“Gripi Spanjoll

Arfenilla

Themelues i Forumit
‘Gripi Spanjoll’, është pandemia më vdekjeprurëse në botë, pasi mbyti më shumë se 50 milionë jetë në të gjithë botën. Ky grip kishte kapluar botën nga viti 1918 deri në 1920.

12


lg.php


lg.php

lg.php



Ky grip i vetëm mbyti 200 mijë amerikanë në tetor të vitit 1918, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës në historinë e vendit, sipas History.com në një artikull që përshkruan gjendjen e tmerrshme në Shtetet e Bashkuara në atë kohë,

Numri i madh i trupave të të vdekurve kapërceu aftësinë e sipërmarrësve, varreve dhe prodhuesve të arkivoleve për të mbajtur ritmin e prodhimit për varrosjen e të vdekurve. Në të njëjtën kohë, një ndalim për tubime publike kishte hyrë në fuqi.

Amerika ishte e papërgatitur

spanish-flu-philadelphia-navy-yard-hisl043_ec502


Nancy K. Bristow, një profesoreshë e historisë në Universitetin Puget Sound në Tacoma, Uashington, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të gatshme për epideminë, pjesërisht sepse gjetjet në fushën e bakteriologjisë i bënë amerikanët të mendojnë se mund të mbanin nën kontroll sëmundjet infektive.

“Amerikanët që jetuan në vitin 1918 nuk e prisnin këtë. Një numër i madh njerëzish vdiqën shumë shpejt, veçanërisht në Bregun Lindor, ku u shfaq gripi për herë të parë, dhe ata nuk kishin asnjë mundësi të përgatiteshin për të”, thotë ajo.

Organet kudo

gsgsgs


Për shkak të numrit të madh të të vdekurve, mund të shiheshin skena makabre. Infermieret e Kryqit të Kuq të Baltimorës hasën njerëz të sëmurë në shtëpitë e tyre të shtrirë në shtretër pranë kufomave. Në raste të tjera, kufomat e të vdekurve mund të shiheshin të mbuluar me akull ose në cep të dhomës, ku ishin kalbur për ditë të tëra.

Me varret që mungonin, si pasojë e numrit të madh të të vdekurve ngjalli frikë dhe pikëllim te familjet, sepse shpesh detyroheshin të gërmojnë varret për të dashurit e tyre. Në New Brunswick, New Jersey, 15 të burgosurve iu dorëzuan lopata për të gërmuar varret nën sytë e kujdesshëm të rojeve.

Kompanitë e arkivolit, tashmë të zënë me furnizimin e arkivoleve për mijëra persona të vrarë në Luftën e Parë Botërore, nuk mund të vazhdonin me kërkesën e lartë të arkivolëve. Duke u përballur me një mungesë të dëshpëruar në kryeqytetin e vendit, komisioneri i Qarkut të Kolumbisë Louis Brownlow rrëmbeu dy kamiona të mbushura me 270 arkivole dhe i dërgoi në Pittsburgh, përcjell Telegrafi.

Prodhuesit e arkivolëve u urdhëruan të bënin vetëm arkivole të thjeshta dhe menjëherë të pushonin prodhimin e atyre luksoze. Atëherë gjatësia e arkivolëve ishte e kufizuar – ato mund të ishin të gjata 175 – 190 centimetra.

Filadelfia ishte kujtuese e një qyteti mesjetar në kushte epidemike

Tmerret më të këqia u panë në Filadelfia, ku numri i vdekjeve arrinte në 1000 në ditë në kulmin e pandemisë. Lagjet e tëra ishin pikturuar me pëlhurë, që ishin montuar në dyert e përparme për të shënuar vdekjet brenda asaj shtëpie. Udhëheqësit civilë rekrutuan kompaninë JG Brill, për të ndërtuar mijëra kuti rudimentare në të cilat do të varrosnin të vdekurit, ndërsa arkivolet e nevojshme në mënyrë të dëshpëruar arritën në qytet nën roje të armatosura.

Pesëqind trupa mbushën morgun e qytetit, i cili kishte një kapacitet për vetëm 36 kufoma. Qyteti u përpoq të hapte gjashtë morgje plotësuese dhe vendosi trupa në uzinat e ruajtjes së ftohtë.

Skenat në Filadelfia dukeshin se ishin drejt Mesjetës të infektuar nga murtaja. Gjatë gjithë ditës dhe natës, vagonët me kuajve mbajtën një sfilatë të vazhdueshme nëpër rrugët e Filadelfisë, ndërsa priftërinjtë u bashkuan me policinë në mbledhjen e kufomave, të ‘zbukuruara’ me thasë dhe fletë dhe me njolla gjaku, të cilat liheshin në hyrje dhe trotuare. Trupat ishin grumbulluar mbi njëra-tjetrën në vagonë.

Funerale dhe vigjilje publike ishin të ndaluara në Filadelfia dhe Çikago. Iowa gjithashtu shfuqizoi funeralet publike dhe hapjet e arkivolit. Përjashtime u bënë vetëm kur prindërit ose gruaja duhej të identifikonin personin para funeralit, madje edhe atëherë arkivoli u hap me kusht që anëtarët e familjes të mbanin maska që mbulonin gojën dhe hundën, ndërsa ishte e hapur dhe nuk prek trupin
.

b.Panorama
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ishte viti 1347. Murtaja tashmë kishte bërë kërdinë në Lindjen e Largët. Tani, ajo kishte mbërritur në dyert e kufijve lindorë të Evropës.

MONGOLËT kishin rrethuar pikën e fortifikuar tregtare gjenoveze të Kafas, që tani quhet Feodozia, në Krime. Të shpartalluar për vete nga sëmundja misterioze, mongolët e ndërprenë sulmin. Por, para se të tërhiqeshin, bënë një sulm të fundit vdekjeprurës. Duke përdorur katapulta gjigante, ata hodhën mbi muret e qytetit trupat ende të ngrohtë të viktimave të murtajës. Më vonë, kur disa ushtarë mbrojtës gjenovezë hipën në galerat e tyre për të shpëtuar nga qyteti, tashmë i goditur me murtajë, e përhapën sëmundjen në çdo vend ku shkuan.

Brenda disa muajsh, vdekja kishte pllakosur në tërë Evropën. Me shpejtësi, ajo u përhap në Afrikën e Veriut, në Itali, në Spanjë, në Angli, në Francë, në Austri, në Hungari, në Zvicër, në Gjermani, në Skandinavi dhe në vendet balltike. Brenda dy vjetësh ose aty afër, më shumë se një e katërta e popullsisë së Evropës (rreth 25 milionë njerëz) ranë viktimë e asaj që është quajtur «katastrofa më mizore demografike që ka njohur ndonjëherë njerëzimi»—Vdekja e Zezë.*

Krijohen kushtet për katastrofën

Tragjedia e Vdekjes së Zezë përfshinte më shumë sesa vetë sëmundjen. Për ta rënduar katastrofën luajtën rol disa faktorë, njëri nga të cilët ishte zelli fetar. Doktrina e purgatorit është një nga këta faktorë. «Aty nga fundi i shekullit të 13-të, besimi në purgatorin ishte i përhapur kudo»,—thotë historiani francez Zhak lë Gof. Në fillim të shekullit të 14-të, Danteja shkroi Komedinë hyjnore—vepër që pati ndikim të madh—në të cilën i bëheshin përshkrime të gjalla ferrit dhe purgatorit. Për pasojë, u zhvillua një klimë fetare ku njerëzit ishin të prirur ta përballonin murtajën me një apati dhe një nënshtrim të habitshëm, duke e konsideruar atë si një ndëshkim nga vetë Perëndia. Siç do ta shohim, kjo gjendje mendore pesimiste faktikisht i dha shtysë përhapjes së sëmundjes. «Asgjë tjetër nuk mund të kishte siguruar më shumë material premtues, ku murtaja të mund të ushqehej»,—vërehet në librin The Black Death (Vdekja e Zezë), nga Filip Zigler.

Përveç kësaj, ekzistonte edhe problemi i prishjes së prodhimeve bujqësore në Evropë në mënyrë të përsëritur. Për pasojë, popullsia e kontinentit që po shtohej me shpejtësi vuante nga të ushqyerit e keq dhe nuk ishte e pajisur për t’i rezistuar sëmundjes.

Murtaja përhapet

Sipas mjekut personal të papa Klementit VI, Gi dë Sholiak, Evropën e kishin pushtuar dy lloje murtajash: pneumonike dhe bubonore. Ai i përshkroi në mënyrë të qartë këto sëmundje, duke shkruar: «E para zgjati dy muaj. Njerëzit kishin zjarrmi të vazhdueshme, pështynin gjak dhe vdisnin brenda tri ditësh. E dyta, zgjati gjithë periudhën që mbeti, duke pasur edhe kjo zjarrmi të vazhdueshme, por e shoqëruar me çibanë [të thatë] dhe lunga në pjesët e jashtme të trupit, kryesisht në sqetulla dhe në ijë. Nga kjo lloj murtaje, një njeri vdiste brenda pesë ditësh.» Mjekët nuk ishin të zotë ta ndalnin përparimin e murtajës.


Shumë njerëz u larguan me panik, duke lënë pas mijëra të tjerë të infektuar. Në fakt, ndër të parët që ikën ishin fisnikët e pasur dhe mjekët. Ndonëse u larguan edhe disa klerikë, shumë anëtarë të urdhrave të ndryshme fetare u fshehën në manastiret e tyre, duke shpresuar t’i shpëtonin infektimit.

Mes këtij paniku, papa e shpalli vitin 1350 një Vit të Shenjtë. Pelegrinëve që bënin udhëtimin për në Romë do t’u lejohej të hynin drejtpërdrejt në parajsë, pa iu dashur të kalonin nëpër purgator. Qindra mijë pelegrinë iu bindën kësaj thirrjeje, duke e përhapur murtajën në vendet nga të cilat kaluan gjatë udhëtimit.

Përpjekje të kota

Përpjekjet për ta kontrolluar Vdekjen e Zezë ishin të kota, sepse askush nuk e dinte në të vërtetë se si transmetohej ajo. Shumica e kuptuan se kontakti me një person të sëmurë ose edhe me rrobat e tij, ishte i rrezikshëm. Disa madje kishin frikë edhe kur i shikonte një person i sëmurë. Kurse, banorët e Firences në Itali ia hodhën fajin maceve dhe qenve për murtajën. Ata i vranë këto kafshë, duke mos e kuptuar se me këtë veprim, po i linin rrugë të lirë një krijese që faktikisht kishte rol në përhapjen e infektimit: miut.

Me shtimin e vdekjeve, disa iu drejtuan Perëndisë për ndihmë. Burra e gra i dhanë kishës gjithçka që kishin, duke shpresuar se Perëndia do t’i mbronte nga sëmundja ose, të paktën, do t’i shpërblente me jetën qiellore nëse vdisnin. Kjo bëri që në duart e kishës të grumbullohej një pasuri e stërmadhe. Kura të përhapura ishin edhe hajmalitë për fat, ikonat e Krishtit dhe nuskat. Të tjerë iu drejtuan besëtytnive, magjisë dhe pseudomjekësisë për të kërkuar kura të ndryshme. Thuhej se parfumet, uthulla dhe disa lëngje të veçanta e mbanin larg sëmundjen. Një kurë tjetër e preferuar ishte të lihej të derdhej gjak nga trupi. Madje, fakulteti dijeplotë i mjekësisë në Universitetin e Parisit ia atribuoi murtajën renditjes së planeteve! Gjithsesi, shpjegimet e rreme dhe «kurat» nuk bënë asgjë për të ndërprerë përparimin e kësaj murtaje vrasëse.

Efekte që mbeten

Pas pesë vjetësh, u duk më në fund se Vdekja e Zezë kishte arritur në përfundim. Por ajo do të përsëritej të paktën katër herë deri në fund të shekullit. Pasojat që la Vdekja e Zezë mund të krahasohen me ato të Luftës I Botërore. «Nuk ka pothuajse asnjë mospajtim mes historianëve modernë se periudha e murtajës endemike (sëmundje ngjitëse që përhapet vazhdimisht në një zonë) pati pasoja të thella si për ekonominë, ashtu edhe për shoqërinë pas vitit 1348»,—vërehet në një libër të vitit 1996, The Black Death in England (Vdekja e Zezë në Angli). Murtaja fshiu nga faqja e dheut një pjesë të madhe të popullsisë dhe kaluan shekuj përpara se disa zona të banoheshin përsëri. Me pakësimin e krahut të punës, pagesa për punën natyrisht u rrit. Pronarët e tokave, dikur të pasur, falimentuan dhe sistemi feudal—një shenjë dalluese e epokës së Mesjetës—mori fund.

Prandaj, murtaja qe një shtysë për ndryshime politike, fetare dhe shoqërore. Para murtajës, klasa e arsimuar në Angli fliste përgjithësisht gjuhën frënge. Por, vdekja e shumë mësuesve të frëngjishtes ndihmoi që në Britani, anglishtja të fitonte epërsi mbi frëngjishten. Ndryshime ndodhën edhe në sferën fetare. Siç e vëren historiania franceze, Zhaklinë Brosoje, për shkak të mungesës së kandidatëve për priftërinj, «edhe Kisha shpesh rekrutonte individë të pamësuar dhe apatikë». Brosoje deklaron se «rënia që pësuan qendrat [e kishës] për arsimimin dhe për besimin ishte një prej shkaqeve të Reformës».

Patjetër, Vdekja e Zezë la gjurmë edhe në art, ku vdekja u bë një temë e zakonshme artistike. Zhanri i famshëm i valles makabre, ku paraqiten në përgjithësi skelete dhe kufoma, u bë një alegori e njohur e pushtetit të vdekjes. Të pasigurt për të ardhmen, shumë nga ata që i mbijetuan murtajës, flakën tej çdo lloj kufizimi moral. Kështu, morali shkoi poshtë e më poshtë në mënyrë tronditëse. Sa për kishën, duke qenë se dështoi të parandalonte Vdekjen e Zezë, «njerëzit e epokës së mesjetës menduan se Kisha e tyre i kishte lënë në baltë». (The Black Death) Gjithashtu, disa historianë thonë se ndryshimet shoqërore që vijuan fill pas Vdekjes së Zezë nxitën individualizmin dhe sipërmarrjet, si edhe shtuan lëvizshmërinë shoqërore dhe ekonomike—pararendësit e kapitalizmit.

Veç kësaj, Vdekja e Zezë i nxiti qeveritë që të vendosnin sisteme kontrolli për higjienën. Pasi u fashit murtaja, Venecia mori masa për të pastruar rrugët e qytetit. Mbreti Xhon II i Francës, i mbiquajtur i Miri, në mënyrë të ngjashme urdhëroi pastrimin e rrugëve si mjet për të parandaluar kërcënimin e një epidemie. Këtë hap mbreti e mori pasi kishte mësuar për një mjek të lashtë grek, i cili e kishte shpëtuar Athinën nga një murtajë, duke fshirë e duke larë rrugët. Shumë rrugë mesjetare, të cilat ishin bërë kanale të hapura ujërash të zeza, më në fund u pastruan.

Diçka e së kaluarës?

Gjithsesi, vetëm në vitin 1894, bakteriologu francez Aleksandër Yersin izoloi bacilin përgjegjës për Vdekjen e Zezë. Ai u quajt Yersinia pestis, duke marrë emrin e këtij bakteriologu. Katër vjet më vonë, një francez tjetër, Pol-Lui Simon, zbuloi rolin që kishin pleshtat (e mbartur nga brejtësit) në transmetimin e sëmundjes. Menjëherë u përgatit një vaksinë që pati sukses të kufizuar.

A është murtaja diçka e së kaluarës? Vështirë se po. Në dimrin e vitit 1910, në Mançuri vdiqën rreth 50.000 njerëz nga murtaja. Veç kësaj, çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë regjistron mijëra raste të reja dhe numri vazhdon të rritet. Janë zbuluar, gjithashtu, lloje të reja të sëmundjes, lloje që i rezistojnë mjekimit. Në fakt, murtaja mbetet një kërcënim për njerëzimin, po nuk iu përmbajtën normave themelore të higjienës. Libri Pourquoi la peste? Le rat, la puce et le bubon (Përse murtaja? Miu, pleshti dhe buboni), botuar nga Zhaklinë Brosoje dhe Henri Mojare, nxjerr përfundimin se «në vend që të jetë një sëmundje e Evropës së vjetër të Mesjetës, . . . mjerisht murtaja është ndoshta një sëmundje e së ardhmes
».
Nga korrespondenti i Zgjohuni! në Francë
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dr. Alma Hoxha /

Miu hyn në familjen e brejtësve. Njeriu mund të infektohet nga ai nëpërmjet rrugëve të ndryshme, ku mund të përmendim: kafshimin, ndotjen e ujit të pijshëm, ushqimeve apo dhe me anë të mushkonjave.

Sëmundjet më të shpeshta, kur miu nuk është i infektuar me sëmundje të tjera, janë mikrobet gram pozitive e gram negative, që janë të florës normale të gojës së miut. miu

Sëmundjet që mund të marrim nga miu janë:

Leptospiroza– është sëmundje akute e përhapur në të gjithë botën, po ashtu dhe tek ne, duke përfshirë çdo rajon gjeografik. Një nga burimet kryesore të infeksionit janë minjtë. Njeriu infektohet direkt në kontakt me miun ose nga kafshimi, dhe në mënyrë të tërthortë me anë të ujit ose ushqimeve të kontaminuara me urinën apo materiale të tjera të minjve të infektuar. Pikun si sëmundje e ka në verë. Leptospirat jetojnë për një kohë të gjatë në ujërat e ndenjura, në baltën e stallave etj. Njeriu infektohet nëpërmjet lëkurës kur ajo është e dëmtuar, kjo mund të ndodhë edhe në rastet kur kemi përmbytje nga shiu dhe ne futemi në ujërat për të kaluar rrugët, nëpërmjet gojës duke pirë pije ose ngrënë ushqime të kontaminuara, si dhe me mukozat konjuktivale kur lahemi me ujë të kontaminuar. Pas një periudhe inkubacioni nga 2 ditë në rreth 3 javë sëmundja karakterizohet nga 2 faza.


Faza e parë fillon me temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta të vazhdueshme, sidomos në regjionin frontal të kokës dhe rreth syve. Dhimbje muskulare të forta të shpinës, pulpave dhe të barkut, që mund të ngatërrohen me urgjencë kirurgjikale dhe mbindjeshmëri të lëkurës. Të sëmurët kanë djersitje profuse, mungesë oreksi, të vjella e diarre, dhe 48 orët e para bën injektimin e sklerave (zverdhja e të bardhës së syrit), ekzantema është e tipit makulopapuloz dhe shfaqet në trung. Në këtë fazë leptospirat janë në qarkullimin e gjakut. Kjo fazë zgjat rreth 9 ditë, dhe në fund të kësaj faze kemi ulje të temperaturës, e cila përkon me zhdukjen e leptospirave nga gjaku dhe lëngu trunoshpinor. Pas 1 deri 3 ditëve kemi fazën e dytë, që është më e rëndë dhe fillon me rritje temperature që mund të zgjasë 5 deri 10 ditë, ulet dhe fillon përsëri pas 2 ose 3 ditësh. Në këtë fazë ikteri bëhet i theksuar dhe në lëkurë kemi shfaqje të hemorragjive në formën e hemoftizisë, epistaksis, melenave, hematurise, hemorragjive konjuktivale dhe të nënlëkurës, kemi shenja të prekjes së cipave të trurit, prekje dhe dëmtime të syrit, prekje të mushkërive të karakterizuara nga kola me sputum dhe gjak, vështirësi në frymëmarrje, prekje të veshkave që mund të çojë në insuficincë renale deri dhe meningit. Është shumë e rëndësishme për këtë sëmundje që të paraqitesh sa më herët tek mjeku infexionist.

Ethet hemorragjike virale, ku miu i egër apo i shtëpisë është një nga rezervuarët kryesore të sëmundjes, por si vector transmetues është këpusha e llojit Hyalomas. Është e përhapur në zonën veriore të vendit tonë. Fillimi i sëmundjes është i menjëhershëm, me temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, si dhe shfaqje hemorragjike në lëkurë dhe mukoza. Hemorragjia mund të jetë në formën e petekieve (pika hemorragjike në lëkurë) epistaksis (nga hunda), melenave, nga rrugët gastro intestinale, hematemezes dhe metroragjive të shoqëruara me ikter në lëkurë, dhe shpesh këta të sëmurë bëjnë meningoencefalit me humbje të vetëdijes, të vjella e konvulsione. Këta të sëmurë kanë rritje të hepait dhe lienit, mëlçisë e shpretkës. Në analizën e gjakut kemi ulje të theksuar të leukociteve dhe trombociteve, ulje e fibrinogjenit, ulje e protrombinës dhe rritje e substancave që shkatërrojnë fibrinën. Është sëmundje me vdekshmëri të lartë deri 50 % të rasteve dhe kërkon shtrim në spital të të sëmurit.

Salmonelozai cili mund të kontaminojë ujin ose ushqimet. Klinika karakteristike është dhimbje barku, diarre, të vjella dhe temperaturë e lartë mbi 39 gradë. Dhimbjet e barkut janë të forta, në formë krampesh, që pasohen me një defekim. Të dalët jashtë dhe të diarresë mund të jenë 30/ 40 herë në 24 orë, ndaj mund të çojnë në dehidrim të të sëmurit, ndaj këta persona këshillohen që të paraqiten sa më shpejt në qendrat spitalore. Zakonisht këta të sëmurë referojnë që kjo gjendje u ka filluar pas konsumimit të ushqimit dhe preken të gjithë personat që kanë konsumuar atë ushqim.

Tifoja murineështë sëmundje infektive akute e shkaktuar nga Riskettsia mooseri, e cila transmetohet tek njeriu me anë të pleshtit ose morrit të minjve. Rezervuar natyror janë minjtë e shtëpisë ose brejtësit e egër. Pleshtat dhe morrat infektohen duke thithur gjak nga minjtë. Infektimi i njeriut ndodh kur pleshti apo morri i infektuar pickon njeriun. Njeriu mund të infektohet gjithashtu dhe në anën e fekaleve të infektuara e të thara, me anë të konjuktivave dhe rrugëve respiratore.

Klinika: temperatura e lartë është karakteristikë e sëmundjes, e cila mund të jetë mbi 38 gradë. Ekzantema është e përhapur në të gjithë trupin, rrallë preket fytyra dhe shputat e duarve e të këmbëve, dhe zhduket para rënies së temperaturës. Dhimbja e kokës e cila është në zonën frontale dhe në zonën retroorbitale shoqërohet me skuqje të konjuktivave.

Hantaviruset –virusi është në përqendrim të lartë në urinë fece dhe në pështymën e minjve. Njeriu infektohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes kur thith grimca të thara ose nga kafshimi i miut. Është shumë e ngjashme me ethen hemorragjike, po këtu kemi dhe prekjen e veshkave.

Murtaja bubonike – është sëmundje infektive e shkaktuar nga yersinia pestis, ku një nga rezervuarët e rëndësishëm janë dhe minjtë. Njeriu infektohet nga vektorët (pleshtat) e infektuar nga kafshimi i minjve ose kontakti me kafshën e infektuar, mish, lëkurë, apo duke rënë në kontakt me pështymën e infektuar.

Klinika është e shpejtë, me temperaturë të lartë, dhimbje koke, lodhje dhe zmadhim të nyjave linfatike të quajtura bubone, të mbushura me gjak e qelb. Kemi hemorragji në lëkurë që degradojnë në nekroza (hapje të plagës), kap dhe mushkërinë dhe mund të përhapet edhe me anë të frymëmarrjes. Ka vdekshmëri të lartë dhe i sëmuri pa mjekim vdes brenda 2 deri katër ditëve. Quhet vdekja e zezë pasi bubonat e lëkurës kanë ngjyrë të errët dhe shkakton epidemi. Të sëmurët me këtë sëmundje futen në karantinë
.
 
Top