Hafil Ali Korca

Lauri

Anunnak
Personalitet i gjithanshëm, profesor e përkthyes, mësues në shkollën e parë.
Lindur në Korçë më 1874. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pjesëtar në Komisinë letrare në Shkodër. Disa nga veprat që botoi, janë: "Mevludi" 1900, "303 fjalë të Imam Aliut" 1910, "Abetare shqip" 1910,
"Fe Rrëfenjësi, morali" 1914, "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe
fjalime" 1916, etj. Në Mësonjëtore dha pa pagesë edukatë islame. I internuar në Kavajë, vdiq më 31 dhjetor 1957.
[Niko']
Ja vlen te kujtojme se Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj persiane si Saadiun, O.Kajamin etj. Ai qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
[K.Stralla]
HafilAliKorces_zps4955a332.png
 
Top