Gjumi ndihmon në kontrollimin e peshës trupore

E3

Anëtar i Nderuar
Femrat të cilat kanë vështirësi në kthimin e masës trupore që e kanë pasur para shtatzënisë, duhet që t’i kushtojnë rëndësi më të madhe kohëzgjatjes së gjumit- sugjeron një studim i ri.

Një hulumtim i realizuar në SHBA tregon se gjumi i natës ndihmon në kontrollimin e peshës trupore, ngjashëm sikurse dieta ose aktiviteti trupor.

Përkundrazi, të dhënat e grumbulluara tregojnë se nënat e reja të cilat gjashtë muaj pas lindjes flenë nga 5 orë ose më pak, janë tri herë më të rrezikuara që ta kthejnë peshën të cilën e kanë pasur gjatë shtatzënisë

Sipas shkencëtarëve, mungesa e gjumit sjell deri te ndryshimet në nivelin e hormoneve të cilët janë të përfshirë në rregullimin e apetitit.
f.0730144356548_m.jpg

*telegrafi*
 
Top