Gure ne stomak!

Nga Jurgena Alijaj

Nuk guxoj të flas për plazhin e jugut sepse nuk kam pasur akoma rast për ta vizituar. Jam larguar 12 vjece nga Shqipëria dhe ardhjet e mia në vendlindje që pas moshës 18 vjece kanë qënë të rradha për një sërë arsyesh, ama Velipojën e njoh! Tani, kushdo që ka qënë një herë të vetme në Barcelonë e di shumë mirë që rëra dhe plazhi i saj nuk janë hic, po hic fare më i mirë se ai i Velipojës sonë. Ndryshimi i vetëm është që ajo ' asht' Barcelonë maj ta marrsha '. Kurse ne jemi thjeshtë një vend i përcudnuar dhe i përdhunuar keq nga ca rrumpallhanë njerëzish pa shkollë, pa vizion, pa intelekt dhe filo-injorant të rrezikshëm të cilët po ashtu votohen dhe mbahen në pushtet nga një popull i dërrmuar, i lodhur por dhe i pafuqishëm për të dalë nga status quo-ja e tij prej vitesh. Është gurë n'stomak ngado ta kapësh Shqypninë. Dhimbje! Kam menduar gjithmonë që plazhi Velipojës ka ken dhe vazhdon t'jetë i dhunuar keq prej administrimit lokal i cili asht' i lidhun ngushtë me pushtetin central qeverisës dhe nga privatët të cilët me mentalitetin " pronar "; zapto, tokë e xanun, betonizo kanë përfitue ndër vite. Dhe kjo falë politikës dhe sistemit. Kushdo që e mohon është i paftyrë. Kushdo që e ka vizituar një herë të vetme Velipojën e di fort mirë që asht' një qytet-bregdetar me potencialitet të paparë sikur vetëm të mos ishte administruar prej vitesh nga dora e horrave. Një " qytet " pa qytet. Një plazh pa plazh, pa shërbime cilësore, i mbytun në plehra dhe që tan' ekonominë e vendit e xhiron tek një sezon dy-tre mujor ku target i principal asht': zhvatja e pushuesve Kosovar. Një vend rrakabuje ku s'merret vesh a si hyhet as si dilet. Një plazh pa imazh. Një plazh ku ta shesin birrën heineken 7 mijë lek të vjetra ndërkohë dita e puntorit paguhet me 10. Një vend no-sens ku më së miri reflekton jo vetëm një pjesë të turizmit shqiptar po edhe gjendjen shpirtërore, politiko-ekonomike e shoqërore tonen. Një vijë bregdetare e shemtuar duke filluar nga ai projekti skandaloz i Grand Europa Resort, tek ndërtesat Fishta e deri tek grykëderdhja e Vilunit. Një vijë bregdetare që kur e mendoj se ca mund të kishte ba gjermani po ta kishte pas më bahet mishi kokërr! Një vijë bregdetare që fare mirë sot do ia merrte n'kthesë Ricciones së Italisë. Ka ca vite që dua të marr iniciativë të rikthehem për pushime në Shqipëri por akoma s'nuk. Përvecse Shkodres nuk më merr malli për asgja tjetër lidhun me at vend. Biles nuk gjej shtysë fare të vij. Mbase nuk kam mësuar akoma ta dua vendin tim me të mirat dhe të këqinjat e saj. Mbase duhet ta rregulloj tek vetja këtë pjesë ndërkohë që po shoh që edhe Ranës së Hedhun në Shëngjin ia paskan marrë shpirtin së fundmi.

20200707_160356.jpg
 
Ne shengjin prej qe hyn te zona ushtarake e deri te rana e hedhun i zoti tokes nua rroku....i kane marre krejt tokat me force nami i zi me abuzime
 
Gjithkund ne Shqipëri bregdeti len per te dëshiruar prej te A e deri te zhja, velipoja ka super plazh ama kur kam shku per her te par ne dhermi ma duk sikur kam shku ne plazh per her tpar me jeten teme kam notu si i marri sdisha me dal prej ujit ??
 
Top