GRUA MOS FESTO, POR PROTESTO!

Marla

Quo Vadis!
Mos festo nesër, grua! Protesto!

Protesto për 364 ditë, që i jeton si skllave që nga mëngjesi deri në darkë!

Mos luaj teatrin e përvitshëm të gruas së lirë dhe me plot të drejta, pasi edhe ti vetë, e di fort mirë që je në rol.

Mos e gënje veten me një ditë lirie në vit ! Kjo nuk është liri. Gardiani yt dhe njëkohësisht burri yt, të ka lejuar thjesht të dalësh për ajrim, por kthimi në qeli është i pashmangshëm.

Qelia jote, është barra e përgjegjësisë familjare, që ti e përballon krejt e vetme, teksa yt shoq të ndjek rehatshëm nga kolltuku i spektatorit.

Qelia jote, është tjetërsimi yt, nga një grua , në një shërbëtore pa asnjë të drejtë.

Qelia jote, është zëri i tët shoqi, që të kujton orë e çast, që edhe ajri që thith është falë tij.

Mos e lyej me buzëkuq skllavërinë tënde, grua! Mos e vish atë me petk rrëzëllitës!
Mos e pagëzo shëmtinë, me emrin e bukurisë!

Mos festo nesër, grua! Protesto!

Post Scriptum- Domethënia e një gruaje qëndron tek dinjiteti i saj.

/ObserverKult
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Ne Shqiperi e tille ka qene e implementuar si festa e nenes
Tani eshte veshtire te zhbehet
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Kush mundet shqiptarve me i ndryshu mendjen..edhe ashtu nuk kishin dite pse te protestojn po hajt mo lule po marrin?
 
Marla

Quo Vadis!
Ne fakt 8 marsi njifet ne bote si international women's day dita e femres gruas jo nenes

ne shqiperi njihet si dita e nenes Mother's day sepse gjithe blloku i lindjes rusi dhe me gjere ish vendet komuniste e festonin si diten e nenes ku gruaja ne komunizem eshte super dhe ska nevoje te protestoje por vetem te festoje
 
Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar

Mos harro 1 majin ?
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Flm per saktesimin por ne ate kohe lindem, le ta ndryshojne brezat qe vijne
Sic adaotuan hallowinrat dhe shume festa apo evente te tjera
Personalisht e dua si dita e nenes
 
Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Flm per saktesimin por ne ate kohe lindem, le ta ndryshojne brezat qe vijne
Sic adaotuan hallowinrat dhe shume festa apo evente te tjera
Personalisht e dua si dita e nenes
Un e du nanen cdo dite skam nevoje per nje dit tja ve ne dukje, po e lajm dita e nenes por te terbohen femrat si bajn ne shqipni se du kurre.
 
Troglodyte

Meme Connoisseur and Professional Procrastinator.
Mos festo nesër, grua! Protesto!

Protesto për 364 ditë, që i jeton si skllave që nga mëngjesi deri në darkë!

Mos luaj teatrin e përvitshëm të gruas së lirë dhe me plot të drejta, pasi edhe ti vetë, e di fort mirë që je në rol.

Mos e gënje veten me një ditë lirie në vit ! Kjo nuk është liri. Gardiani yt dhe njëkohësisht burri yt, të ka lejuar thjesht të dalësh për ajrim, por kthimi në qeli është i pashmangshëm.

Qelia jote, është barra e përgjegjësisë familjare, që ti e përballon krejt e vetme, teksa yt shoq të ndjek rehatshëm nga kolltuku i spektatorit.

Qelia jote, është tjetërsimi yt, nga një grua , në një shërbëtore pa asnjë të drejtë.

Qelia jote, është zëri i tët shoqi, që të kujton orë e çast, që edhe ajri që thith është falë tij.

Mos e lyej me buzëkuq skllavërinë tënde, grua! Mos e vish atë me petk rrëzëllitës!
Mos e pagëzo shëmtinë, me emrin e bukurisë!

Mos festo nesër, grua! Protesto!

Post Scriptum- Domethënia e një gruaje qëndron tek dinjiteti i saj.

/ObserverKult
Tpaskam ren nqafe me at kafen e mengjesit...
 
AnaVie

Undisputed woman
Staf në FV.AL
Ne fakt 8 marsi njifet ne bote si international women's day dita e femres gruas jo nenes

ne shqiperi njihet si dita e nenes Mother's day sepse gjithe blloku i lindjes rusi dhe me gjere ish vendet komuniste e festonin si diten e nenes ku gruaja ne komunizem eshte super dhe ska nevoje te protestoje por vetem te festoje
Ika sot te fleuriste dhe komandova nje buqete me lule per mbretereshen time , e aty pashe shume djem te ri, meso-burra etj qe blenin buqeta me lule dhe mu mbushen syt me lot . ( pjesa me e madhe ishin shqiptare ) ..Kush per nenen , kush per gruan , kush per gjyshen sepse ktu sot Eshte dhe festa e gjyshes. E Po flisja me njerin qe nuk e diktoi se isha shqipe . Ishin dy ne fakt . E kishim zgjedh te njejten buqete vetem se ai e bleu direkt . Nejse . I Them ka lezet nje buzeqeshje nene nuk ka cmim.
e kam marr per nusen tha se nanen e kam ne ks si coj dot . Ca thu i Thash mundesh ti cosh si jo? Ne linje ke plot ne interrnet.
se kam dijt tha..
Si jo mer i tha ai Tjetri...un i coj cdo vit gjyshes time tha lule e torten ja komandoj nga ktu.
qetash mbi 15 vjet jasht.

Mendova lum ajo nene qe e ka .
Sa per mua nuk shkoj kurre me duar bosh, o ndonje dhurate ose gjera qe ajo i ka qejf .
po sot koicidoi mire se folem ne momentin qe i shkuan lulet . Me mori vet dhe nderkohe livreurit i kisha dhen nr tim. Duke fol me te i Thém: mami dil te porta ka ardh posta ka dicka per ty.
U habit Ndoshta se priste se 3 dite kisha qe i kisha dhen nje dhurate dmth kur isha atje . Ju mbushen ato syt e bukur me lot gezimi...faleminderit zemra ime tha qe nuk harron kurre . :)
E dua me shume se cdo gje ne bote ..29AD58AE-228A-4A4C-B867-9D0E5EBB0BA6.png
 
Top