Gjykata detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë; njerëzit kundërshtojnë çmimin.

E9B460A5-979C-4D9D-9C70-FE3447BA5722.jpeg



Një gjykatë në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, në një vendim historik. Gruaja do të marrë 50,000 juanë (7,700 dollarë; afro 782,000 lekë) për pesë vjet punë të papaguar.


Rasti ka nxitur një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, ku shumë njerëz thonë se shuma e kompensimit është shumë e vogël. Vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil. Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin Chen kishte bërë kërkesë për t’u divorcuar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015.

Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin për djalin e tyre. Gjykata e rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar burrin të paguante detyrimin ushqimor mujor prej 2,000 juanë, si dhe pagesën e njëhershme të 50,000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.


Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. "Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme", tha gjykatësi.

Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre. Më parë, bashkëshortët që divorcoheshin mund të kërkonin një dëmshpërblim të tillë vetëm nëse ishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore.


Në rrjete sociale, çështja ndezi debat të ashpër. Disa përdorues theksuan se 50,000 juanë për pesë vjet punë ishte shumë pak. "Unë jam pak pa fjalë, puna e një amvise me kohë të plotë po nënvlerësohet. Në Pekin, punësimi i një dadoje për një vit kushton më shumë se 50,000 juanë," tha një komentues.

Të tjerët theksuan se burrat duhet të marrin më shumë detyra shtëpie në radhë të parë.

Burimet: BBC, CNN
 
Wtf sic po vijn kohet duhet me u timbru tashi ene n'shpi ?
cohesh mjes po do bosh kafe +plus mengjes etj përveç vetes para se me nez soben, tak fut fleten aty ke ora qe ti boj shenjen të nisi ene orari punës lool
 
Top