Gol krenarie ndaj Juventusit, Uzuni bën efekt te Ferencvaroshi. PSG-ja “fiket” pa yjet ndaj Lajpcigut, ja rezultat e mbrëmjes së sotme

Mbyllen sot te gnitha ndeshjet e ndalesës së tretë të Ligës së Kampioneve.uefa_champions_league_draw_-_2019_2020.jpeg.jpg
Juventusi mposhti pa probleme Ferencvaroshin e lojtarit të Shqipërisë Myrto Uzuni 1-4 në Hungari. “Zonja e Vjetër” fitoi me dopietat e Moratës dhe Dibalës duke bindur kritikët pas rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe humbjes me Barcelonën. Megjithatë, Ferencvaroshi u mjaftua me golin e nderit ndaj bardhezinjve. Ishte pikërisht Uzuni ai që nxori pastër shokun e ekiput Boli në fund të lojës. Për 25-vjeçarin, pavarësisht humbjes, takimi me Juventusin merr një vlerë të veçantë pasi kjo ishte ndeshja e parë në fazën finale të Ligës së Kampioneve, për më tepër që anësori i Shqipërisë kishte pak ditë që kaloi koronavirusin.

Fiton dhe Barcelona ndaj Dinamos së Kievit 2-1 në shtëpi duke grumbulluar pikë të plota në 3 ndeshjet e para të kompeticionit. Nënkampionënt e Europës PSG-ja zhgënjyen ndaj Lajpcigut duke u munndur në Gjermani me rezultatin 2-1. Parizienët nuk kishin asnjë prej yjeve: Nejmar, Mbape dhe Ikardi.

lg.php

lg.php

Më poshtë ju sjellim rezultatet e takimeve të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve:

FT| FERENCVAROSH-JUVENTUS 1-4
Boli 90’/ Morata 8′, 60′, Dibala 73′, 79′

FT| LAJPCIG-PSG 2-1
Nkunku 42′, Forsberg 56′ (p) / Di Maria 6

FT| BARCELONA-DINAMO KIEV 2-1
Mesi 5′ (p), Pike 65’/ Tsigankov 75′

FT| KLUB BRYZH-BORUSIA DORTMUND 0-3
Hazard 14′, Haland 18′, 32′

FT| ÇELSI-RENE 3-0
Verner 10′ (p), 41′ (p), Abraham 50′


FT| SEVILJA-KRASNODAR 32
Rakitiç 42′, Nesiri 69′, 72′ /Sulejmanov 17′, Berg 21′ (p)

Panoramasport.al
 
Top