Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

ReNdEx

Interist Forever
37732_6.jpg

GOSTIVAR-Një pjesëtar policie ka vrarë sot dy të rinj shqiptarë sot ne mesdite në Gostivar, pas një grindjeje për parkimin e makinës.

Vrasjet kane ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro".

Sipas MPB-së, vrasësi quhet Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.

Dyshohet se polici ka vrarë dy të rinjte pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, edhe pse në atë orar nuk ka qenë në detyrë.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, viktimat janë janë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen.
"Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy", ka thënë Kotevski, duke dhënë versionin e tij.

MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet dhe ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.

(d.b/BalkanWeb)
 

My Self

Born To Be Happy
Re: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Une e di qe policet jane per mbrojtjen e vrasjeve jo per te vrare vete... pfff
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Shqiptaret jane viktima gjithkund vetem sepse jane shqiptare. Kjo posaqerisht ne maqedoni vie ne shprehje, derisa Shqiperia dhe Maqedoni nen shkruajne marreveshje per qarkullim te lire...eh shqiptare, kurr nuk kishit askend qe te ju dal ne mbrojtje...
 
Titulli: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Per parkim makinash? Kriminel jane keta? Edhe kriminel te jene nuk qellohet asnjehere mbi persona.Per mendimin tim eshte me shume çeshtje rracizmi .
 

Pain Killer

Anëtar i ri
Titulli: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Maqedonsit me Shqiptart ketu jane sikur Kosovaret me Serbine. E them kete sepse jam vete ne Maqedoni, Tetove. Eshte nje tmerr i vertet, jane diskriminues, kan nje urrejtje te papare per shqiptaret, biles eshte edhe nje lokal ku tek dera kan vendosur nje tabele ku thuhet "Dogs and Albanians Are Not Allowed . Eshte per te ardhur keq.
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Varja thash cfar lajmi ishte ,ne po na vret shteti jon jo me ai qe dihet qe esht armik.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pe: Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë

Po po vret dy shqiptar: njeher nje dhe pastaj dy, e keshtu me radh....

Shqiptaret nuk duhet te lejojn nje gje te tillé asesi:

1. duhet te ndalojn gjithsesi nje gje e till ose
2. te marrin hakun (gje qe eshte niveli i dobet), por megjithat e meritojn hakmarrjen.

Ne skemi njerez per vrasje te paarsyeshme -te padrejt.


...megjithat eshte tepruar nje gje e tille...

 
Top