“Golin e bëmë vetë, nuk na i shënoi kundërshtari”, Cungu: Po më dridhen gjunjët për…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë ndaj Kukësit, në prononcimin për ndeshjen për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran u shpreh:bandicam-2020-11-25-19-03-39-415.jpg

“Pas 3 barazimesh luajtëm çdo gjë për çdo gjë, me një kundërshtar si Kukësi që nuk duhej marrë lehtë. Nuk kishte shënuar asnjë gol, edhe sot e bëmë ne vetë golin, jo se na i shënoi kundërshtari.

Ekipi duhet të punojë shumë. Unë jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe duhet të rikthehet fuqishëm. Ka një ngërç momental, kjo për shkak të problemeve fizike. Në startin e këtij sezoni, ne akoma nuk kemi zgjedhur 11-shen e duhur. Ky është ngërç momental që i shtohet ngërçi psikoligjik.

Mungesa e Lushkjes ka ndikuar. Nuabueze dhe Xhixha nuk po gjejnë formën e tyre ideale. Kishim probleme të shumta për sa i përket lojtarëve. Edhe Deliu ka probleme fizike. Në përgjithësi janë pika të rëndësishme. Lojtarët e afruar në merkato, nuk po japin atë që ne presim. Duhet ta zgjidhin këtë situatë dhe të japim maksimumin, sepse ekipi ka llogari për të bërë.

Xhixha ka mbështetjen tonë dhe do ta ketë gjithmonë. Këtij sezon nuk ka pushuar. Të gjitha këto mund të ndikojnë në oshilacionet. Xhixha ka oshilacionet e veta momentale. Më mirë të ndodhë tani, sesa në mes apo në fund të sezonit. 4 ndeshje 3 pikë, nuk e kishim menduar. Nuk ishte ky projekti jonë. Lacci do të vazhdojë përpara.

Më pëlqen ta luajmë topin, por duke pasur garanci dhe siguri. Jo më kot ndërhymë te Obanor, për të pasur një qarkullim topi më të mirë. Edhe Sherri luan mirë me këmbë, pavarësisht se gabimi i tij na kushtoi. Nuk është logjika për të larguar topin pa adresë. Këto gjëra i kanë ndodhur portierëve më të mirë në botë, nuk mund të kryqëzojmë një portier për në gabim.

Uroj sa më shpejt që profesor Gega të shërohet dhe të afrohet sa më shpejt pranë futbollit dhe familjes. Po më dridhen gjunjët për gjendjen e profesor Gegës dhe për vdekjen e Maradonës. Figura si Maradona nuk i vijnë më botës së futbollit. Një humbje shumë e madhe për futbollin botëror”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL
 
Top