• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gramatika e gjuhës shqipe

Love

βeℓℓe â๓e
Fonetika, Morfologjia, Sintaksa, Leksikologjia

Si ndahet gramatika e gjuhës Shqipe?

Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në:

• Fonetikë

• Leksikologji

• Sintaksë

• Morfologji


Fonetika

Tingujt e gjuhës shqipe

• Gjuha e sotme shqipe ka sistemin e saj të tingujve. Këta tinguj i quajmë fonema ( nga greqishtja : phone – zë). اdo gjuhë ka një numër të caktuar fonemash.
Gjuha shqipe ka 36 fonema =>
7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Zanoret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë. Bashkëtingëlloret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës duke kapërcyer një pengesë. Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe janë:

1. Të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z dhe zh.
2..Të pazëshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th , k, q, j ,c, ç, s, dhe sh .

Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike. Shenjat grafike që përdoren për të paraqitur tingujt (fonemat) quhen shkronja. Tingujt (fonemat) i shqiptojmë dhe dëgjojmë, ndërsa shkronjat i shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë. Të gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të një gjuhe përbëjnë alfabetin e asaj gjuhe. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja, të renditura si vijon: a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z, zh.
Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta dhe 9 të përbëra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Këto shkronja quhen dyshkronjësha ose diagrame. Në gjuhën shqipe dyshkronjëshat nuk paraqesin vështirësi të mëdha. Për këtë duhen ditur dhe respektuar disa rregulla. Në rastet kur një fjalë mbaron me s dhe t dhe fjala tjetër fillon me h, atëherë shkronjat lexohen të ndara: p.sh. meshollë = mes-hollë, Ethem = Et-hem, shtathedhur = shtat-hedhur etj.

Klasifikimi i zanoreve

Zanoret e shqipes klasifikohen:

• Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të përparme, qendrore dhe të prapme;

• Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të hapura, gjysmë të hapura dhe të mbyllura;

• Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara


Klasifikimi i bashkëtingëlloreve

Bashkëtingëlloret e shqipes klasifikohen:

• Sipas mënyrës së formimit: mbylltore, shtegore, hundore, anësore dhe dridhëse;

• Sipas vendit të formimit: buzore, dhëmbore, alveolare, paraqiellzore, qiellzore;

• Sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës: të shurdhta ose të pazëshme dhe të zëshme.


Diftongjet dhe grupet e zanoreve

• Dy zanore që shqiptohen si një rrokje e vetme përbëjnë një diftong.

• Kur dy zanore që janë pranë njëra- tjetrës shqiptohen secila si një rrokje më vete, ato përbëjnë një grup zanor

DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I DISA TINGUJVE Tث GJUHثS SHQIPE

1. Zanoret y dhe i

Lexoni fjalët në dy pikat A dhe B.

A: ai, bilbil,direk, fishek, frikë, gjilpërë, hipi,hipje, krimb, krip, kripë,kripore, qilim,qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

B: byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

2. Bashkëtingëllorja rr

A: rregull, rresht, rreth, rrënjë, rrip, rrobë, rrogë, rrogozë, rrokje, rrotë, rrudhë, rrufe, rrugë, rrush, rrymë, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rruaj rrëfim, rreze, rrallë, rrafsh, rrah

mesojme.jpg

Rrokja

• Rrokja është një grup fonemash përqendrimi rreth një zanoreje. Rrokjet janë të hapura kur mbarojnë me zanore (u-ra) dhe të mbyllura kur mbarojnë me bashkëtingëllore (lis).

• Një grup bashkëtingëlloresh pa zanore nuk mund të formojë rrokje.

ushtrohemi.jpg

ushtrohemi1.jpg

Intonacioni

• Ngritjet dhe uljet e zërit gjatë të folurit quhen intonacione.

• Intonacioni mund të pësojë modifikime edhe në varësi nga shprehja e emocioneve dhe e ndjenjave të gëzimit, zemërimit, admirimit, shpresës, dyshimit etj.


Theksi i fjalës

• Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës me forcë më të madhe se të tjerat quhet theks. Rrokja që shqiptohet me forcë më të madhe quhet rrokje e theksuar, të tjerat quhen të patheksuara. Në shqipen theksi mund të bjerë në njërën ose në tjetrën rrokje të fjalës.


Theksi i fjalisë

• Në gjuhën shqipe gjymtyra e fjalisë që duhet vënë në dukje shqiptohet më fuqishëm dhe me ton më të lartë.

• Në disa raste për të vënë në dukje një fjalë që shpreh një emocion, përdoret një theks i dytë, i cili mund të bjerë në një rrokje tjetër të fjalës, jo në rrokjen që bie theksi i fjalës: E mreku΄llueshme! E pabe΄sueshme!- thërrisnin të pranishmit.


Fjalëformimi


Forma dhe kuptimi i fjalës


• Fjala është njësia themelore e fjalisë.

• Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen nga forma dhe kuptimi. Forma është tërësia e tingujve në të folur ose e shkronjave në të shkruar që ndërton fjalën. Forma e fjalës lidhet me kuptimin e saj.

• Një pjesë e fjalës është e pandryshueshme dhe quhet temë e fjalës, tjetra është e ndryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.


• Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa.

• Tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën. Një teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Në këtë rast ajo quhet temë fjalëformuese.

• Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor të fjalës.

• Mbaresa jep veçoritë gramatikore të fjalës


Fjalët e parme dhe jo të parme

• Fjalët në gjuhën shqipe janë të parme dhe jo të parme. Fjala quhet e parme kur tema është e njëjtë me rrënjën, p.sh., flutur-a, këng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur është formuar me parashtesë ose prapashtesë, ose të dyja bashkë, si dhe me mënyra të tjera. Fjalët jo të parme janë: të prejardhura (flutur-o-j), të përbëra (bukë+pjekës) dhe të përngjitura (megjithatë).


Fjalët e përbëra


• Fjalët e përbëra janë të formuara nga dy ose më shumë tema. Fjalët e përbëra mund të jenë:

a) emra (frymëmarrje = frymë + marrje);

b) mbiemra (flokëverdhë = flokë + verdhë);

c) folje (buzëqesh = buzë + qesh);

d) ndajfolje (duarkryq = duar + kryq);


Antonimet, sinonimet dhe homonimet


Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën: mëngjes – mbrëmje;

Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën: i brengosur – i merakosur;

Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm: akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep (shigjetëzat që rrotullohen në orë).


Leksikologjia


Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre. Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: leksis = fjalë, logos = dije.


Fusha leksikore

• Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh. Disa prej këtyre fjalëve kanë më shumë se një kuptim. Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik. Pra, leksiku është një lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë. Ai është një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.

• اdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato shprehin, përbëjnë një fushë leksikore.


Sintaksa


Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato.


Përbërësit kryesorë të fjalisë

Dallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:

• Grupi emëror (kryefjala)

• Grupi foljor (kallëzuesi)

• Grupi emëror tregon për personat për të cilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarë thuhet për ta:

Të gjithë fëmijët =>*****************rrinin të qetë.

|| ***************** ******************** ||

Grup emëror =>***************** Grup foljor


Fjalia dhe përbërësit e saj

Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka. Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruar ato përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).

• Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje.

Tipat e fjalive sipas llojit të kumtimit

Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund të jenë:

• Dëftore

• Pyetëse

• Nxitëse

• Dëshirore



Fjalia dëftore

• Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.

• Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues. Toni zbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalën që mban theksin logjik, kur është i dukshëm.

• Fjalia dëftore ka foljen zakonisht në mënyrën dëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrën lidhore, habitore e kushtore.


Fjalia pyetëse

• Fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje. Këto fjali përdoren dendur në dialog, sepse bashkëbiseduesit për çdo pyetje që bëjnë, presin një përgjigje.

• Dallohen tri lloje fjalish pyetëse:

• Fjali pyetëse tërësore
• Fjali pyetëse të pjesshme
• Fjali pyetëse retorike.

• Fjalia është pyetëse tërësore, kur bashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisë pyetëse:
- Ishe sot te mjeku? Po. (Isha.)

• Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi ka njohuri për atë që pyet, por ai do të mësojë më shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepet përgjigje me po ose jo, por me një ose disa fjalë: - ا’muaj është tani? – Janar.

• Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyet pa pritur që të marrë përgjigje: - ا’të presësh nga ti?


Fjalia nxitëse

• Fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë, një sugjerim, një ftesë.

• Në fjalitë nxitëse foljet janë zakonisht në mënyrën urdhërore, lidhore e dëftore.


Fjalia dëshirore

• Fjalia dëshirore shërben për të shprehur një dëshirë, një urim, një mallkim. Fjalia dëshirore mund të shprehë edhe dëshirën që të mos ndodhë diçka.

• Fjalitë dëshirore e kanë foljen në mënyrën dëshirore dhe në mënyrën lidhore.

• Në fund të fjalive dëshirore vihet pikëçuditje.


Format e fjalisë

• Fjalitë dëftore, pyetëse, nxitëse dhe dëshirore mund të paraqiten në shumë forma: veprore ose pësore, pohore ose mohore dhe thirrmore.

• Fjalia është në formën veprore, kur folja e saj është e formës veprore dhe është në formën pësore, kur folja e saj është e formës joveprore (ose pësore).

• Në formën mohore të fjalisë mohohet një pohim. Pra, fjalia e formës pohore pëson një shndërrim mohor.

• Fjalitë bëhen thirrmore kur shoqërohen me një ndjenjë të fortë kënaqësie, habie, frike, zemërimi etj.


Gjymtyrët kryesorë të fjalisë

Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë:

• Kryefjala

• Kallëzuesi


Kryefjala

• Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë. Ajo gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilët? dhe kush?. Ajo tregon një a më shumë frymore apo sende.
Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.


Me se shprehet kryefjala?

• Kryefjala shprehet me:

a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës: Dritani u lag nga shiu. (kush?)

b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri): Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.

c) numëror: Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor.

d) grup emëror: Yt vëlla të la vetëm.


Kallëzuesori i kryefjalës

• Kryefjala mund të marrë një kallëzuesor. Shqiponja është simboli ynë kombëtar.

• Kallëzuesori i kryefjalës tregon një cilësi të personit apo sendit që shënohet nga kryefjala.


Kallëzuesi

• Kallëzuesi është gjymtyra kryesore e fjalisë, që tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. Ai gjendet me pyetjet: ç’bën?, ç’ është?. Kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngusht me njëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë. Kallëzuesi zakonisht qëndron pas kryefjalës.


Llojet e kallëzuesit

Llojet e kallëzuesit janë:

• Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje): Ti më munde.

• Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumë folje): Po djali sa zinte të recitonte , harronte vjershën.

• Kallëzuesi emëror (jam+emër, mbiemër, përemër, numëror): Dy prej luanëve ishin meshkuj.


Gjymtyrët e dyta

Gjymtyrët e dyta (apo plotësit e fjalisë) janë:

• Rrethanori

• Kundrinori

• Përcaktori



Rrethanori

• Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai tregon rrethanat e kryerjes së veprimit, si: kohë, vend, mënyrë, shkak, sasi, qëllim. Ai në fjali gjendet me pyetje të ndryshme: kur?, ku?, si?, pse?, sa?, përse?. Rrethanori gati gjithmonë qëndron pas foljes ose kallëzuesit, por ai shpesh del edhe para foljes ose kallëzuesit.

Rrethanori i kohës

• Rrethanori i kohës tregon kohën e kryerjes së veprimit. Rrethanori i kohës lëviz lirshëm në fjali.
Ai gjendet me pyetjen: kur?: Mbrëmë shkuam në kinema.

Me se shprehet rrethanori i kohës?

• Rrethanori i koës shprehet me:

a) emër me e pa parafjalë: Ndeshja finale do të zhvillohet të mërkurën.

b) grup emëror: Ndeshja finale u zhvillua para një jave

c) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Ndeshja finale u zhvillua dje.

d) formë të pashtjelluar: Me të zbardhur fëmijët u nisën në ekskursion.

Rrethanori i vendit

• Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali.
Rrethanori i vendit gjendet me pyetjen: ku?: Ata shkuan në shkollë.

Me se shprehet rrethanori i vendit?

• Rrethanori i vendit shprehet me:

a) emër me parafjalë: Librat i mbaj në bibliotekë. (ku?)

b) grup emëror: Jam nisur për në Galerinë e Arteve. (për ku?)

c) ndajfolje: Zhurma dëgjohej sipër. (ku?)

Rrethanori i mënyrës

• Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm në fjali. Rrethanori i mënyrës gjendet me pyetjen: si?:

Ajo këndon bukur.

Me se shprehet rrethanori i mënyrës?

• Rrethanori i mënyrës shprehet me:

a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore (me emër në rasën kallëzore): Dëbora mbulonte shpejt e shpejt (si?) çdo gjë.

b) një grup emëror: Një flutur po thithte me ëndje të madhe (si?) nektarin e luleve.

c) një formë të pashtjelluar: Djemtë ecnin me nxitim pa parë (si?) rrugën.


Rrethanori i shkakut

• Rrethanori i shkakut tregon një shkak që sjell një pasojë të caktuar. Ai varet nga kallëzuesi, por ndonjëherë edhe me emër ose mbiemër. Rrethanori i shkakut zë vend pas gjymtyrës nga varet. Ai gjendet me pyetjen: pse?: Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte e sëmurë.

Me se shprehet rrethanori i shkakut?

• Rrethanori i shkakut shprehet me:

a) ndajfolje: Pse ke bërë gjithë këto gabime në diktim, Dritan?

b) emër me parafjalë: - I kam bërë nga nxitimi, mësuese.

c) grup emëror: Rezultatet i ke të ulëta për shkak të mungesave.

d) përcjellore: Duke mos u mjekuar me kohë, sëmundja iu rëndua.

Rrethanori i sasisë

• Rrethanori i sasisë tregon sasi.

Ai gjendet me pyetjen: sa?: Ata morën pak libra.

Me se shprehet rrethanori i sasisë?

• Rrethanori i sasisë shprehet me:

a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Mbrëmë ajo hëngri pak.

b) një grup emëror ku bërthama tregon një njësi matjeje dhe ka përpara zakonisht një numëror: Nëna bleu 5 kg mollë.

Rrethanori i qëllimit

• Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e kryerjes së veprimit. Ai varet nga kallëzuesi. Rrethanori i qëllimit zë vend pas gjymtyrës nga varet.
Ai gjendet me pyetjen: përse?: Ai shkoi për të luajtur.

Me se shprehet rrethanori i qëllimit?

• Rrethanori i qëllimit shprehet me:

a) ndajfolje: Përse ke ardhur deri këtu?

b) emër me parafjalë: Djemtë kanë ardhur këtu për punë.

c) grup emëror: Prindërit përpiqen për të mirën e fëmijëve të tyre.

d) paskajore: Ajo ka shkuar në Amerikë për t’u specializuar.


Kundrinori


• Kundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Ai zakonisht varet nga folja dhe tregon mbi kë (cilin) bie veprimi i shprehur prej saj. Ai vihet në atë rasë që kërkon gjymtyra prej së cilës varet.

• Sipas kuptimit dhe formës së shprehjes, kundrinori është i drejtë dhe i zhdrejtë.

Llojet e kundrinorit janë:

• I drejtë

• I zhdrejtë:

me parafjalë

pa parafjalë


Kundrinori i drejtë

• Kundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë e fjalisë që shënon objektin tek i cili kalon veprimi i shprehur nga folja. Objekti mund të jetë frymor ose jofrymor.

• Kundrinori i drejtë u përgjigjet pyetjeve: kë?, cilin?, cilën?, çfarë?.

• Kundrinori i drejtë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose një emër dhe një përcaktor) në rasën kallëzore pa parafjalë dhe që lidhet me një folje të formës veprore: Era e marrë tundte rrapin e moçëm të Jubinës.

• Në qoftë se fjalinë veprore me kundrinor të drejtë e shndërrojmë në fjali pësore, kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë e foljes në formën pësore, kurse kryefjala, kundrinor me parafjalë: Era e malit e shpërndante këngën gjithandej.
Kënga shpërndahej nga era e malit gjithandej.

Me se shprehet kundrinori i drejtë?

• Kundrinori i drejtë shprehet:

a) me emër (zakonisht të shquar) në rasën kallëzore: E ndoqe ndeshjen mbrëmë?

b) me përemër: E shoh atë, të shoh edhe ty.

c) me grup emëror: Vizitova liqenin e Prespës vitin e kaluar.

d) me trajtë të shkurtër të përemrit vetor: Do ta njoftoj vetë Arbrin për orarin e ndeshjes.


Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë


• Kundrinori i drejtë mund të marrë një kallëzuesor. Beni i mbante pantallonat të ngushta.

• Kallëzuesori i kundrinorit të drejtë shërben për të treguar një cilësi ose veçori të qenies a të sendit të treguar nga kundrinori i drejtë.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje të drejtpërdrejtë me foljen dhe përdoret gjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtër të përemrit vetor. Mund të marrin kundrinor të zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare, veprore dhe joveprore.

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?.

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën dhanore, që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore.

• Ai ndërtohet gjithmonë pa parafjalë dhe tregon sende ose qenie mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja.

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luan rol të rëndësishëm, është plotës kryesor. Ai nuk është i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë?

• Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shprehet:

a) me emër në rasën dhanore: Fëmijëve (cilëve?) u ishte shtuar gëzimi.

b) me përemër: Ty (kujt?) të erdhën shumë shokë për ditëlindje.

c) me grup emëror: Shoqes së klasës sonë (kujt?-) i dhanë çmimin e parë në konkurs.

• Vendi i kundrinorit të zhdrejtë pa patafjalë është zakonisht pas foljes. Por ai mund të zërë lirisht pozicione të ndryshme në fjali.


Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë


• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ka një përdorim më të gjerë e të larmishëm sesa kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë. Ai varet kryesisht nga folja, por edhe nga pjesë të ndryshme të ligjëratës.

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë i përgjigjet pyetjeve: për kë?, me se?, nga kush?, prej kujt?,nga se?.

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën emërore, kallëzore ose rrjedhore, i paraprirë gjithmonë nga një parafjalë: Ju e fituat ndeshjen me lojën tuaj.

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë plotëson më mirë kuptimin e foljes dhe të fjalisë, por nuk është plotës kryesor, sepse folja në fjali mund të përdoret edhe pa të.

• Parafjalët kryesore me të cilat ndërtohet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, janë: nga, te, me, për, pa, mbi, nën, kundër…;
shprehjet parafjalore – bashkë me, me anë të, në lidhje me… . Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, i ndërtuar nga një emër ose një emër dhe një përcaktor, mund të zëvendësohet nga një përemër.

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë dallohet nga dy kundrinorët e tjerë, sepse ndërtohet gjithmonë me parafjalë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë?

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet:

a) me emër: Më doli gjumi nga bubullima. (nga cila?)

b) me përemër: Lajmi thoshte se mbi ta rëndonin shumë akuza. (mbi cilët?)

• Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet në rasën emërore, kallëzore dhe rrjedhore me parafjalë.

... Vazhdon...
 

Love

βeℓℓe â๓e
Gramatika e gjuhës shqipe (vazhdimi)..

Përcaktori


• Fjalët që saktësojnë, sqarojnë, përcaktojnë emrin bërthamë me të cilin lidhen, quhen përcaktorë. Emri në rasën gjinore të shquar është gjithmonë në funksionin e përcaktorit. Ai shprehet me: emër, mbiemër dhe përemër.


Llojet e përcaktorit janë:

• Me përshtatje, i cili shërben për të përcaktuar cilësinë e emrit bërthamë

• Me drejtim, i cili shërben për të treguar një tipar të emrit që përcakton

• Me bashkim

• Me ndajshtim, i cili emërton emrin bërthamë.



Emri bërthamë i një grupi emëror shpesh herë shoqërohet nga një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalët që shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë në një grup emëror janë përcaktorë: Një njeri punonte...duke kënduar një këngë të gëzueshme. Ajo këngë i ngjante erës.... Dëgjuam dy këngë nga një këngëtare e re. Shtëpia përtej është shumë e vjetër. I ngjante këngës së bilbilit. Banonte pranë një parku mbushur me lule. Përcaktori, pra, është një gjymtyrë e dytë e fjalisë që përcakton gjymtyrën prej së cilës varet.

=> Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër të nyjshëm (një princ i brengosur), të panyjshëm (një princ madhështor), një përemër dëftor (këto këngë), pronor (këngët tona), pyetës (cilën këngë), i pacaktuar (çdo këngë), një numëror (dy këngë), një ndajfolje (pylli aty pranë), një emër pa parafjalë në rasën gjinore (këngët e fëmijëve), në rasën kallëzore (një shportë mollë), në rasën rrjedhore (këngë miqësie), një emër me parafjalë në rasën emërore (këngë nga Kosova), në rasën kallëzore (shtëpia në mal), në rasën rrjedhore (shtëpia prej qerpiçi), një formë e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna është rruga për të fituar para. Banonte pranë një parku mbushur me lule.

1. Përcaktori i shprehur me mbiemër

Mbiemri përcaktor shpreh një cilësi të sendit, të dukurisë ose të frymorit të treguar nga emri i përcaktuar: Mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë i jepnin Abdylbeut një hije me të vërtetë madhështore.

Mbiemri përcaktor mund të jetë:
- i nyjshëm (mjekra e gjatë ) dhe i panyjshëm (hije madhështore ). Përcaktori i shprehur me mbiemër mund të jetë përcaktor i paveçuar (vjen menjëherë pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy të mëdhenj e të thellë.)
- ose përcaktor i veçuar (i ndarë nga emri nga fjalë të tjera ose me anë të një pushimi): Flokët e ndritshëm të vajzës, të mpleksur si një kurorë e argjendtë, i jepnin fytyrës së saj një pamje të mrekullueshme. Futbollistët, të gëzuar nga fitorja, përqafonin njëri-tjetrin. Mbiemri përcaktor i veçuar ndahet gjithmonë me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi një cigare. Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi një cigare. Mjeku ndezi një cigare, i lodhur nga puna.

Përcaktori i shprehur me mbiemër të nyjshëm përshtatet me emrin në numër, gjini dhe rasë: Uji rrëshqiste mbi faqen e lëmuar të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi faqet e lëmuara të shkëmbit. Uji rrëshqiste mbi xhamin e lëmuar të dritares. Uji rrëshqiste mbi xhamat e lëmuar të dritares.
Përcaktori i shprehur me mbiemër të panyjshëm përshtatet me emrin në numër dhe gjini: Hapet dera dhe hyn brenda një luftëtar fisnik dhe madhështor. Hapet dera dhe hyjnë brenda disa luftëtarë fisnikë dhe madhështorë. Përcaktori i shprehur me mbiemër, zakonisht qëndron pas emrit.

Kur duam të shprehim më me forcë cilësinë, pra, ta theksojmë, mbiemri mund të dalë edhe para emrit: Të vendosura drejt, njëra pas tjetrës, shtyllat e tensionit të lartë dukeshin si një shtyllë e vetme.

2. Përcaktori i shprehur me përemër

Përcaktori i shprehur me përemër mund të jetë: përemër dëftor (Ky vend kaq i bukur, këto male, këto kodra, këto fusha kaq të këndshme janë tonat.), përemër pyetës (Cili shkrimtar e ka shkruar poemën “Bagëti e bujqësi”? ا’moshë kishte?), përemër i pacaktuar (I ftuari i bëri të gjithë fëmijët për vete.). Përcaktorët e shprehur me përemër përshtaten sipas rastit me emrin që përcaktojnë në gjini, numër dhe rasë: ky djalë/këta djem, djali im/vajza ime, cili djalë/cila vajzë, cilit djalë/cilës vajzë, cilin djalë/cilën vajzë.
Kur përcaktori është përemër dëftor, zakonisht qëndron para emrit të përcaktuar (ky djalë/kjo vajzë). Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë, i tillë qëndrojnë zakonisht pas emrit (Djalë të tillë nuk kemi parë.). Kur përcaktori është përemër pronor, zakonisht qëndron pas emrit të përcaktuar (djali im/vajza ime). Kur është përemër pyetës qëndron përpara (اfarë prodhimesh kishte në treg?). Kur është përemër i pacaktuar, zakonisht qëndron përpara, por ka raste që qëndron edhe pas emrit (të gjithë fëmijët, ne të gjithë).

3. Përcaktori i shprehur me numëror

Përcaktori i shprehur me numëror shpreh sasinë e sendeve, dukurive ose frymorëve të treguar nga emri që përcakton: Në fushë dolën trembëdhjetë futbollistë, dy futbollistë ishin rezervë. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta më shumë, pra, dyzet e shtatë minuta.
Përcaktorët numërorë janë të pandryshueshëm, vetëm numërori tre ndryshon në gjini duke marrë formën tri (Erdhën tre djem. Erdhën tri vajza.). Po kështu përshtaten edhe numërorët e përbërë që kanë si pjesë të fundit numërorin tre /tri (Erdhën njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Përcaktori i shprehur me numëror qëndron para emrit që përcakton.

PثRMBLEDHIM:

Përcaktorët shërbejnë për të përcaktuar emrin bërthamë të një grupi emëror. Përcaktori mund të jetë i shprehur me një mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, emër ose një formë të pashtjelluar të foljes (pjesore ose paskajore).

Morfologjia


• Morfologjia është pjesa e gramatikës që studion format e ndryshme të fjalëve, kuptimin e këtyre formave, klasifikimin e fjalëve në pjesë ligjërate, si dhe formimin e fjalëve.


Pjesët e ligjëratës


• Pjesët e ligjëratës janë:

Emri; => Numërori;
Mbiemri; => Lidhëza;
Përemri; => Pjesëza;
Folja; => Parafjala;
Ndajfolja; => Pasthirrma.

• Disa prej tyre janë të ndryshueshme, si: emri, mbiemri, përemri, folja, numërori, sepse e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali; kurse të tjerat janë të pandryshueshme, si: ndajfolja, lidhëza, pjesëza, parafjala, pasthirrma, sepse nuk ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.


Emri

Kategoritë gramatikore të emrit

• Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton diçka.

•Kategoritë gramatikore të emrit janë:

• Gjinia;
• Trajta;
• Numri;
• Rasa;
• Lakimi;





Gjinia dhe trajta

Emri ka tri gjini:

• Mashkullore;

• Femërore;

• Asnjëjëse.

Emri ka dy trajta në të cilat lakohet:

• Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali);

• Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara.






Numri dhe rasa

Emri lakohet në numrin:

• Njëjës;
• Shumës.
• Emri lakohet në rasat:
- Emërore;
- Gjinore;
- Dhanore;
- Kallëzore
- Rrjedhore.

Si formohet numri shumës i emrave?

Shumësi i një emri, i shkruar në cilëndo formë, mund të gjendet duke i vënë përpara fjalën një e pastaj fjalën ca dhe mandej shkruhen të dyja format: (një ) shkollë – (ca ) shkolla. I krahasojmë këto dy forma dhe mësojmë se si është formuar shumësi i emrit shkollë. Në këtë rast duke i shtuar formës së numrit njëjës mbaresën –a.

Të shohim si e kanë formuar numrin shumës disa nga emrat e pjesës së mësipërme: bodrumet , veshët, degë.

Shfrytëzojmë udhëzimin e mësipërm:

1. (nj ë) bodrum -(ca) bodrume. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –e.
2. (një) vesh– (ca) veshë. Formës së numrit shumës i shtohet mbaresa –ë.
3. (një) degë – (ca) degë. Forma e shumësit është e njëjtë me formën e numrit njëjës.

MBANI MEND ___________________________________

A.. Numri më i madh i emrave në shumës marrin mbaresa të ndryshme, si:

mbaresën –e: (një) qytet = > (ca) qytete

mbaresën -nj: (një) bari = > (ca) barinj

mbaresën –ë : (një) profesor = > (ca) profesorë

mbaresën –ra: (një) fshat = > (ca) fshatra

mbaresën –a: (një) vatër = > (ca) vatra

B. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj:

- (një) ujk – (ca) ujq (tingulli –k është shndërruar në -q)
- (një) zog - (ca) zogj (tingulli –g është shndërruar në –gj)
- (një) dash – (ca) desh (tingulli –a është shndërruar në –e) etj.

C. Disa emra shumësin e formojnë duke ndërruar tinguj dhe njëkohësisht duke marrë mbaresa:

(një) varg – (ca) vargje (tingulli –g është shndërruar në-gj, është shtuar edhe mbaresa – e)
(një) hark – (ca) harqe (tingulli -k është shndërruar në –q, është shtuar mbaresa –e) etj.

ا. Disa emra numrin shumës e bëjnë si njëjësi:

(një) nxënës- (ca) nxënës; (një) mësues - (ca) mësues ; (një) vendas – ( ca) vendas,
(një) rrugë – (ca) rrugë, (një) fole – (ca) fole etj.



Si formohet numri shumës i mbiemrave?

Edhe mbiemrat e kanë kategorinë gramatikore të numrit. Numri shumës i mbiemrave ndryshon sipas grupeve të mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.

Mbiemrat e nyjshëm shumësin e formojnë:
-duke ndryshuar nyjën – i në – të për gjininë mashkullore (një lis i gjatë – ca lisa të gjatë dhe –e në – të për gjininë femërore (një çantë e kuqe – ca çanta të kuqe);
-duke ndryshuar tinguj në temë (i keq – të këqij, i lig – të ligj, i ri - të rinj, i zi - të zinj (por edhe të zezë, i vogël – të vegjël etj.).

Mbiemrat e panyjshëm shumësin e formojnë:
-duke marrë mbaresë –ë (një shok besnik – ca shokë besnikë, një shok bujar – ca shokë bujarë);
-duke e ruajtur trajtën e njëjësit edhe në shumës (një njeri liridashës – ca njerëz liridashës, një shpend vrapues – ca shpendë vrapues).



Llojet e emrit

Dallojmë lloje të ndryshme të emrit:

• Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm;

• Emrat frymorë dhe jofrymorë;

• Emrat konkretë dhe abstraktë;

• Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm;

• Emrat përmbledhës dhe të lëndës.


Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm

• Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj.

• Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), اufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.


Emrat frymorë dhe jofrymorë

• Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, macë, luan etj.

• Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnë sende jo të gjalla: bankë, laps, libër, tabelë etj.


Emrat konkretë dhe abstraktë


• Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, thartirë etj.

• Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj.


Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm

• Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen: pulë, fshatar, macë etj.

• Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshëm, si një lëndë e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj.


Emrat përmbledhës dhe të lëndës

• Emrat përmbledhës janë emrat që shënojnë një grup personash ose sende të një lloji: bota, vegjëlia, rinia, pleqëria, njerëzimi etj.

• Emrat e lëndës janë emrat që emërtojnë një lëndë homogjene që nuk mund të numërohet. Ata emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, prodhime kimike etj: gjalpë, qumësht, kos, grurë, najlon etj.


Lakimi i emrit

Emri ka tri lakime:

• Lakimi i parë, i cili mbaron me (i);

• Lakimi i dytë, i cili mbaron me (u);

• Lakimi i tretë, i cili mbaron me (a-ja).

• Lakimi i parë dhe i dytë përdoren për emrat në gjini mashkullore, kurse lakimi i tretë përdoret për emrat në gjini femërore.


1. Rasa e emrit

Në vartësi nga roli që luan në fjali, emri përdoret në forma të ndryshme.
1. Sa shumë zogj që ka! ----- > kundrinor i drejtë i foljes ka.
2. Në dimër, gjethet e pemëve bien dhe nëpër degë mbeten foletë e zogjve si shkarpa. --> fjalë përcaktuese e emrit foletë në grupin emëror foletë e zogjve.
3. Vetëm atëherë duket sa shumë fole zogjsh ka. ----> përsëri fjalë përcaktuese e emrit fole në grupin emëror fole zogjsh.
4. Dhe zogjtë e dinë, se aty nuk i prek kush - ----- > kryefjalë e foljes dinë.
5. T'i prishësh folenë një zogu, është më keq se të godasësh gjyshin, që aq fort e do. -> kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë i foljes t'(i) prishësh.

Format e ndryshme që merr emri duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa. Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim.

2. Lakimi emrave

Emrat ndahen në tre lakime sipas mbaresës që marrin në trajtën e shquar njëjës : lakimi i parë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –i : djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vëlla-i, zër-i, libr-i; lakimi i dytë : emrat mashkullorë që mbarojnë me –u :mik-u, zog-u, dhe-u; lakimi i tretë emrat femërorë që mbarojnë me –a ose me –ja : vajz-a, dhi-a, fush-a, motr-a, lul-ja, del-ja etj.
Emrat lakohen në trajtën e shquar dhe trajtën e pashquar; në numrin njëjës dhe në numrin shumës.







Emrat e gjinisë asnjanëse lakohen si emrat e lakimit të parë, vetëm se emëroren dhe kallëzoren e trajtës së shquar i kanë të njëjta (marrin mbaresat t/të, it).

PثRMBLEDHIM:

Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa, në numrin njëjës dhe shumës, quhet lakim. Gjuha shqipe ka pesë rasa : emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren. Emrat kanë tre lakime : lakimi i parë, lakimi i dytë, lakimi i tretë. Lakimit të parë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –i (lis-lisi, djalë-djali, ftua-ftoi, vëlla-vëllai, zë-zëri, libër-libri). Lakimit të dytë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresën –u (mik-miku, dhe-dheu). Lakimit të tretë i përkasin emrat që në trajtën e shquar marrin mbaresat –a, -ja (fushë-fusha, dele-delja, motër-motra, rrufe-rrufeja


Mbiemri


• Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon një cilësi apo karakteristikë të emrit. Mbiemri përshtatet në numër (mjekët e rinj), gjini (mjekja e re) dhe rasë (mjekun e ri), me emrin me të cilin
lidhet.
Mbiemrat ndahen në dy grupe:

• Të nyjshëm;
• Të panyjshëm.

• Nyjet tregojnë se mbiemrat janë në rasa të ndryshme.
• Mbiemrat kanë gjininë mashkullore e femërore dhe numrin njëjës e shumës.

Formimi i mbiemrit

• Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit she të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël – djem të vegjël.

• Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë – të lartë.

• Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën e në të: e kuqe – të kuqe;
b) duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën – a: e larë – të lara.

Lakimi i mbiemrit









Shkallët e mbiemrit

• Mbiemri ka tri shkallë:

a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilësinë e sendit): Liqeni i Ohrit është i thellë.

b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilësinë e një sendi, duke e krahasuar me cilësinë e një sendi tjetër) , e cila ndahet në: krahasore të barazisë, krahasore të sipërisë dhe krahasore të ultësisë: Liqeni i Ohrit është po aq i thellë sa Liqeni i Prespës. Liqeni i Ohrit është më i thellë se Liqeni i Shkodrës. Liqeni i Shkodrës është më pak i thellë se Liqeni iOhrit.

c) shkalla sipërore: Liqeni i Ohrit është shumë i thellë.


 

Love

βeℓℓe â๓e
Gramatika e gjuhës shqipe (vazhdimi)..

Përemri
Llojet e përemrit

• Përemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që zëvendëson emrin.

Dallojmë disa lloje përemrash:

• Përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo (njëjës) – ne, ju, ata/ato (shumës);
• Përemrat vetvetorë: vetja, vetvetja…;
• Përemrat dëftorë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë…;
• Përemrat pronorë: imi, yti, asaj, jonë, juaj…;
• Përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, çfarë?...;
• Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët…;
• Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, të gjithë… .


Përemri vetor

• Përemri vetor tregon veta të ndryshme në njëjës dhe në shumës, vetën e parë (vetën që flet), vetën e dytë (vetën me të cilën flasim) dhe vetën e tretë (vetën për të cilën flasim).

• Përemri i vetës së parë në njëjës unë tregon folësin, kurse në shumës ne tregon një grup njerëzish ku bën pjesë dhe folësi.

• Përemri i vetës së dytë në njëjës ti tregon bashkëbiseduesin, kurse në shumës ju tregon një grup njerëzish ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi.

• Përemrat e vetës së tretë njëjës ai/ajo dhe shumës ata/ato tregojnë qenie ose sende për të cilët bëhet fjalë (duke përjashtuar folësin dhe bashkëbiseduesin).

• Kur i drejtohemi një më të rrituri ose të panjohuri përdoret forma e vetës së dytë shumës në vend të vetës së dytë njëjës: Ju jeni mësuesi i tij?


Përemri vetvetor


• Përemri vetvetor tregon se i njëjti person vepron dhe i njëjti pëson: Flas me vete.

• Përemri vetvetor përdoret në kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri.

• Zakonisht vetvetori përdoret për të treguar persona. Për të treguar sende ai përdoret shumë rrallë.

• Përemri vetvetor ka kuptim përemëror dhe strukturë emërore. Ai përdoret me dhe pa parafjalë: Ai e ndjente veten më mirë. Ai fliste me vete.

• Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitë dhe për të dy numrat.

• Përemri vetvetor përdoret edhe si një emër në trajtë të pashquar me parafjalët: në, më mbi, për etj. Erdhi në vete.


Përemri dëftor


• Përemrat dëftorë tregojnë qenie, sende ose tipare të tyre që ndodhen afër ose larg folësit.

• Ata janë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë etj.

• Përemri dëftor përdoret më vete ose i shoqëruar me emër: I çmoj ata burra që janë mbledhur.


Përemri pronor


• Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar.

• اdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhe në numrin njëjës e shumës: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu.

• Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë.

• Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.

• Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj.

• Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre. Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet.

• Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.

• Gjinia femërore e përemrave pronorë formohet:
- duke ruajtur trajtën e gjinisë mashkullore: libri juaj – fletorja juaj;

- duke ndryshuar vetëm nyjën (pronorë të vetës III): i tij – e tij, i saj – e saj, i tyre – e tyre;

- duke i shtuar trajtës së gjinisë mashkullore mbaresat –e dhe –a: im – ime, e tu – e tua;

- me trajtë të ndryshme nga ajo e mashkullores: yt – jote, ynë – jonë.

• Përemrat pronorë përdoren në njëjës dhe në shumës: libri im – librat e mi, libri ynë – librat tanë.




Fjalët e mia, time që tregojnë se sendi ose veprimi i dhënë i përket një vete të caktuar, janë përemra pronorë: veprimet e mia, birucën time, pozitën time. Përemrat pronorë mund të përdoren:

- si përcaktorë të një emri (veprimet e mia, birucën time, pozitën time);
- si pronorë në vete (Shkolla jonë është më e re se juaja).

1. Format e përemrit pronor



Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore kur përdoren më vete marrin mbaresën – i : im – imi , ynë-yni, yt – yti, juaj –juaji, i tij – i tiji; i saj – i saji; i tyre – i tyri,.

Përemrat pronorë të gjinisë femërore marrin mbaresën –a: ime – imja , jonë - jona, jote – jotja, juaj –juaja , e tij – e tija , e saj – e saja , e tyre – e tyrja.

Përemrat pronorë në numrin shumës marrin mbaresën – t(ë), disa prej tyre edhe nyjën e përparme – të ; e mi – të mitë, e mia – të miat , tanë – tanët, tona – tonat, e tu – të tuat, tuaj – tuajt, tuaja – tuajat, i tij – të tijtë, i saj – të sajtë, e tij - të tijat, e saj – të sajat, e tyre – të tyret.

Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë. Përpara emrave mund të vendosen vetëm përemrat pronorë të vetës së parë dhe të dytë të numrit njëjës. Përemrat pronorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës nuk mund të përdoren para emrave. Kur përcaktojnë emra farefisnie, mund të përdoren edhe para këtyre emrave: im bir, ime bijë, yt bir, yt bijë etj.

Në vend të përemrave të vetës së tretë, njëjës dhe shumës, mund të përdorim edhe përemrin pronor vetvetor: i (e, të) vet: djali i vet, djemtë e vet; vajza e vet, vajzat e veta.

Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

PثRMBLEDHIM:

Përemrat pronorë tregojnë pronarin .Përdoren zakonisht pas emrit që përcaktojnë, po edhe më vete. Ato kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.


Përemri pyetës


• Përemrat pyetës shërbejnë për të pyetur për qenie.

• Ata janë: kush?, cili?, cila?, i sati?, çfarë? etj.

Fjalët kush, cili, cila, cilët, cilat, ç’, çfarë, sa, i sati, se (me, nga, për), që përdoren për të pyetur, janë përemra pyetës.
Kush përdoret për të pyetur për njerëz ose qenie të paraqitura si njerëz (të personifikuara): Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malësisë”? -Gjergj Fishta. Kush është më e fortë se unë? - tha kuçedra. Përdoret vetëm në njëjës dhe nuk shoqërohet me emra.
Cili përdoret për të pyetur për njerëz, kafshë ose sende. Ai mund të shoqërohet me emra: Cili sportist zuri vendin e parë? Cili roman fitoi çmimin e parë? Cili përdoret edhe me parafjalë : Më thuaj me cilin rri, të të them se cili je.

Kujdes!

-Cili sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i drejtë)
-Kush sportist zuri vendin e parë. (Përdorim i gabuar).
Përemri pyetës cili ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.

Pasqyra e lakimit të përemrit cili?



Përemrat ç’ dhe çfarë nuk ndryshojnë formë, pra, kanë vetëm një formë pavarësisht nga numri,gjinia dhe rasa.
Përemri pyetës se përdoret gjithnjë i shoqëruar me parafjalë (nga, me, për) : Me se rrojnë foshnjat ? /ا’i rrit çiliminjtë? /Dashuri e mëmës dhe përkdhelitë...(اajupi)

Në fjalitë pyetëse përemrat pyetës kush, cili, ç’, çfarë, përdoren :

- si kryefjalë: Kush bleu veturë? Cili shkoi? اfarë (ا’) u doli?
- si kundrinor i drejtë: Kë mori në veturë? Cilin porosite? اfarë (ا’) i porosite?
- si kundrinor i drejtë pa parafjalë: Kujt i kundërshtove? Cilit iu afrove?
- si kundrinor me parafjalë: Me kë u takove? Me cilin erdhe? Për çfarë bisedove?


Përemri lidhor


• Përemra lidhorë janë përemrat me të cilët i referohemi një fjale a një fjalie të tërë. Ata zënë vendin e një grupi emëror ose të një përemri dhe shërbejnë për të lidhur dy pjesë të një fjalie të përbërë: Poshtë urës dukeshin varkat që notonin.

• Ata janë: që, i cili, e cila, të cilët etj.


Përemri i pacaktuar


• Përemri i pacaktuar tregon njerëz ose sende në mënyrë të pacaktuar.

• Ata janë: dikush, ndokush, askush, të gjithë, gjtihsecili, kushdo, njëri etj.

Fjalët disa, diçka, ndonjë, tjetër, që tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të papërcaktuar, janë përemra të pacaktuar.

1. Pasqyra e përemrave të pacaktuar



Përemrat e pacaktuar mund të jenë të parmë (kush, disa, ca, pak, shumë, mjaft, aq, kaq etj.).)dhe të përngjitur (dikush, ndokush, çdokush, askush, kurrkush etj.). Gjatë lakimit lakohet vetëm pjesa e përngjitur, ndërsa pjesa e parme është e ngurosur.

اfarë funksioni mund të kryejnë përemrat e pacaktuar?

Përemrat e pacaktuar mund të përdoren si kryefjalë ose si kundrinorë kur përdoren të vetëm, ndërsa kur shoqërohen me emra përdoren si përcaktorë : Dikush përvjel, dikush qeth sheleknë, dikush mjel dhitë, dikush dhentë. (Këtu dikush përdoret si kryefjalë). I shëtiti të gjitha qytetet. (të gjitha- përcaktor). Secilit duhet t’i përgjigjet mësuesi. (Secilit – kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë).

Kujdes drejtshkrimin!

- Shkruhen si një fjalë : gjithçka, gjithkush, gjithsecili (gjithsecila), gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, shumëkush, gjësend, gjëkafshë, dikush, asnjë, asnjëri (asnjëra, cilido (cilado).
- Shkruhen me vizë në mes : njëri-tjetri (njëra-tjetra), shoqi-shoqin.
- Shkruhen pa ë fundore : gjithkush (<gjithë+kush), gjithsekush, gjithsecili (gjithsecila), gjithfarë, kurrkush (<kurrë+gjë), kurrgjë, kurrfarë,






















 
Top