirat,kemi endrrat,gezojme ate qe kemi,relaksohemi mbi te tashmen prezente,por vete instikti njerzor eshte ; Ah sikur e kete,e ate!?
Eshte normale deri diku,Mjafton ama te dashurohesh me gjerat, qe nuk te kerkojne kushtezime per ti pasur!
Ky eshte celsi i lumturise ne jeten e nje njeriu!
Dhe sado qe nje shoqeri njerzore,te modernizohet,ta bejne anen sociale e jo vetem,shitje blerje te rendomte,mendimet regresive apo inerte ne thelbin e moralit,prape kjo jete per ata qe dine te kerkojne brenda vetes,do kete gjithmoen pafundesisht mundesi per te qene i lumtur me ate boten tende te vogel,te shtrire ne boten e madhe te universit per rreth. :))
Personalisht ka vite,ose mund te them edhe qe femije kur ishta 14-15 vjec,e deri me sot,ujitem me ate pjese timen ne bashkpunim me natyren, njerzit qe dua dhe rrethin e veprimtarise sime,ne forme qe te ndjej c`do te thote qetesi,lumturi dhe e bukur ne jete dhe ne kohe.
Me vitet duke u rritur jam bere dhe me individualiste,me rrepte ndaj c`do gjeje qe me prish kete reaksion timin.
C`do gje apo kush, qe kercenon qetesine tende duhet ta largosh.
 
Hello @Soulmind si kalon? Cne kjo tema? Apo pe kerrcenimet e Biden per Rusin ?🤣🤣🤣

Tani, ke futur te pakten 7 tema te ndryshme ne nje shkrim me 20 rrjeshta...po gjithesesi e dinim qe ishe dele zeze ti 🤪
Hi Styler!
Ne fakt eshte nje shkrim i vjeteeeeer shume, (kohe karantine vjet dhe shoqeria fb vetem statuse depresive) e me doli ne memory sot kur po shikoja ca poste te vjetra .
Flm flm per komplimentin! :lol:
 
Jan shume tema aty brenda, me te vertet shume edhe sinqerisht e mendoj se nuk i behet vone askujt ketu qe te zgjidhi keto probleme 🤷🏻‍♂️

Te lutem
 
Jan shume tema aty brenda, me te vertet shume edhe sinqerisht e mendoj se nuk i behet vone askujt ketu qe te zgjidhi keto probleme 🤷🏻‍♂️

Te lutem
Sigurisht qe po, nuk e mohoj. Gjthss thelbi eshte tek natyra njerezore qe rrallehere kenaqet me cfare ka. Gjithmone kerkon e kerkon me shume (jo perhere eshte e keqe kjo) dhe nuk shikon te mirat qe i ka m'u perballe syve.

nejse, ju avash avash trajtoni ke pike te doni :D.. une per ju e solla qe te keni tema te reja.
 
Ku ate piken ku egoja jone duhet te permbushet qe femij pershembull? Kjo eshte me e bukura, ja e trajtova. 🤪🤪🤪
 
Nese mund ta marrim si fakt te kryer pakenaqesine njerezore .. mund te vertetojme qe mos renja dakort me gjendjen fizike apo emocionale te tij , con ne progres .
Pra eshte nje e keqe e domosdoshme.
 
Nese mund ta marrim si fakt te kryer pakenaqesine njerezore .. mund te vertetojme qe mos renja dakort me gjendjen fizike apo emocionale te tij , con ne progres .
Pra eshte nje e keqe e domosdoshme.
E vertete ne thelb,por con ne pangopesi deri ne ate pike sa bene njerezit te harrojne te jetojne.
 
E vertete ne thelb,por con ne pangopesi deri ne ate pike sa bene njerezit te harrojne te jetojne.
E pare me syrin e evolimit them une .. nga shpellare ne telefon me dridhje 🤣
Pangopesia ka te beje me shume me karakterin e secilit .. dmth ne cdo epoke ka te tille .. grykes lol
 
Jo të gjithë shembujt që ke vënë qëndrojnë, por ideja kapet.
Të ëndërrosh dhe dëshirosh gjëra të mëdha, e pastaj kur të plotësohen të duash të kthehesh prapa, ose t'i ndryshosh dëshirat vazhdimisht, tregon mendjelehtësi dhe cektësi.
E thënë ndryshe, këta njerëz nuk dinë as vetë se çfarë duan.
 
Une them qe natyra njerezore eshte te kerkoje gjithmone ate qe ska. I ve objektiva vetes ta arrije dhe pasi e arrin kerkon dicka me shume se ajo.

Ambicie te tilla sjane te keqija ne sferen e backgroundit akademik apo nivel profesional madje dhe as per zgjedhjet qe bejme ne jete.
Problemi eshte kur objektivat e tua nuk perputhen me karakterin apo zotesite e tua ath po qe eshte problem sepse ne ato momente njeriu zhnderohet ne qesharak dhe pse jo i/e peshtire fallco.
 
Dicka tjeter qe e shikoj si problem ketu ne Shqiperi esht se e shikojn si "meshire" ket pjesen e lolos dhe nk tregojn seriozitetin e duhur qe kerkon puna.

Jo me larg se pardje, se sot mka kap dhimja mesit 🤣 . Shkova deri ne dr per te ndihmu dike se do rregullonte braven e deres dhe kishte marre nje usta i zoti sic thoshte ai. Por si perfundim na mbajti atje deri ne 2 te nates dhe smbaroj punen. Imagjino ky qe thoshte gjith kohes he se gjynaf se gjynaf dhe ne fund u rrudh fare. Po kshu vetem e stimulon dhe nk e ndihmon qe te ndrroj profesion. Dhe si perfundim i thothe dhe nje cmim 200. E filloj ta shante nga dr deri kur arritem ne tr pushoi.
 
Ahhh ky njihet ndryshe dhe fenomeni "gjitholloge". Ai shoku yt sorry qe e them po qenka icik bualla se une i jepja pleshtat jo lek lool
 
A mos na lodhni kot ee!
@Behgjeti Hi! :p
Te gjitha ca eshte shkruar siper qendrojne! Gjthss, merreni e analizojini 1 me 1 edhe me ate rast kemi dhe ne te tjeret ca te lexojme ndonje gje tjeter, pervec mendimeve tonaa! :rolleyes:

Ene na hapni ca tema te reja se po vazhdoi keshtu kam me ik fare!T'a dini :p
 
Iken ti pooo,te sjelle jot eme per dore cit. @%^.^
 
Te dije ime me ku harxhon kohen goca vet (me te cilen krenohet i gjithe fisi po ene shoqnia pse jo)loollool e ke parasysh dikur i mbyllnin brenda ne dhome? Mua do me marre me cel, e me laptop e tabletlool
Ahahhahahah shshshtttt se na mori lumi te gjithave🤣🤣🤣🤣
 
A mos na lodhni kot ee!
@Behgjeti Hi! :p
Te gjitha ca eshte shkruar siper qendrojne! Gjthss, merreni e analizojini 1 me 1 edhe me ate rast kemi dhe ne te tjeret ca te lexojme ndonje gje tjeter, pervec mendimeve tonaa! :rolleyes:

Ene na hapni ca tema te reja se po vazhdoi keshtu kam me ik fare!T'a dini :p
Me sa shikoj, je duke kaluar një periudhë të artë në forum :p Je iniciatore e shumë temave të reja, por dhe strumbullari i temave të vjetra. Je shumë aktive dhe humori yt duket i lartë. Me sa kuptoj, kthimi në Shqipëri të ka bërë mirë, por jo të gjithë e kemi këtë fat. Mërgimi ka dhe pasoja.

Për tema të reja... forumit nuk i mungojnë. Vetëm Nevja hap 10 tema në ditë. Të gjitha temat e botës janë këtu, por nuk diskutohen shumë.

Pse thashë se jo të gjithë shembujt e tu qëndrojnë? Sepse vetëm një pakicë do të donin disa gjëra që nuk i kishin. Për shembull të gjatët në përgjithësi janë të kënaqur me shtatlartësinë e tyre. Ose shembujt në fund. Psh. ata që jetojnë në gradacela dhe high-tech, nuk duan të jetojnë pa ujë të pijshëm.

Dhe tema nuk më duket shumë e qartë. Bëhet fjalë për gjëra që nuk i ke pasur kurrë dhe i do? Apo ato që kur i arrin ngopesh dhe do të kthehesh pas?
 
Ja e sheh! sqarohet robi. 😊

😅 I jam rikthyer dhe une forumit pas nje kohe pauze ndaj, kshuqe sa te ezaurohet dhe pak si process do m'duroni 😝
E njoh mergimin mire Behgjet! por nejse se skemi pse ndalemi ketu. Une e pata me batute ikjen ne fakt, po ashtu dhe kur kam thene qe tgjitha pikat qendrojne. 😄

Për tema të reja... forumit nuk i mungojnë. Vetëm Nevja hap 10 tema në ditë. Të gjitha temat e botës janë këtu, por nuk diskutohen shumë.

Pse thashë se jo të gjithë shembujt e tu qëndrojnë? Sepse vetëm një pakicë do të donin disa gjëra që nuk i kishin. Për shembull të gjatët në përgjithësi janë të kënaqur me shtatlartësinë e tyre. Ose shembujt në fund. Psh. ata që jetojnë në gradacela dhe high-tech, nuk duan të jetojnë pa ujë të pijshëm.
Shume mire e ke kapur kete. Ne fakt kam 1 kusheriere 1.85 e gjate. dhe mbaj mend mka thene iher: tkisha qene me e shkurter se ngela duke vesh vec kpuce te sheshta 😅
Sa i perket high tech-ut e ujit pijshem jane si krahasim i padrejtesise ne bote. Pra, me siper po flisnim per njeriun qe do ate qe ska dhe pastaj ne ate vale mendimesh te cuditshme mu kujtua dhe iraku me bomba apo singapori me high tech. 😄😄
Dhe tema nuk më duket shumë e qartë. Bëhet fjalë për gjëra që nuk i ke pasur kurrë dhe i do? Apo ato që kur i arrin ngopesh dhe do të kthehesh pas?
me te dyja
 
Top